Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

3 posters

Shko poshtë

Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj Empty Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 7:23

Mos harro se kultura është në rradhë të parë histori. Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe lumturia jote gjenden në Shqipëri, e cila të jep nder e të fal emrin Shqiptar. Çdo shqiptar është vëllau yt: kurdoherë respektoje, nderoje dhe ndihmoje kur të ketë nevojë. Mos e përbuz gjuhën e nënës tënde duke folur në gjuhë të huaj kur nuk është nevoja. Kujtohu se i përket gjuhës më të vjetër që ka mbirë të paktën në Europë dhe Mesdhe. Mos e harro gjuhën e shenjtë Shqipe që është gjuha jote gjenetike, gjuha që shkruhet dhe lexohet njësoj, gjuha rrënjë e gjuhëve te Evropës, gjuha e më e vjetër e lashtësisë, gjuha e djepit të qytetërimit Mesdhetar dhe Evropian. Kuptoje dhe lexoje mirë ambjentin ku punon e jeton. Prandaj mëso e lexo sa më shumë gjuhë të huaja që të behesh njeri i ditur dhe Shqiptar me mendje të ndritur. Nderoje flamurin e atdheut tënd, të parëve të tuaj, të natyrës tënde. Kush nuk e nderon shenjën e kombësisë së tij, çnderon veten e vet. Kush mohon kulturën dhe trashëgiminë e tij bëhet njeri pa shpirt, njeri kot. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Ruaje si drita e syve moralin Shqiptar.Paraqitu si Shqiptar se ndryshe je gënjeshtar ndaj vetes dhe të tjerëve që ke përballë. Nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, atëhere çfar kulture mendon se përmban apo përcjell? Je frigaç nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, sepse ke frike e turp nga vetja jote dhe po kështu sillesh ndaj të huajve që të shkelin me këmbë. A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se çfar ere të vjen kur urren vetveten, llojin tënd, prindërit dhe të afërmit që të kanë lindur dhe rritur? Nëse mendon që dallon se nuk ke kulturë si Shqiptar ose po ashtu mendon se nuk ka të tillë, domethënë je askushi, atëhere si ka mundësi të dallosh kulturën e huaj dhe t’i përkasësh asaj?! Me një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy. Po të kujtoj se kultura dhe trashëgimia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë.Mos harro se të tjerët të venë atë çmim që i vë vetes. A mos po mendon se po jep mend se kush do zgjidhet ose si te zhvillohet vendi i huaj ku je? Apo mendon se takon apo do kesh të bësh me të huaj që iu dëgjojnë në këtë drejtim?! A mos kujton se të huajt, qofshin me kulturë, do të të bëjnë mik ty që paraqitesh si me pa kulturë? A nuk ke vënë re që të huajt përpiqen të gjejnë trashëgimi për veten e tyre me qëllim që të paraqiten me kulturë? Po ashtu, duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë origjinën apo vjetërsinat e tyre? Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t’u martuar, lidhjen martesore bëje vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe kështu ke vlerë si njeri dhe si kulturë; domethënë nuk je material mbushës për shoqëritë e huaja dhe ruan fisnkëritë familjare arbërore.Natyra dhe gjeni biologjik të lindi Arbëresh, Ilir, Shqiptar. A mos je i zgjuar që ia fal veten apo fëmijët një kulture, gjuhe apo vendi të huaj? Përgjigju vetë se kush fal kështu. A mos kujton që të huajt janë të mefshtë edhe kur pyesin për gjethet e tuaja dhe nuk pyesin për rrënjët e tuaja? A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tuaj që të lindën e rritën, njerëzit tuaj që të qëndruan pranë? A kujton se të huajt do të hapin derën e shtëpisë dhe do të të bëjnë bir për shpirt fytyrën tënde? A mos kujton se je i zgjuar kur mendon e vepron me shpirt të ngushtë? A mos mendon që të huajt nuk e dallojnë shpejt një gënjeshtar dhe vesin e tij për të gënjyer përsëri? A mos mendon se i rrit vlerë vetvetes kur shan apo i shprehesh kështu të huajve?Respektoje veten dhe Shqiptarët e tjerë. E mbi të gjitha, të mendosh jo vetëm të punosh në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë; sepse ndodh që mund të jetosh e punosh edhe në Shqipëri, por jo për Shqipërinë! Bashkoji forcat tuaja me Shqiptarët e tjerë. Kudo ku të jesh mblidhi të mirat e përvojat e mira, mendjen e fuqinë tuaj dhe dërgoji në Shqipërinë e bashkuar dhe përdori për të.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj Empty Re: Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:39

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Temave Shoqerore...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj Empty Re: Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

Mesazh nga Anakonda Mon 13 Feb 2012 - 19:05

I fliste edhe pse spo e kuptonte sesa eshte tretur nga malli qe ka per atdheun e tij dhe per njerezit qe ka lene ketu.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj Empty Re: Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi