Banorët kërkojnë rrëzimin kullës që mbrohet me ligj
Banorët kërkojnë rrëzimin kullës që mbrohet me ligj
Rahovec, 3 nëntor - Banorë të rrugës ”Bedri Berisha”, në lagjen “Vrellë” të Rahovecit, ia kanë drejtuar një peticion Komunës nëpërmjet të cilit kanë kërkuar që objekti në rrënim e sipër i kullës së “Dervishit të Meriqve” të rrënohet plotësisht. Për ta ajo paraqet rrezik, por kërkesa e tyre bie ndesh me Ligjin për trashëgimi, shkruan sot “Koha Ditore”. Objekti i shekullit XIX është në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtjen e përkohshme.
Në përkrahje të banorëve është edhe pronari i kullës, Ismet Çmega, nënshkrues i peticionit.
”Ajo paraqet rrezik për banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit”, ka thënë ky pronar. Megjithatë, zyrtarët komunalë kanë deklaruar se ajo nuk do të rrënohet, por do të konservohet, meqë ka rëndësi historike.
E nga ana tjetër, banorët përreth ndihen të rrezikuar.
Zyrtari për mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike, Kadri Durguti, ka bërë të ditur se ky objekt do të konservohet.
”Është i vetmi objekt në komunë që ka ruajtur karakterin dhe kulturën tonë kombëtare. Aty janë tubuar dhe zhvilluar takime të njerëzve më eminentë të Rahovecit, të cilët kanë marrë vendime me rëndësi në mbrojtje të identitetit kombëtar”, ka bërë të ditur ky zyrtar. Por Arben Zeka, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pohon se dikasteri që ai udhëheq nuk ka mjete për këtë projekt.
“Kemi bërë kërkesë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në MKRS dhe në Ambasadën e Turqisë, ndaj na kanë premtuar se do të na ndihmojnë në restaurimin e kësaj dhe Kullës së Mahmut Pashës në fshatin Apterushë”, ka theksuar Zeka. Për këtë ai ka thënë se nevojiten 30 mijë euro.
Objekti është evidencuar si “Kulla e Ismet Qemegës” në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme e miratuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, në shtator të këtij viti. Lista e propozuar pret të bëhet e përhershme nga MKRS-ja për t’u miratuar më pas nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Sipas Ligjit për trashëgimi, neni 3, pika 7, “trashëgimia kulturore nën mbrojtjen e përkohshme, në pajtim me këtë ligj, ka atribute të njëjta me trashëgiminë kulturore nën mbrojtje të përhershme”. Ndërhyrja në këto objekte duhet bërë me leje nga institucioni kompetent.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Shkodër, banorët kërkojnë dëmshpërblimet
» Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist
» Kosovë, ekspertët: Ligj i ri elektoral
» Shqiptaret, keta raciste te ligj
» Indonezia do miratojë ligj për ndalimin e minifundeve
» Dështimi i Operacionit për rrëzimin e regjimit komunist
» Kosovë, ekspertët: Ligj i ri elektoral
» Shqiptaret, keta raciste te ligj
» Indonezia do miratojë ligj për ndalimin e minifundeve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi