Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale

2 posters

Shko poshtë

Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale Empty Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale

Mesazh nga Alberti Sun 7 Apr 2013 - 4:22

Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale

Në një studim i fundit, konsumimi i sa më shumë bananeve, mund të parandalojë mijëra vdekje nga këto lloj goditje, thonë hulumtuesit. Banania e pasura me kalium ndihmon të ulet niveli i shtypjes së gjakut.
Goditjet cerebrale janë tashmë sëmundjet numër një në botë që po marrin shumë jetë njerëzish, dhe kjo për shkaqe të ndryshme. Për këtë arsye studime të ndryshme janë fokusuar në gjetjen e atyre elementëve që bëjnë parandalimin e goditjeve, duke shmangur kështu një mënyrë sjellje që mund të rezultojë fatale.
Në studimet e mëparshme, shkencëtarët kanë bërë thirrje që të shmanget sa më shumë përdorimi i kripës tek ushqimet për të parandaluar riskun.
Ndërsa në një studim i fundit, konsumimi i sa më shumë bananeve, mund të parandalojë mijëra vdekje nga këto lloj goditje, thonë hulumtuesit. Banania e pasur me kalium ndihmon të ulet niveli i shtypjes së gjakut.
Kështu thuhet se njerëzit me një konsum të lartë të kaliumit kishin 24 për qind më pak rrezik nga goditjet cerebrale. Autorët tha se nuk kishte prova me cilësi të lartë se njerëzit me shtypje të lartë të gjakut përmirësohen, kur ata kanë rritur sasinë e përdorimit të tyre të ushqimeve me përmbajtje të lartë të kaliumit.
Dhe bananet janë një nga ushqimet më të zakonshme të pasura në kalium. Secili prej tyre përmban rreth 420mg, edhe në lejimin e përditshme të të rriturve është 3500 mg. Departamenti i Shëndetësisë këshillon njerëzit e moshuar se nuk duhet të marrin shtesa kaliumit nëse nuk janë këshilluar nga një mjek.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale Empty Re: Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 19:04

Bananet janë fruta ushqyes që marrin pjesë në rolin e kujdestarit të
shëndetit tonë. Të pasura me vitamine, minerale dhe fibra, ky frut i
verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël sjell edhe shumë përfitime.
Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim
të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe kapsllëkut, burim i energjisë…
bananet janë fruta në dispozicion të cilat mund t’i merrni gjithkund
sepse janë të lehta për t’i konsumuar.

Por, a e dini se edhe lëvorja e bananes nuk është për ta hedhur,
sepse fshehë anët e saj pozitive? Ja disa nga përfitimet më të
popullarizuara nga bananet ekzotike:

Aleat kundër akneve
Bananja e shtypur, por edhe vetë lëvorja e brendëshme e bananes, mund të
ndikojnë si antibiotik natyral, por edhe lufton kundër inflamacioneve.
Që t’i shfrytëzoni bananet në luftë kundër akneve, në mbrëmje, pasi të keni pastruarlëkurën e fytyrës, butësisht lyeni aknet me lëvoren e brendëshme të
bananes. Të nesërmen, në mëngjes pastroni fytyrën me ujë të vakët.
Ilaç kundër fryerjes të shkaktuar nga sindromi paramenstrual
Kaliumi i cili gjendet në banane ndalon mbajtjen e lëngjeve në trup, që
është paraqitje për sindromin paramenstrual. Përveç kësaj, bananja do të
ju jape energji dhe do të ju mbajë për kohë më të gjatë, andaj do të
harroni në dëshirën që të “mbusheni” me ushqim jo të shëndetshëm.

Zvogëlim i kruarjes nga pickimi i mushkonjave
Mos e hedhni lëvoren e bananes gjatë verës, sepse mund të ju ndihmojë
për ta zvogëluar kruarjen irituese të shkaktuar nga pickimi i
mushkonjave.
Thjesht, me lëvoren e brendëshme të bananes lyeni vendin e pickimit.
Kështu do ta zvogëloni skuqjen, por edhe nevoja për kruerje do të
largohet.

Banane + Ujë = Ilaç kundër dehjes
Keni tepruar me alkool? Para se të bëheni gati për gjum, hani të paktën
një banane dhe pini 1-2 gota ujë. Dehja është rezultat i dehidrimit,
kurse duke kombinuar banane + ujë do të arrini të luftoni kundër saj.Gjatë kohës së dehjes njerëzit urinojnë më shumë nga normalja dhe
humbin shumë lëngje dhe kalium, kurse bananja është e pasur me kalium.
Ky frut e rregullon edhe balansin e elektrolitëve në trup, i cili mund
të çrregullohet për shkak të vjelljes dhe urinimit të shpeshtë.
Parandalim i neveritjes gjatë udhëtimit
Udhëtimi është njëri nga aktivitetet që urreni më së shumti për shkak të
neveritjes së padurueshme? Para se të niseni në rrugë, hani një banane.
Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë, por gjithashtu e zvogëlojnë intenzitetin e vjelljes.

Rrezik i zvogëluar nga sulmi në tru
Konsumimi i tre bananeve gjatë ditës, zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru
me 21%, ka treguar hulumtimi i bërë në 250 000 persona në periudhë 30
vjeçare. “Fajtori” kryesorë për këtë është kaliumi, i cili zvogëlon
shtypjen e gjakut, e cila nga ana e saj është shkaktari kryesorë për
sulmin në tru.

“Karburant” para ushtrimeve
Planifikoni të djersiteni mirë në fitnes hallën? Hani një banane. Ajo do
të ndikojë si “karburant” për muskujt tuaj, por edhe do të ju japë
energji për ta rritur qendrueshmërinë.
Kombinoni bananen me puter nga kikirikat për të marrë një ushqim ideal të pasur me karbohidrate dhe proteina.
Sistem digjestiv i shëndoshë
Bananet janë mik i juaj edhe gjatë kapsllëkut dhe diaresë. Fibrat
natyrale që gjenden në banane ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të
sistemit tretës.

Ilaç natyral kundër psorijazës
Një ose dy herë në ditë lyeni pjesën e lëkurës të prekur nga psorijaza me lëvoren e brendëshme të bananes.
Bananja ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe zvogëlon skuqjen, por edhe kruarjen. Për disa ditë do të keni rezultate të dukshme.

Maskë për lëkurë të butë pa rrudha
Bananet mund të ju shërbejnë edhe për zbukurim, sepse e zbusin dhe hidratojnë lëkurën.

Maska1: Shtypni një banane dhe shtoni një të verdhë të vezës. Masën e
fituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 15 minuta.
Maska2: Shtypni një banane dhe shtpni 1/4 e një gote jogurti (ose kos)
dhe 2 lugë mjaltë. Vendoseni në fytyrë dhe qafë dhe lëreni të veprojë 20
minuta. /Femina.al/
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi