Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi??

5 posters

Shko poshtë

    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? Empty Çka është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi??

Mesazh nga Emona Wed 3 Aug 2011 - 1:37

Çka është Pesimizmi?

Jo të gjithë njerëzit e shohin të ardhmen dhe jeten në të njejten mënyrë!!...

Ekzistojnë p.sh, përsona që kanë tendencë të shohin jeten me ankth dhe shqetësim,duke u përqendruar më shumë të veshtiresitë që ndeshin gjatë dites,më shumë se sa të gezimet që duhet të shijohen dhe sukseset e arritura.
Anasjelltas ka njerëz që marrin jeten me qetësi dhe entuziasem dhe dinë të përballojnë vështirësitë me shpirt "luftarak" si qaste rritje dhe mundësie dhe jo si pengesa të pakalueshme.
Këta te fundit në veqanti, dinë të jenë kostant, të ndjekin objektivat, pavarësisht nga pengesat që hasin ose nga gabimet që bejnë,dhe udhehiqen më shumë nga shpresa për sukses se sa nga frika e falimentimit!!
Zakonisht personat e parë quhen Pesimistë ndersa te fundit Optimiste.
Studime të ndryshme kan vënë në dukje se pesimistet dorëzohen më shpejt para veshtirësive, kan më pak sukses në punë,bien në depresion më shpejt,dhe sëmurën më shpejt.
Sipas Martin Seligman, i cili i ka dedikuar shumë kohë studimit të ketyre qeshtjeve,në mënyren se si gjithkush shikon jeten ka dy elemente : nga njëra anë ndjesia qe ngjarjet mund të kontrollohen,
nga ana tjeter eshtë shpjegimi që i japim atyre që na ndodhin.
Në këtë mënyrë njerëzit që jetojnë si të paaftë,ose personat që janë të bindur se qfarëdo që të bëjnë nuk do të arrijnë atë që duan, janë më me shumë probabilitet me pesimistë se personat që në të kundertë, kanë besim se mund të modifikojne rrëthanat dhe ngjarjet në mënyrë që të arrijnë objektivat dhe sukseset e paramenduara.
Megjithatë, ndjesia e të ndjerit si i paafte ose jo për të kontrolluar atë se qka na ndodhë, nuk del nga hiqi,por ndertohet me anë te menyrës qe secili i shpjegon vetes ngjarjet negative apo pozitive me të cilat ka të bëjë në jetë.
Seligman, i permbahet tezes sipas të ciles,qdo njeri ka një stil sqarues,d.m.th një mënyrë të veten për të interpretuar arsyet e ngjarjeve.kjo mënyrë,sipas tij, vjen nga një vizion që njeriu ka për vendin e vetë ne botë, apo per veten e vetë si njeri i aftë dhe me merita apo i paaftë dhe i pavlerë.
Në rastin e parë do të kishim një optimist, në te dytin nje pesimist.






Çka është Optimizmi?


Optimistet janë ata te cilet kanë rendiment më të lartë në studime,në punë dhe në sport.Gjithashtu,më sa duket optimistet janë më të aftë në testet për aftesitë dhe janë më të zgjedhur sesa pesimistet në pozicione politike ose drejtuese.Personat optimistë gjithashtu gëzojnë shendet shume të mirë,mesa është vënë re sistemi i tyre imunitar është më efikas prandaj sëmuren më pak, plaken më mirë,sepse nuk paraqesin semundjet e moshes së thyer dhe jetojnë rrjedhimisht më shumë.Nga të gjitha këto duket sikur është më mirë të jesh optimist,për prezencen e avantazheve që sjellë.
Pse athua shume njerez jane pesimiste?...Dhe akoma më teper:
Optimistet kanë besim se mund të modifikojnë rrëthanat dhe ngjarjet në mënyrë që të arrijnë objektivat dhe sukseset e paramenduara.
Megjithatë, ndjesia e të ndjerit i paaftë ose jo për të kontrolluar atë qka na ndodhë, nuk del nga hiqi,por ndertohet me anë të mënyres qe secili i shpjegon vetes ngjarjet negative apo pozitive me të cilat ka të bëjë në jetë.
Stili sqarues ka tre dimensione të rëndesishme:
Qendrueshmeria,
Thellesia dhe Personalizimi
Qendrueshmeria përfshin kohen dhe mënyrën për të shpjeguar ngjarjet sipas të ciles shkaqet e suksesit ose deshtimit zgjasin në kohë dhe nuk janë të ndryshueshme.
Thellesia ka të bëjë me hapësiren,shpjegimi e një ngjarjeje në mënyrë specifike.
Personat optimistë dinë të japin shpjegime specifike,megjithë se mund të bëhën të paaftë për fushen ku deshtojnë,dinë të jenë aktivë në aspektet e tjera të jetes.

Çka është Personalizimi?

Nga ana negative, në këtë rast,kur pësojnë një zhgenjim,mund të akuzojmë veten ose faktorë të jashtem që kane ndikuar.
Personat që akuzojnë veten kur deshtojnë, kanë nje rënie të vetëvlerësimit mendojnë se janë pavlerë,pa talent dhe të pakendshme;më shumë lehtësi bien në pesimizem.Anasjelltas personat që u japin ngjarjeve negative shpjegim duke perfshirë faktorë të jashtem mjafton të kenë koshencen e pergjegjesive të veta, nuk humbasin vetëvlerësimin dhe janë më optimistë.
Nese qendrueshmëria dhe thellësia kanë të bëjnë me çfarë bëhët, personalizimi ka të bëjë me atë se si ajo që bëhët perceptohet.
Duke u nisur nga kjo optimizmi dhe pesimizmi janë të shpjegueshme me menyren e interpretimit të ngjarjeve; optimistët i interpretojnë deshtimet si të rastësishme,të ralla dhe të panjohura për veten ndërsa sukseset si personale,dmth falë aftesive të tyre,të pergjithshme dhe të qendrueshme.
Prandaj Optimistë apo Pesimistë nuk lind por bëhësh.Optimizmi mund të "mësohet",prandaj dhe pesimistet mund të shpresojnë që mund të kthehen në optimistë,duke mësuar disa gjëra.Kjo lidhet më aftësi që i lejojne përsonit të kalojë nga një stil sqarues pesimist në një optimist nepërmjet dialogut me veten,kur duhet të përballojë një dështim.
Si bëhët e mundur kjo?
Ka shumë strategji që mund të përdoren.Në fillim i duhet pranuar vetes që po përdor mënyrë pesimiste për të spjeguar një ngjarje negative.Pasi njeriu bëhët koshent për këtë mund të përdorë dy menyra për të kuruar besimin ose spjegimin pesimist.
E para është e thjeshtë:Duhet të përqendrojë vëmendjen në mendime të ndryshme nga ato të lidhura me besimin e vetë,duke kërkuar të ndërpresë mendimet negative.Mund psh,sa here që ka mendime pesimiste,të imagjinoje një STOP të kuq që kundërshton mendimet negative.
Së dyti;
Megjithëse rrugë më e gjatë dhe më e vështirë,por më efikase është ajo që të të kërkoj të vëjë në diskutim besimin e vetë pesimist.Në këtë rast,e para gjë që duhet bërë është mbajtja distance e besimit,duke e klasifikuar thjesht si "mendim" dmth si pohim që mund të jetë i vërtetë ose jo.
P.sh; Nese dikush mendon që s'është i aftë për një punë të caktuar,s'është e thënë që kjo është e vertetë.Ndaj duhet distancuar nga ky mëndim dhe më pas ky të vihet në diskutim është apo jo i vërtëtë.
Metodat më të mira për ketë munden të rënditen kështu;
1.Duke mbledhur prova për bazen e këtij mendimi ose për të kundërten.
2.Duke mbledhur shpjegime alternative.
P.sh; Një dështim mund të shpjegohet në shumë mënyra të tjera,dhe jo më patjeter me paaftësi,apo me atë që na është fiksuar.
3.Duke evituar të mbjellësh katastrofen si mendim.
Edhe sikur të vëmë re që faktet nuk janë gjithnjë në anën tonë është gjithnjë mirë të mos përgjithësojmë dhe të izolojmë një "fiksim" vetem në atë rast.
4.Të mësojmë nga gabimet.
Njeriu mësohet nga gabimet e veta dhe kjo është e rëndësishme të mësohet nga eksperienca dhe të vihen në perdorim gabimet si sugjerime që mund të na ndihmojnë në permiresimin e sjelljes tonë në të ardhmen.
Gjykimi i vetëvetes dërgon në ankth , ku më vonë sjellë edhe tek destabilizimi i njeriut në të ardhmen.
Njeriu nuk bëhët i tillë me këndë rrinë , por vetem qka meson , lexon dhe në jeten e tij ka një pikë të qëllimit dhe asaj duhet ti përmbahet, pra të jetë optimist se qdo fund e ka një fillim dhe qdo fillim e ka një fund.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? Empty Re: Çka është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi??

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 3 Aug 2011 - 9:18

Gjithmone kam qene dhe do jem optimiste...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? Empty Re: Çka është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi??

Mesazh nga WebMaster Wed 3 Aug 2011 - 9:19

Kam qene jam edhe do jem optimiste
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? Empty Re: Çka është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi??

Mesazh nga Maksi Wed 3 Aug 2011 - 9:22

jam optimist por shum here biem edhe ne pesimizem se jeta i ka kto
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? Empty Re: Çka është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi??

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 2:38

Behem pesimiste atehere kur nuk me takon,por ne te shumten e rasteve jam optimiste.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Çka  është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi?? Empty Re: Çka është Pesimizmi, Optimizmi dhe Personalizmi??

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi