Komunizmi me “krime”, fashizmi me “letra dashurie”
Faqja 1 e 1

Praktikën e “gjyqeve speciale” nuk e inauguroi në Shqipëri komunizmi, – nuk kemi pse t’ia njohim komunizmit deri edhe këtë “meritë”, – por pikërisht regjimet e pushtimit fashist dhe nazist me dekretet përkatëse të themelimit të atyre gjyqeve.
Replika e studiuesit për gjyqet speciale të ‘45-’46. E vërteta e miqësisë mes Anastas Plasarit dhe Terenc Toçit, çfarë ndodhi në gjyq.
Një teknikë e re po përftohet në Shqipërinë demokratike për të studiuar krimet e komunizmit dhe si e tillë e meriton të nxirret në dukje. Një studiues – le të themi Çelo studimtari që të teshtijnë gjithë Çelot kur ta lexojnë – ka marrë përsipër të revizionojë të quajturat gjyqe speciale të viteve 1945-1946. Përpos ribotimeve të disa proceseve gjyqësore të njohura e të botuara gjerësisht në shtypin e kohës së tyre (“Bashkimi” etj.), d.m.th. pa ndonjë informacion të ri, i është vënë edhe shoqërimit të tyre me interpretime. Është e drejta e gjithkujt të bëjë diskutimin dhe interpretimin e tyre, si dhe të çdo procesi gjyqësor në përgjithësi, – në ShBA është diskutuar e vazhdon të interpretohet edhe procesi gjyqësor Sacco & Vanzetti, – me kusht që të mos cenohen me të pavërteta, me denigrime dhe/ose insinuime palë të tjera. Kjo edhe për një arsye të thjeshtë e praktike që do t’i interesonte çdo studimtari: sepse institucione të drejtësisë ka në funksion edhe sot e gjithë ditën dhe, në rast interpretimesh me të pavërteta, me denigrime dhe/ose insinuime, “studimtarë” të tillë mund të provonin kalimin nga bota virtuale e “gjyqeve speciale” në botën reale të një procesi gjyqësor demokratik, sikur edhe për pasurim përvoje.
Njërën nga paraqitjet, të shoqëruar doemos me “interpretime”, të seancave gjyqësore të të akuzuarit dhe të dënuarit si kriminel i Luftës Terenc Toçi, Çelo studimtari e ka botuar në shtypin e përditshëm me titullin: “Gjyqi Special: TerencToçi i shkruan nga burgu si mik, Anastas Plasari e tradhton duke i rënduar akuzën”. Si dhe me didaskalinë: “Lexohet në gjyq letra që Terenc Toçi i kishte dërguar “mikut” Anastas Plasari, ku i ankohej për torturat që i bëheshin familjes së tij, për nxjerrjen nga shtëpia, për keqtrajtimin e bibliotekës, për veprime që, siç shkruan Toçi, nuk i kishte bërë as fashizmi”. Interesantë aq titulli, sa edhe didaskalia. Prej tyre kuptohet që studimtari nuk i intereson personi objekt i atij gjyqi, i akuzuari dhe i dënuari për krime të Luftës, as nuk i leverdis të analizojë në ishte ai apo jo i tillë siç akuzohej dhe siç u dënua. Atij i interesuaka destinatari i një letre “miqësore” dhe/ose “tradhtia” e tij, që lidhte me këtë gjyq. Se përse këtij studimtari i interesuaka në një proces gjyqësor jo personi objekt i procesit për krime të luftës, por dikush krejt tjetër, lexuesi – që nuk është budalla – do ta kuptojë edhe nga vetë fakti që Aurel Plasari është ulur dhe po shkruan për “të mos ia kthyer dorën”.
Që e ka tjerrë si i ka thënë mendja “interpretimin” fundja është e kuptueshme për një të padijshëm juridik që nuk është në gjendje të analizojë një proces gjyqësor dhe pandeh se analizë do të thotë nxjerrje e “kurioziteteve” gjyqësore në faqe të parë të gazetave. Çështja është që nuk ka dhënë dot shpjegimin, qoftë edhe për një lexues gazete, se ç’do të thotë në kuptimin juridik “tradhti” mes “miqsh” në një proces gjyqësor ndaj një personi të akuzuar për krime të Luftës dhe për shitjen e atdheut, pra për tradhtinë e tradhtive. Për të mos saktësuar më tej: ç’do të thotë në kuptimin juridik “tradhti” nga ana e një pjesëmarrësi të Luftës Nacional-Çlirimtare ndaj një fashisti zyrtar, eksponent i lartë i fashizmit në Shqipëri, ish-kryetar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ, siç u quajt “parlamenti” ose organi legjislativ i regjimit të pushtimit. A mos qëndron kjo “tradhti” te statusi i dëshmitarit në gjyq? Mirëpo rasti e ka dashur që Anastas Plasari, që përgojohet, jo vetëm nuk ka qenë dëshmitar vullnetar në atë gjyq, por nuk ka qenë as dëshmitar i akuzës. Atë e ka kërkuar për dëshmitar vetë i pandehuri. Ku hyn “tradhtia” mes “miqsh” në këtë mes? Çelo studimtari ose është i padijshëm dhe nuk e di dallimin mes dëshmitarëve të akuzës dhe dëshmitarëve të mbrojtjes, ose e di më së miri këtë dallim dhe është aq i mbrapshtë sa shpreson t’ua mbrapshtojë trutë edhe lexuesve të sotëm. Por ka edhe më: për një specifikë të rrethanave të atëhershme Anastas Plasari nuk është paraqitur dëshmitar në gjyq, është kufizuar duke ia dorëzuar gjyqit dëshminë e vet me shkrim. Qëndron ndoshta këtu “tradhtia”, siç e cilëson studimtari kur e vë fjalën “mik” ndër thonjëza për Plasarin? Po përmend “tradhti” e “miqësi”, ngase vetë Çelo studimtari, që duket se nuk po gjendot ende “krime të komunizmit” në këtë mes, ka ngulmuar në to. Për tradhtinë dhe miqësinë të kishte shkruar poema ose elegji, ashtu mund të kishte bërë hair në faqet e “letërsinë antikomuniste”. Sa për Anastas Plasarin, sjellja e tij edhe në atë situatë juridikisht të dyshimtë – më e pakta – për të dhënë një dëshmi gjyqësore kur i është kërkuar nga vetë i pandehuri, rezulton korrekte. Nëse studimtari nuk ka kuptuar që në gjyqet e asaj kohe për të akuzuarit si kriminelë të Luftës ndesheshin dy botë që kishin qenë në luftë mes tyre, atëherë nuk ka kuptuar asgjë dhe i rrofshin studimet revizioniste: le të vijojë t’i përfytyrojë ato procese si pazare “miqësish”, vetëm pa guxuar të ngatërrojë të gjallë e të vdekur tok.
Miqësia e Anastas Plasarit me Terenc Toçin ka të bëjë me vitet 1937-1938, kur Toçi ishte në krye të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe Plasari drejtonte revistën “Ekonomia Kombëtare”, organ i asaj ministrie: një arsye më shumë që studimtari të mos ua ketë fare haberin këtyre historive. Jo vetëm me Toçin si ministër, por edhe me ministrat mbasardhës marrëdhëniet e Plasarit kanë rezultuar korrekte, ndonjëherë edhe miqësore. Ndërkaq duhet të jesh mendje vërtet e mbrapshtë për të konceptuar “miqësi” të mëvonshme mes dy personazheve historikë të zhvendosur në pozicione të përkundërta ndërluftuese gjatë një Lufte për jetë a vdekje: njëri i përfshirë në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, tjetri i njohur edhe në tekstet e reja të historisë si “njëri ndër ideatorët e ‘bashkimit personal’ të Shqipërisë me Italinë”. Pozicionime të tilla të përkundërta ndanin jo vetëm miqtë, por edhe vëllezërit mes tyre. Në atë janar të 45-s Anastas Plasari sapo ishte kthyer në Tiranë nga Lufta, ku kishte lënë vajzën 17-vjeçare të vrarë nga mitralimet ajrore gjermane; priste në do t’i kthehej apo jo nga Lufta njëri nga djemtë e plagosur; ndërsa gjente të djegur shtëpinë në oborrin së cilës kishin masakruar për reprezalje 18 vetë. Pandeh studimtari se ishte ndonjë detyrë “miqësore” e Anastas Plasarit të delte e t’i bënte alibinë Kryetarit të Këshillit të Epërm Fashist Korporativ?! Për të nuk ishte detyrë as morale, as atdhetare, se politike jo që jo. Do të kishte qenë një njollë historike turpi për të dhe për mbasardhësit e tij: për kënaqësinë më të madhe të të gjithë Çelove që sot le të teshtijnë sa të duan.
Merakun që ka studimtari, që nuk ka gjetur dot dëshminë me shkrim të Anastas Plasarit dorëzuar në gjyqin ku ishte thirrur si dëshmitar nga i akuzuari, po ia nxjerr unë. Në njërin prej jetëshkrimeve të veta, nën siglën “sekret-rezervat”, që Anastas Plasari i ka drejtuar Komitetit Qendror të PKSh fill mbas lirimit nga burgu, – Çelo studimtari mund ta gjejë atje tek e di vetë, – duke sqaruar pikërisht marrëdhëniet me të dënuarin tanimë si kriminel lufte Terenc Toçi, ai ka shënuar: “Pas 7 Prillit, kur ay dolli në krye të klikës tradhtare, unë i prisha marrëdhëniet me të, ndonëse më propozoi të më bënte drejtor gazete, deputet etj. Kur i vura në dukje tradhtinë e tij të madhe i thashë se kundër errësirës fashiste ka për të fituar drita e Bashkimit Sovjetik. Më 1943, kur populli shqiptar ishte hedhur i gjithi në luftë kundër fashizmit dhe tradhtarëve, Terenc Toçi si dhelpër e dinak dha dorëheqjen dhe më thirri të bisedonte me mua. U takova me autorizim të Partisë dhe raportova të gjitha bisedimet. Edhe në gjyqin e tij unë e rëndova me letrën që dorëzova dhe që iu lexua prej prokurorit tonë. Nuk vajta si dëshmitar, se më ndaloi celula. Po të kisha vajtur, do ta kisha rënduar edhe më shumë”. Do Çelo studimtari më qartë se kaq? E një toni të tillë, pra rëndues, do të ketë qenë dëshmia e dorëzuar gjyqit me shkrim për të akuzuarin – dhe më mbas të dënuarin – për krime të Luftës. Që studimtari do të dëshironte fort që dëshmia në fjalë të kishte qenë “lehtësuese”, kjo duket sheshit. Mirëpo ja që atëherë nuk ia përmbushën këtë dëshirë të sotme këtij studimtari. Dhe s’mbetet veçse të jesh mashtrues iluzionist që të guxosh e të ngrihesh për t’i shpërrallisur lexuesit për “miqësira” e “tradhtira”, në procedurat e gjyqeve speciale të asaj kohe, kinse po merresh me studimin e “krimeve të komunizmit”.
Sa për të përfytyruar situatën e dy kundërshtarëve që u ndodhën si papazët në letrat e bixhozit, një me kokë sipër dhe një me kokë poshtë, ja këtu për lexuesit dy foto: njëra e skedës së regjistrimit dhe fotografimit të Anastas Plasarit nga zyra kriminalistike e burgut fashist, ku ai dallohet i ënjtur mbas rrahjeve e ndoshta torturave, ndërsa tjetra e “mikut” të tij – “miqësia” gjithnjë simbas kuptimit të Çelo studimtarit – gjatë një fjalimi si Kryetar i Këshillit të Epërm Fashist të Korporatave. Mund të kishte dëshiruar studimtari t’i shihte dy personazhet përjetësisht ashtu, mirëpo ja që historia nuk punoi simbas dëshirës së zotërisë së tij.
Tani për letrën e Terenc Toçit drejtuar nga burgu Anasta Plasarit, të cilën studimtari e ka përfytyruar si asin në mëngë për të studiuar së paku ndonjë nga krimet e komunizmit. Letra në fjalë nuk ka qenë ndonjë pusullë e fshehtë, as ilegale, as intime jo që jo, sikurse lihet të nënkuptohet. Përkundrazi, ka qenë letër e një juristi profesionist, i cili i është drejtuar Anastas Plasarit me argumente parimore duke i kërkuar me anë të saj: çfarë? Një ndërmjetësim (“lutem ndërmjetëso me energji” ) ndoshta pranë Enver Hoxhës. Nga të dy Toçi ka njohur më shumë Plasarin, sikurse dallohet edhe nga takimi i përmendur që ka kërkuar më 1943, dhe prandaj tani i drejtohej këtij për të ndërmjetësuar “ku duhet”: kështu është shprehur juristi i kujdesshëm, që e ka ditur se vetë Plasari nuk kishte gjë në dorë në ato gjyqe. Me mosnjohjen e marrëdhënieve reale Hoxha-Plasari, duket të ketë menduar që ky i fundit mund të ushtronte ndofarë ndikimi mbi “udhëheqësit”. Ose ka shpresuar për ndonjë ndikim mbi prokurorin Bedri Spahiu, të cilin Plasari e kishte pasur shok lufte. Kaq. Siç përfunduan ngjarjet e gjyqit, është e qartë që kurrfarë ndikimi i tillë nuk mund të arrihej, as para dhe as mbasi letra është bërë publike. Marrësi i një letre të tillë nuk kishte fare nevojë ta “njihte” gjyqin me atë letër, sepse ajo letër e kaluar përmes drejtorisë së burgut kishte vajtur me kohë në “vendet e duhura” dhe mandej së fundi tek Anastasi: me shumë gjasë do të kenë dashur të shihnin a do ta zinte ai vetë në gojë atë apo do ta “fshihte”.
Letra tanimë historike, që po e botoj këtu në faksimilen më të mundshme të mirë nga një mikrofilm, është ruajtur por jo në dosjen e Terenc Toçit: kjo ka rëndësi. Ajo i është ruajtur Anastas Plasarit përgjatë gjithë jetës në dosjen e ndjekjes së tij, prej së cilës po e nxjerr edhe unë, pra si një corpus delicti kundër tij – d.m.th. kundër tij – duke u përdorur si e tillë edhe në dënimin e tij. Në dosjen e ndjekjes ajo është shoqëruar me shënimet e drejtuesve të Sigurimit të Shtetit për Plasarin si “mik i kriminelit fashist Terenc Toçi” : për kërshëri pra me të njëjtin koncept të “mikut” që përdor sot në vitin 2012 edhe studimtari. Veçse me një ndryshim të vockël te ky i fundit: ndërsa për këtë njëri vazhdon të jetë “miku”, tjetri nuk është “krimineli fashist”. Siç mund të lexohet, në fund të letrës Terenc Toçi i ka kërkuar Anastas Plasarit që të veprojë “si njeri i drejtë e i lirë” : kaq mjafton që t’u bëjë nder dy kundërshtarëve ndërluftues përkundër shpërrallisjeve të sotme të çdo studimtari.
Edhe sikur të mundte e ta dëshmonte nga ana e Anastas Plasarit prishjen e ndonjë “kodi miqësor”, – gjithnjë simbas konceptit të Çelo studimtarit, – ç’lidhje do të kishin këto farë dokrrash me studimin e krimeve të komunizmit, për çfarë studimtari kinse po rropatet? Ia thotë mendja atij se po punon mbështetur në Ligjin nr. 10 242 datë 25.02.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”? Gabohet keq. Nëse nuk e ka lexuar atë Ligj, po ia lexoj unë përcaktimin në të të konceptit “krime të komunizmit”, që ta marrin vesh edhe lexuesit: b) “Krimet e komunizmit” janë veprimet e kryera nga funksionarët e shtetit komunist në periudhën e komunizmit, të cilat kanë të bëjnë me konceptimin, përpunimin apo vënien në zbatim të masave represive, të shoqëruara me shkelje të tjera të të drejtave të njeriut ose me akte që përbëjnë gjenocid, krime kundër njerëzimit, si dhe krime kundër jetës dhe shëndetit të individit, në kuptim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të legjislacionit penal”. Si do të inkuadroheshin në këtë përcaktim ligjor shpërrallisjet e këtij studimtari me “letra miqësore” e më the të thashë në rastin e një procesi gjyqësor kundër krimeve të Luftës? Terenc Toçi i shkruante Anastas Plasarit jo vetëm “miqësisht”, siç ka zbuluar Çelo studimtari. Ai i drejtohej me “I dashtun Plasari”. Dhe mandej? Ngjashëm, me “I dashuri mik Nastas”, i qe drejtuar atij në 43-shin edhe Enver Hoxha në kohë e sipër që kishte dhënë urdhrat për ta zhdukur “sans bruit et sans trompette”. Për kërshërinë e zbatimit të kësaj teknike të “studimit” të krimeve të komunizmit në Shqipëri mbetet vetëm të shtjellohet se si trajtohen në kuptim të “Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut” dhe të “legjislacionit penal” këto “letra dashurie” që dërgoheshin prej personazhesh të atillë. I mallëngjyer fort duhet të jetë ndier ati ynë prej letrash të tilla gjithë “dashuri”, që mend ia hëngrën kryet, po aq sa mezi po i mbajmë lotët edhe ne sot prej letrave që po citon një Çelo studimtari dhe që ja ku po i riprodhoj unë vetë këtu.
Mirëpo synimi i punës së mbrapshtë të një studimtari të tillë rreh më larg se një histori me “letra dashurie”: në shkrimet e tij revizioniste ai lë të kuptohet se shpreson – ose e pakta sheh në ëndërr – rehabilitimin e kolaboracionistëve dhe kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore. E faktoj këtë duke ju propozuar t’ia lexoni shkrimet: nga të dënuarit si të tillë ai në shkrimet e veta nuk ka gjetur asnjë, as edhe një për bé, “kolaboracionist”, as “kriminel lufte”. Në Shqipërinë e Luftës dhe të pasLuftës ai gjen vetëm “komunistë”. Ju habit kjo? Asgjë për t’u habitur: Nil admirari! Me këtë thënie latine të Horacit e ka pas titulluar një pamflet të tijin Dritëro Agolli, në fillim të viteve ’90, kundër një qyqari që, meqë pandehu se kishte ardhur dita në politikën shqiptare, u trimërua e vendosi t’i qiste ujë të zi Kuvendit të Shqipërisë duke shfajësuar e madje lavdëruar fashizmin. Profetik Dritëroi: gabimi im që asohere nuk ia kam vënë veshin. To be surprised by nothing!
Me sa po duket, individë të tillë nuk janë bërë ende me dije që demokracia e sotme europiane dhe ajo amerikane janë ndërtuar pikërisht mbi fitoren e madhe të popujve kundër fashizmit dhe nazizmit në përfundim të Luftës së Dytë, fitore që ruhet e mbrohet prej demokracive në fjalë me shumë xhelozi. Revizionime të proceseve gjyqësore të asaj pasLufte janë bërë të mundshme, në raste shumë-shumë të rralla, vetëm nëpërmjet procesesh juridike korrekte dhe jo aspak nëpërmjet të pavërtetash, denigrimesh dhe/ose insinuimesh ndaj kundërshtarëve pjesëmarrës dhe pjesëdhënës në Luftën Antifashiste. Ndërsa individët që po përshkruaj, për të provokuar njërin ose tjetrin mbi të cilin u ka shkarë syri shtrembër, me një mendjelehtësi që s’ka kandar ta ngrejë nuk e kanë për gjë të amnistojnë publikisht deri edhe autorët dhe/ose bashkautorët e Dekretit fatal të 9 Qershorit 1940: të atij dekreti që e angazhonte Shqipërinë në luftë kundër Fuqive të mëdha demokratike – “demokraci plutokratike dhe reaksionare të perëndimit” simbas formulës mussoliniane – dhe që në mbarim të Luftës do të kishte pasur rrjedhoja katastrofale për Shqipërinë e asaj kohe po të mos kishte luftuar në Shqipëri një palë tjetër, e lidhur me Aleatët e Mëdhenj. Deri këtu i janë errur sytë këtij takëmi “studimtarësh” për shkak të intrigave të vogla të ditës – ngase nuk do të doja të pranoja se u ka vdekur mendja dhe punojnë për ndonjë “rreshtim të zi” politik këtu në Shqipëri.
Nuk e di nëse Çelo studimtari konkret ka apo jo ndonjë lidhje me institutin e krijuar për “Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, sepse as interesojnë lidhjet e tij. Krijimin e një instituti të tillë – për studime – e kam vlerësuar si një nga punët e mbara të demokracisë shqiptare, qoftë edhe prej një fakti vetjak: ngase kam qëlluar ndër të parët – nuk më bie të them i pari – që jam munduar të bashkëndihmoj në rivlerësimin e kontributeve kulturore të figurave të denigruara padrejtësisht në kulturën shqiptare për shkak të implikimeve të tyre politike gjatë Luftës së Dytë Botërore, mes syresh pa kurrfarë paragjykimi edhe Ernest Koliqi (“Qasje tregimit të Koliqit”, 1991), Anton Harapi (“Anton Harapi redimensus”, 1993), Lazër Shantoja (“Një pleduari për poetin Lazër Shantoja”, 1993), Gjon Shkllaku (“Dr. Gjon Shllaku: In memoriam”, 1994), Bernardin Palaj (“Palajt çka i takon Palajt”, 1995), madje edhe vetë Terenc Toçi (“Toçi – si nuk u shpall pavarësia më 1911”, 1995) etj. Ndërsa tani që konstatoj studimtarë të pushtuar nga sindromi se studimi i krimeve të komunizmit nuk do të thotë veçse kthim i çorapes historike mbrapsht, d.m.th. bërje alibish për kolaboracionistë dhe kriminelë të Luftës së Dytë Botërore, më duket edhe më pozitiv fakti që Instituti në fjalë është quajtur i studimit jo vetëm të krimeve, por edhe të pasojave të komunizmit: pasojë e komunizmit është, mjerisht, edhe një sindrom i tillë.
Çelo studimtarit dhe atyre që rreken si ai të praktikojnë “revizionizëm” të tillë u duhet kujtuar një fakt historik fort zhgënjyes për ta: që praktikën e “gjyqeve speciale” nuk e inauguroi në Shqipëri komunizmi, – nuk kemi pse t’ia njohim komunizmit deri edhe këtë “meritë”, – por pikërisht regjimet e pushtimit fashist dhe nazist me dekretet përkatëse të themelimit të atyre gjyqeve. Sajë tyre filluan në Shqipëri varjet spektakolare nëpër sheshe, pushkatimet, masakrat, internimet në “fusha përqendrimi” etj. Dhe filluan me tri varje të tre djemve të rinj që në Shqipëri nuk janë harruar ende, sado të rreket ndokush për t’i zhdukur nga emrat e rrugëve siç ka zhdukur “Dëshmorët e 4 Shkurtit” duke u fshehur – burracakërisht – mbrapa emrit të Ibrahim Rugovës. E kisha fjalën për tri varjet në litar, mbas të cilave u detyrua të jepte dorëheqjen vetë ministri i atëhershëm i “drejtësisë” që nuk donte të implikohej në to: juristi Hasan Dosti. Nëse ndokushi shpreson që eksponentë të atyre regjimeve, veçan kolaboracionistë dhe kriminelë të Luftës, mund të amnistohen sot duke detraktuar kontribuesit në fitoren e asaj Lufte historike, ai ndokush i ka hyrë me flamur të rreckosur një beteje paraprakisht të humbur. Me beteja të tilla kundër “krimeve të komunizmit” – me të pavërteta, denigrime dhe/ose insinuime – komunizmi jeton e prosperon edhe njëmijë vjet.
Foto 1: Këshilli i Epërm Fashist Korporativ

Similar topics
» Komunizmi, çfarë është?
» Arrestohet një i dyshuar për krime lufte
» Serbi, 9 vete ne pranga per krime lufte
» EULEX, aktakuzë për krime lufte ndaj Sabit Gecit
» Letra Lamtumirëse

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi