Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Homoseksualët: Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Homoseksualët: Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Homoseksualët: Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë?

Shko poshtë

Homoseksualët: Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë? Empty Homoseksualët: Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë?

Mesazh nga WebMaster Sun 3 Mar 2013 - 12:29

Histori te dashurise e te bashkejeteses… tek e fundit ajo që në fund i bën burrë-burrë dhe grua-grua, në të mira dhe në fatkeqësi… Nuk bëhet fjalë thjesht e vetëm për prirje ngushtësisht seksuale, se sa një fenomen që në shoqërinë shqiptare përcillet ende me rrudhje buzësh. Por, për aleancën LGBT, që lufton për njohjen e të drejtave të homoseksualëve në vendin tonë, tentativa për të realizuar një dokumentar të shkurtër, ku trajtohen mirëfilli jo vetëm dy histori konkrete mes dy çifteve homoseksualë, nga procesi i njohjes, tek dëshira për të bashkëjetuar dhe në fund, nevoja për të shtuar familjen me të pasurit e një fëmije.
Një dëshirë e natyrshme, mes dy njerëzve që dashurohen me njëri-tjetrin, ku asgjë nuk duket e jashtëzakonshme, deri në momentin që partnerët janë thjesht dy nëna, ose dy baballarë.
Për Xheni Karajn, një prej anëtareve të aleancës LGBT, dokumentari “Të fshehur mes jush” i përcillet publikut jo vetëm si një nevojë për të shembur stereotipet e gabuara që krijohen sa herë flitet për prirjet e tyre ngushtësisht seksuale, por më shumë se kaq, është dëshira që këto çifte kanë për t’u konturuar drejt një familjeje normale, duke pasur pse jo edhe fëmijë…
Duke qenë në atmosferë paraelektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, ata duan të dinë se cila forcë politike do të mbështesë kërkesat e tyre për të legjitimuar nevojën e këtyre çifteve homoseksuale për të adoptuar fëmijë.
“Ne do të votojmë në qershor dhe duam të dimë: cila forcë politike mbështet të drejtën tonë për të krijuar familje, për të gëzuar privilegjet, por edhe detyrimet që kanë të gjitha çiftet, qoftë në martesë, qoftë në bashkëjetesë? Cila forcë politike ka menduar të na sigurojë të drejtën për të adoptuar fëmijë, në rast se çiftet LGBT plotësojnë të gjitha kushtet e kriteret për t’i siguruar jetë të lumtur fëmijëve? Dhe mbi të gjitha, cila forcë politike do mendojë për masa konkrete për të çrrënjosur diskriminimin në arsim, në aksesin në shëndetësi dhe kudo ku shfaqen persona homoseksualë? Deri tani, ne ende nuk e dimë…”, thekson Xheni Karaj.
Dhe jo thjesht një fëmijë, por fëmijët e tyre! Dëshira për të krijuar një familje, është sa e natyrshme, aq edhe një e drejtë thelbësore e çdo njeriu. Ata nuk duan ta ndjejnë vetëm të përjashtuar nga kjo mundësi… një fëmijë me dy nëna, ose dy baballarë. Kjo më pas është çështje zgjedhjeje!


(Marre nga Une Gruaja/Panorama)

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi