Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Recetë Losioni Kundër Celulitit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Recetë Losioni Kundër Celulitit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Recetë Losioni Kundër Celulitit

2 posters

Shko poshtë

Recetë Losioni Kundër Celulitit Empty Recetë Losioni Kundër Celulitit

Mesazh nga An0nim Mon 5 Aug 2013 - 0:30

Recetë Losioni Kundër Celulitit F.0804085835472_m1Uthulla e mollës dhe vaji i ullirit janë një masë parandaluese, si dhe pjesëmarrës aktiv në luftën kundër celulitit.
Përbërësit e kësaj recete janë:


* 2 lugë vaj ulliri
* 3 lugë uthull molle

Përgatitja:

Përzieni vajin e ullirit me uthullën në një tas. Aplikojeni këtë përzierje në zonat me celulit dhe masazhojeni sa më shumë në mënyrë që lëkura ta përthithë.



Për të patur efikasitet, aplikojeni losionin në mëngjes dhe në mbrëmje. /Telegrafi/
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Recetë Losioni Kundër Celulitit Empty Re: Recetë Losioni Kundër Celulitit

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:09

Këshillat: “Dieta” e duhur kundër celulitit

Për celulitin flitet dhe shkruhet shpesh, duke qenë se ai, në një farë mënyre, është kthyer në armikun kryesor të femrave! Përpos kësaj, duhet thënë se lufta kundër tij është me të vërtetë e vështirë! Por me disa sjellje të vazhdueshme ju mund të mbroheni dhe ta hiqni atë. Ja se si…
Recetë Losioni Kundër Celulitit Keshilla-kunder-celulitit-1-150x150 Recetë Losioni Kundër Celulitit Keshilla-kunder-celulitit-2-150x150Recetë Losioni Kundër Celulitit Keshilla-kunder-celulitit-3-150x150Recetë Losioni Kundër Celulitit Keshilla-kunder-celulitit-4-150x150

Pjesa më e madhe e grave nuk ka shumë kohë për t’iu kushtuar kujdesit të trupit dhe trajtimeve anticelulite në veçanti. Por kjo nuk është një çështje që duhet anashkaluar! Në fakt, celuliti duhet të merret seriozisht, për të parandaluar përkeqësimin e tij. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të gjitha ditët:
Çfarë duhet të bëni sapo të çoheni nga shtrati?

Ju duhet të përqendroheni te hidratimi i trupit tuaj, duke u përpjekur që të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të jeni në gjendje të shkrini yndyrën.
Përdorni kremra të lehtë
Pak minuta janë të mjaftueshme për të trajtuar me një krem të lehtë pjesët e trupit ku vëreni celulit, duke e bërë këtë qoftë me xhel apo spraj. Ata aplikohen shumë shpejt dhe po ashtu shumë shpejt përthithen nga lëkura.
Ndjesi mirëqenieje përgjatë gjithë ditës
Bëhet fjalë për produkte që i falin menjëherë një ndjesi lehtësimi dhe butësie këmbëve tuaja, ndjesi që mund të zgjasin për shumë orë; madje disa kanë një çlirim të vazhdueshëm të përbërësve aktivë, të cilët ofrojnë një ndjenjë mirëqenie gjatë gjithë ditës. Mund t’i gjeni fare lehtë në farmaci.
Si duhet të veproni përpara se të shkoni në shtrat
Mbrëmja ju ofron pak më shumë kohë për t’ua kushtuar trajtimeve anticelulitë. E rëndësishme është që kremrat t’i aplikoni pa nxitim, duke e shfrytëzuar këtë kohë për t’ia dedikuar vetes suaj si një moment relaksimi të madh.
Bëni një dush
Bëni një dush të nxehtë, në mënyrë që poret të zgjerohen dhe të hapen më shumë.
Krem i pasur dhe i butë
Kremrat duhet të kenë një përmbajtje të pasur dhe të butë, me substanca reduktuese e tonifikuese, por në të njëjtën kohë edhe qetësuese. Për t’u përmendur veçmas janë vajrat bimorë të tillë si vaj borage ose avokado, të cilët ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën.
Si t’i aplikoni
Aplikimin përsëriteni të paktën dy ose tri herë në ditë. Lëvizjet duhet të jenë rrethore, duke proceduar nga poshtë-lart, nga kaviljet te gjunjët, nga kofshët te të pasmet. Masazhet duhet të jenë të ngadalta, të rregullta dhe delikate për të mos dëmtuar kapilarët më në sipërfaqe.
Çfarë duhet të bëni në fundjavë
Është e kotë të justifikoheni, gjatë këtyre dy ditëve është e nevojshme të gjeni patjetër kohën për t’ia kushtuar celulitit, sigurisht me trajtime më impenjative që do t’ju marrin kohë. Baltë termale
Ndër të tjera edhe aplikimi i baltave termale është i rëndësishëm. Bëhet fjalë për substanca termale, të cilat ju bëjnë të humbni centimetra, ju shfryjnë dhe ju riaktivizojnë apo mundësojnë një qarkullim gjaku të duhur.
Si t’i aplikoni
Përhapni me një shpatull të veçantë baltën termale mbi këmbë, në të pasme dhe bark, në mënyrë uniforme. Më pas mbulojini pjesët e interesuara me një plastmasë transparent, i cili do të mund të rrisë veprimin e dobishëm të baltës. Qëndroni kështu për gjysmë ore të plotë dhe në fund bëni një dush freskues, i cili do t’ju “çlirojë” nga mbetjet e baltës së tharë. Hiqini ato me një larje delikate.
Celuliti, fazat, shkaqet e tij, dhe ja se çfarë duhet të (mos) hani
Celuliti nuk është vetëm një problem thjesht estetik, por edhe shëndetësor. Mjekët specialistë tregojnë se paraqiten tri faza të shfaqjes së celulitit: Faza e parë, celuliti edmatosa, është faza fillestare, që rrjedh nga ndalimi i lëngjeve në indin dhjamor te zonat e vogla, si në nyjat e këmbëve, te kofshët dhe te krahët. Ngecja e lëngjeve dhe akumulimi i ujit dhe yndyrës në qeliza gjeneron ënjtje (edemën). Por ky lloj celuliti është i vështirë që të dallohet me sy, sepse lëkura është ende e ngushtë dhe elastike. Mund të jetë vetëm një ndjesi rëndese gjymtyrësh, por duke shtypur lëkurën me gisht, gjurma e tyre nuk do të mund të duket. Faza e dytë, celuliti fibrozë, tashmë fillon të bëhet i dukshëm në lëkurë dhe ka pamje tipike si një “lëvozhgë portokalli”. Shikohen kapilarë të fryrë dhe lëkura bëhet më e kuqe kur ngjeshet me majat e gishtave. Faza e tretë është celuliti sclerotica, që ndryshe quhet lëkurë “dyshek”: gungat e yndyrave janë më të mëdha në numër dhe më të dhimbshme në të prekur. Ndërkohë duhet thënë se shkaqet e celulitit janë të ndryshme: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, si dhe përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme. Edhe stresi, duke ndryshuar nivelin e hormoneve, nxit shfaqjen e celulitit. Për ta hequr atë këshillohet ngrënia e frutave dhe perimeve, eliminimi i kripërave dhe reduktimi i pirjes së duhanit dhe alkoolit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Recetë Losioni Kundër Celulitit Empty Re: Recetë Losioni Kundër Celulitit

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:11

Molla e lëngshme?! Ideale kundër celulitit

Fillimi më i mirë i luftës kundër celulitit do të ishte shëtitja e rregullt në natyrë.
Recetë Losioni Kundër Celulitit Images
 Suksesit do t'i kontribuojë edhe një dush, pa marrë parasysh nëse uji është i ngrohtë apo i ftohtë, si dhe konsumimi i shumë frutave dhe perimeve. Celuliti më pak është i vërejtur në lëkurë të rrezatuar dhe në lëkurë jo shumë të bardhë. Por, në vend që të merrni rrezet e dëmshme të diellit, më mirë do të ishte të përcaktoheshit për një mënyrë më të shëndetshme, një gjë të tillë sugjerojnë edhe ekspertë të ndryshëm. Nëse dëshironi që të hyni në luftë seriozisht kundër celulitit, është e rëndësishme që t'i përkushtoheni sa më shumë dhe të ndiqni këshillat që ne ju propozojmë. Në vend të detajeve dhe analizave të lëkurës, më shumë përqendrohuni në ndryshimet e shprehive për një periudhë të gjatë kohore. Përqendrohuni më shumë tek shprehitë e vogla, por do të shikoni që rezultatet do të jenë të dukshme. Celuliti është armiku më i madh që shfaqet kundër figurës së femrës. Është shumë e vështirë që edhe yjet e mëdha ta largojnë me lehtësi celulitin. Shumë yje të njohura të botës, përfshirë Beyonce, Kate Moss e disa të tjera, kujdes të veçantë i kushtojnë paraqitjes së tyre. Ato janë mjaft të pasura, por çelësi për largimin e celulitit nuk qëndron vetëm tek pasuria. Prandaj, si fillim provoni të trajtoheni me mënyra natyrale, duke filluar për shembull me lëngshmërinë e mollëve të gjelbra.

Dielli vetëm sa keqëson gjendjen

Rrezatimi vetëm sa e thekson celulitin. Ky është paralajmërimi që vjen nga ekspertët e kësaj fushe. Vetëm pas katër minutave të kaluar në diell të fortë, proteinat dhe elasticiteti i lëkurës fillon të bjerë, ndërsa lëkura tretet, e si pasojë celuliti bëhet edhe më i dukshëm.

Këshilla
Pektina është një substancë e veçantë që gjendet tek mollët dhe shërben për të luftuar kundër kolesterolit. Molla përmban ujë, vitamina, minerale dhe proteina, të cilat rregullojnë tretjen dhe përforcojnë sekretimin e urinës. Pektina në mollë pengon molekulat e kolesterolit, duke i larguar ato nga organizmi.
Armiku më i rrezikshëm: sheqeri
Përpos faktit që ju shëndosh, yndyra bëhet edhe më e dukshme në trup. Veç kësaj, sheqeri ndikon mjaft negativisht duke ngadalësuar sistemin e qarkullimit të gjakut, prandaj më së miri do të ishte që ushqimin e pasur me sheqer ta shmangni nga vaktet tuaja.

Dita fillon me limon

Pa ujë, nuk ka as largim të celulitit, prandaj, do të ishte shumë mirë që së paku të konsumoni një litër ujë dhe disa gota çaj të bimëve çdo ditë. Ditën më së miri do të ishte ta fillonit me një gotë të ngrohtë me ujë, në të cilën keni shtuar një lëng të freskët limoni.

Dushi, për një qarkullim më të mirë

Përpos zgjimit me limon, ekspertët sugjerojnë që herët në mëngjes të bëni një dush të kombinuar me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, sipas dëshirës. Ky dush i kombinuar do të qëllojë dhe do të shpejtojë sistemin e qarkullimit të gjakut.
Aromaterapia për lëkurë të butë
Masazhi në shtëpi me vaj nga rrushi, me letër të zezë, do të eliminojë disa helme që gjenden në trupin tonë. Ky vaj do të shpejtojë qarkullimin e sistemit të gjakut, ndërsa selvia ndikon kundër mbajtjes së lëngjeve.
(marre nga gazet shqiptare)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Recetë Losioni Kundër Celulitit Empty Re: Recetë Losioni Kundër Celulitit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi