Prokurori kërkon dënim për rastin “Medicus”
Faqja 1 e 1

Katër vjet pas bastisjes “spektakolare” në klinikën private “Medicus” dhe arrestimit e më pas ngritjes së akuzës kundër pronarëve dhe doktorëve të kësaj klinike, prokurori i rastit Jonathan Ratel kërkon dënimin e të akuzuarve sipas ligjit në fuqi.
Prokurori Ratel në fjalën përfundimtare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore ka shfaqur bindjen e tij se provat e siguruara dhe si të tilla të administruara në gjykatë, bëjnë me dije se në klinikën private “Medicus” janë bërë transplantime të veshkave, veprimtari kjo e palejueshme në Kosovë, shkruan gazeta “Zëri”.
“Pas katër vjetësh ndjekje penale dhe dy vjet gjykime, prokuroria paraqet një rast të kompletuar me prova të shumta të bazuara”, ka thënë prokurori Ratel teksa ka shpjeguar historinë e klinikës private “Medicus” që nga fillimi e deri në ditën kur e ka paraqitur fjalën përfundimtare.
“Prokuroria kërkon që të akuzuarit të shpallen fajtorë në secilën pikë të aktakuzës”, ka thënë prokurori special Jonathan Ratel, i cili ka kërkuar dënim për pronarët e klinikës “Medicus”, doktorin Lutfi Dervishi e djalin e tij Arban Dervishi. Këta të dytë së bashku me mjekun Sokol Hajdini akuzohen se në bashkëkryerje janë kryer krim të organizuar e trafikim me njerëz.
Babë e bir akuzohen edhe për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve. Për falsifikim të dokumentit zyrtar është i akuzuar Ilir Rrecaj, ish-ushtrues detyre i sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë. Tërë këta të akuzuar gjatë dy vjet seanca kanë mohuar se kanë kryer transplantime ilegale të veshkave.
Mohimet se ka qenë i involvuar në transplantime i ka paraqitur edhe mjeku Driton Jilta dhe atë deri para dy javësh. Pas ndryshimit të aktakuzës nga prokurori Ratel ku mjekut Jilta i ishte hequr akuza për krim të organizuar e trafikim me njerëz, Jilta i ka pranuar dy veprat e tjera për të cilat akuzohet. Ai ka shpjeguar se çfarë ka ngjarë në klinikën private “Medicus”, ka pranuar se gjatë punës në këtë klinikë ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe ka kryer veprën penale të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.
Jilta ka pranuar ditë më parë se ka asistuar në klinikën “Medicus”, klinikë për të cilën shtatë persona akuzohen se kanë punuar bashkërisht në transplantimin e veshkave.
Pos shtatë personave që gjenden në listën e të akuzuarve, të akuzuar janë edhe mjeku izraelit Moshe Harel dhe ai turk Yousuf Sonmez. Këta të fundit madje janë të akuzuarit kryesorë.
Harel është arrestuar vitin e kaluar në Izrael vetë i dhjeti në lidhje me trafikimin e njerëzve për heqje veshkash në klinikën “Medicus” në Prishtinë. Mjeku turk ndërkaq ndonëse ishte arrestuar në Turqi një vit pas ngritjes së aktakuzës, i njëjti ishte liruar nga autoritetet e atjeshme. Që të dy mjekët akuzohen për trafikim me njerëz dhe krim të organizuar.
Prokurori Ratel do të vazhdojë fjalën e tij përfundimtare edhe gjatë të mërkurës, ndërsa mbrojtja me argumentet kundërshtuese do të paraqitet pas prokurorit.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Masakra e Vidohovës, prokurori kërkon burg përjetë
» Cyrih, prokurori kërkon 20 vjet burg për kosovarin që vrau të dashurën
» Matadori pagoi dënim pse iku nga demi
» Një orë në Prokurori
» “Banda me kallashnikov”, dënim maksimal pesë shqiptarëve në Greqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi