Zbulohen kompanite e fshehta te pasunareve, jane edhe emrat e dy zyrtareve shqiptare
Faqja 1 e 1

Një shoqatë gazetarie publikon identitetet e mijëra njerëzve që fshehën pasuritë nëpër parajsat fiskale të botës, përfshirë zyrtarë qeverish dhe diktatorë. Mes të zbuluarve, edhe dy shqiptarë
Miliona të dhëna për përdorim të brendshëm nga industria britanike e financave të fshehta u zbuluan dje nga një shoqatë gazetarësh investigativë duke zbuluar identitetet e mijëra pasunarëve që kanë përdorur kompani fantazmë për të fshehur pasuritë e tyre. Mes emrave të zbuluar, janë presidentë, plutokratë, vajza e një diktatori të njohur dhe një milioner britanik që akuzohet se ka fshehur pasurinë nga ish-bashkëshortja e tij. Miliona të dhëna të industrisë financiare ranë në dorë të një grupi gazetarësh. Mijëra emra të njerëzve që deri tani i mbanin të fshehta pasuritë e tyre, mes të cilëve, edhe dy shqiptarë ish-zyrtarë të lartë, janë ekspozuar.
Të dhënat i përkasin Ishujve Virxhin të Britanisë dhe pritet të shkaktojnë tërmet të vërtetë në të gjithë botën, tërmet të ngjashëm me atë që u shkaktua nga publikimi i kabllogrameve diplomatike amerikane dy vjet më parë. Vlerësohet se pasunarët e botës kanë rreth 32 trilionë dollarë të fshehura nëpër parajsa fiskale.
Mes biznesmenëve dhe zyrtarëve shtetërorë shqiptarë, të dhëna indirekte sugjerojnë se është Qipro vendi i parapëlqyer për të fshehur paratë. Burime nga grupi i gazetarëve ndërkombëtarë që kanë në dorë materialet, thonë për gazetën “Shqip” se vetëm dy janë zyrtarët me emra të ekspozuar nga këto dokumente. Emrat e tyre do të publikohen pas pak ditësh pasi të përfundojë investigimi gazetaresk.

Similar topics
» Emrat, kush janë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës
» Jane femrat shqiptare te bukura?!
» Spitalet shqiptare janë horror
» A janë të lumtur gjimnazistët shqiptarë?
» Cilat jane vlerat e shoqerise shqiptare?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi