Vrasja me silenciator, i ati: Mondi i ndershëm, punoi 14 vjet shofer në kryeministri
Faqja 1 e 1

TIRANE - Ende nuk kam marrë përgjigje se kush më vrau djalin e parë… Kërkoj vetëm drejtësi…". Është vdekja e dytë në familjen Dervishi dhe të gjithë e kanë të pamundur që të mbajnë lotët. Me mjekrën që i dridhet, babai i Edmond Dervishit, 49-vjeçarit që u ekzekutua dy ditë më parë në kryeqytet, rrëfen momentin e parë kur mësoi lajmin e vrasjes së djalit të tij të dytë. "Sapo pashë emrin në televizor, dola me vrap në rrugë", pohon 77-vjeçari, Gëzim Dervishi. Ai nuk ka asnjë dyshim se përse mund të jetë vrarë djali i tij, por di vetëm që asnjëherë Edmondi nuk ka qenë i përfshirë me bandat apo edhe botën e krimit. Më shumë nga të gjithë, vdekjen e 49-vjeçarit e ka përjetuar mbesa e tij, Enxhi, e cila që nga vdekja e babait të saj në 1997, Gentian Dervishit (i njohur nga miqtë si Gent "Kadaifit"), ishte rritur me xhaxhain e saj. Të gjithë përpiqen që ta qetësojnë, por ajo vetëm qan dhe pyet pa fund: "Çfarë tha ndonjë gjë për mua? Pse ma vranë edhe këtë që kisha? Janë pyetje që ndoshta nuk do të marrin përgjigje ndonjëherë.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Z. Gëzim, ku ishte atë ditë Edmondi? [/b]
Djali atë ditë ishte në plazh me shoqërinë e tij dhe në mbrëmje erdhi të më takonte. Erdhi këtu, bëmë pak muhabet dhe pastaj iku në shtëpinë e tij bashkë me të fejuarën.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Atë natë ju tha gjë djali juaj për ndonjë konflikt të mundshëm apo ndonjë problem të kohëve të fundit?[/b]
Ai nuk ka pasur asnjë shqetësim. Mua nuk më ka thënë asnjëherë se kishte probleme. Djali im ka qenë njeri që e respektonin të gjithë, nuk ka pasur probleme me asnjë person. Çdo ditë nga ora 10:00-12:00 shkonte në shtëpi. Nëse Edmondi do të kishte sherre, unë do ta dija.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Po natën që ndodhi vrasja, sa qëndroi tek ju?[/b]
Si zakonisht, nuk kishte ndonjë ndryshim. Nuk ndenji shumë dhe më tha që po shkonte në shtëpi së bashku me të fejuarën.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Si e mësuat lajmin?[/b]
I kisha thënë gruas që të vinte të më hidhte një ilaç tek syri, sepse e kam operuar. Isha shtrirë kur në televizor dëgjova që tek gjimnazi "Partizani" kishte ndodhur një vrasje. I thashë gruas që kishte ndodhur një vrasje, kur pak më vonë pashë emrin e tim biri në televizor. Në ato momente nuk u mendova shumë, vesha shapkat dhe dola në rrugë. Aty pashë policinë që kishte rrethuar vendin e ngjarjes.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Ku punonte Edmondi?[/b]
Edmondi ka punuar gjithmonë në punë të ndershme, ka qenë 14 vjet shofer në Kryeministri, ka punuar me shumë ministra. Nuk ka qenë as biznesmen, as i lidhur me bandat, siç ka dalë deri më tani. Së fundmi, punonte tek KQZ-ja, por ka punuar gjithmonë në punë të ndershme. Atë e njeh e gjithë Tirana.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Ka qenë vetëm në makinë djali juaj? [/b]
Jo, ka qenë me të fejuarën, por ajo ka qenë në dyqan duke blerë bukë dhe nuk ka parë asgjë. Kur është kthyer, e ka gjetur Edmondin të shtrirë dhe të mbuluar në gjak.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Keni ndonjë dyshim për vrasjen e djalit tuaj? [/b]
Nuk kam dyshime tek askush, nuk mund t'ia vë gishtin askujt.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Mendoni se kjo ngjarje ka lidhje me vrasjen e djalit tuaj të parë?[/b]
Në vitin 1997 më kanë vrarë edhe djalin tjetër, për tifozllëk motorësh, por nuk besoj se ka lidhje. Ata, atë që kishin për të bërë, e bënë që atëherë.
[b style="margin: 0px; padding: 0px;"]Çfarë kërkoni nga drej-tësia shqiptare?[/b]
Kërkoja që policia dhe drejtësia të zbardhë ngjarjen. Unë kërkoj vetëm drejtësi. Edhe sot e kësaj dite ende nuk kam marrë përgjigje se kush ma vrau djalin e parë. Vetëm kaq kërkoj, drejtësi.
/Balkanweb

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Vrasja e Mirit të Xhikes, dënohet me 20 vjet burg Lavdërim Tufa
» Sot 12 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Kronologjia e ngjarjes sipas gjykatës
» I bie pishman që punoi aq shumë
» Xheraldina Berisha e privilegjuar qe punoi me Florin
» Automobili i së ardhmes pa shofer

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi