Një orë në Prokurori
2 posters
Faqja 1 e 1
Një orë në Prokurori
“Vajza e njohur për një sërë interpretimesh muzikore dhe videoklipesh ka hyrë në organin e akuzës rreth orës 14:40 dhe mësohet se ka qëndruar për rreth një orë. Këngëtarja është paraqitur në zyrën e prokurorit Enklid Gjini, i cili ushtron detyrën e tij në Sektorin e Hetimit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, linja nr.1 në Prokurorinë e Tiranës. Burimet zyrtare nga organi i akuzës, që i referohen prokurorit në fjalë, thanë dje se Ingrid Gjoni ishte paraqitur në Prokurori për një formalitet. Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se prokurori Gjini nuk e gjykoi të përshtatshme publikimin e shkakut të thirrjes së këngëtares në organin e akuzës, ndaj nuk dha asnjë shpjegim të mëtejshëm.
Burimet e Prokurorisë së Përgjithshme duke iu referuar komunikimit me prokurorin Gjini, thanë se këngëtarja Ingrid Gjoni, ishte thirrur në zyrën e tij për një procedurë normale në punën e Prokurorisë. I kontaktuar direkt nga gazeta, dje në mbrëmje, prokurori Enklid Gjini nuk bëri asnjë koment duke na kërkuar të drejtohemi në Prokurorinë e Përgjithshme. Gazeta “Panorama” kontaktoi më pas me këngëtaren, e cila përmes telefonit konfirmoi se ditën e djeshme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. Ajo është shprehur se ka qëndruar aty për të takuar një mik duke mos dhënë sqarime nëse paraqitja në organin e akuzës ishte me kërkesë të Prokurorisë, apo me dëshirën e saj.
Burimet zyrtare nga institucioni i hetimit konfirmuan dje se këngëtarja e shoqëruar edhe nga një person tjetër, ka qëndruar për rreth një orë në zyrën e prokurorit Enklid Gjini, në katin e dytë të Prokurorisë së kryeqytetit. Ingrid Gjoni është paraqitur në Prokurori rreth orës 14:35 dhe pasi ka marrë kontakt me punonjësit e shërbimit si të gjithë qytetarët e tjerë ka hyrë brenda institucionit. Më pas ajo ka pyetur për zyrën e prokurorit Gjini dhe është paraqitur në zyrën e tij, prej nga ka dalë rreth një orë më vonë. Prokuroria nuk preferoi të bëjë publike nëse këngëtarja është thirrur për t’u pyetur si dëshmitare apo person me dijeni rreth ndonjë dosje penale, që mund të jetë në hetim.
Policia e Tiranës disa muaj më parë deklaroi se këngëtarja kishte qenë dëshmitare gjatë një kontrolli tek një lokal nate pranë stacionit të trenit. Megjithatë këngëtarja hodhi poshtë gjithçka lidhur me këtë episod të referuar nga policia. Prokuroria nuk dha sqarime për statusin me të cilin këngëtarja është thirrur në organin e akuzës.
Panorama

Re: Një orë në Prokurori
per vizite ka qene?
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Prokurori kërkon dënim për rastin “Medicus”
» Masakra e Vidohovës, prokurori kërkon burg përjetë
» Fier, oficeri i policisë rreh kryekomunarin në Prokurori
» Trafiku i organeve, mbërrin në Tiranë prokurori i caktuar nga BE-ja për hetime
» Avokati Gashi: Prokurori synon prishjen e kredibilitetit të Limajt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi