Kosova i bën thirrje Maqedonisë për maturi e pjekuri
Faqja 1 e 1

Prishtinë- Situata e tensionuar në Maqedoni ka bërë që të reagojë Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë. Ajo e ka dënuar aktin e rrahjes së nxënësve shqiptarë dhe sipas saj përshkallëzimi i dhunës dëmton marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase.
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka bërë thirrje të dyja palëve në Maqedoni veçanërisht të gjithë faktorëve politikë që të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm për të shmangur tensionet etnike.
Po ashtu u bëhet thirrje autoriteteve zyrtare të Shkupit të marrin masa për të zbuluar dhe dënuar autorët e akteve të tilla të dhunës dhe të incidenteve me sfond etnik, duke vlerësuar se forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen apo mbështet akte të tilla.
MPJ konsideron se është në interesin e Maqedonisë që të kultivohet fryma evropiane, toleranca dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet të gjitha forcave të shoqërisë.
(a.h/BalkanWeb)

Similar topics
» Kosova paralajmëron reciprocitet ndaj Maqedonisë
» Shqiptarët shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë
» Maqedonisë, sërish viza
» Shqiptarët e Maqedonisë: Jo dhunës
» Belgjika: Jo azil për qytetarët e Maqedonisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi