Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi

Shko poshtë

Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi Empty Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi

Mesazh nga Alberti Wed 6 Mar 2013 - 6:21

Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi

Dieta të cilin do t'ua përcaktojë mjeku nëse vjen deri inflamacioni i pankreasit është shumë e rreptë, ndërsa pasojat e mosmbajtjes janë edhe më problematike.
Ushqimi luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kushteve që mund ta dëmtojnë pankreasin.

Alergjenët
Në Universitetin Maryland Medical Center kanë konkluduar që alergjenët rrisin rrezikun nga zhvillimi i problemeve me pankreas. Alergjenë mund të jenë qumështi, djathi, vezët dhe produkte të tjera qumështore, si edhe ushqimet, të cilave u janë shtuar aditivët kimikë dhe konservansët, gruri, misri dhe soja.

Transyndyrat dhe yndyrat në përgjithësi
Ushqimet e përpunuara industrialisht të pasura me acidet transyndyrore (margarinë, ushqimet e fërguara në vajra bimore dhe ëmbëlsirat) mund të çojnë deri te zhvillimi i gurëve të tëmthit. Një nga shkaqet kryesore të pankreatitit është kur guri i tëmthit bllokohet në tëmth dhe bllokon kanalin i cili liron enzimat e nevojshme për përpunim adekuat të ushqimit. Duheni ta reduktoni sasinë e mishit të përpunuar të kuq dhe në vend të kësaj proteinat t'i merrni nga burimet joyndyrore, siç janë peshku dhe fasulet. Duhet të reduktohen, dhe nëse është e mundshme të përjashtohet komplet ushqimi i përpunuar, i pjekur dhe ushqimi i fërguar me vajra të pashëndetshme.

Sheqeri
Përmbahuni të mos e teproni me ushqim të ëmbël, ëmbëlsirat dhe drithërat për kafjall, të cilat janë të mbushura me sheqer. Në MayoClinic.com paralajmërojnë që nëse nuk e ndërroni ushqimin, simptomat kronike të pankreatitis mund të zhvillohen në kancerin e pankreasit. Përveç kësaj, shumë ushqime të pasura me sheqer po ashtu përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave, çka është kërcënim edhe më i madh.

Ngrënia e tepërt
Përveç që është mirë të reduktohet sasia e yndyrave të ngopura dhe transyndyrave nga ushqimi, duhet ta reduktoni edhe sasinë e përgjithshme të ushqimit që konsumoni.
Ngrënia e tepërt ngarkon pankreasin, çka çon deri në dëmtime dhe pankreatitis. Përveç kësaj, trashja është edhe faktor i rrezikut për pankreatitis. Reduktimi i konsumit të yndyrave dhe shpenzimi i përgjithshëm i kalorive janë të mira edhe për pankreasin, por edhe për organet tjera.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi