Pse disa njerëz nuk i duan aktivitetet trupore
2 posters
Faqja 1 e 1

Hulumtuesit e Iowa State University janë marrë me arsyet pse disa persona të caktuar merren rregullisht me aktivitete trupore derisa tek të tjerët shkaktojnë refuzim.
Autorët e studimit përgjigjet i gjejnë në kiminë e organizmit të njeriut. Është vënë re që ekzistojnë edhe arsye të tjera përveç disiplinës dhe motivimit, të cilat te disa nxisin aktivitetin trupor, ndërsa tek të tjerët pikërisht efektin e kundërt.
Autorët e studimit kanë zbuluar që mënyra në të cilën trupi përjeton aktivitetin trupor është një nga pikat kryesore të cilat ndikojnë në kryerjen e sërishme të këtij aktiviteti. Është konstatuar që shumë nuk e dinë se cilët janë kufijtë real të kryerjes së aktiviteteve trupore.
Disa e sforcojnë organizmin duke nxitur kështu stres dhe trupi nuk ndihet më mirë, por përkundrazi më keq. Rol kyç po ashtu kanë edhe faktorët gjenetikë si kapaciteti i mushkërive, bartja e oksigjenit deri te qelizat dhe ngjashëm. Por shumica e njerëzve përndryshe me aktivitet të dobët trupor e teprojnë dhe ushtrojnë në mënyrë shumë intensive dhe në fund i kontribuojnë heqjes dorë lehtë.
Theksi është vënë në faktin që aktiviteti trupor duhet t'i përshtatet çdo personi që të mund të kryhet rregu1lisht dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe të mos nxisë ndjenja që do të shkaktojnë refuzim ndaj ushtrimeve.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Pse disa njerëz nuk i duan aktivitetet trupore
Përherë kur e matni peshën tuaj trupore kujtohuni se kufijtë idealë të peshës dhe masave trupore mund të jenë të ndryshëm. Pesha trupore është e përberë prej 3 masave: masës muskulore, masës dhjamore dhe masës ujore. Të gjitha këto me një fjalë i quajmë peshë trupore. Njeriu mesatar me peshë trupore 75 kg përmban diku rreth 53 kg muskuj, 7 kg ujë dhe 15 kg dhjamë. Ata të cilët merren me ushtrime të fituesit, pra varësisht prej ushqimit dhe stërvitjes, mund të rrisin masën muskulore dhe njëkohësisht të zvogëlojnë masën dhjamore në trup. Pra, nëse një ushtrues fitnesi peshon 75 kg, trupi i tij do të përmbajë 66 deri 70 kg muskuj dhe 5 deri 9 kg dhjamë.
Edhe pse pesha trupore mund të jetë e njëjtë, përqindja e masave trupore është ajo e cila e dallon atë që merret me fitnes dhe atë që rri ulur. Nga ky shembull kuptojmë se kur ushtrojmë fitnes, e rëndësishme është të dimë përqindjen e tri masave trupore e jo vetëm peshën e trupit, sepse nganjëherë edhe pse ushtruesi ka mbipeshë trupore, por ka përqindje të ultë të masës dhjamore, ai mund të ketë formë të mirë të trupit dhe të duket sikur ka peshë mesatare.
Kjo ndodh edhe në të kundërtën; nëse ushtruesi është nën peshë trupore, por ka përqindje të lartë të masës dhjamore, ai mund të duket sikur ka mbipeshë dhe të ketë formën jo të mirë trupore.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ushtrimet trupore dhe sëmundjet e zemrës
» "Shikimi" me rreze X. Disa njerez e kane kete aftesi
» Gjumi ndihmon në kontrollimin e peshës trupore
» Për disa 2011 vit i mbarë dashurie, për disa dështim
» Ushtrimet e rregullta trupore nuk parandalojnë plakjen e muskujve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi