Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qytetarët janë të pasigurt për jetën, frikë nga krimi i rrugës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qytetarët janë të pasigurt për jetën, frikë nga krimi i rrugës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytetarët janë të pasigurt për jetën, frikë nga krimi i rrugës

2 posters

Shko poshtë

Qytetarët janë të pasigurt për jetën, frikë nga krimi i rrugës Empty Qytetarët janë të pasigurt për jetën, frikë nga krimi i rrugës

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Mar 2013 - 0:06

Pikët - Nga 11 pikë që është besimi maksimal në studim besimi i shqiptarëve të siguria është në nivelin e ulët të 3 pikëve
Errësira - 37 për qind e qytetarëve të anketuar shprehen se kanë frikë të dalin vetëm në rrugë kur është errësuar

Shqiptarët kanë shumë pak besim te siguria publike dhe po kështu te njëri-tjetri. Këto të dhëna janë marrë nga sondazhi i kryer nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, zhvilluar së fundmi. Për dy elementet e sigurisë të dhënat tregojnë se niveli i pasigurisë te shqiptarët është më i lartë se ai i 28 vendeve të tjera europiane. “Shqiptarët renditen në fund të indeksit për besimin social. Nga një shkallë që nis nga zero dhe përfundon në 10, besimi te qytetarët shqiptarë ka një mesatare prej 3 pikësh, e cila është më e ulëta nga 28 vendet e Europës që kanë marrë në survejim. Të dhënat tregojnë se mosbesimi i shqiptarëve është më i lartë, madje se ai i bullgarëve dhe grekëve”, thekson sondazhi në lidhje me komponentin e sigurisë të marrë në analizë. Të dhënat e sondazhit të çojnë në përfundimin se kjo pasiguri lidhet me faktin se Shqipëria ende nuk ka një demokraci të konsoliduar dhe nga ana tjetër nuk është pjesë e Bashkimit Europian. “Demokracitë e vjetra në Europë shfaqin një nivel më të lartë të besimit social. Qytetarët e vendeve ish-komuniste kanë tendencën të jenë më pak besues se ata të vendeve që janë pjesë e BE-së”, konkludon sondazhi.

Po aty lihet të kuptohet fakti se pasiguria shqiptarëve u buron nga institucionet që janë në detyrë për t’ju ruajtur sigurinë, siç janë organet e policisë dhe institucionet e drejtësisë, por edhe nga bashkëqytetarët e tyre. Në këtë kuadër në sondazh është interesante e dhëna se 37% e shqiptarëve aktualisht nuk ndihen të sigurt kur ecin vetëm pranë vendbanimit të tyre në kohën kur është errësuar. Në lidhje me këtë komponent ata lënë pas vetëm katër shtete, të cilat janë Bullgaria, Greqia, Ukraina dhe Lituania. Gjithashtu interesant është dhe fakti që mesatarja kombëtare për besimin ndaj bashkëqytetarëve është vetëm 3, në një kohë kur niveli më i ulët i besimit është 0 dhe më i larti 10.

Është interesante e dhëna që nxjerr në pah faktin që në Shqipëri femrat kanë një besim pak më të lartë se meshkujt te policia. Po kështu, pasiguria e shqiptarëve mbetet e njëjtë në fshat dhe në qytet. “Nuk ka një diferencë të rëndësishme të të dhënave në popullsinë rurale apo atë urbane për sa i përket nivelit të besimit social”, evidenton sondazhi i SOROS për Shqipërinë. Duket se pasiguria e shqiptarëve është rritur ndjeshëm në një kohë kur krimi ka zënë një vend të rëndësishëm në raportet e gazetave dhe kronikat televizive. Kjo për shkak të faktit se krimi i rrugës, vrasjet dhe ngjarjet e forta të dhunimeve janë rritur në mënyrë të ndjeshme, gjatë muajve të fundit në Shqipëri. Si pasojë e kësaj rritjeje të rasteve e cila perceptohet nga ana e opinionit publik, çështja e sigurisë së shqiptarëve është vendosur dhe në qendër të debatit politik në vend. Tronditëse për qytetarët ishte dhe rasti i pak ditëve më parë kur zbulimi i një maniaku seksual pedofil zbuloi dhe vrasjen e një fëmije të mitur, i cili konsiderohej i zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. Por përveç tronditjes që ndiejnë shqiptarët nga ky krim, fakti që pedofili kishte pasur raste të ngjashme më parë dhe po kështu dënime solli edhe më shumë irritim. Pas këtij rasti është shtuar ndjeshëm shqetësimi mes prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre. Çështja e sigurisë publike është bërë një nga temat më të nxehta edhe të fushatës elektorale që tashmë po hyn në kulmin e saj. Opozita ka ndërmarrë një fushatë të fortë për të premtuar rikthimin e besimit të qytetarëve te forcat e rendit duke premtuar një profesionalizim të Policisë së Shtetit.



Media

Shqiptarët kalojnë më shumë se dy orë në ditë duke parë televizor. Krahasuar me vendet e tjera europiane rezulton se shqiptarët kanë një sjelle të njëjtë në këtë pikë krahasuar me francezët dhe portugezët. Po kështu, të dhënat e sondazhit tregojnë se 13% e shqiptarëve harxhojnë dy orë në ditë duke ndjekur lajmet për politikën e brendshme dhe atë ndërkombëtare. Kjo e dhënë është më e larta midis 28 vendeve europiane, sipas sondazhit, duke theksuar faktin se shqiptarët e ndjekin me pasion politikën në media.



LGBT

Sipas të dhënave të sondazhit, shqiptarët janë ndër popujt më homofobikë në Europë. Nga të dhënat mësohet se 53% e tyre besojnë se gejt dhe lezbiket nuk duhet të jetojnë jetën siç kanë zgjedhur ta bëjnë. Sondazhi evidenton faktin se katolikët shqiptarë janë më homofobikët mes shqiptarëve të feve të tjera. 63% e tyre nuk mendojnë se personat LGBT duhet të ndjekin preferencat e tyre seksuale dhe të jenë të lirë në manifestimin e këtyre preferencave. Homofobia në vend është bërë shpesh shkak për përplasje madje mes pjesëtarëve të këtij komuniteti dhe politikanëve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetarët janë të pasigurt për jetën, frikë nga krimi i rrugës Empty Re: Qytetarët janë të pasigurt për jetën, frikë nga krimi i rrugës

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 22:25

eh jeta esht e veshtir....me kto koh qe kan ardh ke frik ti besosh rrobes tende jo te tjereve as qe behet fjal

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi