“Filxhani i sat ëme”, Majko e Rusmali sherr tek ‘Ligjet’
Faqja 1 e 1

TIRANE- Ka degjeneruar në sherr dhe fyerje personale seanca e djeshme dëgjimore në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore me dy kandidatët e dekretuar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca. Shqyrtimi i kandidaturave zgjati vetëm pak minuta, pasi opozita i vlerësoi gjyqtarët si të papërshtatshëm.
Nga ana e tij kreu demokrat i komisonit, Ilir Rusmali, duke parë se asnjë prej deputetëve të pranishëm në mbledhje nuk u drejtoi pyetje kandidatëve kaloi tek çështja tjetër e rendit të ditës duke i konsideruar si të miratuara me konsensus dekretet e Presidentit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit socialist, Pandeli Majko, i cili ka kërkuar që dy kandidatët Thanza e Ndreca të kaloheshin për votim. “Do t’i kaloni në votim? Më falni zoti kryetar dua fjalën Për procedure. Mesa di unë dekretet hidhen në votë. A u hodhën në votë dekretet? Për çfarë jeni këtu? Duke bërë ‘gola’ apo duke kaluar dekretet e Presidentit të Republikës? Po lerini tani këto komedira. O bëni këtu procedurën siç është për t’u bërë, bashkë me diskutimet përkatëse ose mos u bëni qesharakë fare”, - u shpreh Majko. Ndërkohë kryetari demokrat i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, ironizoi qëndrimin e Majkos, duke thënë se “nuk shoh filxhanin e Pandit kur doni të votoni ju”. Kaq ka mjaftuar që deputeti socialist t’i përgjigjej: “filxhani i sat ëme. S’keni turp, e quani të miratuar pa hapur votimin”. Nga ana e tij Rusmali replikoi duke thënë se “për procedurë kandidatët u votuan me konsensus. Z.Majko ju tërheq vëmendjen! Po prishni qetësinë dhe punën e komisionit. Ore mbaj veten ore. Kujdes ti ore me fjalorin! Mbaj veten dhe qetësohu se është turp për një ish-kryeministër të përdorë fjalë të pista dhe të ndyra në komisioni”, - tha Rusmali.
OPOZITA
Admir Thanza dhe Tom Ndreca janë dy kandidaturat që pritet të zëvendësojnë në këtë post Besnik Imerajn dhe Gani Dizdarin të cilët kaluan tek Gjykata Kushtetuese. Nishani dekretoi dy emrat të premten. Admir Thanza ka qenë anëtar i gjykatës Kushtetuese, ndërsa Tom Ndreca është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë që e ushtron prej 16 vitesh. Menjëherë pas shpalljes së dekreteve të kreut të shtetit, lideri i opozitës reagoi në “Twitter” duke ironizuar vendimin e Nishanit. Sipas tij, Presidenti duhej të kishte shpërblyer edhe gjyqtaren tjetër, Sashenka Jonuzi, e cila sëbashku me Tom Ndrecën u akuzuan ashpër nga Partia Socialiste për rolin e tyre, si pjesë e trupës së gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor që morën vendimin për zgjedhjet e 8 Majit për Bashkinë e Tiranës. “O President mos harro Sashenkën se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës që Tomën ta shpërbleni e Sashenkën jo!”, - ka shkruar Rama.
DEBATET RUSMALI-MAJKO NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE
ILIR RUSMALI: Pyetje nga kolegët ka? Diskutime? Nuk ka pyetje atëhere do të thotë se kjo pjesë e rendit të ditës mbaroi. Ndaj dhe unë ju uroj suksese kandidatëve në votimin që do zhvillohet në Kuvend
PANDELI MAJKO: Do t’i kaloni në votim? Më falni zoti kryetar dua fjalën Për procedure. Mesa di unë dekretet hidhen në votë. A u hodhën në votë dekretet? Për çfarë jeni këtu? Duke bërë “gola” apo duke kaluar dekretet e Presidentit të Republikës? Po lerini tani këto komedira. O bëni këtu procedurën siç është për t’u bërë, bashkë me diskutimet përkatëse ose mos u bëni qesharakë fare.
ILIR RUSMALI: Ose u zgjuan tani nga gjumi ose ju pickoi dikush…
PANDELI MAJKO: Kujdes me fjalorin ti!
ILIR RUSMALI: Historia është shumë e thjeshtë, kërkova të bënit pyetje, nuk kishit pyetje, do të thotë që ishit të bindur. Kërkova të bënit diskutime, nuk kishit diskutime. Tani kaluam tek pika tjetër e rendit të ditës. Se çfarë ndodhi ndërkohë, vetëm z.Majko e di.
PANDELI MAJKO: Mund ta marr fjalën?
ILIR RUSMALI: Jo nuk mund ta marrësh fjalën.
PANDELI MAJKO: Për procedurë do votohen dekretet e Presidentit?
ILIR RUSMALI: Për procedurë u votuan me konsensus..
PANDELI MAJKO: Çfarë thua mo kalama, po si nuk të vjen turp..
ILIR RUSMALI: Jepni llogari atje ku duhet të jepni llogari. Ose zgjohuni…
PANDELI MAJKO: Po shko more, të të vijë turp të të vijë..
ILIR RUSMALI: Unë nuk ja u ngre me zor dorën për të votuar. Keni mendjen dhe turp t’ju vijë juve!
PANDELI MAJKO: Ku e keni konsensusin more? Kur u hodhën në votë?
ILIR RUSMALI: Incident nuk më krijoni dot. Unë...
PANDELI MAJKO: Këta të dy (kandidatët) janë të mbaruar more, si mund t’i votojmë ne këta?
ILIR RUSMALI: Komisioni dhe puna parlamentare ka rregulla. Kur vijmë në mbledhje për të trajtuar rendin e ditës nuk lexoj as filxhanin e Pandit...
PANDELI MAJKO: Filxhanin e sat ëme, kujdes fjalorin me mua. Të të vijë turp të të vijë, karagjoz!
ILIR RUSMALI: Unë ju jap mundësinë të flisni opinionin tuaj në mbledhje...
PANDELI MAJKO: Mos më fol më mua si karagjoz ti ore, more vesh!
ILIR RUSMALI: Mblidhni veten se nuk jeni në terezi!
PANDELI MAJKO: Për procedurë e kam unë fjalën. Unë mendoj që duhet hedhur në votim...(Ilir Rusmali i pret fjalën)
ILIR RUSMALI: Kërkesa proceduriale u mor në konsideratë. Majko kërkon të kthehet tek pika e parë e rendit të ditës. Unë jam kundër. Ju propozoj ta hedhin në votim? Pro? Kundra? Rrëzohet kërkesa e z.Majko!
PANDELI MAJKO: Ky është turp mo..
ILIR RUSMALI: Zoti Majko ju tërheq vëmendjen! Po prishni qetësinë dhe punën e komisionit....ore mbaj veten ore...
PANDELI MAJKO: Kujdes me fjalorin ti! Kaq po të them! Më tregon ti mua filxhanin e kafes
ILIR RSUMALI: Kujdes ti ore me fjalorin! Mbaj veten dhe qetësohu se është turp për një ish-kryeministër të përdorë fjalë të pista dhe të ndyra në komisioni...
PANDELI MAJKO: Mbylle mor gojën..
ILIR RUSMALI: Turp të të vijë! Me fjalë të ndyra në komision. Ish-kryeministër i këtij vendi...
PANDELI MAJKO: Turp të të vijë ty..
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Similar topics
» Majko: Meta në Serbi, vizitë e gabuar në moment të gabuar
» Ligjet, shqyrtohen nismat e PS-se
» Ligjet, shqyrtohet nisma e PS-se
» Sherr mes dy policëve për një vajzë
» Ligjet më të çuditshme në botë
» Ligjet, shqyrtohen nismat e PS-se
» Ligjet, shqyrtohet nisma e PS-se
» Sherr mes dy policëve për një vajzë
» Ligjet më të çuditshme në botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi