Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kulici vrau balerinen per nje prekje me berryl People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kulici vrau balerinen per nje prekje me berryl People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulici vrau balerinen per nje prekje me berryl

Shko poshtë

Kulici vrau balerinen per nje prekje me berryl Empty Kulici vrau balerinen per nje prekje me berryl

Mesazh nga An0nim Sun 21 Jul 2013 - 6:05

Kulici vrau balerinen per nje prekje me berryl 1374314734-kuliciVrasje për një prekje me bërryl. Kështu e përshkruan prokuroria në dosjen dosjen e çuar në gjykatë, vrasjen e ndodhur në “Dream City”, në fillim të prillit 2013. Viktimë e sulmi me armë mbeti vajza 26 vjeçe Sonila Tafa, e cila ishte e punësuar në atë lokal edhe si balerinë, paçka se natën e krimit gjendej aty thjesht si kliente. Vrasja ndodhi në hyrje të lokalit, i cili ndodhet vetëm pak metra larg një qendre tregtare në Tiranë. Ndërkohë, u deshën rreth 10 orë që të shkohej tek emri i autorit të vrasjes. Policia saktësoi se i dyshuari i vrasjes ishte 34-vjeçari nga Tropoja, Artur Kuliçi. Policia gjeti banesën e një tjetër personi nga Tropoja, ku fshihej makina e krimit dhe e vuri atë në pranga si bashkëpunëtor. I riu që u arrestua ditën e krimit, rezultoi me vonë se në të vërtet nuk kishte qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa autori kishte përdorur makinën e bashkëqytetarit të tij për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Sonila Tafa u vra me një plumb në kokë, ndërkohë që Kuliçi, sipas hetimit të prokurorisë ka qëlluar me drejtim daljen kryesore të lokalit. Plumb mori edhe shoqja e Tafës, por për fatin e saj, ajo u godit në këmbë. Fillimisht u tha se Tafa u godit nga një plumb që bëri rikoshet, por në kërkesën për gjykim është e përcaktuar qartë se Kuliçi ka qëlluar në drejtim të portës kryesore ku po dilnin klientët. Policia fshehu faktin se në lokal kishte pasur grindje dhe rrahje, ndërsa prokuroria vëren, në bazë të deklarimeve, se Kuliçi është konfrontuar fizikisht dy herë me personat e tavolinës afër. Ky konfrontim dhe ndërhyrja e rojeve të lokalit, ka acaruar të riun, i cili pasi është nxjerrë dy herë jashtë ambienteve, është kthyer sërish duke qëlluar me një armë tip pistoletë. Prokuroria fikson, se Kuliçi në momentin që ka kryer krimin ka qenë i shoqëruar nga një femër, e cila është e paidentifikuar në procesin e verifikimit të dëshmisë në dosjen e përgatitur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë.

[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Prokuroria: Ja si ndodhi vrasja[/b]

“Me datë 05.04.2013 në lokalin “Dream City”, Tiranë, rreth orës 01.30 pranë një podiumi të sallës kryesore të këtij lokali kanë qenë edhe dy tavolina, ku në njërën ishin dy çifte, ndërsa në tjetrën ngjitur ishin tre persona, dy meshkuj dhe një femër. Rreth orës 02.00, njëri nga meshkujt e tavolinës treshe, i veshur me pantallona xhins dhe bluzë të bardhë i identifikuar si i pandehuri Artur Kuliçi, ka shtyrë dhe fyer njërën nga vajzat e tavolinës ngjitur, pasi kjo e fundit e ka prekur atë pa dashje me bërryl. Sjellja ka shkaktuar dhe reagimin e djemve ku ndodhej vajza e fyer. Konkretisht G. GJ dhe R. B, janë sharë dhe goditur, por me ndërhyrjen e bodygardëve situata është qetësuar, pasi palët janë nxjerrë jashtë sallës, ku Arturi e shoku i tij janë lënë në oborrin e lokalit, ndërsa grupi tjetër është lënë për momentin në hollin para hyrjes kryesore. Pas pak minutash, duke menduar se tashmë pala tjetër duhej të ishte larguar, deklaruesit G. GJ dhe R. B së bashku me bodygardët janë drejtuar për në pjesën e pasme ku ata kishin lënë dhe mjetin e tyre e sakaq nga pjesa e derës së rrethimit ka ardhur i pandehuri Artur Kuliçi i ndjekur nga shoku i tij N. Q të cilët janë ndeshur me G. GJ dhe R. B që akoma nuk kishin hipur në mjet dhe janë përleshur me ta.
Në këto momente kanë ndërhyrë përsëri bodyguardët të cilët kanë ndarë palët e duke i shoqëruar respektivisht të pandehurin dhe shokun e tij tashmë jashtë rrethimit, ndërsa deklaruesit R. B dhe G. Gj, përsëri në pjesën e brendshme të lokalit ku kishin qenë edhe pak më parë. Rreth dhjetë minuta më pas, kur vërtet tashmë ishte e sigurt se i pandehuri ishte larguar, pala tjetër përsëri nën shoqërinë e bodyguardëve është përcjellë deri tek mjeti për tu larguar më pas në banesat e tyre. Pas 3-4 minuta, sipas deklaruesve B. H dhe H. R, si dhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat në pjesën ballore të lokalit, pikërisht tek dera e hekurt është parë një mjet BMW, me ngjyrë të zezë, me targa të huaja ku brenda tij në vendin e drejtuesit të mjetit ka qenë i pandehuri Artur Kuliçi dhe në vendin e pasagjerit G. Hodo. I pandehuri ka ndaluar mjetin thuajse përballë hyrjes kryesore të lokalit dhe nga dritarja e shoferit ai ka shtënë rreth 5-6 herë në drejtim të derës së qelqtë të lokalit, ku ndërkohë dilnin vazhdimisht klientë dhe në një distancë fare të afërt, në shpinë të tij, ka qenë dhe një fëmijë i cili brenda oborrit po shiste paketa cigaresh. Si pasojë e të qëlluarit me armë është plagosur rëndë Sonila Tafa, duke humbur jetën më pas në Spitalin Ushtarak”./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi