Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zyrtarët komunalë të arsimit në Prizren, sërish në gjykatë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zyrtarët komunalë të arsimit në Prizren, sërish në gjykatë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtarët komunalë të arsimit në Prizren, sërish në gjykatë

Shko poshtë

Zyrtarët komunalë të arsimit në Prizren, sërish në gjykatë Empty Zyrtarët komunalë të arsimit në Prizren, sërish në gjykatë

Mesazh nga Alberti Wed 20 Mar 2013 - 11:18

Zyrtarët komunalë të arsimit në Prizren, sërish në gjykatë

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy zyrtarë të tjerë do të paraqitën për të katërtën herë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren. Seanca gjyqësore do të mbahet të enjten (nesër) në ora 13:00. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjykata e Qarkut në Prizren, më 12 shtator 2011, ka filluar shqyrtimin kryesor ndaj tre zyrtarëve të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren: Nexhat Çoçaj, drejtor; Reshit Kushaj, zyrtar për tri nivelet e arsimit në këtë drejtori dhe Nezir Osmani, zyrtar për buxhet.

Akuza i ngarkon zyrtarët e DKA-së se më 9 maj 2009, me qëllim fitimi të dobisë pasurore, e kanë shpërdoruar detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare.

Sipas aktakuzës, megjithëse firma transportuese NTSH “Shpejtimi” nga Suhareka i kishte plotësuar kriteret për tenderin lidhur me dërgimin e maturantëve të shkollave të mesme të Prizrenit në bregdetin e Shqipërisë, të akuzuarit e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, nuk e kanë përfillur ftesën për ofertë dhe si fitues kanë shpallur firma më të shtrenjta dhe të cilat nuk ishin të licencuara nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë (MTI). Në ftesën për ofertë parashihej si kusht edhe pajisja me licence nga MTI-ja, raporton Prizrenipress.

Pronari i kompanisë “Shpejtimi”, Ekrem Veselaj, ka bërë padi në Prokurorinë e Qarkut. Ai ka deklaruar se i është shkaktuar dëm nga fitimi i humbur në vlerë prej 40 250 eurosh. Ai, po ashtu, përmendi se për pajisje me licencë nga MTI-ja paguan 20 000 euro në vit, e cila është garanci për kalimin e grupeve jashtë shtetit.

“Shpejtimi” ishte një nga kompanitë e pakta që konkurruan, që posedonte licencë dhe i plotësonte të gjitha kushtet, dhe kishte ofruar çmimin më të lirë - 108 euro për nxënës. Ndërsa kompanitë fituese kishin ofruar çmim prej 115 eurosh.

Avokati i Kompanisë “Shpejtimi”, Naim Qelaj tha për PrizrenPress se nuk pret që seanca e së enjtes të jetë përfundimtare.

“Nuk besoj se do të jetë seanca përfundimtare sepse ende nuk janë bërë të gjitha ekspertizat”, tha Qelaj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi