Majko: Meta në Serbi, vizitë e gabuar në moment të gabuar
Faqja 1 e 1

Me vizitën e tij në Serbi, ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta i shërbeu interesave serbe në një moment të rëndësishëm për fatet e Kosovës thotë ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko. “Vizita e gabuar në momentin e gabuar”, e quajti Majko vizitën e Metës në Beograd.
“Kjo vizitë e gabuar në kohën e gabuar në thelb i shërben Beogradit. Aktualisht Shqipëria nga kjo vizitë nuk ka fituar asnjë gjë. Kjo është vizitë e gabuar, në kohë të gabuar. Në një mënyrë a në një tjetër e ka ndihmuar Beogradin, të paktën në perceptim të shfaqet si një qendër e rëndësishme përsëri e vendimmarrjes ballkanike”, ka thwnw Majko.
“Kjo vizitë e gabuar, në kohë të gabuar realisht krijon telashe, probleme, keqintepretim dhe një perceptim negativ. Unë jam i bindur jo vetëm brenda Shqipërisë po dhe jashtë asaj. Serbia pas kësaj vizite bëhet dhe më e besueshme në qëndrimin e ashpër karshi Kosovës. Merr një fizionomi dhe më rajonale duke e përdorur këtë mbikalim që diplomacia shqiptare i bën Kosovës”, tha Majko.
Për vizitën e Metës në Serbi, Majko sheh me dyshim trajtimin e Kosovës si një çështje të thjeshtë, ndërsa njëkohësisht tha ai na del në pah një minoritet serb i paqenë ndonjëherë në Shqipëri.
“Për fat të keq, diplomacia shqiptare çështjen e Kosovës dhe gjatë kësaj vizite e ka trajtuar si një çështje ku palët nuk bien dakord, a thua se çështja e Kosovës është si çështja e emrit të Maqedonisë në marrëdhëniet me Greqinë. Me një naivitet politik hapen diskutime që kanë të bëjnë me çështjen e ekzistencës së një minoriteti serb në Shqipëri. Minoritet serb nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë. Mund të jetë një gango që ka ardhur e po bën namin këtu, dhe që emrin e ka Fazlic”, vijon Majko.
Ish kryeministri vërejti sjelljen inferiore të ministrit të Jashtëm Ilir Metës në Serbi, i cili fliste për të ardhmen e Ballkanit në Evropën e Bashkuar, ndërkohë që serbët vazhdojnë t’i qëndrojnë agresive në interesin e tyre kombëtar.
“Ideja se kjo është një diplomaci që na çon drejt Brukselit, se do të uli tensionet, se do të shmangi një përplasje në vazhdim brenda Kosovës...ai që e njeh politikën serbe, e kupton politikën serbe e di shumë mirë se nëse do të duhet respektuar në një gjë politika serbe nuk janë mënyra se si ajo të ofron protokollin për të pritur kur ka interes dhe nevojë. është politikë e Beogradit që pranon që Kosova të mos jetë në asnjë tavolinë, në mes të Tiranës, delegacioni i Serbisë u largua kur ministri i Kosovës morri fjalën”, përfundoi Majko.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Meta niset për një vizitë zyrtare në Slloveni
» “Filxhani i sat ëme”, Majko e Rusmali sherr tek ‘Ligjet’
» Vizitë në Kamin e harruar
» Presidenti i BE-së, vizitë në Ballkan
» Vizite ne kryeqytetin e ri te Australise, Canberra!(Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi