Basha: Na bejne lapidar nese kualifikohemi!
2 posters
Faqja 1 e 1
Basha: Na bejne lapidar nese kualifikohemi!
Vetëm tri ndeshje me kombëtaren shqiptare, por Migjen Basha është që tani një lider i mirëfilltë i saj. Mesfushori 26-vjeçar që aktivizohet në Serinë A me Torinon ka sakrifikuar shumë për t’u bërë pjesë e kuqezinjve, por kjo sakrificë ia ka vlejtur, pasi Shqipëria po ecën drejt ëndrrës së kualifikimit të Botërorit 2014. Kuptohet që kjo do të ishte një arritje historike për kuqezinjtë dhe Basha nuk ngurron të bëjë humor me një fakt të tillë në një intervistë të dhënë për të përditshme italiane “La Stampa”.
“Nëse do të shkonim në Brazil pas një viti, në Shqipëri do të na bëjnë lapidar. Është e vështirë, por mund të arrijmë në play-off. Nëse kualifikohemi, do të heq dorë me dëshirë edhe nga muaji i mjaltit”, ishte komenti me humor i mesfushorit kuqezi.
Sipas tij, ka vetëm një emër që duhet falënderuar për këtë arritje të Shqipërisë, Xhani De Biazi, pasi trajneri italian është ai që ka ndërtuar këtë kombëtare duke mos njohur kompromise dhe duke mos parë emrat e përveçëm.
“Tani mund të arrijmë në play-off të Botërorit falë De Biazit, i cili po bën një punë të shkëlqyer, po kërkon lojtarë dhe po i provon të gjithë. Grumbullohet kush e meriton”, ishte lëvdata e tij për trajnerin që njeh mirë ambientin te skuadra e Torinos pasi e ka drejtuar vetë disa vite më parë.
Për Bashën ky është një edicion i veçantë edhe në aspektin personal, pasi mesfushori shqiptar, për herë të parë, nuk ka dyshime për rolin e tij në skuadër, sepse tani kartoni i tij i përket Torinos dhe ai duket se ka vendin e sigurt në formacion. “Tani duhet të marr më shumë përgjegjësi edhe për faktin e thjeshtë që për herë të parë në karrierë i përkas 100% një skuadre. Nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë më parë në Itali. Që nga viti 2005 kam qenë vetëm i dhënë hua apo në bashkëpronësi, por tani jeta ime ka ndryshuar. Të isha gjithmonë në dyshim nuk më linte të qetë. Mendoja se do të më largonin nga një ditë në tjetrën, ndërsa tani shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë. Jam krenar që jam pjesë e Torinos dhe që klubi beson tek unë. Kontrata ime përfundon pas dy vitesh, por mund ta rinovojmë që në shtator”, shpjegoi Basha.
“Pse luajta pak në sezonin e kaluar? Ishte faji im. E nisa mirë, por pastaj kisha një problem në kavilje dhe nuk fola as me mjekun e as me trajnerin. Nuk stërvitesha më 100%, por mundohesha të mbaja vendin tim. Kjo është arsyeja pse mbeta jashtë skuadrës dhe vonova të riaftësohesha. Në fund, trajneri më besoi përsëri dhe tani shpresoj që të jem rritur në krahasim me një vit më parë, kur kisha edhe ankthin se nuk kisha luajtur asnjëherë më parë në Serinë A”.
Kuptohet që Torino tani ka pretendime të tjera për këtë sezon në Serinë A, edhe pse janë larguar figura të rëndësishme si Bianki e Ogbona. “Tani duhet të gjejmë vetë pikat e reja të referimit dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të bëjmë rrugën tonë për të ngjitur Torinon në rezultatet e mëdha. Kemi vetëm një objektiv, atë të sigurimit të më shumë pikëve se në edicionin e kaluar”, deklaroi mesfushori shqiptar.
Nga 1 gushti ndryshon status
Migjen Basha ka zbuluar se nga muaji i ardhshëm ndryshon zyrtarisht status dhe jo vetëm në “Facebook”. “Pas pak ditësh, sapo të përfundojë grumbullimi në Bornio, kthehem në Kosovë për tri ditë festë dhe më 31 korrik do të martohem me të fejuarën time, Desa, të cilën e kam njohur që në Zvicër”, ka treguar mesfushori shqiptar.
Keqardhja për Torinon e De Biazit
Basha ka treguar se flet shumë shpesh me trajnerin e përfaqësueses shqiptare rreth Torinos. “Më thoshte se për të qenë i Torinos duhet të bëhem ‘Dem’, ndaj duhet ta qep gojën dhe të qëndroj këtu. Ai ndihej mirë te Torino, por i vjen keq për mënyrën se si rrodhën gjërat. Kështu është jeta”./shqiperia.com

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Basha: Na bejne lapidar nese kualifikohemi!
lapidar doo bejn Kombtaren ton Shqiptare ket vit besoj
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Basha raporton në Kuvend për drogën
» Kryebashkiaku Basha fans i Gymyshit
» Basha: Te enjten të gjithë në shesh
» Basha: Qëllimi i demonstratës, viktimat
» Vizat, Basha seancë dëgjimore në Bruksel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi