Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe

3 posters

Shko poshtë

Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe   Empty Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe

Mesazh nga WebMaster Thu 28 Feb 2013 - 12:30

Dh. Lleshi nga Fani i Mirditës tregon pengmarrjen në 22 ditë.
“Si abuzoi rrëmbyesi me mua dhe gruan, në sy të vajzës 3 vjeçe”
Flet 21-vjeçarja: Dhunë fizike, seksuale e psikike nga 37-vjeçari Mirash Kolaj dhe bashkëshortja e tij, Aranisa.
Ekspertët e hetimit marrin dëshmitë e çiftit nga Shënkolli i Lezhës.
Burri e gruaja pranojnë: E përdorëm për orgji.
Aranisa Kolaj: Edhe unë viktimë e bashkëshortit tim, Mirashit.
Prej një muaji e gjysmë flisnin në telefon. Ajo, një 21-vjeçare nga një fshat i thellë mbi malin e Munellës të Fanit të Mirditës. Ai, një 37-vjeçar që hiqej si 27, me origjinë po nga Mirdita, por që jetonte në Shënkoll të Lezhës. Nuk njiheshin. I riu i kish gjetur numrin vajzës “rastësisht” dhe zëri i saj e kishte bërë aq “të çmendur”, saqë përmes antenave të celularit i premtoi fustan të bardhë, dasmë madhështore, dashuri të përjetshme dhe që një ditë do të bëheshin edhe me fëmijë. Si këmbim, 37-vjeçari Mirash Kolaj i kërkonte vetëm një takim, i cili ndodhi në datën 3 shkurt. Kjo është edhe dita kur 21-vjeçarja Dh. Lleshi njohu më në fund adhuruesin e saj, por edhe rrëmbyesin. Dhunuesin dhe mashtruesin. Abuzuesin seksual që ëndrrat me kurorë nuseje ia shndërroi në makth viktime, duke kënaqur epshet e tij para bashkëshortes, apo edhe vajzës së vogël 3-vjeçare. Këta të dy ishin surpriza e Mirash Kolajt për 21-vjeçaren, pak orë pasi ajo e takoi dhe pranoi të hipte në mirëbesim te makina e tij, me të cilën kishte shkuar ta takonte në fshatin Munellë (Dom Gjon, komuna Fan, Mirditë). Historia e abuzimit përmes dhunës fizike dhe presioneve psikologjike vijoi për 22 ditë me radhë, derisa në datën 25 shkurt, policia me anë të metodave speciale të hetimit, arriti të lokalizojë pengmarrësin. Çfarë do të lexoni më poshtë është rrëfimi i vet vajzës 21-vjeçare Dh. Lleshi, dhënë për gazetën “Panorama”. Për shkak të situatës delikate që ka kaluar dhe për arsye etike të gazetës, identitetin e saj nuk do ta publikojmë të plotë. Ajo ka mbaruar shkollën Pedagogjike në Lezhë në vitin 2011, por nuk ka punuar asnjëherë. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, për dëshminë e saj u mor paraprakisht leja e vëllezërve, të cilët asistuan në bisedë. Ajo është motra e vetme e katër vëllezërve, të cilët po kujdesen në mënyrë të veçantë për 21-vjeçaren. Duken djem të mbarë dhe fatmirësisht nuk e bëjnë me faj motrën, por më së shumti veten e tyre, ngaqë pas vdekjes së babait, gati një dekadë më parë, ajo kish mbetur vetëm me nënën, e izoluar në fshatin mes maleve. Njëri prej vëllezërve, më i madhi, duket se ka vendosur që ta marrë me vete në emigracion motrën, pasi të mbyllen të gjitha hetimet dhe i akuzuari të marrë ndëshkimin e drejtësisë. Dhe pas këtyre informacioneve të përgjithshme, është momenti për të lexuar intervistën ekskluzive me 21-vjeçaren…
Si ndiheni nga ana shëndetësore?
Si të ndihem? Lëre mos e pyet… Më dhemb truri më shumë. Më dhemb edhe familja ime. Më vjen shumë keq që ndodhi gjithë kjo histori, nuk desha. Nuk desha…
Sa kohë kishit që e njihnit Mirash Kolajn?
Nuk është se e njihja. Për herë të parë e kam takuar atë ditë që më rrëmbeu, më 3 shkurt.
Si e takuat kur nuk e njihnit?
Ai më kishte gjetur numrin e celularit dhe nisi të më telefononte. Kishte mbi një muaj, gati një muaj e gjysmë, që më çonte mesazhe dhe më merrte në telefon. Fillimisht ia mbyllja, por pak nga pak nisa t’i përgjigjem. Ai këmbëngulte për t’u takuar dhe më premtonte shumë gjëra. Sikur më donte, kërkonte të njihej me mua, të fejohej etj. Thoshte se kishte pyetur për mua në zonë dhe ishte i gatshëm edhe të martohej me mua, të krijonim familje bashkë. Pavarësisht se bënte si i çmendur me fjalë të ëmbla, unë nuk është se e besoja plotësisht, por thashë ta takoja një herë. Këtu kam bërë gabimin.
Kur dhe si u takuat?
Pasi folëm në telefon, në datën 3 shkurt e lamë që më në fund të takoheshim. Ai do të vinte lart në fshat, me makinë. Do ta linte ca më poshtë fshatit, sepse ishte edhe rruga e keqe, por edhe që mos të binim në sy. Rreth orës 16:45 dola nga shtëpia. Nëna nuk ishte aty, por i lashë një letër, ku shkruaja: Jam te x shoqe (shoqja e ngushtë në fshatin Munellë). Kështu mora rrugën drejt vendit ku e kishim lënë dhe aty pashë që Mirashi po priste me një makinë të bardhë. Aty u takuam.
Për çfarë biseduat?
Për të njëjtat gjëra që kishim folur edhe në telefon.
Hipët në makinë për të biseduar apo folët aty jashtë makinës?
Në fillim jashtë, por pastaj u futa në makinë. Ma mbushi mendjen që të hyja brenda, në mënyrë që mos të na shikonte njeri. Thoshte se nuk kishte asgjë të keqe të hyja brenda, pasi njësoj ishte. Thjesht do të bisedonim. Të njiheshim dhe të flisnim qetë e më gjatë. Unë po hezitoja, kisha frikë, por ai po këmbëngulte. Hapi derën e makinës dhe duke mashtruar, por edhe duke më shtyrë nga krahët, unë hyra brenda. Hyri edhe ai dhe ndezi makinën, duke ecur menjëherë me shpejtësi. I thashë të ndalej, por hiç. Herë bërtisja e herë i lutesha, por prapë hiç. Më tha që sa të flisnim në ndonjë vend si më rehat dhe do më kthente. Ashtu shpresova gjithë kohën, por ai më çoi direkt e në shtëpinë e tij, në Shën Koll. Më tha zbrit se do të të prezantoj me familjen time, të hyjmë brenda, të pimë një kafe dhe pastaj do të më kthente. Më mori nga krahu, pa më lëshuar dhe u futëm brenda.
Nga kush përbëhej familja e tij, kë ju prezantoi?
Më tha: Njihu me gruan time, Aranisën dhe vajzën time 3 vjeçe.
E dinit ju që Mirash Kolaj ishte i martuar?
Jo, absolutisht jo, ndryshe as në telefon nuk do të kisha folur kurrë.
Nuk ju shkoi mendja se duke qenë se ai ishte 37 vjeç, mund të ishte edhe i martuar?
Jo, se unë nuk e dija që ishte 37 vjeç. Ai më pati thënë se ishte 27 vjeç. Çdo gjë që më kishte treguar për veten, më kishte mashtruar. Më “ra tavani në kokë” kur ai më prezantoi gruan dhe vajzën. Nuk e besoja dot. Kërkova direkt që të dilja jashtë, por nuk më la. Nisi të më bënte presion për mua dhe familjen. Por përsëri desha të iki, atëherë më rrahu. Gjithsesi, përmes premtimesh të rreme, më tha që atë natë të flija aty dhe të nesërmen do të më çonte në shtëpi, pasi tashmë ishte vonë dhe nuk kishte si të më kthente. Më gënjeu duke më thënë se gjoja për garanci e mirëbesim, unë do të flija atë natë me gruan e tij në krevat te njëra dhomë, ndërsa ai do të flinte me vajzën te dhoma tjetër. Qava shumë, por ngaqë nuk kisha rrugë tjetër, u binda, me shpresën që thoshte të vërtetën, që do të më kthente në shtëpi të nesërmen. Ramë të flemë siç tha Mirashi; unë me gruan e tij dhe ai me vajzën. Nuk e di se sa ka qenë ora, diku pas orës 01:00, por sa më kishte marrë pak gjumi, kur ai erdhi dhe u fut në krevat në mes ne të dyjave.
Çfarë kërkonte?
Duhet ta them çfarë kërkonte? Brofa direkt nga krevati dhe doja të ikja, por ai më mbërtheu duke më vrarë keqas në nofull. Bërtita dhe ma zuri krejt gojën. Ka qenë nata më e keqe e jetës sime, makthi i jetës sime që u përsërit 22 ditë me radhë, duke u rrahur, torturuar, përdhunuar. As nuk e them dot me fjalë, por edhe po ta them, asnjëherë nuk do ta arrij dot ta tregoj tamam se çfarë kam hequr.
Po bashkëshortja e tij, si reagoi?
Ajo ishte bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij në krevat. Jam abuzuar nga të dy njëkohësisht. Një grua e ulët, e poshtër, që e ndihmoi të shoqin për të më mbajtur peng dhe për të më dhunuar. Nuk e di se ç’dreq familje ishin ata, burrë e grua me fëmijë, por që përdhunonin femra bashkë. Jam e tmerruar nga kjo histori, do t’ju lutesha të mos kërkoni detaje. Nuk i tregoj dot, nuk thuhen.
Po fëmija, vajza 3-vjeçare e këtij çifti, ku ka qëndruar gjatë kësaj periudhe 22-ditore?
Aty, në shtëpi, me prindërit përbindësh.
Ka ndodhur ndonjëherë që të jeni abuzuar në sy të vajzës?
Disa herë. Më ka rrahur edhe mua, edhe nënën e vajzës, në sy të fëmijës. Se edhe gruan e vet, Aranisën, sa herë ia kthente fjalën për ndonjë gjë, Mirashi e rrihte.
Thatë që dhunoheshit vazhdimisht, a nuk gjetët dot ndonjë mënyrë për t’u lidhur në telefon me familjarët apo të iknit andej?
Sa për telefonin, nuk është se mbaja mend ndonjë numër përmendësh, por edhe nuk ia merrja dot. Ndërsa për të ikur, nuk guxoja. Aq shumë më ka bërë presion psikologjik, sa më dukej se sa të dilja jashtë – do të më kapte. Kisha shumë frikë dhe për familjen time. Më thoshte që do t’i vriste ata, nëse do të ikja. Më kishte “lidhur” mendjen më keq se sa këmbët, duke më bërë shantazh. Isha e llahtarisur.
Përveçse ka abuzuar me ju, çfarë ju ka thënë Mirash Kolaj, pse ju mbante aty dhe çfarë planesh kishte?
Gënjeshtra nga më të ndryshmet. Një herë bënte sikur ishte zënë me gruan dhe gjoja do të ndahej me atë dhe do të martohej me mua. Normalisht, edhe pse unë nuk doja. Pastaj më thoshte që meqë ishte bërë kohë e gjatë pa më çuar në shtëpi, nuk mund të më kthente më. Po përpiqej që të më bënte një pasaportë false dhe më thoshte që do të më dërgonte në Gjermani, se kishte disa miq atje dhe do të më ndihmonin me strehim dhe me punë. Gënjente veten domethënë, se unë nuk i haja këto. Po qëndroja aty e terrorizuar, me shpresën se do të më linte të ikja, apo dikush do të më gjente.
Si arritët të largoheshit?
Falë Zotit më gjeti policia, pasi familja ime kishte vënë alarmin që nga nata e rrëmbimit tim. Fillimisht, edhe në Polici kisha frikë të tregoja se më pati kërcënuar edhe për këtë, por kur pashë vëllezërit më pas, u lehtësova. E kishin pasur shumë të vështirë që të më gjenin, ngaqë askush nga ne nuk e njihte kriminelin që më mori peng.
Çfarë planesh keni këtej e tutje?
Nuk e them dot se është plan, gjithë çfarë dua është që Mirash Kolaj dhe bashkëshortja e tij të marrin dënimin që meritojnë. Ndryshe do të më vijë shumë keq, sepse dikush tjetër mund ta pësojë si unë. Po ashtu, unë do të ndjehem krejt e pasigurt për jetën.


Burimi: Panorama
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe   Empty Re: Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe

Mesazh nga seriozi Tue 5 Mar 2013 - 12:10

njerez te semure psiqikisht keta dy buuri e gruaja
seriozi
seriozi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 179
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2013
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe   Empty Re: Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe

Mesazh nga Anakonda Fri 24 May 2013 - 5:04

eh manjaket qa njerzit ka fal zoti qmban kjo tokkk
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe   Empty Re: Dëshmia e 21-vjeçares: Rrëmbyesi, seks me mua dhe gruan në sy të vajzës së tij 3 vjeçe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi