Greqi, operacioni më i madh i 10-vjeçarit: Mijëra të armatosur përballë 6 shqiptarëve
Faqja 1 e 1
Greqi, operacioni më i madh i 10-vjeçarit: Mijëra të armatosur përballë 6 shqiptarëve
Frika më e madhe e policisë greke, nëse Marion Kola dhe të arratisurit e tjerë kanë kaluar kufirin greko-shqiptar
Pa rezultat ka qenë deri më tani operacioni gjigand i policisë greke në zonën e Paramithias, pranë kufirit greko – shqiptar, për kapjen e shqiptarëve të arratisur, të cilët qëlluan mbi makinën e policisë në një postbllok në Arta, vodhën dy makina të cilat i braktisën dhe ka mundësi të kenë përdorur edhe një motor, i cili u denoncua i vjedhur ditën e djeshme.
Policia është ngritur në këmbë dhe “ka krehur” zonën gjatë gjithë natën nga Preveza, Thesprotia, Janina e deri në Paramithia e Filat. Ata kanë përdorur deri në kamera termike, por nuk kanë gjetur gjë. Ndërkohë kanë kryer shumë arrestime shqiptarësh që janë gjetur duke lëvizur në zonë.
Fakti që nuk kanë arritur dot të vijnë në gjurmët e të arratisurve, i ka shqetësuar autoritetet vendase. Sipas gjasave, shqiptarët po përpiqen të hyjnë në tokën shqiptare dhe lëvizjet e tyre tregojnë se e njohin mirë zonën.
Operacioni policor i 10-vjeçarit
Mund të quhet pa dyshim operacioni më i madh që ka ndërmarrë Policia Greke gjatë 10-vjeçarit të fundit. Ka ndërtuar dhjetëra postblloqe, ka mbyllur “hermetikisht” kufijtë, ka nxjerrë edhe dy skuadra speciale të policisë. Pra, thënë me fjalë të tjera janë mijëra policë të armatosur përballë 6 shqiptarëve të arratisur.
Analistët përpiqen të deshifrojnë lëvizjet e Mario Kolës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sipas informacioneve, nga momenti që ata vranë policin në Distomo, mendimi i parë i tyre ishte që të largoheshin nga vendi. 36-vjeçari Mario Kola ka krah të djathtë Ilir Kupën dhe me ndihmën e Pëllumb Klementit dhe Admir Muratit u përpoqën që të largoheshin drejt Shqipërisë që ditën që vodhën nga banka e Larisës 1.2 milion euro.
Pas vrasjes së dy prej të arratisurve, policia besoi se i kishte izoluar, pa i kushtuar shumë vëmendje aftësive të Kolës për të çarë bllokun e policëve. Gjithashtu, bëhet me dije se për plot 20 ditë shqiptarët e arratisur nuk i kanë hapur celularët e tyre, pasi e dinë që nëse do të bëjnë gabim të tillë, do të zbulohet vendi ku ndodhen.
Policia ka marrë në pyetje gjithë të afërmit dhe miqtë e gjashtë të arratisurve, jo vetëm për të mbledhur informacione, por edhe për të mos i lejuar ata që t’i ndihmojnë.
“Misterin” me se ushqeheshin, policia e zgjidhi pasi mësoi se 6 të arratisurit vidhnin ushqime nga shtëpitë e fshatrave ku kalonin.
Tashmë duket akoma më qartë se të arratisurit duan me çdo kusht që të hyjnë në Shqipëri, pasi situata bëhet çdo ditë e më kritike për ta. /alb-observer.com/
An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Greqi, operacioni më i madh i 10-vjeçarit: Mijëra të armatosur përballë 6 shqiptarëve
Mediat greke: Ky është “truri” i shqiptarëve të arratisur që kërkon me çdo kusht policia
Vrasja e dy shqiptarëve të arratisur ka qenë në epiqendër të mediave greke ditën e sotme. Operacioni i policisë ditën e djeshme është vlerësuar nga ministri i Rendit, ndërkohë që mësohet se edhe dy shqiptarët e tjerë të arratisur janë të izoluar në zonën malore të Evritanisë dhe kapja e tyre është çështje orësh.
Burime mediatike të shtetit fqinj bëjnë me dije se “truri” i shqiptarëve të arratisur që kërkon me çdo kusht policia greke, është Marion Kola.
Ndërkohë mësohet se policia do të ndërmarrë natën e sotme një operacion gjigand për kapjen e të arratisurve. /alb-observer.com/
Vrasja e dy shqiptarëve të arratisur ka qenë në epiqendër të mediave greke ditën e sotme. Operacioni i policisë ditën e djeshme është vlerësuar nga ministri i Rendit, ndërkohë që mësohet se edhe dy shqiptarët e tjerë të arratisur janë të izoluar në zonën malore të Evritanisë dhe kapja e tyre është çështje orësh.
Burime mediatike të shtetit fqinj bëjnë me dije se “truri” i shqiptarëve të arratisur që kërkon me çdo kusht policia greke, është Marion Kola.
Ndërkohë mësohet se policia do të ndërmarrë natën e sotme një operacion gjigand për kapjen e të arratisurve. /alb-observer.com/
An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Greqi, shkatërrohet organizata e drogës, pranga dy shqiptarëve
» Skandal në Greqi shqiptarëve u hiqet apandesiti i shëndoshë
» Skandal në Greqi shqiptarëve u hiqet apandeciti i shëndoshë
» “Banda me kallashnikov”, dënim maksimal pesë shqiptarëve në Greqi
» Laç, përplasje e armatosur, tre të vdekur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi