Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kutite e para, e djathta ne avantazh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kutite e para, e djathta ne avantazh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kutite e para, e djathta ne avantazh

2 posters

Shko poshtë

Kutite e para, e djathta ne avantazh Empty Kutite e para, e djathta ne avantazh

Mesazh nga WebMaster Mon 24 Jun 2013 - 1:21

Rozeta Rapushi
Vetem ne oret e para te mengjesit te dites se sotme mundi te nise procesi i numerimit te votave, ku nisi dhe perpunimi per rezultatin e votimit. Nga numerimi i votave i realizuar ne kutite e para ne qarqet kryesore te vendit, vihet re nje epersi ne vota te Aleances per Punesim, Mireqenie dhe Integrim (APMI), te kryesuar nga kryeministri Sali Berisha aktualisht ne pushtet. Nje epersi e tille, u vu re ne rezultatet e para zyrtare te publikuara ne monitorin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), nga ku rezultonte se ne kutite e numeruara, votat me te shumta ishin per koalicionin e djathte. Me konkretisht, ne Lezhe, ne kater kutite e para te numeruara nga 168 ne total, rezultoi kryesuese aleanca e djathte APMI me 56.75% kundrejt aleances se majte ASHE me vetem 43.25% te votave. Po keshtu, nje diference te konsiderueshme e djathta pati ne Kukes ne hapjen e pese kutive te para, nga ku AMPI rezultonte fituese me 55.83%, ndersa e majta me 33%. E njejta gje u vu re edhe ne Gjirokaster. Nga hapja e dy kutive te para te votimit nga 237 qe ky qark ka ne teresi rezultoi se e djathta eshte ne avantazh me 62.33% perballe aleances se majte me 33.63% te votave. Epersi e djathta pati edhe ne Tepelene, ku nga tre kutite e para te hapura PD kishte 175 vota, ndersa PS 134 vota. E majta, ne kutite e para te hapura dhe te numeruara ne mengjesin e sotem rezultonte se kryesonte ne Qarkun e Beratit. Ne pese kutite e para te numeruara ne kete qark, ASHE mori 58.49% te votave ndersa APMI 41.51% te votave. Procesi i votimit ne rang vendi nisi me vonese pothuajse ne cdo zone. Ndonese kutite e votimit u administruan menjehere pas mbylljes se procesit te votimit, vetem ne minutat e para te dites se sotme, nisi te behej numerimi per kutite e para. Nderkohe qe zyrtarisht procesi i votimit perfundon ne oren 19:00. Por pati edhe nga ato KZAZ te cilat vendosen qe te nisin sot procesin e numerimit te votave, disa per shkak te lodhjes te tjere per shkak te problemeve ne zona, sic ndodhi edhe ne nje KZAZ ne Gjirokaster. Procesi i numerimit do te vijoje pergjate ketyre diteve dhe nuk pritet qe te perfundoje diten e sotme. Ky proces ka kerkuar gjithnje me shume kohe se ajo e parashikuar ne ligj, Kodin Zgjedhor. Ne procesin e djeshem zgjedhor, nga ku do te dale edhe perberja e Kuvendit te ri, sipas te dhenave te Ministrise se Brendshme, rezultonin rreth 3.3 milione persona me te drejte vote. Ushtrimi i te drejtes se votes, bazuar ne vendimet e KQZ –se u ushtrua ne 5508 Qendra Votimi te shperndara ne te gjithe territorin e vendit. Nderkohe qe mbi nente mije vezhgues u angazhuan per te mbikeqyrur procesin zgjedhor ne Shqiperi. 

Rezultatet e kutive te para te numeruara 

Tepelene 

3 kuti, PD 175 vota, PS 134, LSI 7 

Has 

5 kuti, 659 vota e djathta, 406 e majta 

Lezhe, Balldre 

3 kuti, 71 vota PD, 43 PS 

Lezhe 

4 kuti nga 258, E djathta 56.75 per qind, e majta 43.25% 

Gjirokaster 

2 nga 237 kuti votimi, e djathta 62.33 per qind, e majta 33.63 per qind 

Kukes 

5 kuti nga 168, e djathta 55.83 per qind, e majta 33 per qind 

Berat 

5 kuti, ASHE 58.49 per qind, APMI 41.51 per qind 





Hasi dhe Korca te paret qe nisen numerimin e votave 

Hasi dhe Korca jane qytetet e para qe nisen dje procesin e numerimit te votave. 

Te dhenat e para zyrtare, bene te ditur se keto dy qytete nisen me heret nga i gjithe vendi procesin e numerimit te votave. Proces qe ne baze te ligjit, nisi menjehere sapo u dorezuan kutite e votimit. Ne Korce nisi numerimi i votave ne KZAZ numer 70. Nderkohe qe perfundoi procesi ka perfunduar procesi i dorezimit te kutive te votimit ne Fier, ne Berat, ne Vlore ku jane dorezuar ne VNV kutite e 275 Qendra
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kutite e para, e djathta ne avantazh Empty Re: Kutite e para, e djathta ne avantazh

Mesazh nga An0nim Mon 24 Jun 2013 - 3:23

Rezultatet sipas qarqeve, numërohen 29% e votave. Koalicioni i majtë vazhdon në avantazh
UPDATE- Sipas te dhenave me te fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në të gjithë vendin janë numëruar 29% e votave.
Deklarata eshte bere gjate nje komunikimi me median nga ana e zedheneses se KQZ, Drilona Hoxhaj. Ajo ka njoftuar vetem ecurine e procesit te numerimit ne rang vendi, duke u ndalur ne cdo KZAZ, pa dhene asnje te dhene rreth perkatesise se votave.
Nderkohe qe eshte mbyllur ky proces ne keto qendra votimi,  rezultatet gjithnje paraprake flasin per avantazh te koalicionit te majte. 
Tiranë, 233 / 1422 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 42078
Koalicioni i  djathtë 30129
AK 868 vota
FRD 1723 vota

Korçë
, 236 / 447 kuti të numëruara

koalicioni i majtë 45 835 vota
koalicioni i djathtë 31 047 vota
AK 134 vota
FRD 700 vota
 
 
Gjirokastër 40 / 237 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 471539 vota
koalicioni i djathtë 2092 vota
AK 5 vota
FRD 34 vota
 
Fier, 130 / 576 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 28 477  vota
koalicioni i djathtë 13 857 vota
AK 213 vota
FRD 650 vota
Dritan Prifti 2.87 %
 
Shkodër, 120/ 417 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 18 977 vota
koalicioni i djathtë 14058 vota
AK 112 vota
FRD 598 vota
 
Lezhë, 104 / 258 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 14 267 vota
koalicioni i djathtë 12445 vota
AK 85 vota
FRD 275 vota
 
Elbasan, 108/ 540 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 21 547 vota
koalicioni i djathtë 15 155 vota
AK 160 vota
FRD 626 vota
 
Kukës 119/169

koalicioni i majtë 10130 vota
koalicioni i djathtë 18 060 vota
AK 56 vota
FRD 199 vota
 
Dibër, 91 /264 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 13 729 vota
koalicioni i djathtë 11 634 vota
AK 118 vota
FRD 628 vota
 
Durrës, 83 /444 kuti të numëruara
koalicioni i majtë 15 498 vota
koalicioni i djathtë 13 372
AK 191 vota
FRD 755 vota
 
Berat 87/302 të numëruara
Koalicioni i majtë 25860
Koalicioni i djathtë 9541
FRD 204
AK  101
 
Vlorë, 130 / 432
koalicioni i majtë 26 223 vota
koalicioni i djathtë 12 148 vota
AK 261 vota
FRD 469 vota
Arben Malaj  932 vota
/Panorama
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi