Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite

2 posters

Shko poshtë

NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite  Empty NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite

Mesazh nga An0nim Tue 11 Jun 2013 - 0:03

NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite  1370940456-stuhi_diellore_2_vjet_pa_drite
NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite

ARTIKUJ TE TJERE



"Një stuhi diellore rrezikon ta lërë Tokën në terr për 2 vjet, jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe të gjithë pjesën tjetër të vendeve evropiane dhe vendeve aziatike". Alarmi vjen nga Administratori i Përgjithshëm i NASA-s, Charles Bolden, bëjnë të ditur mediat amerikane. Ai thotë se “një stuhi e tillë e fuqishme diellore mund të jetë shkatërruese në Tokë, ashtu si dhe intensifikimi i fenomeneve atmosferike të tilla si tornadot dhe katastrofat natyrore në përgjithësi.

“Në këtë pikë, - vijon z.Bolden, - unë mendoj se ka ardhur koha që të marrim masa të forta parandaluese për t'u marrë me këtë lloj fenomeni”. Kjo deklaratë është bërë publikisht nga administratori i NASA-s Charles Bolden gjatë një forumi diskutimi mbi ngjarjet ekstreme që shkaktohen nga hapësira.

“Një stuhi e fuqishme diellore në fakt, do të jetë në gjendje të lërë në errësirë gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një ose dy vjet në errësirë, duke shkaktuar dëme të mëdha për popullsinë. Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, centralet bërthamore, satelitët dhe strukturat e tjera duhet të jenë të mbrojtura absolutisht nga ky lloj fenomeni”, - ka thënë Bolden.

Tani, një tjetër mesazh shumë i rëndësishëm është drejtuar për të gjithë dhe jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për vendet europiane ku ndodhen infrastruktura më të rrezikuara në këtë drejtim. Nga ana tjetër, pritet të ngrihet një komision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për rrezikun dhe kontrollin e fenomeneve të hapësirës.

"Duke punuar së bashku, mund të shpëtojmë jetën e shumë njerëzve”, - ka deklaruar dr. Bolden
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite  Empty Re: NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite

Mesazh nga Anakonda Fri 30 May 2014 - 7:01

Toka zhytet në errësirë për shkak të ngrohjes globale
NASA paralajmeron stuhi diellore, Toka ne erresire per 2 vite  0268-300x202
Për shkrirjen e akujve të Arktikut dhe reduktimin e sasisë së dritës diellore në “planetin blu” është fajtore vetë Toka. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët nga SHBA-ja.
Ekspertët, siç njoftohet, kanë analizuar të dhënat e fotove të bëra nga satelitët. Është gjetur se gjatë disa viteve të fundit planeti ynë po e humbet me shpejtësi albedo (aftësinë për të reflektuar dritën).
Kur në Arktik shkrijnë akujt, uji ose dheu reflekton më pak dhe thith më shumë ngrohtësi. Përveç kësaj, ajri arktik nuk transferon ngrohtësinë nga sipërfaqja në shtresat e sipërme të atmosferës.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi