Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhëndrri: Me rrahën nënën. Krushqit më thanë “zgjidh, ose atë, ose gruan tende” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhëndrri: Me rrahën nënën. Krushqit më thanë “zgjidh, ose atë, ose gruan tende” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhëndrri: Me rrahën nënën. Krushqit më thanë “zgjidh, ose atë, ose gruan tende”

Shko poshtë

Dhëndrri: Me rrahën nënën. Krushqit më thanë “zgjidh, ose atë, ose gruan tende” Empty Dhëndrri: Me rrahën nënën. Krushqit më thanë “zgjidh, ose atë, ose gruan tende”

Mesazh nga Nella Wed 20 Mar 2013 - 20:50

Sherri mes dy familjeve në krushqi me njëra-tjetrën për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Familjarët e një vajze 20-vjeçare kanë rrahur dhëndrin (të fejuarin e saj) dhe vëllain e tij, 19-vjeçar. Ndërsa kanë kapur për flokësh dhe hedhur nga shkallët nënën e tyre, e cila ka përfunduar në spital. Në përleshje e sipër është lënduar dhe njëri nga xhaxhallarët e nuses. Vetëm ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që konflikti banal mes palëve të mos përfundojë me viktima. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen nr.15 (Spitallë) të këtij qyteti, në banesën e familjes Markolaj me origjinë nga Lura e Dibrës. Mësohet se konflikti ka nisur nga familja e vajzës. Të afërmit e 20-vjeçares i kanë kërkuar të fejuarit të saj, Ilir Gjergji (dhe ky me origjinë nga Lura e Dibrës) që të mos jetojë në shtëpi me të ëmën, pasi e kishte të përdalë. Pas kësaj ngjarjeje që ndodh rëndom jo vetëm në zonat rurale, por edhe ato urbane (handikap i shoqërisë shqiptare), Gjergji deklaroi se e do shumë të fejuarën e tij, por nuk mund të braktisë familjen dhe t'a lerë mes katër rrugëve. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", 23-vjeçari pohon se familjarët e të fejuarës i kërkuan që të merrte banesë me qira, ndërsa e kërcënuan se do ta merrnin peng. Ai thotë se jo vetëm i shanë të ëmën, Vitoren, por mbi 20 të afërm të të fejuarës e rrahën atë, vëllain dhe nënën ia hodhën nga shkallët e katit të dytë në oborr. I riu u bën apel familjarëve të fejuarës që të shuhen sherret dhe konfliktet mes dy familjeve si dhe të respektojnë familjen e tij.
Ilir, a mund të më thuash si ndodhi ngjarja?
Sot (të martën) pasdite erdhën njerëzit e nuses me fuoristradë dhe më morën me dhunë nga shtëpia ime. Ata më çuan tek shtëpia e vjehrrit. Ka një vit që jam fejuar me vajzën e familjes Markola, ndërsa familjarët e saj më thonin se duhet të ndahesha nga familja dhe të jetoja me qira. Ata më kërcënuan se do të marrim peng nëse nuk vendos. Unë e dua familjen time, ndërsa dashuroj të fejuarën time dhe nuk dua të ndahem nga ajo. Kur mbërrita në banesën e familjes Markola, të afërmit e të fejuarës më bënë presion që të dal në shtëpi me qira. "Vajza jonë nuk mund të jetojë me familjen tënde", u shprehën ata. Ndërkohë, unë u thashë se nuk mund të ndahem.
Çfarë ndodhi më pas?
Më pas në shtëpinë e të fejuarës erdhi nëna dhe vëllai im. Njerëzit e nuses e goditën nënën, ndërsa e shanin "kurvë". Xhaxhallarët e nuses e kapën për flokësh nënën dhe vazhdonin ta shanin. Unë nuk durova dot dhe i dola në mbrojtje nënës. Nuk e di, dikush më qëlloi me grusht në ballë, më ka bërë një xhungë. Nënën time e hodhën nga shkallët e katit të dytë. Unë e pashë atë kur ra nga shkallët e përfundoi në oborr. Ata ishin shumë veta dhe rrahën edhe vëllain tim, Aurelin. Plasi sherri i madh sa u dëgjua në të gjithë lagjen. Mirë që erdhi shpejt policia, se njerëzit e të fejuarës time desh na vranë. Ata kanë edhe armë.
Po nga të afërmit e të fejuarës tënde pati të lënduar gjatë përleshjes?
Di që një xhaxha i nuses mbeti çarë në ballë gjatë sherrit. Nuk e di si ndodhi. Gjithçka ndodhi aq shpejt. Ne ishim tre, unë vëllai e nëna, ndërsa njerëzit e të fejuarës ishin më shumë se 20 vetë.
Përse konflikti arriti deri në përleshje?
Ju thashë se familjarët e nuses më kërkuan që të mos jetoj me familjen time. Por mua ka një vit që më ka vdekur babai në një aksident automobilistik në Greqi. Në shtëpi kam nënën, vëllain, Aurelin 19 vjeç dhe motrën 15 vjeç. Vetëm unë punoj që ushqehemi të gjithë. Unë nuk mund të braktis familjen time. Madje u thashë që familjen time nuk ka kush e mban me bukë dhe se jam i detyruar të jetoj me ta.
Ishin dakord familja jote dhe e vajzës që ju të fejoheshit?
Familja e vajzës më ka pranuar si dhëndër. Para një viti shkëmbyem nishanet, por nëna nuk mori pjesë në fejesën time. Ajo nuk donte që unë të fejohesha me atë vajzë. Unë dhe e fejuara duhemi me njëri-tjetrin.
Si je njohur me të fejuarën?
Jemi njohur në lagje, pasi i kemi shtëpitë afër. U njohëm vetë. Jemi dashur dhe duhemi, por nuk mund të ndahem as nga familja e as nga e fejuara. E fejuara ime ka dhe një motër e një vëlla. Gjatë gjithë kohës së fejesës unë kam shkuar mirë me familjen e saj. Kundërshtimet kanë qenë vetëm për nënën time.
Sa kohë keni që keni ardhur me banim në Durrës?
Kemi një vit e dy muaj. Ndërsa krushqit kanë 20 vjet që kanë ardhur dhe janë si vendalinj.
Cili është apeli yt pas konfliktit mes dy familjeve?
Duam vetëm të shuhen sherret dhe konfliktet. Unë e dua vajzën e familjes Markola, por dua dhe respektoj edhe familjen time. Nuk ka arsye që të konfrontohemi kot.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Nella
Nella
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 195
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi