Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptaret, keta raciste te ligj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptaret, keta raciste te ligj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptaret, keta raciste te ligj

2 posters

Shko poshtë

Shqiptaret, keta raciste te ligj Empty Shqiptaret, keta raciste te ligj

Mesazh nga An0nim Mon 29 Jul 2013 - 0:42

Kur George W. Bush i dërgoi trupat në Irak kundër Sadam Hyseinit para Shtëpisë së Bardhë disa mijëra pacifistë protestonin duke mbajtur banderola si: “Bush = War Criminel”, duke i vizatuar atij ‘svastikën’ naziste në ballë etj., por Qeveria amerikane nuk ndoqi askënd, nuk e persekutoi dhe nuk kërkoi linç publik ndaj atyre protestuesve – sepse shprehja e lirë e mendimit është ideali për të cilin janë flijuar miliona amerikanë.

Mirëpo në këtë mendësinë e kontaminuar kosovare u mobilizuan tërë partizanët kundër mendimit, të vjetër e të rinj, që nga kryetari i Kuvendit të Kosovës e teposhtë, do farë zëdhënësish e poltronësh të pushtetit monstruoz kosovar, deri te gangsterë dhe shumë rrugaçë të tjerë, kundër shprehjes së mendimit të lirë të dy shkrimtarëve, Fatos Lubonja e Arben Idrizi.
I pari, pse e paskësh cilësuar Ramush Haradinajn vrasës dhe i dyti, pse e

paskësh marrë në mbrojtje të parin, duke folur sipas instinktit prej shkrimtari për shumë vrasës të tjerë. I pari, Lubonja, sqaron se është thirrur në shumë libra që qarkullojnë lirshëm nëpër libraritë evropiane, kurse i dyti për të emëruar vrasës potencialë ishte thirrur në detyrën prej intelektuali e shkrimtari.

Asnjëri nuk pretendojnë t’i bëjnë gjyq askujt – por thjesht t’i emërojnë gjërat ashtu siç i ndiejnë, sipas thirrjes së intelektualit, si kritik të shoqërisë.

Për Henry-Levi-n intelektuali në të vërtetë nuk është njeri, por dimension njerëzor. Duke qenë “pjesa e bekuar” e sendeve, intelektuali është instancë pa të cilën gjërat do të shkonin kah e keqja. Kështu që, sipas Henri-Levy-t, në kulturën demokratike intelektuali është po aq i rëndësishëm, në mos edhe institucioni më i rëndësishëm aq sa edhe principi i ndarjes së kishës nga shteti, liria e manifestimit apo e drejta e revoltës.

Në kontekstin e debatit shoqëror, intelektuali është i pazëvendësueshëm, sepse ai mendon për tjetrin, jo vetëm për ne, duke ia nënshtruar debatit të gjitha vlerat (qofshin ato edhe nga korpusi universal.)

Është shumë interesante se ndaj shkrimeve të Fatos Lubonjës dhe Arben Idrizit kanë reaguar vetëm njerëz të veshur me pushtet ose shpura e tyre, në disa media dhe me kinse disa komentues të shpëlarë e të pamend, që me lehtësi të padurueshme prej injorantësh shpallin tjetrin/tjerët të krisur, skizofrenikë, etj. që u dashka “me ua pshurr zanatin”, atyre “bij kurvash” etj. U vargisen thirrje e çjerrje bishash me fytyra të mërdhezura, për vrasje, për linçim publik…

Për shumë shqiptarë, ai që është më i zoti, ai që guxon, sepse është më i ngritur dhe më i pavarur, që s’bën pjesë në turmë, që është individ e nuk bën “ne” me askënd, që nuk banon në “fermën e kafshëve” – as në moçalishten mentale të turmës, ai është “armiku”, “i shëmtuar”, “psikopati”, “skizofreni”, me “të meta psiko-fizike” etj. ngase pandehet si i tjetër lloji, që s’është si “të gjithë ne”, që është kundërshtar yni – edhe pse ai as nuk është estetikisht më i shëmtuar se ne, as moralisht më i keq se ne, por ai, thjesht, mendon.

Dhe indinjohem kur shoh se si kinsegazeta e portale me kinseredaktorë botojnë këso fjalimesh të përçarta e të pështira, këso pështymash vrasëse të mendimit ndryshe…
Thjesht që botojnë thirrje për linçime publike!

U tha çkamos për këta dy burra. Të cilët nuk e kam ndërmend t’i marr në mbrojtje, sepse që të dy dinë vetë të mbrohen dhe do të mbrohen në mënyrën e tyre – përmes indinjatës!
U tha dhe u shkrua që ata dy janë sakatë, me të meta psikofizike, që punojnë për Serbinë, që janë tradhtarë që… mozomakeq!
U thuren pastaj trille e ‘trillera’ nga nëntoka konspirative kosovare.

U tha madje se Beni (Arben Idrizi) nuk ka shkruar por Xeni (aludohet në Shkëlzen Maliqin) i cili na qenkësh amnistuar nga vetë ShIK-u!?

E po çfarë krimesh paskësh bërë Shkëlzen Maliqi, për ta amnistuar, pos që ka menduar!? Por mendjeligjtë aludojnë tek një baba biologjik, pa e menduar se secili është përgjegjës për veten dhe të bëmat e tij, e jo për të bëmat e një babai, cilido qoftë ai.

Kjo tendencë, e cila po diskutohet hapur në Kuvendin e Kosovës, që t’u merret e drejta e fjalës dhe pastaj edhe të drejtat qytetare njerëzve pse paskan qenë bij të akëcilit baba, që pushtetit aktual nuk u pëlqen me ose pa arsye, është ashiqare fashizëm!

U tha se Lubonja i ka gëzuar serbët!

E po, natyrisht që serbët do ta lavdërojnë – që t’i nxisin shqiptarët të hedhën në kryengritje kundër mendimit. Dikur serbët thoshin: vetëm shqiptari çoban e i pashkollë është i ndershëm, dikur thanë vetëm shqiptari i vdekur është i tillë…

Serbëve u interesojnë përditë luftëra të vogla ndërshqiptare, kryengritje kundër dijes, linçime individësh të rrallë që i ka kjo hapësirë e tkurrur mentalisht!?
Nejse, fjalët me të cilat u njollosën ata s’meritojnë respekt. Janë thjesht pështyma e jargavitje.

Por nuk u tha ajo që i shquan ata: Guximi për të menduar!

Dhe për të thënë… Guximi për ta menduar njeriun e lirë dhe shoqërinë e lirë. Njeriu që mendon dhe u jep zë atyre që s’kanë është frikësues, i mnershëm.  Njerëzit nisin dhe e shohin me dyshim. “E qysh po guxon me folë..”?

Njëjtë si dikur – sipas shumë dëshmitarëve të gjallë – vetë ideja e përballjes me armë ndaj regjimit serb e Jasharëve, në mesin ku silleshin i bënte ata të dyshimtë, kërcënim për rrethin etj.

Fatos Lubonjën e Arben Idrizin i njoh që të dy dhe ua lexoj pothuajse secilin shkrim. Arben Idrizi madje është edhe poet, ndër më të mirët në poezinë bashkëkohore shqipe në Kosovë dhe mbi të gjitha intelektual, që për çka do e ka një mendim të tijin – të saktë apo të gabuar kjo s’ka ndonjë rëndësi – e rëndësishme është se, si Lubonja po ashtu edhe Idrizi, mendojnë!

E mendojnë shoqërinë dhe njeriun e lirë. Jo si peng të të vdekurve tanë, jo as peng të së shkuarës dhe të gozhduar në kryqet, gjysmëhënat, në shtizat dhe bajonetat e betejave, por thjesht si njerëz të çliruar nga ankthi i historisë  – nga i cili – siç thoshte Joyce, “dua të zgjohem”.

Porse ajo, historia duket se po rikthehet sërish, po ulërinë dhe po na zë n’zgabim, po i rrëmben emocionet tona, po na bën të çmendur pas trumbetave e flamujve, pas himneve të luftërave e tragjedive njerëzore. Thjesht, turmat (popujt ose kombet) kur janë të pashpresë për të ardhmen dhe të palumtur në të sotmen e tyre zhvendosen në të shkuarën “e lavdishme”, në traditat e shpikura, strehohen në gjirin e miteve të largëta të gjysmënjerëzve – gjysmëhyjnive. Duan të gjejnë njëfarë azili.

Turma në pashpresë thërret në ndihmë të vdekurit e vet – për t’u bërë masë e dyfishtë – për t’u ndier të fortë. Së këndejmi ardhja në skenë e njeriut të masës (me trurin muskul) e ka përzënë nga skena idenë e individit që mendon, intelektualin shoqërisht të angazhuar, sepse, tashti skenën e kanë vërshuar turmat, mendësia kolektive dhe eshalonët kombëtarisht të angazhuara!?
Po pse këta njerëz të pushtetit “i dalin në mbrojtje” Adem Jasharit pas vdekjes, kur e patën këtë mundësi – që t’i dilnin në mbrojtje – para se të vritej ai dhe familja e tij nga eksponentë të fashizmit milosheviqian!? Ku ishin ushtarët kur ishte rrethuar kryeheroi, kryekomandanti e komandanti legjendar?

Kam lexuar shumë libra fiksioni dhe aso historikë, për heronj realë e të shpifur, shumë libra për luftën kudo nëpër botë, ku vazhdimisht bien koka ushtarësh në fillim e mbarim, ndonjëherë bien edhe komandantët, por ata rëndom bien në fund të tregimit. Kurse vetëm tek ne shqiptarët kryeheroi bie i pari!? Kjo s’do koment.

E kuptoj nevojën e turmave për të krijuar, për të konstruktuar heronj mitologjikë dhe legjendarë, por nuk e kuptoj nevojën e atyre që duan të qeverisin së bashku me të vdekurit e tyre – duke menduar se pikërisht thirrja e tyre në heronjtë sakralë i paralizon individët që e mendojnë shoqërinë, lirinë dhe demokracinë – duke e vënë në dyshim kastën që është ngjitur në pushtet – pikërisht përmes tregimeve sakrale, përmes tragjedisë së luftës, gjakut të dëshmorëve, Adem Jasharit…

Ideatorët e “Besëlidhjes Helvetike”, ta zëmë,  e kanë ndërtuar një hero duke e shpikur një traditë – një mit legjendar- të quajtur Ëilhelm Tel – për t’i mbajtur bashkë në besëlidhje të gjithë zviceranët. Ani pse, sipas gjasave, s’ka ekzistuar kurrë! Porse atyre që e qeverisin Zvicrën nuk u shkon mendja që të mbajnë pushtetin në emër të Ëilhelm Telit!?

Popujt në periudha të zgjimeve historike, konstruktojnë mite, i ndërtojnë ato dhe i glorifikojnë, dikur vetë ndërtuesit nisin t’u besojnë. Pastaj vjen epoka e katarsisit – kur vetë i qortojnë e dekonstruktojnë mitet dhe në fund vjen stadi i rivlerësimit duke i kthyer njerëzit dhe ngjarjet në përmasat e tyre reale. Kosova nuk bën përjashtim në këtë.

Shumë gjatë, madje gjysmëshekulli edhe shqiptarët e Kosovës kanë shkruar vjersha e kanë kënduar këngë për partizanët legjendarë që e mundën fashizmin. Po sot? Ku u tretën ato ekzaltime e këngë e glorifikime për ta? Përmendoret e tyre u shemben me rënien e komunizmit. Librat për ta u bënë pluhur, kurse këngët e himnet për ta u bënë thjesht pështyma të thara që bashkohen me ajrin.

Sa më thellë që kanë mbetur në kohën e shkuar aq më të zbehta kanë mbetur kujtimet për ta. Madje sot, ta ngresh në piedestal kënge a poezie një hero partizan, p.sh., Emin Durakun, Ganimete Tërbeshin, Ramiz Sadikun etj.  të Luftës së Dytë Botërore, është diçka absurde, do të qeshnin njerëzia me ty!

Dikur, në një të ardhme që do të bëhet tashmë e shkuar, njerëzit do të të shpallnin të lajthitur po të ekzaltohesh me heronjtë e luftës së fundit. Njerëzit thjesht nuk duan të bashkëjetojnë me kujtimet e luftës.
E Adem Jashari dhe familja e tij – për së vdekuri – nuk ka nevojë për mbrojtjen e njerëzve të veshur me pushtet. Adem Jashari ishte viktimë e fashizmit konsensual serb – siç ishin viktima poeteciale të gjithë shqiptarët që qëlluan të gjallë në Kosovën e viteve ’90 – njerëzit e veshur me pushtet, së këndejmi kanë nevojë për Adem Jasharin dhe familjen e tij të flijuar, që të mbahen fuqishëm pas një legjende, të cilën e kanë sajuar vetë, për ta përligjur sundimin e tyre – dominimin e shoqërisë!
Për mua, shumë të ligj janë ata njerëz që thirren në Adem Jasharin.

Për mua, tregim i Jasharëve nuk është temë debati shoqëror – është një çështje morale, madje edhe filozofike – për mua, është një tregim i mbyllur i përmasave sakrale, që nuk mund të shpjegohet thjesht, duke e ngatërruar në debate të përcipta politike. Viktimat e një kohe si Jasharët, nuk kanë nevojë për ne – ne kemi nevojë për ta, për klithmën a këngën e tyre, që të na doket vetja të bërë, të plotësuar, të fuqishëm, më patriotë sesa jemi, thjesht për t’i fshehur frikërat tona, mangësitë, ahtet, cenet…

Ndërkaq, të jesh i veshur me pushtet dhe të shprehësh urrejtje raciste e fashiste ndaj dikujt që e thotë një mendim, apo që e ka një botëkuptim (qoftë edhe për Jasharët, edhe për secilin komandant lufte apo njeri publik, që mësyn të ngjitet në pushtet) është shfaqje e agresionit të hapur ndaj mendimit të lirë, lirisë së fjalës.

Për më tepër është angazhim për burgje e internime politike, sipas idesë së “armikut klasor” të stalinizmit enverist. Aq më keq kur një opinion ose mendim e thotë një shkrimtar, kritik e opozitar, mbi të gjitha intelektuali më i çmuar dhe erudit i gjallë në hapësirën shqiptare, luftëtar i denjë për të drejtat e njeriut, si Fatos Lubonja, kjo është thjesht krim kundër mendimit!

Një ditë, kur lufta do të jetë shumë vite larg në të shkuarën, e kur heronjtë e luftës do të kenë fare pak fuqi politike, të gjithë do të thonë se shumica ishin të këqij e vrasës. Dhe askush s’do t’u vërsulet me teza fashisoide atyre që flasin për një kohë të turbullt dhe për njerëzit brutalë të saj. Mirëpo shoqëritë jonormale që i shquajnë patologji të ndryshme si nacionalizmi etnik, përligjja e dhunës, krimet në emër të atdheut etj. dhe “kombet skizofrenike” kërkojnë rëndom kokat e atyre që flasin “para kohe” – jo se vërtet kanë folur para kohe – sepse kanë folur mu në kohën e duhur, porse shqiptarët janë një komb i përçarë e i dërrmuar nga komunizmi dhe nga lufta e gjatë e Serbisë për dominimin e tyre. Duke qenë shumë gjatë viktima të dhunës, ata thjesht janë kthyer vetë në përbindësh, në racistë e të ligj.
Duke shikuar shumë gjatë në humnerë – humnera ka nisur të shikojë në ta! Mes gjuhës së një zëdhënësi të AAK-së, të Jakup Krasniqit, Memli Krasniqit, Vlora Çitakut etj. kundër Lubonjës e Idrizit dhe dhomave të gazit nuk ka kurrfarë dallimi./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptaret, keta raciste te ligj Empty Re: Shqiptaret, keta raciste te ligj

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:02

se paska lexuar ket shkrim,shqiptaret jan i vetmi popull qesngacmojn askend
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi