Sa na kushton nevoja për të qenë të shëndetshëm
Faqja 1 e 1

Valeria Dedaj
Njerëzit që kanë një jetë të mbingarkuar në punë, të shkuarit në palestër u shërben për të hequr stresin, dhjamin e tepërt dhe lodhjen mendore. Përveç aerobisë, vallëzimit, përfshihen dhe sauna, masazhe, hidromasazhe. Për këto çmimet janë në varësi të kohës përkatëse që rri secili person. Për një muaj çmimet në palestër variojnë nga 25 mijë, dëri në 120 mijë lekë të vjetra. Në varësi të cilësisë ndryshon edhe çmimi. Instruktorët janë studentë nga Insituti i Fizkulturës, disa janë edhe me përvojë shumë vjeçare. Shumica e klientëve janë përgjithësisht të moshës 20 deri 50 vjeç. Frekuentimi është tri deri pesë herë në javë. Çdo seancë duhet të zgjasë 60-90 minuta sipas programit të propozuar nga instruktorët. Aktiviteti fizik ndihmon që organet e trupit të mbushen më shumë me oksigjen. Sasia e madhe e oksigjenit në tru ndihmon në zvogëlimin e simptomave të shqetësimeve psikologjike si: ankthi, pagjumësia, stresi, depresioni etj.
Koha për veten…
Jeta jonë e përditshme është e karakterizuar nga mungesa e kujdesit ndaj vetes. Pothuajse “Do të mjaftonin vetëm 50-60 min në ditë, frekuentim i palestrës për të larguar stresin nëpërmjet aktivitetit fizik”, thotë Marinela Ndoj, frekuentuese e rregullt e një prej palestrave të kyeqytetit. Për të, stina e verës është një periudhë që duhet pasur kujdes për mirëmbajtjen e shëndetit. Sepse klima e nxehtë favorizon rezultate maksimale në trupin e saj, si në tonifikimin e muskujve apo edhe në arritjen e formave trupore.
Ndërsa Irvena Neli, shprehet se jo me kot thuhet që një mendje e shëndoshë është në një trup të shëndoshë. Atë aktiviteti fizik e ka ndihmuar në djegien e kalorive të tepërta. Zakonisht djeg rreth 400-500 kalori në ditë dhe e ndihmon për ngritjen e humorit. Prandaj njerëzit duhet të ndëgjegjësohen për rolin që ka palestra sipas Irvenës.
“Neglizhimi ndaj palestrës, është një pakujdesi për veten tonë ”, thotë Dorina Semini. Prandaj, duhet të na bie entusiazmi se po bëjmë një zgjedhje për veten tonë, dhe jo instruktorin”, thotë Dorina.
Instruktori për trajtimin frekuentuesve të palestës
Instruktori i një prej palëstrave të kryeqytetit, Sebastian Nikolli thotë: “Roli bazë i palestrës është rekreacioni dhe shëndeti, prandaj duhet të krijohet kultura që palestra të jetë pjesë e jetës tonë”. Sipas tij, fillimisht duhet të bëhen matjet përkatëse për peshën, tonifikimin muskulor dhe duhet alternuar lëvizshmëria artikulare në bazë të këtyre të dhënave për të përcaktuar programin për ngarkesën që duhet t’u jepet këtyre personave.
Trajtimet janë të llojeve të ndryshme si për: mbipeshën, stresin, problemet muskulare apo problemet sedentare. Është shumë e rëndësishme thotë instruktori, që secili person të trajtohet sipas një programi përkatës. Personat mbipeshë, duhet të trajtohen në sektorin e kardios. Baza e punës për ta është pista, urbitreku (stepi) dhe biçikleta. Këto duhet ndiqen gjatë çdo seancë. Personat e stresuar, aktiviteti fizik është antistres sepse nëpërmjet djersitjes çlirohet shumë energji negative që është akumuluar gjatë ditës dhe zgjedhja e pajisjeve bëhet në bashkpunim me klientin. Për personat me probleme sedentare, puna fillohet nga sektori i kardios. ( nuk është e rekomanduar biçikliteta), dhe më mbas duhet të nisin programet e tonifikimit muskulor. Ndërsa për personat me probleme muskulare, nevojiten rekomandime nga mjeku, ku të bëhet e ditur fillimisht shkalla e dëmtimit të trupit dhe trajtimi duhet bërë nga fizioterapistiti dhe instruktori. Pastaj bëhet alternimi në sektorin e kardios dhe të fitness-it, në mënyrë të kemi edhe tonifikim edhe gjendje fizike.
Në shoqërinë moderne është vënë në lëvizje një makinë, që është bërë për të lëvizur dhe për të rritur mirëqenien tonë fizike. Jeta është një zgjedhje e cilësisë. Ky aktivitet ka si objektiv të tij përfundimtar përmirësimin e jetës. Nëse dëshirojmë ose jo, një jetë më të mirë se ajo që ne bëjmë, kjo është një zgjedhje e jona…

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Nevoja per te qene ne qender te vemendjes
» Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë”
» Per te zgjatur dashuria, nuk eshte nevoja te tregoni gjithcka
» 4 rregulla për të ngrënë shëndetshëm
» Miqësi e shëndetshme, trup i shëndetshëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi