Matematika, rekord kopjacesh
3 posters
Faqja 1 e 1
Matematika, rekord kopjacesh
[You must be registered and logged in to see this image.]
Nëse provimi i Letërsisë u mbyll me 70 maturantë kopjacë, ata të Matematikës kanë qenë shumë më tepër se kaq. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur për plot 300 maturantë të cilët deri tani konsiderohen si të dyshuar për kopje. Fatmir Vejsiu konfirmon numrin e lartpërmendur duke thënë se këto fletë të dyshuara tashmë janë ndarë veç dhe do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm i ngritur nga MASH. Në rast se kopjet vërtetohen, Vejsiu pohon që do të ketë penalizime për ushtrimin përkatës. “Në provimin e dytë të Maturës Shtetërore janë veçuar rreth 300 teste të maturantëve që dyshohen se mund të kenë kopjuar në provim. Komisioni i ngritur në MASH do të verifikojë nëse maturantët kanë kopjuar apo jo.
Vetëm në rast vërtetimi do të ketë penalizime.” Të gjithë ata maturantë që nuk kanë gjetur emrin e tyre në listën e notave të Matematikës që doli fundjavën e kaluar, tani e kanë të qartë se fleta e tyre është një prej 300 të dyshuarave për kopje. Deri tani nuk dihet nëse fati i tyre është penalizmi me notën 4 për të gjithë testin apo penalizmi vetëm për ushtrimin që rezultohet të jetë i kopjuar. Në lidhje me masat ndëshkuese, Ndriçim Mehmeti shefi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Ministrinë e Arsimit, është shprehur në media se në bazë të rregullores, tezat e maturantëve që do të klasifikohen si kopje nga ekspertët e MASH, do të përjashtohen nga gara për në universitet dhe do t'u nënshtrohen sërish provimeve të maturës vitin që vjen.
"Me urdhër të ministrit të Arsimit është ngritur komisioni që do të verifikojë testet e dyshimtë dhe janë ekspertët e MASH që përbëjnë këtë komision, ata që do të përcaktojnë nëse këto teste do të klasifikohen si kopje. Në rast se konfirmohet kopjimi, atëherë maturantët do të penalizohen në bazë të rregullores së Maturës Shtetërore, e cila parashikon se ata përjashtohen nga procesi i maturës për këtë vit", - tha Mehmeti./shqiperia.com

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Matematika, rekord kopjacesh
Kjo eshte per te ardhur keq,ne menyre te drejtperdrejt sjell rrenimin e sistemit arsimor,konkretisht nxenes me mesatare te ulet gjimnazi ,kopjon hapur ne provimet e matures dhe rezultati del paradoksal,jam skandalizuar kur kam pare ne fakultetin e drejtesise dhe ekonomis studentet e rinj qe erdhen vitin e kaluar ,nje pjes e mir e tyre rezultonin me mesataren 5 . Termi 'merite preferenc' do vij nje dite ku do mbesi thjesht utopi.
Re: Matematika, rekord kopjacesh
e vertet qe kan kopju madje kan dalk me mir ata qe gjith vitin kan qen me 5 sesa me 10.cfar nuk than qe do merren masat e asgje su morr jam dakord me parafolsen se ku do shkojm nje zot e di eh rinia sotme riniasotme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kuriozitete nga matematika...
» Matematika dhe llogjika e saj!
» Matematika dhe Historia e saj
» Thënie nga Matematika
» Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte
» Matematika dhe llogjika e saj!
» Matematika dhe Historia e saj
» Thënie nga Matematika
» Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi