Biografia e filozofeve te shquar!
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ANDERSONI, Xhon ANDERSONI, Xhon (ANDERSON John), filozof australian (1893-1962). Lindi, u shkollua dhe e filloi karrierën universitare në Skoci, ndërsa në vitin 1927 kaloi në Universitetin e Sidneit dhe këtu ngeli duke u bërë themelues i shkollës filozofike bashkëkohore më me influencë në Australi. Në fillim ishte idealist absolut, ndërsa më vonë përpiqet të zhvillojë variantin e vet të fiiozofisë empiriko-realiste dhe pluraliste e deterministe. Numrin më të madh të artikujve në të cilët merret me metafizikë dhe epistemologji, pastaj me logjikë, matematikë, estetikë, etikë dhe filozofi politike, i botoi në Australian Journal of Philosophy.
Kryevepra: Studies in Empirical Philosophy (posth. 1962).
Kryevepra: Studies in Empirical Philosophy (posth. 1962).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ANDRONIKU, Rodosas ANDRONIKU, Rodosas , filozof grek (rreth vitit 70 p.e.r). Peripatetik që përgatiti botimin kritik të veprave të Aristotelit dhe shkroi komentet për etikën, fizikën dhe logjikën e tij. Është filologu më i shquar i shkollës peripetatike së bashku me Aristotelin, filozofinë e të cilit e përkrah tërësisht, duke bërë ndryshime të vogla në krahasim me pikëpamjet e mësuesit. Shkroi komentin edhe për veprat e Teofrastit.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ANËKEN, Arturë ANËKEN, Arturë (HANNEQUIN, Arthur), filozof franc. (1856-1906); Profesor i filozofisë në Universitetin e Lionit. Ishte ithtar i «monizmit kritik». Nocioni fizikal përmban në vete kundërthënien, sepse përveç strukturës së vet atomike - të diskontinuar duhet të plotësojë edhe kontinuitetin. Kuantiteti i diskontinuar (që përbën edhe themelin e matematikës) duhet të përfytyrohet si simbol i kualitetit të kontinuar. Andaj atomi edhe nuk është nocion, por ekzistimi i tij hipotetik është i domosdoshëm në shken-cë.
Kryevepra: Essai crituque sur l'hypothëse des atomes dans la science contemporaine ( 1895).
Kryevepra: Essai crituque sur l'hypothëse des atomes dans la science contemporaine ( 1895).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
Antifonti ANTIFONTI , filozof grek (shek. V p.e.r.). Një nga sofistët e parë që për nga mësimi i vet mbi natyrën është i afërt me Empedoklin. Sipas Antifontit, kombinimet më të ndryshme që krijohen nga konflikti i elementeve ndodhin në saje të forcës mekanike dhe jo nga ndonjë forcë qëllimore. Është e njohur doktrina e tij mbi të drejtën natyrore me të cilën angazhohej për barazinë e njerëzve. Ligji naty-ror është i lidhur ngushtë me mirëqenien e çdo individi meqë është ligj jetësor i organizmit të gjallë. Vetëm plotësimi i kësaj të drejte natyrore është e dobishme për jetën, ndërsa shtypja e saj është e dëmshme. Dallimet ndërmjet grekëve dhe barbarëve, të farfërve dhe të pasurve i quante dallime barbare.
Sipas A. ligjeve njerëzore duhet t'u nënshtrohemi vetëm para syve të atyre që i kanë nxjerrë: ndërkaq, kur nuk ka dëshmitarë, duhet të jetojmë ekskluzivisht sipas natyrës, sepse kjo asnjëherë nuk sjell as turp as dënim. Dënimi për cënimin e ligjeve, sikurse edhe vetë ligjet, janë pikërisht paragjykime: prandaj dënimit duhet t'i shmangemi meqë ai është shkelje e ligjeve të cilat, kryesisht, janë nxjerrë arbitrarisht dhe shumë prej tyre janë të kundërta me natyrën.
Veprat kryesore: Nga katër veprat që përmenden me emrin e tij, këto të dyja janë me siguri të tij: E vërteta dhe Mbi harmoninë.
Sipas A. ligjeve njerëzore duhet t'u nënshtrohemi vetëm para syve të atyre që i kanë nxjerrë: ndërkaq, kur nuk ka dëshmitarë, duhet të jetojmë ekskluzivisht sipas natyrës, sepse kjo asnjëherë nuk sjell as turp as dënim. Dënimi për cënimin e ligjeve, sikurse edhe vetë ligjet, janë pikërisht paragjykime: prandaj dënimit duhet t'i shmangemi meqë ai është shkelje e ligjeve të cilat, kryesisht, janë nxjerrë arbitrarisht dhe shumë prej tyre janë të kundërta me natyrën.
Veprat kryesore: Nga katër veprat që përmenden me emrin e tij, këto të dyja janë me siguri të tij: E vërteta dhe Mbi harmoninë.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ANTIOKU, Askalonas ANTIOKU, Askalonas , filozof grek (shek. I p.e.r.). Nxënës i Filonit dhe i stoikut Mnesark Mohoi tezat skeptike. Është eklektik që pohoi se nuk ka ndryshime qenësore ndërmjet shkollës peripatetike dhe stoike. Skepticizmin absolut A. nuk e pranon për shkaqe praktike (ngaqë nuk ekziston mundësia që njeriu ta rregullojë jetën në harmoni me arsyen pa bindje të fortë dhe të paluhatshme) dhe teorike (ngaqë në vete është në kundërthënie).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ANTISTENI, Athinas ANTISTENI, Athinas . Filozof grek (rreth 444-365 p.e.r.). Është themelues dhe përfaqësues kryesor i shkollës kinike. Në teorinë e njohjes Antisteni është sensualist. Më origjinale është doktrina etike e tij. Virtyti i vërtet gjendet jashtë çdo gjëje të jashtme dhe sidomos jashtë shoqërisë. Ajo është imanente vetëm ndaj personalitetit autonom të moralshëtn. Pasuria, shëndeti, nderi, kënaqësia - nuk e paraqesin të mirën, sikurse që as sëmundja, varferia dhe vdekja nuk janë një e keqe. Si mësuesi i tij Sokrati, pohon se lumturia e njeriut qëndron në vetë njeriun dhe varet plotësisht nga vullneti i tij. Duke u nisur nga teza se janë të mundura vetëm gjykimet identike (A është A), ai pohon se kundërthënia është e parealizueshme në gjykime. Ekziston vetëm individualja e jo edhe gjenerikja, vetëm sensualja dhe jo edhe e përgjithshmja. «E shoh kalin Por nuk e shoh kalërinë». Në këtë vështrim Antisteni kritikoi edhe mësimin e Platonit mbi idetë.
Në aspektin shtetëror-juridik për Antistenin shtet ideal është ai kozmopolit e kërkonte edhe bashkësinë e grave dhe të fëmijëve. Sipas disa dëshmive, edhe pikëpamjet mbi religjionin i kishte shumë liberale.
Në aspektin shtetëror-juridik për Antistenin shtet ideal është ai kozmopolit e kërkonte edhe bashkësinë e grave dhe të fëmijëve. Sipas disa dëshmive, edhe pikëpamjet mbi religjionin i kishte shumë liberale.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ANTONI, Karlo ANTONI, Karlo (ANTONI, Carlo), filozof ital. (1896-1959). Profesor në Romë, i afërm me Kroçen. Përveç problemeve estetike studioi edhe çështjet e përgjithshme të kulturës dhe veçanërisht ato të historicizmit dhe të iracionalizmit.
Veprat kryesore: Mbi historizmin në sociologji (1940); Koment Kroçes (1955); Historizmi dhe antihistorizmi (posth. 1964).
Veprat kryesore: Mbi historizmin në sociologji (1940); Koment Kroçes (1955); Historizmi dhe antihistorizmi (posth. 1964).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
APELT, Ernst Fridrih APELT, Ernst Fridrih , (APELT, Ernst Friedrich), filozof gjerm. (1812-1859) Prof. në Jenë, nxënës dhe ithtar i filozofisë së Frizit. Është më i njohur mësimi i tij mbi induksionin që «mundëson unitetin e njohjes» kështu që është pika ku gjenden «empiria dhe metafizika». Në veprën Die Epochen der Geschichte der Menschheit A. paraqet zhyillimin historik të kulturës për të cilin mendon se ka arritur shkallën më të lartë në botëkuptimin e Kantit dhe të Frizit.
Veprat kryesore: Die Epochen der Geschichte der Menschheit (1845); Die Theorie der Induktion (1854); Metaphysik (1857)
Veprat kryesore: Die Epochen der Geschichte der Menschheit (1845); Die Theorie der Induktion (1854); Metaphysik (1857)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
APOLONI, Tianas APOLONI, Tianas , filozof grek (fundi i shek. I). Përfaqësues i drejtimit neopitagorian, predikues-mistik. Elementet stoike të botëkuptimit të tij janë të aferta me kozmopolitizmin. Predikoi çlirimin nga pasionet tokësore, nga trupi mëkatar (me të cilat shpirti është i lidhur me zinxhirë) dhe të ngriturit në hyjni nëpërmjet perfeksionimit religjioz e moral. I atribuoi vetes fuqitë mbinatyrore dhe hyjnore.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARDIGO, Roberto ARDIGO, Roberto , filozof ital. (1828-1920). Në fillim ishte predikues, kanonik që merrej me probleme teologjike. Duke u përpjekur për vërtetimin dhe argumentimin shkencor të bindjeve teologjike, u njoh me metodat dhe rezultatet e shkencave natyrore bashkëkohëse dhe kështu evoluoi duke u bërë përfaqësuesi më i rëndësishëm i pozitivizmit italian. Nga viti 1881 prof. i filozofisë në Padovë. Shkenca duhet të kufizohet në zbulimin e raporteve të drejta midis fakteve, ndërsa uniteti i tërë realitetit (në të cilin gjithmonë sërish shfaqet procesi i ndarjes së të caktuarës nga e pacaktuarja) assesi nuk mund të kuptohet. Sipas Ardigos, vullneti njerëzor është i lirë vetëm pjesërisht, ndërsa mbi fenomenet fizike dhe fiziologjike sundon kauzaliteti natyror.
Sipas A. etika, në realitet, nuk mund të krijojë forca te njeriu, ajo vetëm ndan në mënyrë kritike forcat reciprokisht të ndryshme duke ndarë të dëmshmen nga ajo që mund të përdoret. Megjithkëtë, A. beson edhe në ekzistimin e bërthamës «së idealitetit shoqëror» te njeriu, d.m.th. të instinkteve që shpien kah veprimtaria altruiste.
Veprat kryesore: Psikologjia si shkencë pozitive (1870); Morali i pozitivistëve (1878); E vërteta (1891); Uniteti i njohjes (1898); Të gjitha veprat u botuan në 11 libra (1882-1918).
Sipas A. etika, në realitet, nuk mund të krijojë forca te njeriu, ajo vetëm ndan në mënyrë kritike forcat reciprokisht të ndryshme duke ndarë të dëmshmen nga ajo që mund të përdoret. Megjithkëtë, A. beson edhe në ekzistimin e bërthamës «së idealitetit shoqëror» te njeriu, d.m.th. të instinkteve që shpien kah veprimtaria altruiste.
Veprat kryesore: Psikologjia si shkencë pozitive (1870); Morali i pozitivistëve (1878); E vërteta (1891); Uniteti i njohjes (1898); Të gjitha veprat u botuan në 11 libra (1882-1918).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
AREND, Hanah AREND, Hanah (ARENDT, Hannah) , filozofe, politologe dhe kritike letrare gjerm. (1906-1975). Pas ardhjes së Hitlerit u detyrua të emigronte. Një kohë jetoi në Paris, ndërsa më vonë qe prof. shumëvjeçare e filozofisë politike në universitetet e ndryshme të SHBA. Sipas H. A. politka është sferë e lirisë, në të cilën liria është realitet i gjallë e jo nocion. Andaj njeriu mund të realizojë lirinë e vet vetërn në jetën publike, përkatësisht në politikë. Mirëpo, njëkohësisht për të çështjet politike janë aq serioze saqë nuk mund të jenë objekt vetëm i politikanëve dhe shkencëtarëve. Ajo e sulmoi edhe pozitën tradicionale të varësisë se jetës aktive (vita activa) nga jeta kontemplative (vita contemplativa). Këto janë mënyra diametralisht të kundërta të ekzistencës njerëzore, por jeta të cilën e zgjedh filozofi nuk është superiore (as e nënrenditur as e mbirenditur) mbi jetën e punëtorit politik, si kërkohet prej fillimit të traditës metafizike.
Veprat kryesore: The Origins of Totalitarianism (1951); On Revolution (1963); Vita activa oder vom Tatigen leben (1967); The Human Condition (1973); Men in Dark Times (1973); The Life of the Mind (vëll.11,1978).
Veprat kryesore: The Origins of Totalitarianism (1951); On Revolution (1963); Vita activa oder vom Tatigen leben (1967); The Human Condition (1973); Men in Dark Times (1973); The Life of the Mind (vëll.11,1978).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARETINO, Pietro ARETINO, Pietro , letrar, piktor dhe estet ital. (1492-1556). Është i orientuar në mënyrë antiaristoteliane dhe antinormative si dhe në përgjithësi kundër diturisë së padobishme dhe të vdekur nga librat. Për këtë arsye për të bota e ëndrrave vetjake është më e vlefshme se çfarëdo instrukcionesh pedante, ndërsa poeti është ligjdhënës dhe gjykatës i vetvetes.
Burim kryesor për tezat e tij: Pisma (1537-1550).
Burim kryesor për tezat e tij: Pisma (1537-1550).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARIAN FLAVIE, Nikomedias ARIAN FLAVIE, Nikomedias , filozof grek (shek.II). Mësues i Epiktetit, mësimin e të cilit e paraqiti në shumë vepra, nga të cilat më me rëndësi është Manuali i Epiktetit, e që më vonë në Bizant shpesh është parafrazuar dhe shpjeguar për nevoja të krishterimit. Përveç kësaj vepre që është burimi më i rëndësishëm i mësimit etik të Epiktetit, shkroi edhe Bisedat e Epiktetit në tetë libra (nga të cilët janë ruajtur vetëm katër veprat e para), dhe Homilietë në dymbëdhjetë libra që nuk janë ruajtur. Përveç veprave filozofike shkroi edhe studime historike dhe ushtarake.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
Aristoteli ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi në Stagirë të Trakisë, nxënës i Platonit. Me ftesën e mbretit të Maqedonisë Filipit bëhet mësues dhe edukator i Aleksandrit (që më vonë u quajt i Madh). Në kohën kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtë Evropës, Aristoteli u kthye në
Athinë dhe këtu, duke ligjëruar në Lice, shkroi veprat kryesore të tij. Është themelues i shkollës peripatetike në Athinë. I akuzuar për ateizëm ikën nga Athina në Haleks («që athinasit për herë të dytë të mos e fyejnë filozofinë»), ku së shpejti edhe vdes.
Aristoteli hyn në radhën e filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Është mendja sintetike më e rëndësishme dhe në përgjithësi gjeniu më i gjithanshëm i antikës. Duke rishqyrtuar në mënyrë kritike filozofinë e mësuesit të vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi në një sërë veprash kapitale filozofinë e re origjinale dhe grumbulloi njëkohësisht në mënyrë enciklopedike të gjitha rezultatet e rëndësishme të filozofisë së vjetër greke dhe të shkencave të veçanta. Të gjitha fushat deri atëherë të njohura si dhe një sërë fushash të reja të aktivitetit mendor dhe të njohurive njerëzore të disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janë objekt i hulumtimeve gjeniale të Aristotelit.
Logjika e Aristotelit me disa teza të veta themelore ka ruajtur vlerën e vet dhe deri sot ajo merret si model për themelimin e logjikës elemetare, kështu që edhe Kanti mundi të vërtetonte se si logjika e Aristotelit mori një formë aq të përsosur saqë pas saj nuk ka mundur të bëjë një hap përpara, as nuk ka qenë e detyruar të bëjë një hap prapa. Logjika e tij, në radhë të parë, shqyrton çështjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitë), përfundimet dhe argumentet. Nocionet janë esencë ose formë e sendit, njohja e të cilit është qëllim themelor i të menduarit. Nocionet më të larta të gjinisë, që përfshijnë në vëte të gjitha nocionet tjera janë kategoritë. Kategori të tilla, sipas Aristotelit ka dhjetë: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Në veprat logjike të Aristotelit (të grumbulluara më vonë nga nxënësit e tij me titull Organon) janë shqyrtuar hollësisht dhe jashtëzakonisht në mënyrë ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janë parimet e të menduarit, induksioni dhe deduksioni, përkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.
Aristoteli konsideron se ekzistojnë tri parime të përgjitshme të të menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i përjashtimit të së tretës. Kushdo që dëshiron të mendojë në mënyrë konsekuente nuk mund të mendojë në kundërshtim me kuptimin e këtyre tri parimeve, sepse këto nuk janë farë zbulimesh rasti, por vlejnë për vetë njëmendësinë. Përveç shpjegimit të hollësishëm të teori-së së silogjizmit kategorik-asertorik (çka konsiderohet kontribut më i madh i tij në logjikë), në veprat e tij e gjejmë edhe logjikën shumë të ndërlikuar modale si dhe fillimet e shumë teorive logjike të mëvonshme. Dhe ndonëse Aristoteli në themel përpunoi parimet e logjikës rreptësisht formale, prapëseprapë ai nuk i ndau në mënyrë abstrakte format e të menduarit të logjikshëm dhe të drejtë nga vetë qenia. Për të p.sh. edhe kategoritë janë jo vetëm predikatet më të përgjithshme të të menduarit por njëkohësisht edhe përcaktimet më të përgjithshme të çdo gjëje ekzistuese. Logjika për A. nuk është ndonjë qëllim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me for-ma «të kulluara» të mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet në të menduarit. Lidhur me ketë, Aristoteli në Hermeneutikë tregon se theniet e gjykimit janë në raport të njëjtë sikurse sendet në njëmendësi, kështu që lidhja e nocioneve është tregues i lidhjeve të vetë sendeve. Ndonëse fillimet e logjikës, madje edhe të zgjidhjes së çështjeve të caktuara logjike mund t'i kërkojmë edhe te Sokrati e Platoni, prapëseprapë, Aristoteli përgjithësisht konsiderohet themelues i logjikës si disiplinë e veçahtë. «Filozofia e parë» (ose më vonë e quajtur metafizikë për arsye se në përmbledhjen e veprave të tij është «pas fizikës») studion parimet e fundme, më të larta dhe më të
përgjithshme të çdo gjëje ekzistuese, andaj është më-sim mbi shkakun e parë, mbi qenien në përgjithësi. Shkencat e veçanta studiojnë aspektin e caktuar të qënies, por jo edhe qenien në vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet të ekzistojë shkenca e cila duhet të merret me parimet që janë themel për tërë kuptimin dhe njohjen e të gjitha përcaktimeve të veçanta. Pikërisht këto parime i studion metafizika ose filozofia e parë, kështu që objekt i saj i studimit është materia, forma, shkaku i lëvizjes, qëllimi i ekzistimit e të tjera. Kjo disiplinë është njëkohësisht edhe më e vështira, sepse është më abstraktja, por me vetë këtë fakt ajo është edhe shkenca më ekzakte. Shumë teza metafizike të Aristotelit provojnë tendencën realiste-materialiste me të cilën iu kundërvu botës së ideve të Platonit, duke konsideruar se idetë janë imanente për vetë sendet dhe jo modele transcendentale të sendeve. Me një varg argumentesh bindëse dhe spirituoze A. në përgjithësi i hedh poshtë bazat e doktrinës së Platonit mbi idetë. Do të duhej të kishte më shumë ide sesa sënde të veçanta meqë do të duhej të ekzistonin idetë edhe mbi marrëdhëniet e tyre; do të duhej të ekzistonin idetë e drobitjes, kurse kjo është në kundërshtim me vetë përkufizimin e idesë; si mund të ekzistojë veçmas substanca dhe ajo nga e cila përbëhet substanca; në qoftë se në të gjitha idetë qëndron burimi i lëvizjes, atëherë edhe ato lëvizin, ndërsa nëse nuk lëvizin, prej nga atëherë lëvizja e të tjera.
Në njëmendësi, sipas Aristotelit, ekzistojnë vetëm sendet e veçanta, vetëm këto përbëjnë substancën e parë. E përgjithshmja nuk ekziston pranë ose mbi sendet por në to. Nocionet e përgjithshme (gjenerike), që shprehin cilësitë e përbashkëta të sendeve të veçanta vetëm janë substanca të rendit të dytë. Mirëpo edhe e veçanta ekziston pikërisht aq sa realizohet në të e përgjithshmja. Sepse në qoftë se përveç sendeve të veçanta nuk ekziston kurrgjë, atëherë nuk ekziston asgjë që do të mund të arrihej vetëm me njohje, por tërë kuptimi do të varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne në mënyrë ndijore njëmend, për shembull,. nuk vërejmë se ekziston ndonjë shtëpi në përgjithësi pranë shtëpive të veçanta. Mirëpo sendet e veçanta megjithatë manifestojnë unitetin e tyre, dhe kategoritë e mendjes, të cilat tregojnë për këtë, njëkohësisht reflektojnë raportet objektive të vetë sendeve. Substanca bën unitetin e të veçantes dhe të përgjithshmes dhe së këtejmi (në «Metafizikë» 1,3) ajo «përse» reduktohet në nocion, sepse ajo që është vetëm është ngaqë në të realizohet e përgjithshmja. Mirëpo për ta njohur të veçanten dhe për të folur për të mendueshëm, nevojitet të theksohen katër shkaqe: materia, forma, shkaku i lëvizjes dhe qëllimi.
Forma (morfë) me materien e pazhdukur (hyle) përbëjnë tërë ekzistimin. Ndërkaq, materia e pa kurrfarë forme nuk ekziston në njëmendësi (por vetëm në mendime). Qëllimisht lëvizja paraqitet në faktin se forma zhvillohet gjithnjë më shumë në llogari të materiales, deri te mbarimi në «formë të formës», në të menduarit e kulluar që ka vetëm veten për objekt të vet. Materia e pacaktuar është vetëm mundësi e sendit, potencialitet, ndërsa forma është aktualitet, realizim. Mirëpo kundërshtia ndërmjet formës dhe materies gjithmonë është relative. Ajo që është ndaj diçkahit të papërkryer forma, ndaj diçkahit të përkryer është materia. Guri i përpunuar, për shembull, është formë ndaj gurit që gjendet në mal, që nuk është i përpunuar, por është materie ndaj gurit që është murosur në shtëpi. Realizimi i mundësisë, kalimi dhe zhvillimi i formës nga materia bazohet në lëvizje. Çdo lëvizje, ndërkaq, domethënë ajo që lëviz, supozon atë që e vë në lëvizje, dhe kështu në fund e supozon një shkak të fundit, shkakun e palëvizshëm. Të gjitha sendet ndryshojnë, mirëpo duhet të ekzistojë edhe diçka që është shkak i ndryshimit. Ky shtytës i parë, që duhet të jetë i palëvizshëm dhe së këtejmi vetëm një, është formë e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, më e përsosur, hyjni.
Meqë lënda e metafizikës është jomaterialja, qenia e amshueshme, atëherë edhe lënda e fizikës së Aristotelit është ajo që lëviz, domethënë qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnë katër lloje të lëvizjes: lëvizja substanciale (domethënë ekzistimi dhe shkatërrimi), kuantitative (rritja dhe rënia), kualitative (shndërrimi i një materie në tjetrën) dhe lëvizja hapësinore (dornethënë ndryshimi i vendit). Hapësira e pakufi ekziston vetëm potencialisht (për shembull në numërimin) por jo aktualisht, njëmendsisht. Lëvizja në hapësirë është e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetëm qeniet e veçanta krijohen dhe zhduken.
Në veprën e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohë botën e jashtme sikur të mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund të përceptojnë kurrgjë në qoftë se nuk i kanë para vetes objektet e jashtme. Në psikologjinë e Aristotelit ose në shkencën mbi shpirtin dominon mendimi se vetë shpirti është i palëvizshëm, mirëpo njëkohësisht ai vë në lëvizje trupin si formë dhe qëllim të tij të brendshëm dhe substancial, ai është «entelehia e parë» e tij, parim i jetës dhe i organizimit. Ekzistojnë tri lloje të shpirtit: shpirti vegjetativ (që konsiston në aftësinë e të ushqyerit dhe të shumimit), pastaj shpirti animal (që ka edhe aftësinë e sensibilitetit ndijor dhe të vetëlëvizjes në hapësirë) dhe së fundi shpirti njerëzor (që ka aftësinë e të menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, që është e lidhur me aspektin material është tabelë e zbrazët (tabula rasa), mbi të cilën ndijat regjistrojnë thjeshtësisht atë që pranojnë. Kjo mendje është kaluese sikurse edhe individët, ndërsa mendja aktive është e pavdekshme. Fryma aktive në shpirtin njerëzor, fryma që krijon format, që bën çdo gjë (dhe jo që pranon në mënyrë pasive) dhe që i vëren drejtpërdrejt të vërtetat më të larta, është me origjinë hyjnore.
Në parimet etike të tij, A. i kundërvihet rigorizmit idealist të Platonit dhe virtytin e përkufizon si mes ndërmjet dy ekstremeve (për shembull pavarësia dhe dinjiteti i frymës është mes ndërmjet kryelartësisë dhe vetëpëruljes). Pos virtyteve etike (që kanë karakter të vullnetshëm), A. analizoi edhe të ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si është për shembull mençuria). Pikëpamjes së Sokratit dhe të Platonit se ne vazhdimisht dëshirojmë medoemos të mirën, A. kundërvë pohimin se shtytësit dhe instinktet njerëzore, për të arritur të mirën, duhet vazhdimisht të drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet të jenë medoemos të mirë. Në shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqësisë, Aristoteli theksoi tri lloje të miqësisë: miqësinë e dobishme, të këndshme dhe të virtytshme.
Dhe derisa e para manifestohet më shpesh të njerëzit e vjetër, e dyta te të rinjtë, e treta, miqësia e vërtetë në të cilën miku përqafohet për shkak të vetë atij, është karakteristike për moshën e pjekur të mashkullit. Realist dhe racionalist, A. në etikë është edhe përfaqësues i imanentizmit, domethënë i tezës se nga vetë njeriu varet se a do të bëhet i lumtur ose jo, a do të bëhet i virtytshëm apo shpirtlig.
Pikëpamjet politike dhe sociale të Aristotelit themelohen në tezën se njeriu është për nga natyra qenie shoqërore, politike (zoon politikon). Pas analizës së hollësishme të formacioneve politike (monarkisë, oligarkisë, demokracisë e tjera), Aristoteli nxjerr përfundimin se rregullimi më i mirë është republika demokratike e matur. Në shqyrtimet e veta politike dhe shoqërore ai megjithatë e ruan në dimensionin të plotë institucionin e skllavërisë, duke konsideruar se skllevërit janë të domosdoshëm për jetën e «njerëzve të vërtetë», domethënë për pjesëtarët e qytetarëve të lirë. Ndërkaq, për Aristotelin, përsosuria e shtetit nuk bazohet në aspektin teorik, por para së gjithash, në atë empirik. Me fjalë të tjera, ai konsideron se dëshmi e vërtetë për atë nëse shteti është rregulluar mirë qëndron, para së gjithash, në faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet në këtë rregullim shtetëror», domethënë se nuk ka shpërthyer kurrfarë «kryengritjeje që meriton të përmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpërdorim të pushtetit.
Në Poetikën e njohur të tij, Aristoteli përkundër Platonit, çmon lart krijimtarinë e vërtetë artistike të kohës së tij sidomos autorët e mëdhenj të tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotë e krijimtarisë artistike dramatike shprehet në katarsën e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti që tregon atë që ka mundur të ndodhë (pra, që ka gjasë se ka ndodhur), është «më i rëndësishëm për të se historia që tregon vetëm për atë që njëmend ka ndodhur. Lidhur me këtë, A. tregon ligjësitë e veçanta të sferës estetike të cilat janë të pavarura nga njëmendë-sia historike, kështu që shumë interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnë se, përkundër Platonit që pohonte lidhjen e ngushtë të artit me realitetin politik, Aristoteli është themelues i estetikës si shkencë mbi një veprimtari njerëzore të veçantë dhe autonome që ka normat dhe ligjsitë imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike të tragjedisë greke (uniteti i vendit, i kohës dhe i veprimit) mbi të cilat më vonë u bënë polemika të ashpra ndërmjet teoricienëve francezë dhe gjermanë (Lesingu për shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetëm nevojën për unitetin e veprimit, ndërsa unitetet e kohës dhe të vendit janë të kushtëzuara vetëm nga mundësitë teknike të skenës së atëhershme greke). Klasik është edhe përkufizimi i tij i tragjedisë mbi të cilin u shkruan studime dhe monografi të shumta; «Tragjedia është imitim i veprimit serioz dhe të kryer që ka madhësi të caktuar, me të folur që është elegant dhe i veçantë për secilin lloj në pjesët e veçanta, në personat që veprojnë dhe nuk rrëfejnë, ndërsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikë kryen pastrimin e afekteve të tilla». Shkallën më të lartë të mëshirës e nxitin ato ngjarje në të cilat miku i ka bërë keq mikut, ndërsa më mirë zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bëhet nga mungesa e diturisë, domethë-në në qoftë se faji në tragjedi është pikërisht faj pa faj. Rruga e analizës së veprave artistike e Aristotelit dhe, para së gjithash, e një sërë veprimeve dramatike të kohës së tij, niset nga këto vepra kah përfundimet e përgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model për ata estetë dhe sidomos për teoricienët dramatikë që kërkojnë burimet e normave estetike në vetë artin.
Me gjithë njoskonsekuencat dhe kundërthëniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhështore e Aristotelit është e pashoqe në tërë antikën jo vetëm për nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmëria e paraqitjes së disiplinave të veçanta, por, para së gjithash, për nga shtruarja e një serë çështjeve fundamentale filozofike, të cilat pikërisht si çështje janë edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerë të përhershme të trashëgimit mendor botëror.
Veprat: veprat e Aristotelit mund të ndahen në veprat egzoterike, (kushtuar publikut të gjerë) dhe ezoterike ose akroanetike (të brendshme, përkatësisht vepra për të dëgjuar). Veprat e para egzoterike, që me siguri u shkruan në formë dialogësh, nuk janë ruajtur. Gjithashtu nuk janë ruajtur as të gjitha veprat ezoterike, ndërsa të ruajturat mund të ndahen në këto grupe: i.Veprat logjike të përmbledhura së bashku me titullin O r g a n o n (domethënë vegël), që përmban këto vepra: Mbi kategoritë, Mbi interpretimin, Analitika e parë, Analitika e dytë, Topika dhe Mbi përgënjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencën dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra të tjera që nuk janë relevante ( M eteoro1ogjia , Shtazë-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar. 3. Vepra metafizike është Metafizika (ose filozofia e parë e cila sipas renditjes në anuarin e Andronikut u quajt kështu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, të birit të Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxënës i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por më shumë nga vepra e dytë); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (për të cilën nuk dihet a është autentike); 5. Prej veprave politike më e rëndësishmja është P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetërore (Politike, 158 libra në të cilët paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirëpo për autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirëpo nuk është ruajtur në tërësi). Të gjitha veprat e rëndësishme filozofike të Aristotelit (përveç Fizikës) janë përkthyer edhe në kroatishte.

ARKELAU, Athinas ARKELAU, Athinas (ose nga Mileti), filozof grek (shek. V. p.e.r.). Nxënës i Anaksagores, që ndryshe nga mësuesi, konsideronte se ajri është përzierje e parë e materies. Për Arkelaun mendja (nusi) nuk qëndron jashtë botës por është imanent ndaj saj. U mor edhe me problemet etike dhe ndoshta i pari shtroi çështjen mbi origjinën e shoqërisë njerëzore. Sipas tij, ligjet, rregullimet politike, drejtësia ose padrejtësia janë krijime njerëzore dhe nuk ekzistojnë sipas natyrës. Thonë se ka qenë mësues i Euripidit.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARKESILAU, Pitanas ARKESILAU, Pitanas , filozof grek (315/4-241/4 p.eir.). Themelues i të ashtuquajturës Akademi e mesme, kundërshtar radikal i filozofisë stoike. Mohoi veçanërisht stoikun Zenon dhe masën e tij të vërtetësisë. Në qoftë se nuk ka gjykime kataleptike (të cilat stoikët i konsiderojnë masë të së vërtetës), nëse fshihet dallimi ndërmjet të vërtetës dhe gnjeshtrës, nëse qartësia subjektive nuk është garanci e së vërtetës, atëherë i mençuri round të përcaktohet vetëm për dy rrugë: ose të shkojë pas shumë të paditurve dhe të pajtohet me opinionin e tyre ose të rezervohet nga miratimi, domethënë të abstenojë nga çfarëdo dhënie të gjykimeve (epohë). I mençuri, konsideron Arkesilau, mund të vendosë në këtë dilemë vetëm për solucionin e dytë. Nuk është e sigurt as ajo që Sokrati e mban vetëm të sigurt: di që s'di gjë. Ndonëse në mënyrë skeptike mohoi çfarëdo kriteri teorik të aktivitetit dhe të sjelljes, A. prapëseprapë pranoi kriterin praktik. Çdo veprim duhet të bazohet në probabilitetin racional, mjafton që nëpërmjet zgjedhjes ndërmjet së mirës dhe së keqes të arrihet lumturia.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARKITA, Tarentias ARKITA, Tarentias , filozof dhe matematikan grek (shek.IV. p.e.r.) Pitagorist, strateg shumëvjeçar i Tarentit, konsideronte se për arritjen e harmonisë shoqërore lypset barazia ekonomike e njerëzve. Te Arkita Platoni studioi filozofinë pitagoriane.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARNIM, Hans ARNIM, Hans , filozof gjerm. (1859-1931). Prof. në Rostok, Vjenë dhe në Frankfurt. Më shumë u mor me studimin e filozofisë greke dhe sidomos me Platonin dhe Aristotelin.
Veprat kryesore: Die Phiolosophie im Altertum (1909); Platons Jugend dialoge (1914); Die drei Aristotelischen Ethiken
Veprat kryesore: Die Phiolosophie im Altertum (1909); Platons Jugend dialoge (1914); Die drei Aristotelischen Ethiken
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARNO, Antoan ARNO, Antoan (ARNAULD, Antonie), filozof franc. (1612-1694). Jansenis, kartezianist, u doktorua në Sorbonë (1645). Së bashku me P. Nikolin botoi logjikën e njohur Port Royal, në të cilën në frymën e pkëpamjeve të Dekartit thjeshtësohet logjika aristoteliane skolastike (7 kategori në vend
10, reduktimi i numrit të llojeve dhe i formave të silogjizmave) dhe në të cilën është futur përkufizimi terminologjik, i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të logjikës dhe të aksiomatikës.
Veprat kryesore: De la frëquente communion (1643); La logique de Port Royat (së bashku me Nikolin 1662); Traitë de vraies et des fausses idëes (1683); Reflexions philosophiques et theologiques sur la Nature et la Grace( 1685- 1686).
10, reduktimi i numrit të llojeve dhe i formave të silogjizmave) dhe në të cilën është futur përkufizimi terminologjik, i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të logjikës dhe të aksiomatikës.
Veprat kryesore: De la frëquente communion (1643); La logique de Port Royat (së bashku me Nikolin 1662); Traitë de vraies et des fausses idëes (1683); Reflexions philosophiques et theologiques sur la Nature et la Grace( 1685- 1686).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
Arnobie ARNOBIE, retor dhe apologjet i krishterë (vdiq rreth 326). Në moshën pesëdhjetëvjeçare, pasi gjithë kohën luftoi kundër të krishterëve, u bë i krishterë dhe u përpoqë të mbronte të krishterët nga akuzat se ishin fajtorë për mjerimin dhe fatkeqësinë e imperatorisë. I bëri objekt talljeje shumë besime tradicionale, ndërsa veprat e tij janë burim si për kuptimin e mitologjisë romake ashtu edhe për shpjegimin e disa filozofëve (sidomos të skeptikut Karnead). Është kundërshtar i tezës së Platonit mbi paraekzistimin e shpirtit.
Kryevepra: Adversus gentes (Adversus nationes).
Kryevepra: Adversus gentes (Adversus nationes).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARNOLD, Gjuro ARNOLD, Gjuro (ARNOLD Duro) filozof, pedagog dhe poet (Ivanec, më 1854-Zagreb, më 1941). Prof. i filozofisë dhe i pedagogjisë në Zagreb. Tekstet e tij të logjikës dhe të psikologjisë janë konsideruar një kohë të gjatë manualë standard të shkollave dhe të universiteteve. Në vitin 1896 organizoi seminarin pedagogjik për arsimin teorik dhe praktik të arsimtarëve të shkollave të mesme. Pikëpamjet filozofike të tij janë të afërta me të Loces, të Lajbincit dhe të Herbartit dhe me shumë teza spiritualiste-pluraliste.
Në veprën e vet «Qeniet e fundit», A. konsideron se realiteti është i ndërtuar nga elementet e thjeshta jomateriale të renditura hierarkisht sipas shkallëve të ndryshme të shugurimit, kurse në shkallën më të lartë qëndron perëndia. Të gjithë individët shpirtërorë e dëshirojnë atë nëpërmjet procesit kozmik të persosurisë shpirtërore- frymore.
Veprat kryesore: Etika i povijest (1879); Logika (1888); Zadnja bića (1888); Psihologija (1893).
Në veprën e vet «Qeniet e fundit», A. konsideron se realiteti është i ndërtuar nga elementet e thjeshta jomateriale të renditura hierarkisht sipas shkallëve të ndryshme të shugurimit, kurse në shkallën më të lartë qëndron perëndia. Të gjithë individët shpirtërorë e dëshirojnë atë nëpërmjet procesit kozmik të persosurisë shpirtërore- frymore.
Veprat kryesore: Etika i povijest (1879); Logika (1888); Zadnja bića (1888); Psihologija (1893).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ARON, Rajmond Klod Ferdinand ARON, Rajmond Klod Ferdinand (ARON, Raymorid Claude Ferdinand), sociolog dhe filozof franc. (1905-). Prof. i Sorbones nga viti 1956. Interesimi themelor i R. Aronit është filozofia e historisë. A. konsideron se «realiteti historik nuk lejon të shndërrohet në raporte, sepse ai është njerëzor, ndërsa njerëzit, si individë që veprojnë ose të cilët janë viktima, në çdo mënyrë janë qendër e gjallë e tij». A. njëkohësisht paralajmëron se njeriu nuk ngrihet nga relativiteti i përfytyruar deri te marrëdhëniet objektive, transcendentalisht relative, por arrin deri te relativiteti historik: shkencëtari, historiani, shpreh vetveten dhe botën e vet nëpërmjet të së kaluarës, të cilën e ka zgjedhur për vete. Andaj çdo filozofi e historisë, sipas Aronit, do të jetë relative. Në qoftë se historia ka ndonjë rëndësi, atëherë ajo nuk qëndron në progresin e vazhdueshëm, në ndonjë racionalitet dhe ajo i shmanget çdo forme të të vendosurit në skemë. Lirinë në histori nuk e siguron teoria por veprimtaria. Iracionalizmi, për Aronin, do të ishte filozofi e pamohueshme sikur në vete të mos përmbante një kundërthënie themelore: «lracionalizmi kërkon të përgënjeshtrojë vetveten, sepse shfaqet si e vërtetë filozofike, kurse mohon natyrën e kësaj së vërtete». Kritik i disa tezave fundamentale marksiste (sidomos lidhur me realizimin praktik të koncepteve marksiste), A. pavarësisht nga një varg njëanshmërish të relati-vizmit historik dhe të maliciozitetit të kritikave, konsiderohet sot një nga filozofët e rëndësishëm të historisë në Francë, madje edhe në Evropë.
Veprat kryesore: Introduction a la philosophie de l'Histoire (1938); La Philosophie critique de l'Histoire (1938); Le Grand Schisme (9W); Les guerres en chafne (1951); L'Opium des intellectuels (1955); Espoir et peur du siëcle (1957); Les dësilusions du progrës: essai sur la dialectique de la modernitë (1969); D'une Sainte Famitle a l'autre: essai sur le marxisme imaginaire (1969).
Veprat kryesore: Introduction a la philosophie de l'Histoire (1938); La Philosophie critique de l'Histoire (1938); Le Grand Schisme (9W); Les guerres en chafne (1951); L'Opium des intellectuels (1955); Espoir et peur du siëcle (1957); Les dësilusions du progrës: essai sur la dialectique de la modernitë (1969); D'une Sainte Famitle a l'autre: essai sur le marxisme imaginaire (1969).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ASKLEPIADI, Prusas ASKLEPIADI, Prusas , mjek dhe filozof grek (rreth 124 - rreth 34 p.e.r.). Ithtar i Epikurit, që më shumë se mësuesi i tij theksonte premisat fundamentale sensualiste të çdo njohjeje dhe ia mohonte shpirtit pjesën mendore, duke reduktuar veprimtarinë e tij në receptivitetin sensomotorik. Në medicinë i njohur për shërimet nëpërmjet mjeteve fizikale dhe dietës.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
AST, Fridrih AST, Fridrih (AST, Friedrich), filozof gjerm. (1778-1841). Prof. në Munih. U mor, para së gjithash, me filozofinë e historisë dhe me estetikë. Si ithtar i Shelingut bëri përpjekje që në zhvillimin historik të filozofisë të vërtetonte ligjësinë e brendshme mendore të domosdoshme.
Veprat kryesore: Handbuch der Asthetik (1805); Grundlinien der Philosophie ( 1816); Lexikon Platonicum (1834-39).
Veprat kryesore: Handbuch der Asthetik (1805); Grundlinien der Philosophie ( 1816); Lexikon Platonicum (1834-39).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
ASMUS, Valentin ASMUS, Valentin Ferdinandoviç , filozof sovjetik (1894-1975). Porf. i Universitetit të Moskës (nga viti 1939). Autor i shumë punimeve nga historia e filozofisë (sidomos të idealizmit klasik gjerman dhe të filozofisë ruse), nga historia e logjikës dhe e estetikës. Është e njohur edhe Logjika e tij, që ishte tekst standard në fakultetet e shumë vendeve socialiste.
Veprat kryesore: Materializmi dialektik dhe logjika (1924); Shqyrtime nga historia e dialektikës dhe e filozofisë së re (1930); Dialektika e Kantit (1930); Marksi dhe historizmi borgjez (1933); Logjika (1947); Descartes (1956).
Veprat kryesore: Materializmi dialektik dhe logjika (1924); Shqyrtime nga historia e dialektikës dhe e filozofisë së re (1930); Dialektika e Kantit (1930); Marksi dhe historizmi borgjez (1933); Logjika (1947); Descartes (1956).
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
Ashari ASHARI , (Ali al-Ashari), filozof dhe apologjet islamik (837-935). Sunin dhe Kuranin si dhe mësimet e tjera fetare islame ortodokse u përpoq t'i themelonte dhe t'i arsyetonte në mënyrë filozofike.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
Atenagora ATENAGORA , Athinas, filozof grek, apologjet i krishterë (rreth J70). Në apologjinë e vet drejtuar Mark Aurelit nbrojti të krishterët duke bazuar doktrinën mbi treunitetin hyjnor. Në shumë teza të tij është fare i qartë ndikimi i platonizmit.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Biografia e filozofeve te shquar!
AUGUSTIN, Aureli AUGUSTIN, Aureli (Augustinus Aurelius), teolog dhe filozof i krishterë 354-430). Para se të kalonte në krishterim, ai dhjetë vjet i përkiste maniheizmit. Vetëm kur mbushi 33 vjet, pasi sipas fjalëve të tij jetoi si «mëkatar, pagan dhe njeri i shfrenuar», kaloi në krishterim dhe u bë një nga etërit më të famshëm dhe më të njohur të kishës latine të periudhës patristike. Në vitin 391 u bë prift në Hispon, kurse në vitin 396 u zgjodh ipeshkëv. Burim kryesor për kuptimin e rrugës së tij jetësore dhe filozofike janë Rrëfimet e tij.
Filozofia e Augustinit nuk është prezentuar në asnjerën prej veprave të tij si sistem i mbyllur, por analizat mendore të tij shfaqen fragmentarisht dhe periodikisht me rastin e përpunimit të çështjeve të ndryshme, kryesisht të çështjeve teologjike. Orientimi filozofik themelor përqendrohet te Augustini në parimin e vetësaktësisë së brendshme të cilin pikërisht ai e paraqiti i pari në mënyrë të qartë dhe e shtroi si rrugëdalje të filozofisë. Interesi metafizik i A. drejtohet nga sfera e realitetit të jashtëm ndaj jetës së brendshme, e kështu në vend ,të nocioneve materiale, shpirtërore të përgjithshme ose fizike, në plan të parë i vë nocionet psikike si faktorë themelorë të kuptimit të botës. Pikërisht ky orientim kah përvoja e brendshme është karakteristikë qenësore e veprimtarisë së tij. «Kundër akademikëve» që dyshojnë në të vërtetën, konfirmon Augustint - i cili dikur ishte i afërm me pikëpamjet skeptike - të vërtetën parësore, me fjalë të tjera se askush nuk mund të dyshojë se ekziston, me vetë faktin se dyshon (domethënë mendon). «Për mua më e sigurt se çdo gjë tjetër është se ekzistoj. Madje edhe nëse pohon se nuk ekzistoj dhe thua se mashtrohem, pikërisht me këtë pranon se ekzistoj; sepse nuk mund të mashtrohem nëse nuk jam».
A. pasi iu drejtua krishterimit, luftoi në realitet kundër mendimit skeptik akademik, mirëpo megjithatë në shumë teza mbeti i rezervuar në mënyrë skeptike dhe agnostike: «Mos poho më pos kësaj se diçka sipas bindjes sate të duket kështu dhe kështu kurrë nuk do të mashtrohesh». (Contra Academicos).
Çdo gjë që bën njeriu buron nga vullneti i tij i cili është absolutisht i lirë. Vlera qenësore ndërkaq e akteve të vullnetit është e varur para së gjithash nga orientimi i tyre kah perëndia. Ideja e kishës së krishterë - interesat e së cilës Augustini i mbrojti me aq afsh -bazohet sipas tij, në mendimin mbi nevojën e shpagimit të tërë gjinisë njerëzore; mirëpo vetë kjo ide përjashton pikërisht lirinë e përcaktuar të vullnetit të individit. Tërë doktrina mbi predestinacionin (paradestinimin) për shpëtimin ose zhdukjen - të cilën e mbrojti Augustini - u kundërvihet në mënyrë kontradiktore pikëpamjeve të tij mbi lirinë e vullnetit: «Gjithmonë do të mbetet fakt i çuditshëm që i njëjti njeri - i cili filozofinë e tij e themeloi në vetësigurinë e frymës së vetëdijshme të veçantë, i cili nëpërmjet studimit të hollësishëm hyri në thellësitë e përvojës së brendshme dhe zbuloi në vullnetin arsyen e jetës së individit shpirtëror, se, pra, ky njeri konsiderohej i shtrënguar nga interesat e një studimi teologjik me konceptin e shkencës mbi shëlbimin, e cila e vëzhgon veprimin e vullnetit të veçantë si pasojë e caktuar që nuk ndryshon një rrënimi të përgjithshëm ose mëshi-re hyjnore». (V. Vindelband: «Histo-ria e filozotisë»). Në një mënyrë Augustini është edhe iniciator i filozofisë së historisë, sepse në konstruksionin e vet të realizimit të planit të perëndisë, e kuptoi tërë historinë si tërësi - dhe çdo gjë veç e veç merr në të kuptimin vetëm në bazë të kësaj tërësie. Historia ka gjashtë periudha, kurse qëllimi i vërtetë i saj është realizimi i shtetit të perëndisë. Augustini edhe tërë filozofinë greke - ishte i afërt veçanërisht me Platonin - e interpretonte në më-nyrë të krishterë, kështu që nga pragmatizmi religjioz shpesh dhe plotësisht gabimisht shpjegonte dhe shtrembëronte disa teza tç filozofëve grekë.
Për A. e bukur është para së gjithash tërësia, uniteti i tërësisë. Edhe nëse ka objekte të veçanta që janë të shëmtuara, kjo aspak nuk e prish bukurinë e harmonishme unike të gjithësisë. Kozmosi si vepër e perëndisë medoemos është i bukur, ndonëse në të ka edhe gjëra të këqija dhe të shëmtuara. Për Augustinin që me orientimin e vet të tërësishëm filozofik dhe estetik është i orientuar në mënyrë platoniane dhe antiaristoteliane, perëndia nuk është vetëm krijues dhe model i së bukurës, por për më tepër prezenca e bukurisë në një fenomen të veçantë është vërtetim i sigurt se është krijuar nga perëndia.
Augustini shkroi shumë libra dhe ndonëse mbeti gjithmonë i kufizuar nga suazat e përgjithshme të pikëpamjeve teologjike të veta dhe të huaja dhe të paragjykimeve religjioze, prapëseprapë me temperamentin e vet të gjallë, me talentin e rrallë poetik, i bindur sinqerisht në konstruksionet dhe vegimet mbinatyrore, dha disa fa-qe të jashtëzakonshme, të shkruara drejtpërdrejt dhe në mënyrë sugjestive, të cilat hynë padyshim në radhën e literaturës më të bukur të kohës së tij..
Veprat kryesore: Contra Academicos: De besta vita; De ordine; Socioloquia (386); De quantitate animae (387-88); De genesi contra Manichaeos (388/390); Contesiiones. (rreth400): Ispovijedi: De civitute Dei(prejvitit 413 deri 426); Recractiones(rreth 430); Të gjitha veprat J. P. Migne, Patrologia latina 32-47, Paris 1845

Similar topics
» Biografia....
» NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR
» Personalitetet të shquar Shqipëtar
» Mitrush Kuteli (Biografia)
» Çerçiz Topulli (Biografia) !
» NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR
» Personalitetet të shquar Shqipëtar
» Mitrush Kuteli (Biografia)
» Çerçiz Topulli (Biografia) !
Faqja 3 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi