Raporti i OKB: 65 mijë shqiptarë të droguar, 50 % me hepatit
Faqja 1 e 1

Droga, 1 deri në 3 % humbin jetën nga mbidoza, përdorues edhe 8 % e gjimnazistëve
Zyra
e Kombeve të Bashkuara në një raport të fundit të saj për përdoruesit e
drogës në Shqipëri shpreh hapur shqetësimin se shifrat janë rritur në
mënyrë alarmante duke numëruar 65 mijë përdorues droge.
Raporti
Madje 8 mijë prej tyre janë përdorues të drograve që prej shumë vitesh,
ndërkohë që 1 deri në 3 % humbin jetën nga mbidoza. Raporti i publikuar
dje për Shqipërinë nga Zyra e Kombeve të Bashkuar për Drogën dhe
Krimet, vëren se nga viti në vit numri i përdoruesve ka ardhur duke u
rritur. Më shumë se 80 përqind e përdoruesve e marrin drogën me
injektim, ndërsa 20 përqind e tyre janë prekur nga Hepatiti B dhe 30
përqind nga Hepatiti C.
Sëmundjet
“Problem tek shqiptarët që janë përdorues droge është se 83 përqind
përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën injektojnë atë përdoren disa
herë ndaj dhe numri i personave me hepatit nga radhët e përdoruesve të
drogërave është shumë i lartë. Afro 20 për qind e përdoruesve marrin
drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe fakti se afro 400
përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjeç kanë kryer vepra penale
nën efektin e narkotikëve dhe 16 janë gra”, tha dje James Bell,
përfaqësuesi i UNODC.
Terapitë
Raporti thekson më tej se një pjesë e përdoruesve janë ndërgjegjësuar
dhe kanë nisur terapitë, kryesisht atë me metadon, në qendra të ndryshme
publike dhe private. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, metadoni vazhdon
të jepet falas, por vitin e ardhshëm ai pritet të rimbursohet. “Kemi në
trajtim mjekësor afërsisht 600 raste me metadon. Dua t’ju them një
shifër që nuk është kaq optimiste, vetëm 10 – 15 për qind e vartësve që
janë dipendent ndaj drogës kërkojnë ndihmë mjekësore, çka do të thotë që
ne nuk kemi mundësi jo të përballemi, po ti ofrojmë ndihmën mjekësore
në kohën e duhur të gjithë atyre që kanë nevojë sepse në fund të fundit
ajo është një problem personal për ta”, tha Pëllumb Pipero, drejtor i
Politikave Shëndetësore në MSH, ndërsa së bashku me ministrin Tavo ishte
i pranishëm në takimin e djeshëm me përfaqësues të OKB-së.
Qendrat mjekësore
Ndërsa ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ndërkaq paralajmëroi
ngritjen e qendrave të tjera multidisiplinare publike për trajtimin e
përdoruesve të drogës. Edhe në shkolla sipas tij do të vazhdojnë
fushatat sensibilizuese për dëmet që sjellin substancat narkotike, pasi
në raport nënvizohej gjithashtu se në mjediset e shkollave u është
ofruar drogë 8 për qind të të rinjve.

Similar topics
» Rreth 1 mijë shqiptarë në vit tentojnë azilin
» Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare
» Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike
» Pesë mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës ikin në Belgjikë
» Nora Istrefi ndërton vilë mbi 600 mijë euro dhe blen makinë 32 mijë euro

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi