Kosova e Çekia diskutojnë memorandumin e mirëkuptimit në shëndetësi
Faqja 1 e 1

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka diskutuar të martën me ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, dhe një delegacion të lartë të ekspertëve të fushës klinike dhe të menaxhmentit shëndetësor draftin e memorandumit të mirëkuptimit që pritet të nënshkruhet midis dy shteteve.
Krahas këtij diskutimi që pritet të çojë te nënshkrimi i memorandumit, ekspertët klinik dhe ata të menaxhmentit shëndetësor, kanë mbajtur të hënën në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës ligjërata lidhur me sistemin e mbrojtjes shëndetësore dhe mënyrat e financimit të tij, në të cilat kanë qenë të pranishëm menaxherë të institucioneve shëndetësore, mjekë e teknikë, derisa këto ligjërata e diskutime janë ndjekur përmes Telemjekësisë edhe nga Spitali Regjional i Mitrovicës, Prizrenit e Gjakovës.
Ekspertët çek kanë shpjeguar mënyrat e ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm financiar në shëndetësi dhe kanë folur për përvojat e shtetit të tyre në ngritjen e sistemit të sigurimeve shëndetësore.
Në Qendrën e Telemjekësisë, ambasadorja Hrebickova ka shquar bashkëpunimin e mirë në shëndetësi midis dy vendeve, ndërsa zëvendësministrja Mybera Mustafa, ka falënderuar shtetin çek për asistencën që i ka dhënë shëndetësisë, sidomos kohët e fundit dhe për projektet e përbashkëta që pritet të realizohen.
Ekipi i ekspertëve nga Republika e Çekisë do të qëndrojnë edhe të mërkurën në Kosovë, me ç’rast do të mbajnë edhe dy ligjërata të tjera: e para për regjistrimin dhe distribuimin e barnave ndërsa e dyta për menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Shëndetësi/Rrezatimi i diellit mbron nga sëmundjet
» Sejdiu e Haradinaj diskutojnë për gjendjen aktuale në Kosovë
» Kosova...!
» Kjo eshte Kosova...
» Kosova dhe bukurit e saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi