Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjuha e Zemres People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjuha e Zemres People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha e Zemres

2 posters

Shko poshtë

Gjuha e Zemres Empty Gjuha e Zemres

Mesazh nga WebMaster Mon 25 Jul 2011 - 23:58

QETËSIA

Është gjuha e zemrës. Nuk I nevojitet asnjë përkthim.
A ka nevojë të flitet ?

• Në të vërtet, zemrës nuk I nevojitët të flas. Vetë trokitjet e saja të bashkojnë me gjithë kreacionin.
• Kur mendja llomotit, zemra s’është plotësisht e hapur.
Mendja fajson vetë neve apo dikend tjetër, apo ankohet “s’vlej asgja”.
Apo thotë se dikush tjetër nuk vlen. A po e shihni këtë ?
Mendja gjithnjë oscilon:E hidhëruar është për shkak të dikujt tjetër apo për shkak të vetit, e hidhëruar për shkak të kaluarës, duke vuajtur për të kaluarën apo është e shqetësuar për të ardhmen.

Mendjes nuk I pëlqejnë gjërat e thjeshta. Ajo dëshiron të gjitha ti komplikojë. Dhe duke vepruar kështu, mendja nuk e lejon zemrën të jet e pastër, e thjeshtë dhe natyrale.
Egoja ka si natyrë që gjithmon dëshiron diqka të vështirë dhe të komplikuar. Mirëpo zemra është e kundërt me egon; ajo është e thjeshtë, e pastër dhe natyrale.
Zemra yte nuk mund të gjejë asnjë gabim te askush. Nuk mund të fajsoj ty, sepse kur hapet zemra, hapet pafundësia, Perëndia.
Nëse je zemër-hapur, atëher askend s’mund ta fajsosh, sepse gjithkend e sheh si pjesë të vetvetes. Atëher kur nuk e shfrytëzojmë aftësin tonë të jemi në veti, kur nuk vetëdijsohemi, atëher mendja gjithnjë ankohet (shetitë).
Egzistojnë vetëm dy zgjidhje: Mund të jemi falenderues apo të vazhdojmë me ankesa. S’ka asgja në mes të këtyre dyjave. Duhet të zgjedhim njërën apo tjetrën.
Kur jemi falenderues, nuk mund të ankohemi.
Kur ankohemi, sigurisht që s’mund të falenderojmë.
Mendja ankohet për atë që e ka dhe atë që se ka.
Shumë të vetmuar ankohen (ju vjen keq) që s’kanë mundur të gjejne partner të përshtatshëm. Mirëpo, poashtu shumë njerz të martuar ankohen se e kanë pasur shumë më mirë kur kan qenë të vetëm.
I punësuari ankohet sepse I duket puna që kryen e vështirë (shumë e rëndë) dhe me shumë strese.
I papunësuari ankohet që s’ka punë.
A po e shihni këtë ?
Nëse bënë vapë e madhe, mendja ankohet duke thënë: ’Oh, është tepër nxehtë’
Nëse bie shi, mendja ankohet poashtu, duke thënë: ‘U po bjen shi’
Personi I cili ka dëshirë të ankohet, mund të ankohet (lirisht) në qfardo situate.
Kur ZOTI krijoi njeriun, njeriu I ankohej për qdo ditë për qfardo imtësie, duke u ankuar për gjithëqka. I lutej zotit të vinte, mirëpo kur ai vinte, njeriu I thoshte: ‘Çka erdhe tani, eja më vonë. Je ardh shumë herët’.
Nëse ZOTI nuk vinte, njeriu ankohej përsëri duke thënë: ‘Sa herë të kam thirrë, ti je vonuar’.
ZOTI me të vërtet u lodh nga këto ankesa dhe vendosi të ik dhe të fshihet, gjë që nuk ishte aq e lehtë. E dinte se njeriu do të shkonte edhe në Hanë për ta gjetur.
Kështu duke ikur takoj një të menqur, I menquri I pëshpëriti zotit në vesh: ‘Mshefu në zemrën e njeriut. Njeriu kurrë nuk shkon atje’.
Që nga ajo dite, ZOTI, mshifet ne zemrat e njerzve. Kushdo qe shkon atje s’do te ankohet ma! Do ti ndalen ankesat.
Atje-këtu një prej një million njerzve shkon në zemrën e vet dhe e gjen ZOTIN. E kur njeriu e takon ZOTIN në zemrën e vet, ankesat marrin fund.
Ne e adhurojmë të kaluarën. Gjithnjë e falenderojmë të kaluarën dhe e ngrisim lart në qiell. Ose e zmadhojmë diqka që është larg e që s’mund të arrijmë. Mendja ndihet mirë me ideale dhe sende të larta.
A po ju duket interesant, apo jo ?
Kur njeriu shiqon larg në të ardhmen apo në të kaluarën, ai në atë moment nuk e dallon ZOTIN këtu, tani, në të tashmen, në zemrën e vet.
Ne mendojmë që në të ardhmen, kur të shkojmë, kur të vdesim do të takojmë ZOTIN. JO! ZOTIN duhet gjetur në zemrën tonë, e për këtë nevojitet të dihet gjuha e zemrës.
GJITHQKA është ZOT-i. Në botë nuk egziston asgja, përveq Zotit. Nëse nuk dëshironi të përdorni fjalën Zot, mund të thoni Energjia ose inteligjenca.
Baza e Kreacionit gjendet në çdo gja (në krejt) çka egziston. E ajo është vetëm një, një diell, I cili mund të shifet prej qfardo dritareje.
Shum profet kan ardh dhe shkue nga kjo botë. Të gjithë ata kan qen si dritare. Në këtë dhomë shihni katër dritare. Nga secila dritare mund të shifet dielli I njejtë, qielli I njejtë. Ai diell pas murit është I njejt si ai I pari pas dritares.
Zoti është në të gjitha, poashtu edhe ne qen, maca, drunjë, fletë, bubreca – në gjithqka të krijuar. Edhe në derra. Në gjithcka.
Përmes dritares nuk mund që të mos shohesh sepse dritarja është aq e tejdukshme. Atë dashuri – atë dashuri dhe atë qetësi atje s’ka mundesi mos ta shijosh. Nuk mundesh mos ta shohesh fuqine e egzistencës. Krejt është një.

QETSIJA

Qëllimi I fjalëve, I të gjitha fjalëve që I përdorim, I gjithë asaj që flasim, është të arrijmë qetsin dhe dashurin në zemrat tona.

QETSIJA

Nëse fjalët tona sjellin joqetsi në mendjet e njerzve, atëher ato se kan arrit qëllimin. Ato nuk janë me vendë.

Pyetje: Si mund ta arrijm këtë qetsi të zemrës ?

Përgjigje: FALENDEROHUNI (bëhuni të falenderueshëm)!
Nëse kjo është vështir, atëher bëni (ushtroni) ca teknika – si meditimin, ushtrimin e frymarrjes, ushtrime trupore dhe kjo mund t’ju ndihmoj që mendja të qetsohet.
Kur kundërshtoni, kur jeni të shqetsuar për diçka, nuk mund të jeni të falenderueshëm, apo jo ?
JO. Mirpo mund të jeni të vedishëm për situatën në të cilën gjendeni – e kjo është hapi I parë.
Kur mendja kundërshton (përfol) ajo nuk është e vetëdishme se kundërshton (përfol). Hapi I parë është të vetëdiesoheni (të kthjelleni).
Dhe atëher, pasi të vetëdiesoheni për ate çka keni, zemra do t’ju mbushet me falenderime. Atëher do të zhduken të gjitha përfoljet. Do të bëheni shum të thjeshtë, shum natyral, plot dashuri dhe të lirë.

Pyetje: Besoj se Zoti është plot dashuri dhe I mëshirshëm. Dhe ti tani tha se Zoti është në të gjitha krijesat, në qdo gja. Pse atëher ekziston aq shum e keqja (veprimet e kqija) ? E shohë këtë edhe në vetveti, përpos në të tjerët. Prej nga vjen e keqja (veprat e kqija) ???.

Përgjigje: Kjo është e keqja (duke e mbajt nji nyje të lidhur në petkat e tija).
Kjo është e mira (e zgjidh nyjen).
E keqja nuk është asgja tjetër përveqse nji nyje. Kjo s’është ndonjë materie. Ajo nuk është natyra juaj. Ajo është vetëm stres dhe presion. Nëse nji person I mirë është nënpresion (shtypje) të përhershme nëse nuk e lejoni të flejë dhe me qëllim e nënshtroni presioneve të ndryshme, do të bëhet AGRESIV, përveq nëse është plotsisht I shenjtruem (apo I përndritur). Apo e shihni (dalloni) këtë ?
Sendet e kqija apo Veprimet e Kqija s’jan asgjë tjetër përveeq munges e dashuris, munges e dijes, munges e fatit. Sikurse terri.
Qka është terri ? A është materie ? JO.
Kjo është vetëm munges e dritës (ndriqimit).
A është pra stresi materie ? JO (nuk është).

Nuk egziston askush I keq në këtë planet. Për atë Isusi tha:”Duaje të afërmin tëndë sikurse vetëveten”. Gjithkend sikurse veten. Edhe atëher kur e ngujun, tha:”Falju. Nuk din çka bëjnë”. Nuk I nemi duke thënë:”Ata jën njerz të kqi”, Jo, sepse ata jetojshin në mosdije. Nuk ishin të dijshëm.
Kur Isusi ishte gjallë, Njerzit besonin në[e festonin] MOJSIUN dhe ISAIN dhe të tjerët që ishin para tijë.
Nuk mujshin me e pa VEPRËN E PERENDIS (me e besue) në ISUSIN, para vedit, sepse mendja është e gëzuar kur shef veprat e Perendis në të kaluarën apo diku në ardhmëri, largë, e kurrnjiher afër.

Cili është DEFINICIONI I ZOTIT ? Zot domethanë GJITHPËRFSHIRJE, Ai I cili është krejtpërfshirës. Qdo të thotë krejtpërfshirës ? D.m.th që është gjithkund, si në mua, si në ty dhe në të gjith njerzit tjerë. Mirpo Zotin s’mund ta shohim (ndiejm) kur mendja është nën stres. Diellin nuk mund ta shohim nëse (Qelqi) nuk është I tejdukshëm, apo dritarja e hapur.
Gjendja e falenderimit ju ndihmon për fshirjen e dritareve tuaja. Ushtrimet, meditimi, frymarrja, pranajama, gjithashtu ju ndihmojin për fshirjen e dritareve, largimin e gjitha streseve, dhe ju bëjnë të ndiheni bukur përmbrenda vetit dhe plot falenderim.
Do tju tregoj nji tregim: mësuesi me nxënësin udhëtuan prej fshatit në fshat duke mësue dhe ndihmue njerzit. Kur erdhën ditët me shi, u vështirësua udhëtimi dhe vendosen të kthehen në koliben e tyre në maje të bjeshkës. Kur arritën atje panë se fërfllaza e madhe ju kishte shkatrrue gjysmën e kolibës. Nxënësi u nevrikos. I tha Zotit:”A s’mujte me na ruajt këtë kolibë të vogël ? Mësuesi im dhe unë pa kursim po punojm punën tënde, po shkojm përqark dhe po I ndihmojmë njerzit, e ti smunde të jesh I mëshirshëm ?
Njerzit po thoin se je shum I mëshirshëm, e ti nuk e mbrojte as këtë kolibë të vogël të tonën, vendstrehimin tonë!” Ashtu e përfolke.
Por, a e dini çka tha Mësuesi ? Mësuesi e shiqoi kolibën dhe ishte shum I gëzuar. Ai tha:”Na ruajte vendin për fjetje. Fërfllaza ka mujt me e bart tërë kolibën, e ti ishe aq I mëshirshëm, aq I mir ndaj nesh ashtu që na ruajte vendin ku mund të qëndrojm”
Zemra ju mbush me gëzim dhe filloi të këndoj, vallëzoj dhe meditoj.
A po e shihni që në situatën e njëjtë, mendja e PAFALENDERUESHME thotë:”U, e bëre këtë, e bëre atë, ma bëre të padrejtë”. Mendja e falenderueshme thotë:”Sa bukur. Faleminderit. Je I mrekullueshëm”.
Gjuha e Mësuesit është Gjuha e Zemrës. Mësuesi gjithnjë flet me Gjuhën e Zemrës. Me këtë gjuhë, Ai mund të komunikoi me drejnj, me shtaz, me krejt kreacionin. Në të kundërtën, ai nuk është Mësues. Fjalët përdoren vetëm se jemi mësue (na është bërë shprehi) ti përdorim, mendja jonë është mësue me to. Edhe pse, ato (fjalët) asapk nuk nevojiten.
Qkado që bëni me dashuri (vullnet), ju duket që skeni bërë mjaft. A po e kuptoni këtë ? Nëse keni me ja festu ditëlindjen e nipit, djalit apo vajzës s’juaj do të keni shumë punë gjat pregatitjes dhe rregullimit. Mirpo, sado që mundoheni, ju duket se mundeni me e ba më mirë, sepse këtë punë e bëni me dashuri (me vullnet). Nëse punoni pa vullnet (dashuri) atëher sapo pak që punoni (bëni) do të thoni:”Oh, sa shum kam bërë”. Kjo është pika e kthesës. Kur mendja thot:”Aq shum kam bërë”, atëher ajo fillon të përflet (Ankohet).

Pyetje: Mistikët krishter thoin se Zotin duhet kërkue në vetëvedi. Gjersa në Lindje thoin se deri te Zoti mund të arijm përmes mësuesit. A mund të na thoni, qka është këtu e vërtet ?

Përgjigje: Mësues është ai që të vetëdijeson, I cili të (mëson) jep dije se kush je ti në të vërtet. Kur je me mësuesin, atëher kupton çka mund të bëhesh, si mund plotësisht të lulëzosh në dashuri gjat jetës sate.
Mësues nuk është ai, I cili thotë: “Përcjellëm, dhe ndoshta pas dhjetë ose 15 vjetve do të dijsh diqka”. JO. Nevojitet kohë e shkurt, disa muaj.
Si sythi I lules, I cili qelet për qdo ditë, qdo moment poashtu edhe ti qelesh (hapesh) shumë e më shumë.

Pyetje: Thoin se vetëm Mësuesi mund ta njoh Mësuesin tjetër. Si munden ata që skan fare intuitë ta dinë se kush është Mësues ?

Përgjigje: Të gjithë kanë intuit, mirpo nëse mendja jote është e mbushur me dyshim, nëse shum mendon, atëher intuita nuk pranon (reagon). S’ke nevoj në fillim ta zgjedhish Mësuesin. Vetëm ushtroi disa teknika. Lëre që mendja të qetsohet dhe zemra të filloj të hapet. Atëher do ti kuptosh të gjitha.
Mendja gjithnji ka tendencë të dyshoj. Dyshimi është pika fillestare. Prej këtu, thoni: “Nuk munden të gjithë të jen të mirë”. Dyshimi është gjithnjë I lidhur për të mirë.
A e keni vrejt këtë gjatë jetës tuaj ? Asnjëher nuk dyshoni se jeni të padisponuem. A e pyetni vedin ndonjiher: “A jam në të vërtet I padisponuem ?” Në këtë nuk dyshoni.
Mirëpo, nëse jeni të gëzuar (I disponuar), atëher dyshoni: “A jam me të vërtet I lumtur? A është kjo ëndërr, A është ky iluzión i imi apo ndonji fantazi ?”
A po e vreni këtë ? Nuk dyshoim kur jemi jo të lumtur. Nuk dyshoim se a është dikush I inatorsur (idhnuar) në ne. Nuk pyesim A është me të vërtet I idhnuar; A është me të vërtet ai njeri I keq ?” Në këtë nuk dyshoim. Mirpo, dyshoim në mirsin e dikujt. Nëse është dikush I idhnuar, negativ apo I padisponuem në këtë nuk dyshoni. Këtë e merrni si punë e kryer.[d.m.th pa paramendim] se është njeri I keq.

Nëse dikush ju ka ofendu, nuk thoni: “A e ka pas me qëllim me ma ba këtë ?
Nuk besoj. Ai e bëri ate për shkak të streseve të tija, por në mrendi dhe ai duhet të jetë I mirë. Ai është me të vërtet njeri shum I mirë.”.
Ne, ngjarjet nuk I shikoim në këtë mënyrë. Ne e marrim si punë e kryer, se të gjithë janë të kqijë. Atëher ne dyshoim në mirësin e njerëzve.

Nëse e ndryshoni qëndrimin – dmth – nëse dyshoni në të kqijat e njerzve, atëher do të besoni në mirësin e kësaj bote.
Kjo është Ndrrim I Madhë. Mirë është të dyshohet. Dyshimi dhe Besimi janë dy anët e kundërta të parës së njëjtë, mirpo duhet ti vendosni në vendin e vetë (që ju përket). Dyshoni në vetit e kqija të njerzve. Askush nuk është I keqë në të vërtet. Kjo është gjuha e zemrës.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjuha e Zemres Empty Re: Gjuha e Zemres

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 19:37

Gjuha e zemres jane vetem lotet dhe vuajtjet.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi