Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbia në ankth, Rusia: Jo ultimatume  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbia në ankth, Rusia: Jo ultimatume  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia në ankth, Rusia: Jo ultimatume

Shko poshtë

Serbia në ankth, Rusia: Jo ultimatume  Empty Serbia në ankth, Rusia: Jo ultimatume

Mesazh nga WebMaster Sat 6 Apr 2013 - 0:50

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që shihej si njeri i shpresës për të ndihmuar në zgjidhjen për Kosovën, me sa duket ka zgjedhur stilin e konklavave të Vatikanit dhe është tërhequr në vetmi deri në vendosjen për negociatat.

Serbia ndodhet në gjendje tensioni të thellë për të dhënë përgjigje në Bruksel nëse pranon ose jo nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e problemit të veriut, kusht që e çon apo jo drejt fillimit të negociatave për integrim në Bashkimin Evropian.

Fillimisht, për orë të tëra, Vuçiç dhe presidenti Tomisllav Nikoliç, e më pas edhe kryeministri Daçiç kanë diskutuar për zgjidhjen, por në fund nuk kanë pasur përgjigje për median.

Bisedimet
Ashton në pritje të përgjigjes
Thaçi: Dështimi, i dëmshëm për të gjithë
Server: Ka ende kohë për marrëveshje
Këshilltari i Nikoliç, Marko Gjuriç ka thënë se do të vlerësohen humbjet për pranimin ose refuzimin e marrëveshjes. Por, në të dyja rastet Serbia do të humbë.

Pas takimit ka pasuar mbledhja e qeverisë ku Daçiç i ka njoftuar ministrat për gjendjen e rëndë. Partitë liberale opozitare kanë shprehur mbështetje për nënshkrimin e marrëveshjes si rrugë të vetme.

Ndërsa demokratët kanë thënë se është e papranueshme që vetëm zyrtarët e shtetit kanë njohuri për atë që është duke ndodhur. Kurse partia qeveritare Rajonet e Bashkuara të Serbisë mbështet nënshkrimin si ofertën më të mirë.

Lavrov: Jo ultimatume Serbisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi ka thënë se ultimatumet janë të papranueshme.

“Ultimatumet për çështjen e Kosovës janë të papranueshme dhe Rusia mbështet politikën që udhëheqja e Serbisë po zhvillon për Kosovën", ka deklaruar Lavrov.

Në këtë mënyrë Lavrov ka komentuar qasjen e BE-së, e cila ka kërkuar nga Serbia që të pranojë marrëveshjen në formën “merre ose lëre”.

Në një konferencë me gazetarë, ministri ka deklaruar se pozicioni i Serbisë korrespondon me parimet kryesore të Aktit Final të Helsinkit, që nënkupton se, zgjidhja e të gjitha problemeve duhet të arrihet me marrëveshje reciproke.

Sipas agjencisë së lajmeve “Itar-Tass”, Lavrov ka rikujtuar se, kur BE nisi ndërmjetësimin e takimeve Beograd-Prishtinë, me qëllim arritjen e çfarëdo vendimi të pranueshëm reciprocikisht, Rusia e kishte përshëndetur pozicionin e saj.

“Ne e kemi mbështetur rezolutën përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme, që miratoi përpjekjet për ndërmjetësim”, ka thënë shefi i diplomacisë ruse.

“As rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme, që i përcakton parametrat e bisedimeve, e asnjë dokument tjetër nuk paraqesin ndonjë provë se ultimatumet janë të pranueshme”, ka vijuar ai.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi