Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

2 posters

Shko poshtë

Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit Empty Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Feb 2014 - 2:03

Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit Femije-ne-gjume-lypes-2-320x185

Dhjetëra fëmijë, të detyruar nga prindërit apo nga grupe të trafikut të fëmijëve për të lypur në rrugët e Tiranës, qëndrojnë për orë me radhë në “gjumë”. 

Sipas një vëzhgimi të gazetës “Shqip”, këta fëmijë qëndrojnë në zonat më të populluara të kryeqytetit të shtrirë, në kërkim të një lëmoshe. Kryesisht, shfrytëzuesit më të mëdhenj janë prindërit e të miturve, të cilët janë të komunitetit rom dhe egjiptian. Për të fituar paratë nga mëshira e njerëzve që kalojnë aty pranë, ata i vënë në gjumë. Mirëpo dyshohet se shkak për gjumin që zgjat pothuajse gjatë një gjysmë dite, janë drogat e lehta që ata u japin fëmijëve. Kjo është arsyeja pse vogëlushët, të cilët nuk janë më shumë se 5-6 vjeç, nuk reagojnë për orë të tëra. Nga vëzhgimi në rrugët kryesore të Tiranës rezultati është tronditës. Të gjitha nënat që kishin dalë për të lypur përkrah fëmijëve, përpara ditës së “punës”, dyshohet se i kanë vënë në gjumë duke përdorur lloje të shumta stimulantësh. Ky është mendimi që do ti kalonte në mendje kujtdo, kur sheh vogëlushë që më shumë ngjajnë sikur janë të vdekur sesa të gjallë. Kjo metodë shfrytëzimi e fëmijëve nga ana e prindërve, është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë dhe askush nuk e thotë publikisht.

Informacioni mbërriti fare rastësisht. Gjatë një bisede në kafe me një mik, aty vjen një vogëlushe për të shitur kaushët e lajthive, që prindi ia kishte përgatitur. Më erdhi keq për këtë fenomen dhe këtë gjë ia shpreha mikut. Ai më tha se kjo është më e pakta që mund t’u bëhet të miturve në Shqipëri. Më tregoi se fëmijëve që lypin rrugëve dhe janë në gjumë u jepen droga të lehta. Këtë gjë ia kishte konfirmuar prindi i një fëmije, të cilin ai e njihte personalisht. Një deklaratë e tillë, më bëri shumë përshtypje. Mendova se diçka duhet bërë, për këta vogëlushë që prindërit po i vdesin pak e nga pak. Nisa vëzhgimet në rrugët e Tiranës.

Zona më e “nxehtë” është ajo e Bllokut. Në çdo trotuar shikon nëna, me fëmijë në “gjumë”, të cilët në emër të mëshirës lypnin para. Vëzhgimi nis nga parku “Rinia”. Aty është një nënë në moshë të mesme. Prej disa muajsh e kam parë të shfrytëzojë fëmijën pothuajse në të njëjtën zonë. Ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje, është fakti se nëna, krahun e majtë e mban gjithmonë të lidhur me fashë. Nuk jam në gjendje që ta përcaktoj nëse ajo e bën një veprim të tillë për të rritur dozën e mëshirës tek qytetarët, apo është e sëmurë. Ndërsa fëmijën nuk e kam parë kurrë të zgjuar. Ai nuk është më shumë se 4 vjeç dhe gjithmonë ka qenë në gjumë të thellë.

Ndalem tek ura e Lanës, që ndodhet pranë zonës së “Shallvareve”. Ora shënon 11:00 e paradites. Aty shoh një djalë të vogël, të shtrirë në anë të urës. “Krevati” për të miturin është një copë kartoni. Mund të jetë rreth 5 vjeç. Është i veshur keq, me një bluzë të kaltër dhe tuta ngjyrë gri. Bluza është shumë e përdorur dhe e grisur. Prindi e ka mbuluar me një xhaketë ngjyrë kafe, e cila nga prerja duket se i përket një mashkulli. Faqet e vogëlushit janë shumë të kuqe. Ndoshta i ka nga efektet e asaj që ka pirë, për t’u vënë në gjumë të thellë. Pranë tij nuk ndodhet askush. Prej “gjumit” ai ka fituar vetëm 15 lekë, por nuk është në dijeni të “suksesit” të dështuar. Qytetarët ndoshta kanë hedhur edhe më shumë, por prindi dyshohet se e ndjek “biznesin” nga larg dhe në momentin që mëshiruesit hedhin qindarka mbi trupin e fëmijës, ai turret si skifteri, për t’i marrë. Në një interval kohe prej 5 orësh, shkoj pranë lypësit të pavetëdijshëm. Ai nuk e di se përse ndodhet aty. Vogëlushi bën atë që i është përcaktuar, “fjetjen”.

Futem në zemër të Bllokut dhe rastet e abuzimit me fëmijët janë më të shumta. Në buzë të trotuarit, sytë më kapin një nënë që lyp lëmoshë me dy fëmijët e saj, djalin dhe vajzën. Djali nuk i ka mbushur 1 vjeç, ndërsa vajza duket se është 2 vjet më e madhe se i vëllai. Si duket shfrytëzuesja kërkon ta kursejë djalin, pasi ai nuk mund ta përballojë drogën, në një moshë aq delikate, ndërsa vajza bën punën që i është ngarkuar. Shpërblimi në fund të ditës është ushqyerja. E vogla ka veshur një palë tuta ngjyrë të zezë me disa shirita të bardhë dhe të kuq. Bluza është ngjyrë jeshile dhe xhupi i verdhë. Teksa përpiqem që t’u bëj fotografitë, nëna bëhet mjaft agresive. Ajo kupton se diçka jo e mirë për të po ndodh dhe si pasojë e kësaj lëshon një lumë fyerjesh banale. Është e pamundur që t’i afrohesh, për ta pyetur për atë që po ndodh. Ajo i ruhet rrezikut të shkatërrimit të “biznesit” dhe nuk pranon që të flasë me askënd. Duke shkuar disa metra më poshtë, shoh të njëjtin realitet të tmerrshëm. Nëna e ka shtrirë të birin mbi copën e kartonit, në mes të trotuarit dhe e ka mbuluar me një batanije ngjyrë blu, me disa trëndafila rozë. Djali është rreth 6 vjeç dhe gjumin e ka shumë të rëndë. Ai bën një gjumë të rëndë, në mes të ftohtit, pluhurit dhe zhurmës. Faktorët e jashtëm nuk ndikojnë në prishjen e gjumit. Kushedi se sa orë ka që fle. Pranë shkollës “11 Janari”, një nënë del së bashku me vajzën e saj që të lypë çdo ditë. Këtë realitet e shoh sa herë që shkoj në punë. Në një prej këtyre ditëve guxoj dhe i afrohem për të biseduar. Nuk i tregoj për “misionin”, por i afrohem si një qytetare që i jep lëmoshë. I jap disa qindarka dhe e pyes nëse fëmija ka ftohtë. Është dimër dhe temperaturat janë të ulëta. Ajo më thotë se i di pasojat, por nuk ka rrugë tjetër që të ushqejë fëmijën. “E di që është ftohtë, por çfarë të bëj, kur nuk kam lekë që t’i jap bukë për të ngrënë fëmijës. Shpesh i blej dhe ilaçe, se ai sëmuret duke qëndruar jashtë, në të ftohtë”, thotë lypësja. E pyes se përse ai fëmijë po fle. Shumë e tensionuar ajo kërkon që të më justifikojë. “Ai fle se është i vogël moj zemër. Se mos kujton ti se i jap ndonjë gjë për të pirë unë fëmijës”, thotë ajo, ndërkohë që unë nuk e kisha pyetur për një gjë të tillë. I them që nuk të pyeta dhe ajo vazhdon që të më japë shpjegim. Në të njëjtën kohë kërkon edhe ndihmën e një shitëseje ambulante pranë saj, për të më bindur. Emrin e kësaj të fundit nuk e mbaj mend. “Qafsha Zotin që nuk i jap nga ato që mendon ti. Po ç’e dua atë lek unë, në qoftë se dëmtoj shëndetin e fëmijës. Hë moj ti, (i drejtohet shitëses) thuaji kësaj zonjës që unë nuk i jap gocës asgjë për të pirë, që ajo të flejë! Nuk beson kjo”, vazhdojnë shfajësimet nga ana e saj. Shitësja nuk flet, thjesht më shikon në sy dhe i thotë nënës. “Ajo nuk të pyeti ty se çfarë i jep. Përse trembesh?”, replikon shitësja pa bërë as përpjekjen më të vogël, që të ndihmojë lypsen që është në siklet, ndërkohë që nuk m’i shqit sytë. Kërkon të më pohojë diçka me gjeste, por pa mundur që të ma vërtetojë verbalisht. Unë nuk ndalem, por vazhdoj “betejën” me nënën. I kërkoj që të zgjojë fëmijën. Për t’u shfajësuar ajo përpiqet që ta zgjojë vogëlushen, por e ka të vështirë. Për disa minuta i thërret vajzës, e cila nuk është më shumë se 2 vjeç, por ajo nuk përgjigjet. Nëna vazhdon përpjekjet dhe më në fund ia del. E shoh me vëmendje fëmijën dhe i prek faqet, me qëllimin e vetëm që ta përkëdhel, sepse më erdhi shumë keq që e zgjova. Ajo ishte e nxehtë në fytyrë dhe ndonëse u zgjua, e kishte të vështirë që të mbante sytë hapur. Bëri disa lëvizje disi të ngrira dhe ra sërish në gjumë të thellë. Kjo skenë më vërtetoi ato që kisha dyshuar. Ai fëmijë nuk flinte për të plotësuar orët, por gjumi ishte i stimuluar nga droga që nëna dyshohet se i ka dhënë. Raste të tilla nuk ndeshen vetëm në Tiranë, por në shumë qytete të Shqipërisë. Në emër të nevojës, prindërit kthehen në kriminelë të fëmijëve të tyre, ndërsa qytetarët pa dashur investojnë në këtë biznes të ndyrë.

/ Top Channel




Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit 30l12rc Pytje & Përgjigje Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit Empty Re: Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

Mesazh nga dajti modh Wed 19 Feb 2014 - 10:22

E dhimbshme.
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi