Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Uji për disponim më të mirë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Uji për disponim më të mirë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Uji për disponim më të mirë

2 posters

Shko poshtë

Uji për disponim më të mirë Empty Uji për disponim më të mirë

Mesazh nga Alberti Sat 20 Apr 2013 - 11:37

Uji për disponim më të mirë

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në disponim dhe nivelin e energjisë.
Dehidrimi i organizmit shfaqet pasi që fillon humbja prej vetëm l deri 2 për qind e përmbajtjes së përgjithshme të ujit në të njëjtën kohë kur fillon të shfaqet edhe ndjenja e etjes.
Në studim kanë marrë pjesë dy grupe të testimit të cilët për nevojat e hulumtimit kanë qenë pak të dehidruar gjatë aktivitetit të lehtë ose pushimit. Në një grup kanë qenë femrat, ndërsa në tjetrin meshkujt të cilët u janë nënshtruar një varg testeve kognitive të cilat kanë matur koncentrimin, mësimin, memorien, gjykimin dhe vigjilencën.
Rezultatet e testimit janë krahasuar me rezultatet e fituara kur të anketuarit kanë qenë të hidratuar në mënyrë adekuate. Është treguar se si femrat në krahasim me meshkujt janë më të ekspozuara ndaj ndikimit negativ të dehidrimit.
Dehidrimi i lehtë shkakton dhimbjen e kokës, lodhjen dhe vështirëson koncentrimin. Edhe tek meshkujt edhe tek femrat është vënë re ndjenja e lodhjes, tensionit dhe ankthit, por tek femrat këto simptoma kanë qenë më të shprehura.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se si hidratimi është i rëndësishëm edhe për sportistët profesionistë ashtu edhe për personat që jetojnë me stilin e jetesës ulur dhe këshillojnë që duhet të pini një gotë ujë kur ndiheni të lodhur dhe nervoz.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Uji për disponim më të mirë Empty Re: Uji për disponim më të mirë

Mesazh nga Anakonda Thu 18 Jul 2013 - 19:46

Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë tëpaktën 280 miligram në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë.\
Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka.
Ujë i pamjaftueshëm
Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:
Probleme tretjeje
Lëkure të thate dhe zë të ngjirur
Ngadalësim të organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyçesh
Rritje e toksinave (helmeve) në trup
Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
Dhjamë të tepërt
Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
Kapsllëk të përhershëm
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi