Kuzhina Tradicionale
Faqja 1 e 1
Kuzhina Tradicionale
Lazanja për darkë
Përbërësit për 4–6 persona: • 1 pako peta për lazanja. Blihen të gatshme • 200 gr Parmigiano i grirë • Salcë beshamel Për kimën: • 1 karotë • 1 kokërr qepë • 4 lugë gjelle vaj ulliri • 250 gr lëng mishi • 1 gotë qumësht • 50 gr gjalpë • piper sipas dëshirës • 100 gr mish i grirë viçi • 250 ml salcë domatesh
Si fillim përgatisim kimën. Grijmë hollë karrotat, selinonë dhe qepën dhe të treja i skuqim në një tigan të nxehtë me vajin e ullirit. Më pas hedhim dhe mishin e grirë dhe e lëm në zjarr të fortë për disa minuta. Pasi të jetë gati, shtojmë salcën e domateve, lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë. E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi dhe në fund ngadalë, qumështin. Në kohën që zien kima, përgatisim beshamelin duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i hollë. Kur t’i kemi edhe kimën edhe beshamelin gati, nxehim furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë dhe shpërndajmë në të disa lugë kimë. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë kimë dhe i mbulojmë me një shtresë djathë parmigiano të grirë. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat. Në fund përziejmë kimë dhe beshamel bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta derisa të formojë një shtresë të artë. Kur të jetë gati, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Kuzhina Tradicionale
Pastiço me djathë
Përbërësit për 4-5 persona: 300 gr Makarona 2 kokrra vezë 100 gram djathë 1 e 1/2 filxhan çaji qumësht kripë piper gjalpë e djathë kackavall të grirë 1 lugë gjelle Makaronat spageti ziejnë në ujë të valuar me kripë për 10-15 minuta. Kullohen, shpëlahen, kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë e bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.

Pakeri me proshutë Hako, djathëra dhe spinaq
Përbërësit: 100 gr proshutë Hako 2 lugë gjalp pa kripë ¼ filxhan ccaji djath parmixhan të grirë ¼ filxhan ccaji me miell 4 filxhan qumësht 1 filxhan djath mocarela 2 vezë kripë piper 1 pako 500 gr me makarona pakeri ose rigatoi 2 filxhan spinaq (nëse doni mund të shtoni perime të tjera) 5 lugë gjelle me gjizë të ëmbël Përgatitja: Zjeni makaronat përgjysmë, pra të mos përfundojë procesi i zierjes pasi do të vazhdojë në pjekje. Në një enë, përzjeni të gjithë djathërat, gjizën, vezët dhe qumështin. Rregulloni shijen me kripë dhe piper. Tava është një formë e pastiços me të cilën jemi mësuar por prania e djathërave, proshutës dhe spinaqit, i jep shije tjetër. Makaronat e zjera hidhini në tavën ku do të bëni pjekjen. Shtoni aty gjalpin dhe gjithë përbërësit e tjerë. Trazojini mirë në mënyrë që të shpërndahen njëtrajtësisht të gjithë ingredientët. Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë, për 30 minuta apo pak më tepër, deri sa të ketë marrë ngjyrë të artë.

Similar topics
» Kuzhina italiane
» Sa ju pelqen guzhina tradicionale ?
» Kuzhina popullore
» Dizajnohet kuzhina e të ardhmes
» Kultura Tradicionale në Shqipëri
» Sa ju pelqen guzhina tradicionale ?
» Kuzhina popullore
» Dizajnohet kuzhina e të ardhmes
» Kultura Tradicionale në Shqipëri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi