Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi?

2 posters

Shko poshtë

Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi? Empty Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi?

Mesazh nga WebMaster Sun 30 Jun 2013 - 23:44

Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi? Aishe-vata

A ju kujtohet ajo poezia e Cajupit- Ku eshte balta me e embel se mjalta? Ne Shqiperi. Nje pyetje tjeter kisha une – Ku eshte  jeta e nje gruaje (nene) me e parendesishme se ajo e nje insekti? Nuk eshte pyetje kuici as poezi e atdhetareve, eshe realiteti jone i hidhur zeher. Shqiperia ky vend i bukur ne mes te Europes (gjeografikisht), vendi qe sapo mori statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian, eshte vendi ku grate vriten, copetohen, shqyhen, u keputen kokat si te ishin kukulla, si te mos ishin prej verteti, sikur mos te merrnin fryme dhe mos ti rrihte zemra bash ashtu si burrave. 
 
Na llahtarise o Shqiperi, na llahtarise o shtet, na llahtariset o burra. Ku e keni bre ate burreri me te cilen keni shekuj qe mburreni, e ku qendron burreria xhanem? Apo ne aftesite e kasapit qe shfaqni kur prisni koka grash? Po c’behet keshtu o Shqiptare, ngado qe kthej faqet e gazetave e stacionet e televizorit shoh filma horror me gra-femije, gra-nena, gra-shtatzane qe gjendet fushave diku koka e diku trupi, qe gjenden kazaneve te plehrave te ngrena nga qente. E me pas cfare...me pas familja ne emer te nderit as nuk i varros e as nuk i ben nderet e fundit. Me duket sikur jetoj ne nje planet paralel te mbetur shekuj drite pas ne histori. Me duket sikur jetoj ne kohen e kryqezatave ku grate digjeshin ne turren e druve si shtriga...ah po ne ate kohe digjeshin dhe burrat, krahasim i gabuar. 
 
Nuk di te shpreh dhimbjen, indinjaten , zemerimin, nuk di...oh zot pse linde femra ne Shqiperi? Si te mos mjaftoje kjo urrejtje patologjike ndaj grave, urrejtje e njerezve te semure, e burrave te cburrezuar, ne i vrasim e rivrasim si shoqeri, si opinion, i masakrojme e i rimasakrojme pafundesisht ne nje rreth vizioz qe nuk i gjendet fillimi e fundi. I perflasim neper media, stisim e thurrim abuzime moraliste, histori roze e vishnje pa fund, i pergojojme neper kafene dhe se fundmi i varrosim pa nder e me trup. 
 
Po ku jane keta ‘kasape’ xhanem? Kush i kapi, kush i denoi. Ku je o shtet, o e drejte se po te vrasin e masakrojne grate! Cuditerisht ne shume raste (ose me sakte ne rastet kur jane kapur) kasapet kane qene pleq 90 vjecare, qe mbase dhe jane, dhe jo aq cuditerisht jane lene te lire (arrest shtepie) se helbete jane shume pleq per te perballuar burgun packa se jo per te prere koka. Dhe historite vazhdojne te perseriten por me intensitet te shtuar. 
 
Se fundmi u vra Aisha, 18 vjec, i ishte prere koka, ishte shtatzane, vrasesi i deklarar 82 vjec; U vra Kozeta, U vra Erieta u vrane shume gra pa emer, u hodhen kanaleve, urave, fushave, kazaneve me plehra. U vra Eliverta (ah jo kjo nuk quhet se kjo ‘e meritonte’ – a nuk te vjen te ulerasesh?). Bucojne mediat 3-4 dite e me pas mirepritet historia e radhes. Ndodh, ralle, qe situata del nga shinat, prishet rregulli, ekuilibri - ndodh qe femra vret ‘kasapin’ dhe atehere oh atehere behet nami... kemi lajm, se eshte dicka ndryshe! Atehere ate te gjoren e fusim ne burg, e gjykojme, e pergojojme, i kushtojme emisione ne prime time e analiza psikologesh (se helbete eshte e cuditshme qe skemi koken e saj ne fushe dhe trupin ne kanal), nderkohe qe nuk ka etike ne bote qe te permbaje eksitimin e gazetave per thashethem me keq se plakat e lagjes. Ja qe ndodh qe ka dhe Nazime e qe uroj me gjithe shpirt (duke lene menjane arsyen se nuk ka me arsye e llogjike per ate qe na degjojne veshet e na shohin syte cdo dite)  qe te kete me shume Nazime ne kete vend ku femra do ishte me mire mos te kishte fare!(Infoalbania)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi? Empty Re: Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi?

Mesazh nga Anakonda Wed 3 Jul 2013 - 4:13

hmmmm kta nuk e di ska fjal qe me pershkrujt gjendjen emocionale e mendore
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi