Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
13-vjeçarja denoncon në polici të dashurin: "Më la shtatzënë" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
13-vjeçarja denoncon në polici të dashurin: "Më la shtatzënë" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

13-vjeçarja denoncon në polici të dashurin: "Më la shtatzënë"

Shko poshtë

13-vjeçarja denoncon në polici të dashurin: "Më la shtatzënë" Empty 13-vjeçarja denoncon në polici të dashurin: "Më la shtatzënë"

Mesazh nga An0nim Sat 3 Aug 2013 - 5:49

Një minorene ka denoncuar të dashurin e saj në polici, pasi ai e kishte lënë shtatzënë dhe nuk merrte përsipër përgjegjësitë e fëmijës. Policia ka arrestuar një 16-vjeçar, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura. Vajza vetëm 13 vjeç është në muajin e 3-të të shtatzënisë. Ajo jeton vetëm me gjyshen, pasi prindërit e saj janë emigrantë në Greqi. Vajza me inicialet E.P. i ka treguar policisë se ka pasur lidhje me një djalë 16-vjeçar me iniciale R.T, me të cilin ka mbetur edhe shtatzënë.

Ka qene gjyshja ajo që ka kuptuar simptomat e shtatzënisë të minorenes dhe pas një vizite te mjeku është konfirmuar se vajza është 10-javësh shtatzënë. 13-vjeçarja thotë se, kur i ka treguar të dashurit të saj adoleshent se do të bëhej baba, ai e ka braktisur dhe nuk ka dashur të marrë përgjegjësit e fëmijës. 

16-vjeçari R.T. kur është pyetur nga polica, ai ka thënë që ka pas një lidhje me vajzën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të vazhdimisht, por me dëshirën e të dyve. 

Më pas efektivët e Policisë së Elbasanit kanë arrestuar minorenin, i cili akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitura”.

/Shekulli Online/ E.L/
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

13-vjeçarja denoncon në polici të dashurin: "Më la shtatzënë" Empty Re: 13-vjeçarja denoncon në polici të dashurin: "Më la shtatzënë"

Mesazh nga An0nim Sat 3 Aug 2013 - 5:49

ELBASAN – Policia e Elbasanit arrestoi dje një 16-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”. Në muajin e tretë të shtatzënisë, simptomat shëndetësore që kishte 13-vjeçarja me inicialet E.P. prej tre javësh, kanë bërë që të lindin dyshime tek gjyshja me të cilën jetonte, pasi prindërit e të miturës ishin emigrantë në Greqi.


Pasi ka parë shenja të dukshme, gjyshja e ka çuar mbesën e saj tek mjeku i përgjithshëm, i cili më pas e ka drejtuar për një vizitë tek mjeku gjinekolog, ku edhe u vërtetua se 13-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e tretë, rreth 10 javëshe shtatzënë. E shqetësuar gjyshja e së miturës, e cila nuk kishte dijeni për një lidhje të mbesës së saj, për shkak edhe të moshës, i është drejtuar policisë.

13-vjeçarja në prani edhe të psikologut është marrë në pyetje dhe ka rrëfyer se kishte një lidhje prej disa muajsh me një djalë 16-vjeçar me inicialet R.T. Më pas efektivët e Policisë së Elbasanit kanë arrestuar minorenin, i cili akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitura.

Sipas bluve, mësohet se 16-vjeçari është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka kryer marrëdhënie seksuale, duke e lënë dhe shtatzënë të miturën E.P., 13 vjeç. Ndërsa është marrë në pyetje nga grupi hetimor, minoreni ka deklaruar të njëjtën gjë si edhe 13-vjeçarja.



Ai ka thënë se prej disa muajsh kishte lidhje me të miturën dhe se gjithçka që është kryer nga ana e tyre përsa i përket intimitetit është bërë me dëshirën e të dyve. Megjithatë 16-vjeçari do të përgjigjet për veprën penale për të cilën akuzohet. Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.bota-shqip
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi