Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koleksion me çudira! - Faqe 11 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koleksion me çudira! - Faqe 11 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koleksion me çudira!

4 posters

Faqja 11 e 15 Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14, 15  Next

Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Tue 24 Nov 2009 - 11:12

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:42

Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin "tokoferol", që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë "të lindësh". Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë. Sasitë më të mëdha të saj gjenden në vajrat e farërave, në arra, lajthi, fasule, soje etj. Embrioni i grurit përmban sasi shumë të larta, për këtë arsye edhe prodhimi i kësaj vitamine bëhet nëpërmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitaminë gjendet edhe në mëlçi, veshka dhe sidomos në vajin e mëlçisë së peshqve të detit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:42

Përveç vitaminave të shumta që ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Bananja përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Ajo është fruta e vetme e papërpunuar që mund te hahet pa shqetësim në rastet e sëmundjeve kronike. Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje te stomakut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:42

Ekspertët gjermanë dhe ata amerikanë rikonfirmojnë edhe një herë efektet pozitive të kafesë në shëndetin e njeriut. Vetëm pak kohë më parë ishte vërtetuar pjesërisht nga kërkuesit italianë se procesi ndaj kafesë kishte "mbaruar". Pija më e konsumuar dhe më e dashur në botë ishte çliruar përfundimisht nga akuzat. Tani nuk ka më asnjë dyshim, studimi i Institutit Italian për ushqyerjen dhe ushqimin mbështetet plotësisht edhe nga studiuesit e Universitetit gjerman të Barennit të Mynihut, si dhe kolegët e tyre në "Harvard School of Public Health", Wolfgang Winkelmayer e Rob Van Dam. Përfundimi është i njëjtë: nëse nuk kalohet limiti i katër filxhanëve kafe ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku për aritmi kardiake dhe hipertension nuk ekziston. Po ashtu, përveçse është një rit special, kafeja ndihmon tretjen, mban zemrën në formë të mirë dhe nga aroma e saj çlirohen substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Kështu, pija e zezë, "mbreti" pas çdo pauze në punë dhe daljeje me miqtë, duket se po jeton në shkallë ndërkombëtare një imazh tjetër nga ajo që të gjithë kishin menduar më parë. Askush nuk mund ta mohojë se për vite e vite me radhë pija më e dashur në botë është parë me një sy tjetër, çka i ka detyruar specialistët e kësaj fushe të zhvillojnë studime të detajuara.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:42

Ideja se konsumimi i disa filxhanëve në ditë rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme kardiovaskulare tani nuk ekziston më. "Kjo është zyrtare. Studimet që tregonin në të kaluarën se kafeja është e dëmshme për organizmin, tani nuk mund të mbrohen më",- ka deklaruar Thomas Hofman, docent i kimisë ushqimore në Universitetin gjerman të Munster. Gjithashtu, ai tregon se kafeja është një përzierje e më shumë se njëmijë substancash, shumë prej të cilave akoma nuk janë studiuar për efektin e tyre mbi shëndetin njerëzor. "Është e vërtetë që shumë nuk janë studiuar, por ato më të rëndësishmet për të dalë në një përfundim, janë studiuar",- tregon ai. Në fakt, deri tani ishte menduar se rreziku shkaktohej i gjithi nga kafeina, e cila vepronte mbi zemrën dhe sistemin nervor qendror, duke bllokuar proteinat që vepronin në qelizat nervore si receptorë të adenozinës, veprim kimik që kryhej nga sheqeri dhe një bazë e zotuar me strukturë të njëjtë me kafeinën, në gjendje për të shkaktuar përgjumje dhe për të ngadalësuar aktivitetin natyral. Në këtë mënyrë, duke bllokuar veprimin e adenozinës, kafeina shkaktonte efektin e njohur të mungesës së përqendrimit dhe nxiste lodhjen, por që kurrsesi nuk mund të thuhet se është e dëmshme për shëndetin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:43

Ashtu si të gjithë përbërësit e tjerë ushqimorë, studimi aktual tregon problemet që mund të shkaktohen vetëm nga mënyra se si kafeja konsumohet. Sipas mjekëve të studimit, kush pi rregullisht kafe, nuk ka asnjë rrezik që kafeina të veprojë negativisht mbi të, por ata që nuk janë mësuar me kafenë dhe papritur fillojnë të pinë shumë filxhanë, duhet të përballen me sindromat e një doze të tepruar, që fillojnë nga nervozizmi e deri te rrahjet jo të rregullta të zemrës. Kjo do të thotë se nëse nuk kalohet kufiri i katër kafeve ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku i aritmive kardiake dhe hipertensionit largohet, ku përjashtim bëjnë vetëm personat me tension të lartë dhe shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, të cilëve nuk u rekomandohet absolutisht konsumi i kaq shumë filxhanëve në ditë. Por, përveç ekspertëve evropianë, lajme të mira për "pijen më të dashur në botë" vijnë nga dy kërkuesit e "Harvard School of Public Health", Wolfgang Winkelmayer dhe Rob van Dam. I pari ka zhvilluar një studim për një periudhë të gjatë kohe duke vëzhguar më shumë se 150 mijë gra, në përfundim të së cilit arriti në konkluzionin: "Konsumi i kafesë nuk ndikon aspak në rritjen e tensionit të gjakut". E ndërsa studime të ngjashme u zhvilluan edhe te burrat, Van Dam nënvizon: "Kjo ndodh, sepse kafeja me sa duket përmban edhe substanca që neutralizojnë të ashtuquajtura efektet negative të kafeinës".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:43

Një pije "inteligjente" dhe e domosdoshme, megjithatë, gjëja ku duhet treguar më shumë kujdes ka të bëjë me konsumin e saj. Mes të tjerash, kjo "ftesë" vjen dhe nga prezantimi i fundit për temën "Kafeja dhe shëndeti", zhvilluar nën kujdesin e INRAN, Instituti Kombëtar i Kërkimit për Ushqimet dhe Ushqyerjen, me kontributin e enteve të tillë si "Fondacioni për studimet mi ushqimet", i cili që nga viti 1986 është pikë referimi shkencor, kombëtar dhe ndërkombëtar për kërkimet në këtë sektor; instituti farmakologjik "Mario Negri" në Milano dhe instituti britanik "Coffee Science Information Centre", që përmbledh studimet më të fundit të kësaj fushe të publikuara në revistat më të mira shkencore. Por abuzimi me kafenë mund të shkaktojnë intaksikacion, të njohur ndryshe me emrin kafeinizëm, që shkakton irritim dhe shqetësime të gjumit e që mund të bëhet vdekjeprurës vetëm në rastin teorik, nëse konsumohen rreth 120 ekspres brenda harkut kohor prej 30 minutash, e barabartë kjo me asimilimin e dhjetë gramëve kafeinë. Kush nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri të tilla dhe nuk i kalon më shumë se katër filxhanë në ditë, nuk ka asnjë arsye përse të trembet. Kjo sepse edhe kafeina nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si një substancë që jep varësi si drogat e vërteta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:43

Nga këtej del se kafeja është edhe një mike e mirë e sportistëve. Falë veprimit të saj kardiotonik dhe brono-zgjerues, kafeina mund të japë një ndihmë për një imazh të mirë artistik, pa iu trembur aspak testit anti-doping, që mund të tregojë diçka të çuditshme vetëm nëse kalohet kufiri i 12 miligramë kafeine për një litër urinë, sasi që korrespondon jo më shumë se 12 kafe ekspres përnjëherësh. Por, për të kuptuar sa kafeinë ka konsumuar një njeri, është e rëndësishme të mos lësh pas dore diferencën mes ekspresit të pirë në bar dhe kafesë së përgatitur në shtëpi, që mesatarisht përmban nga 40 deri në 80 mg, apo edhe krahasimin e bërë me kafenë e quajtur ndryshe "amerikane". Megjithatë, kjo nuk është një e vërtetë absolute. Shpesh herë mund të arrihet e kundërta në varësi të mënyrës së përgatitjes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:43

Zakoni për të pirë kafe menjëherë pas vakteve të ngrënies është pozitiv, për faktin se ndihmon tretjen, duke stimuluar sekrecionet acide të stomakut. Ndërkaq, kush vuan nga një sekretim i tepruar gastrik, duhet patjetër të kufizojë përdorimin e kësaj pijeje. Nuk duhet harruar kurrsesi se nga aroma e kafesë lëshohen rreth 900 substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Bëhet fjalë për substanca kimike që shpërbëhen shpejt në ajër, ndaj për këtë arsye specialistët tregojnë se kafeja duhet pirë menjëherë pas përgatitjes, pa e lënë të ftohet. Nëse nuk është vërtet një "ilaç që të zgjat jetën", padyshim që është diçka që i ngjan shumë. Është provuar se antioksiduesit që përmban çdo kokërr e saj parandalojnë shumë sëmundje, mes të cilave shumë lloje kanceresh, si ata të pankreasit dhe zorrës së trashë, vonon procesin e plakjes duke bllokuar aksionin dëmtues që zhvillohet në qelizat e tyre. Me pak fjalë, kafja është një "mikeshë" nga e cila nuk duhet hequr dorë kurrë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:43

Mani i zi i njohur ndryshe edhe me emrin dudi ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore dhe përdoret për të kuruar disa sëmundje.

Tek ne gjendet i kultivuar nëpër kopshte. dhe në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet e tij.
Frutat e manit të zi konsumohen të freskëta, ato janë freskuese dhe të shëndetshme.
Manat përmbajnë rreth 9 për qind sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj.
Prej tyre përgatitet reçel, si dhe shurup farmaceutik.Reçeli i manave përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me reçel, sidomos në darkë para fjetjes.
Reçeli përdoret gjithashtu edhe në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë.

Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës.
Me lëvoren e degëve dhe me gjethet e manit përgatitet një çaj, i cili është i përshtatshëm për larjen e gojës kur ka raste të dhimbjes së dhëmbëve.
Nderkq gjethet e manit të shtypura, bashkë me vaj ulliri, në trajtë kreme, përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme.
Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:43

Studimi i bërë nga shkenctarët e Oxfordit, zbulon se acidit folik ndikon në depresion te të rinjtë, ndërsa në Universitetin Bangor, në Uells, studime të njëjta tregojnë ndikimin e këtij acidi tek të rriturit me diagnozën e depresionit.

Njerëzit që hanë më shpesh spinaq, bizele, thjerrëz, majdanoz, mëlçi mështjerre, brokoli shparg, janë më pak depresivë arsyeja është e thjeshtë.

Këto ushqime janë burim i shkëlqyeshëm i acidit folik (vitaminës B9), kurse ekspertët kanë konstatuar se ky acid mund të mposhtë depresionin.

Ekspertët kanë zbuluar se një e treta e njerëzve që vuajnë nga depresioni kanë nivel të ulët të folatit në organizëm. Sa më i madh ishte deficiti i kësaj materia, aq më i madh ishte niveli i depresionit. Madje, te njerëzit e tillë, edhe ndikimi i ilaçeve anti depresion ka qenë më i dobët.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:44

Boronicat mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, bëjnë të ditur shkencëtarët kinez.

Barnat e zakonshme të cilat janë të dobishme për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pashmangshëm kanë edhe efekte anësore në organizëm.
Për këtë arsye hulumtuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë substanca natyrale që kanë efekte hepato-protektiv.

Shkencëtarët kinez së fundi kanë publikuar një studim të ri, të bërë në kafshë, që ka treguar efektin e dobishëm të boronicës në fibrozën e mëlçisë.
Rezultatet e studimet kanë treguar se këto fruta mund të ulin nivelin e dëmtimit të mëlçisë si dhe nivelin e acidit hialuronik dhe enzimës alanin aminotransferazë në gjak, të cilët llogariten si tregues të sëmundjes së mëlçisë.
Për më tepër, boronicat mund të rritin nivelin e një enzime të dobishme, superoksid dismutazë, dhe të ulin përqendrimin e malon-aldehidit në mëlçinë e homogjenizuar.

Përveç këtij studimi që tregon efektin e dobishëm të boronicës në mëlçi, disa studime të mëhershme kanë treguar efektin pozitiv të saj edhe në qelizat e retinës së syrit, trurit dhe qelizat e tumorit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:44

Një grua e re franceze, lindi fëmijën e saj kur gjendej në një autobuz linje në Paris. Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, e dinte se dita e lindjes nuk ishte larg por nuk mund ta mendonte kurrë se mund të lindte në një mjet publik. Problemet i filluan kur autobuzi i linjës ishte afër sheshit të republikës.
Shoferi i autobuzit kur e shikon se çfarë po ndodhte bëri që çdo pasagjer të zbriste nga autobuzi dhe me shpejtësi u drejtua për në spitalin më të afërt. Ecja me shpejtësi nuk vleu për asgjë, sepse pas 5 minutash vajza lindi fëmijën e saj. Me të arritur në spital mjekët nuk bënë gjë tjetër vetëm të kontrollonin gjëndjen shëndetsore të vajzës dhe fëmijës së saj. Shoqëria që kontrollon trasportin urban të Parisit vendosi t’i dhurojë të sapolindurit një abonim për gjithë jetën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:44

Mund të ndodhë që duke bërë pastrimin e shtëpisë mund të gjesh nëpër cepa gjera të ndryshme që nuk I gjeje dot. Por duke pastruar me fshesë me korrent të gjesh poshtë krevatit dashnoren e burrit është një gjë e pazakontë. I ndodhi një gruaje 40 vjeçare nga Italia. Duke ardhur në shtëpi më shpesh se zakonisht gjen burrin e saj të ulur në guzhinë dhe deri këtu asgjë e dyshimtë. Gruaja fillon të bëjë punët e shtëpisë si zakonisht dhe papritur zbulon poshtë krevatit të dhomës së gjumit dashnoren e burrit të saj, një vajzë rreth 30 vjeç.
Ishtë zënia që filloi mes burrit dhe gruas që detyroi komshinjtë të merrnin në telefon policinë.Agjentët që mbërritën në vend nuk gjetën ndonjë shkelje që ata të merrnin ndonjë masë, ikën duke i lënë të tre personat ta zgjidhnin vetë çështjen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:44

Një grua peruane kaloi një muaj burgim në një burg për meshkuj në Argjentinë, para se drejtuesit e burgut të vinin re gabimin e madh që kishin bërë. Në fund kur e zbuluan që ishte grua u trasferua në një burg për gra, por e dënuara nuk e pëlqeu një gjë të tillë, pasi nuk ndihej rehat me gratë e tjera në këtë burg dhe kërkoi të trasferohej përsëri tek meshkujt.
Protagonistja e kësaj historie quhet Carla Aguilera dhe u arrestua për vjedhje. Gjithçka ndodhi sepse gruaja në gjendjen civile është e regjistruar si Manuel Martin Aguilar. Policia e Buenos Aires për të justifikuar ngjarjen shpjegoi se gruaja ishte kontrolluar nga policë të ndryshëm.
Ishte një telefonatë anonime që lajmëroi policinë për ngatërresën e bërë, dhe mbas një kontrolli mjekësor u zbulua ngatërresa dhe gruaja u trasferua në një burg tjetër. Një zëdhënës i policisë ka shpjeguar që Carla sillej tamam si burrë dhe ishte e pamundur të zbulohej e vërteta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:44

Tangshan,Kine - Nje burre kinez i cili me heret bente mesatarisht 19 ore gjume,tani ka reduktuar kohen qe ai kalon ne shtrat ne dicka me pak se 10 ore ,pas operimit ne hunde dhe ne fyt ne njeren nga klinikat e qytetit Tangshan ne Kine .Siç raporton agjenisia e lajmeve Xinhua ,Meng Qiang po vuan nga nje forme e rende e sindromit te gjumit ,te njohur si "sas" (sleep apnea syndrome),i cili rrezikonte te vdiste ne gjume, ne rast se nuk do ti nenshtrohej brenda disa muajsh intervenimit kirurgjik.Mjeket konfirmuan se 35 vjeqari me gjatesi 177cm dhe me peshe mbi 90 kg ,qe sipas tyre eshte nje peshe shume e rrezikshme per gjumin e tij 19 oresh. Meng eshte sheruar ne spital per operim pasi qe dy motrat e tij u binden se intervenimi kirurgjik ne hunde dhe ne fyt mund te permirsoje dukshem kualitetin e tij te jetes. "Ai e leshoje spitalin me buzqeshje ne fetyre dhe me 10 kg me pak.Tani po flen mesatarisht nga 9-10 ore ne dite" citoi agjencia Xinhua nga nje familjare e z.Meng

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:44

Kina do të rritet ekonomikisht, dhe për të bërë një gjë të tillë përdor të gjitha burimet e saj mbi lidhjen e internetit me bandë të gjatë. Pasi ka eksperimentuar në një zonë shumë të madhe teknologjinë WiMax, e cila u ka dhënë mundësinë 16 milionë përdoruesve të përdorin internetin me një shpejtësi shumë të madhe 70 mb në sekondë.
Qeveria ka dhënë lejen e eksperimentimit të një linje më interesante dhe më të shpejtë e quajtur me emrin Powerline. Projekti, i cili ka përfshirë 150 mijë përdorues banorë në 540 lagje të Pekinit dhe çdo javë këtyre përdoruesve u shtohen edhe 800 familje të tjera. Kjo linjë mundëson lidhjen me internetin duke përdorur një prizë të thjeshtë elektrike dhe një modem i krijuar posaçërisht.
Shpejtësia e lidhjes me internetin për momentin është e njëjtë me atë të linjës WiMax. Forca e linjës Powerline qëndron në faktin se energjia elektrike arin në çdo vend, edhe në zonat më të largëta rurale ku me teknologjitë e tjera të përdorura deri tani është e pamundur për t’u arritur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:45

Në Ilinois (SHBA) ndalohet përdorimi i anglishtes. Gjuha zyrtare dhe e vetmja e lejuar është...amerikanishtja.

Në Masaçusets, cilido që merr pjesë në një varrim nuk mund të hajë më tepër se 3 senduiçë.

Në Altuna të Pensilvanisë, u ndalohet bejbi-siterve të hanë nga frigoriferi i punëdhënësit të tyre.

Në Gjeorgji, ligji ndalon përhapjen e thashethemeve. (mirë qe sjetojm ne Gjeorgji ne shqiptaret )

Në Uallden, në shtetin e Nju Jorkut, është e ndaluar t`i japësh dikujt ujë pa certifikatë kontrolli.

Në Suedi ligji u ndalon prindërve të ofendojnë fëmijët.

Në fisin indian Malagasai, djemtë e kanë të ndaluar të jenë më të gjatë se babai i tyre. Shkelësit dënohen me para ose me një lopë.

Në Peru u ndalohet prindërve tu venë fëmijëve të tyre emra qesharakë. Kjo erdhi pasi u vunë re raste të tilla kur fëmijëve u ishin vënë emra si "H2O, synetli, konflikt, kokëprerë, greenspeace,etj.

Në Texarkana të Arkansasit, çdo person që hap një derë është i detyruar me ligj që ta mbyllë atë.
Në rezervën e indianëve Paiutë, në Kaliforni, një vjehërr nuk ka të drejtë të qëndrojë më tepër se 30 ditë në vit tek fëmijët e saj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:45

Në Idaho (SHBA) u ndalohet burrave tu bëjnë dhuratë grave kuti me çokollatë më të lehta se 25 kilogramë.

Në Karolinën e Veriut, ndalohet këndimi i keq. (kush është i stonuar ben gati denimin me vdekje )

Në Pitsburg të Pensilvanisë është e ndaluar me ligj të flesh në një frigorifer.

Në Nebraska ndalohet teshtitja në publik.

Në Boston ndalohet të luash violinë në rrugë.

Në Oklahoma ndalohet përgjimi në dyert e të tjerëve.

Në Tombston, Arizona, nuk lejohet askush mbi moshën 18-vjeçare të qeshë nëse nuk i ka të gjithë dhëmbët në gojë.

Në Thri Forks, Idaho, u ndalohet burrave tu bëjnë frymëmarrje artificiale derrave, qenve dhe maceve.

Në një nga fiset e Amazonisë ndalohet varrosja e njerëzve që vdesin. Për këtë arsye të moshuarit që vdesin prihen dhe hahen nga antarët e familjes. Sidoqoftë nga ky rregull shpëtojnë gratë të cilat kanë të drejtë të varrosen, meqenëse indianët e Amazonisë besojnë ...se mishi i tyre është helmues.

Në qyteti e Çikos, Kaliforni, ndalohet shpërthimi i një bombe bërthamore brenda qytetit. Shkelja dënohet me 500 dollarë

Jasper- Alabama është e ndaluar qe burri të rrahi gruan me një shkop me të madh se diametri i gishtit të madh.
është e ndaluar me ligj të luash Domino të Djelave.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:45

Alaska - është e ndaluar me ligj qe dreret të bejne sex ne rruget e qytetit, dhe është e ndaluar tu japesh alcohol drereve.

Tucson- Arizona është e ndaluar qe femrat të veshin pantallona.

Globe-Arizona është e ndaluar qe të luash letra ne rruge me një Native American.

Fayetteville-Arizona burri mund të rrahi gruan ligjerisht, por vetem një here ne muaj.

Arkansas- Flirtimi midis një burri dhe një gruaje ne rruget e Little Rock ka pasoja me 30 ditë burg

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:45

Deri më sot kishim dëgjuar gjithçka, por që një baba birëson një krokodil, këtë jo. Kjo është historia e një tajlandezi që humbi familjen, por jo shumë kohë më vonë gjeti një këlysh krokodili. Ai e rriti atë sikur të ishte djali i tij. Tani të dy janë të pandashëm. Personi i guximshëm u divorcua nga gruaja, gjë që e bëri të largohet edhe nga djali. Menjëherë pas divorcit ai u pushua edhe nga puna, duke përkeqësuar gjendjen e tij emocionale. Por gjithçka ndryshoi kur ai gjeti një krokodil, të cilit ia përkushtoi gjithë kohën e lirë. Ai e ushqen, e pastron, e vë të flejë në shtratin e djalit dhe e mbulon. Ku ka më mirë se kaq.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:46

Mysafiri i një restoranti në shtetin amerikan New York së bashku me darkën e tij ka marrë edhe një shtojcë të padëshiruar, një kokë gjarpri.
Jack Pandleton ka deklaruar se në restorantin T.G.I. në Clifton Park ka vërejtur diçka ngjyrë hiri në pjatën e tij me perime.

Kur e ka parë se bëhet fjalë për kokë gjarpri të madhësisë së gishtit të madh të dorës, me një pjesë të kurrizit e cila ende rrinte pezull, ka fotografuar atë që ka parë dhe e ka thirru kamerierin.

Pandleton për gazetën “The Times Union” ka thënë se nuk e ka ndërmend të padis restorantin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:46

Disenjatorja bavareze Hildegard Bergbauer, e cila ka bërë famë për dizajnin e fustanellave tradicionale, tani ka krijuar një koleksion të ri për kuaj, por edhe për qen e mace.
Siç thotë zonja Bergabuer kjo thjesht është një gjë e domosdoshme për secilën pelë e cila dëshiron të duket bukur në livadh, shkruan gazeta britanike Metro. Ajo thotë se inspirimin për këtë gjë e kishte marrë qysh kur ishte e vogël dhe kur shikonte programe me kafshë të cilat në skenë bartnin çanta dhe kapela të vogla.

“Kjo ka qenë një gjë që nuk do ta harroj kurrë dhe që tani më ka pushtuar tërësisht. Ideja për këtë koleksion që moti më sillet nëpër kokë. Njerëzit mendojnë që është zbavitëse”, ka thënë kreatorja.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:46

Kinezi 50-vjeçar Guan Baihua, një ushtar i pensionuar nga krahina kineze Qingdao ka dizajnuar një biçikletë të pazakontë për humbje të kilogramëve, shkruajnë mediat lokale.
Kinezi i moshës mesatare në shpikjen e tij ka punuar diç më gjatë se një vit e gjysmë, dhe aktualisht është duke kërkuar një distributor për biçikletën e tij. Goma e përparme është krijuar në formë të pesëkëndëshit, derisa e pasmja ka tri kënde.

Baihua pohon se biçikleta e tij është e dedikuar kryesisht për kënaqësi, mirëpo është edhe po aq ideale për humbje të kilogramëve pasi që për sjelljen e pedaleve duhen shumë më shumë përpjekje sesa tek biçikleta klasike.

“Me këtë biçikletë kam dashur që njerëzve t’u ofrojë një alternativë, sepse bota është mbushur përplot me produkte identike dhe bajate”, ka deklaruar krijuesi i biçikletës së pazakontë.

Gazetari i cili e ka shkruar tregimin për Baihuan ka shtuar se biçikleta nuk është aq vështirë të vozitet sa duket në shikim të parë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:46

Në mesin e vajzave të cilat do të luftojnë për titullin e Miss Uellsit, është gjetur edhe zjarrfikësja 20-vjeçare Rebecca Jewell nga qyteti Nelson e cila adhuron lojën e ragbit.
Rebecca Jewell është shtyrë nga nëna e saj të marr pjesë në garën për kurorën e bukurisë. Ajo është femra e vetme në njësinë e zjarrfikësve në Cardiff. Jewell ka filluar punën menjëherë pasi që i ka bërë 18 vjet. Pranon se bëjnë shaka me të për shkak të garës së bukurisë.

“Më thonë se mund të vishem më së shpejti prej të gjithëve. Por, këtë e kam punë”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se pa marrë parasysh shakave, kolegët e saj e mbështesin për garën rajonale të bukurisë.

Ka vendosur të paraqitet sepse disa dyshojnë se nuk mund të fitojë.

“E tillë jam! Nëse dikush më thotë se nuk mundem të bëj diçka atëherë nuk mund të mos e dëshmoj se mundem”, ka shtuar bukuroshja nga Uellsi.

Duke pranuar se është paksa mashkullore, Rebecca dikur ka luajtur ragbi në ekipin e femrave në Caerphill. Kryesisht nuk del vikendeve dhe as nuk vesh fustane elegante e take.

“E adhuroj punën time dhe planifikoj ta bëj tërë jetë. Nuk e kam shumë të rëndësishme nëse do të fitoj garën e bukurisë apo jo”, ka përfunduar ajo.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:46

Një spanjoll të premten në mbrëmje ka fituar shumën e pabesueshme prej 126.2 milionë eurosh në lotarinë Euro Millions dhe njëkohësisht ka thyer rekordin botëror të cilin për katër vite rresht e ka mbajtur irlandezja me 115.4 milionë euro të fituara.
Fituesi tani për tani anonim ka rrumbullakuar pesë numrat e duhur (4, 23, 24, 29, 31) dhe dy numra shtesë (8, 9), të cilët kanë qenë të nevojshëm për të fituar 126.231.764 euro pas gjashtë rundesh me radhë pa fitues.

Spanjolli së shpejti do të ketë në xhep më shumë se 126 milionë euro, aq sa kushtojnë dy aeroplanë Airbus A-230, respektivisht fitimet katërvjeçare të David Beckhamit, futbollistit më të paguar në botë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:46

Një hulumtim i kryer ka zbuluar se amerikanët puthen dhe përqafen shumë më pak për shkak të gripit të derrave.
Çdo i dhjeti ka ndaluar së puthuri dhe përqafuari miqtë e afërm dhe familjarët për shkak të frikës nga infektimi. Po aq nuk ua japin dorën njerëzve që i njohin.

Shëndetësia thekson se është e rëndësishme që duart të pastrohen dhe të dezinfektohen, gjë që e bëjnë dy të tretat e amerikanëve.

Anketën telefonike e ka kryer universiteti Harward me ndihmën financiare të Qendrës për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve. Një mijë njerëz janë anketuar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:47

Policët e shtetit federal amerikan Missouri nuk kanë pasur nevojë të analizojnë shenjat e gishtërinjve për të kapur hajnin e bankës, por vetëm e kanë kontrolluar kuletën të cilën e ka harruar tek arka e bankës.
Albert Vincent Perkins ka hyrë në një bankë në Kansas City, i ka dorëzuar arkëtarit një qese plastike dhe e ka urdhëruar ta mbushë me bankënota prej 100 dollarësh, ka njoftuar policia.

Më pas ka dalë prej bankës, por në hapësirën afër arkës e ka harruar kuletën e tij. Arkëtari dhe një dëshmitar i rastit e kanë njohur Perkinsin në bazë të fotografisë në lejen e tij të vozitjes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:47

Nusja e rrejshme kineze ka kaluar tri vite martesë me bashkëshortin i cili nuk e ka ditur se është martuar me një burrë. Ai e ka dëgjuar të vërtetën vetëm në gjykatën e qytetit Zechuan.
Bashkëshorti lehtë i mashtrueshëm Fu Shitou nga Zhechuan është martuar me transvestitin 44-vjeçar Wei Jinhua pasi që ishte miqësuar me kunatën e tij. Wei pas një zënke me bashkëshortin ka ikur nga shtëpia. Policia e ka kapur dhe e ka kontrolluar. Fu është shokuar kur ka dëgjuar të vërtetën në gjykatë.

“Nuk mund ta besoj se nuk e kam ditur. Por, asnjëherë nuk kemi bërë seks kështu që nuk kam mundur as ta di. Vetëm kam dashur që të përkujdeset për mua”, ka thënë i shkreti Fu.

Gjykatësi e ka liruar Wein dhe ka thënë se policia vetëm është dashur ta qeth si mashkull, por jo edhe ta arrestojë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:47

Yjet e filmit epik “Titanic”, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio i kanë ndihmuar të mbijetuarës së fundit nga anija Titanik duke i dhënë para për të paguar qëndrimin e saj në shtëpinë e pleqve, shkruan BBC.
Aktorët dhe regjisori i filmit James Cameron kanë dhënë 30.000 funte angleze pasi që janë ftuar të ndihmojnë 97-vjeçaren Millvina Dean, ka thënë udhëheqësi i fondit i cili bart emrin e saj.

Miku i Millvina Dean, shkrimtari irlandez Don Malen, ka themeluar fondin për mbështetje të personit të fundit të mbijetuar nga Titaniku dhe ka lutur aktorët për ndihmë.

Millvina, e cila ka qenë foshnje dymuajshe kur është fundosur Titaniku, nuk mund të sigurojë para për të paguar dhomën e saj në shtëpinë e pleqve në Southampton dhe për këtë do të mund të mbetej jashtë. Dhoma kushton 3.000 funte në muaj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:47

Policia është vënë në kërkim të një hajni i cili është larguar me rreth 10.000 euro i maskuar si një plakë trupshkurtër.
Banditi ka hyrë në një bankë në qytetin gjerman të Hamburgut duke bartur një shami koke, syze të mëdha dhe fustan të gjatë para se të drejtonte armën kah arkëtari.

Më shumë se 100 policë kanë marrë pjesë në kërkimin e qytetit kaotik dhe kanë arrestuar pesë plaka trupshkurtra si të dyshuara para se t’i lironin ato.

“Njëri prej arkëtarëve ka thënë se ka parë një plakë duke buzëqeshur e cila iu ofrua tavolinës së tij dhe papritmas nxori një armë, hungëroi me zë mashkulli për t’i dhënë paratë dhe iku me vrap të një atleti olimpik”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

"Shumica e plaçkitësve të bankave thjesht vendosin nga një maskë mbi kokat e tyre për të fshehur fytyrën, ky far maskimi ishte i menduar mirë dhe e bën kapjen e tij jashtëzakonisht të vështirë", ka shtuar zëdhënësi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:47

Nxënësit në një shkollë kineze janë duke u inkarujuar për të goditur thasët e mbushur me rërë dhe me fotografi të profesorëve të tyre për të liruar stresin.
Shkolla e qytetit kinez Jinan i ka ngjitur fotografitë e arsimtarëve të saj në thasët e mbushur me rërë dhe u kanë dhënë nxënësve dorëzat e boksit për të çliruar stresin e tyre.

“Nxënësit adoleshent mund të kanë shumë probleme dhe të janë nën presion të madh nga studimet. Është më mirë për ata që ta lirojnë stresin brenda shkollës se diku tjetër", ka thënë zëvendësdrejtori i shkollës, Meng Fanxiang.

Fotografia e zotëriut Mengut si dhe ato të profesorëve tjerë e stafit administrativ janë ngjitur në thasët e rërës.

Meng ka thënë për gazetat lokale se nuk e ka aspak problem nëse studentët e rrahin thesin me fotografinë e tij sa të munden.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:48

Nje gjarper mund te fleje deri ne 3 vjet.

Mjalti eshte i vetmi ushqim qe nuk prishet.

Ylli i detit nuk ka tru.

Milingonat mund te jetojne 2 jave nen uje.

Kocka e belit te njeriut eshte me e qendrueshme se betoni.

Ne mengjes nje kokerr molle ta heq me mire pagjumesine sesa nje kafe.

Ne nje ambjent pa gravitet, flaka e qiririt eshte e rrumbullaket.

Numri i automjeteve rritet 3 here me shume se numri i njerezve.

Ditelindjen e festoni njekohesisht me te pakten 9 milione njerez.

Ne Kine ka me shume njerez qe flasin anglisht sesa ne Amerike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:48

Nuk eshte e mundur te teshtish me sy hapur.

Bajamet hyne tek familja e pjeshkes.

Papa me i ri ka qene 11 vjec.

Nje krokodil nuk mund ta nxjerri gjuhen jashte.

Nje buburrec jeton 9 dite pa koken para se te vdesi nga uria.

Syri i strucit eshte me i madhe se truri i tij.

Ne Islande eshte ofendim te lesh bakshish.

Njeriu lind me 300 kocka por kur rritet ka vetem 206.

Thonjte e gishtave te dores rriten 4 here me shpejt se ato te kembeve.

Ne nje kg limon gjenden me shume sheqer se ne nje kg luleshtrydhe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:48

Ne nje kg limon gjenden me shume sheqer se ne nje kg luleshtrydhe.

Njeriu mund te rroje per nje kohe te gjate pa veshke, mushkeri, stomak, shpretke, temth..... por nuk rron dot as edhe nje minute pa melcine.

Kafeja nuk i ben mire te dehurve,bile ne shumicen e rasteve ajo rrit
nivelin e alkolit ne gjak.

Kremerat kundra mushkonjave bllokojne shqisat e tyre, keshtu qe mushkonjave iu duket sikur nuk ka njerez ne dhome.

Nqse do i bashkonim te gjithe damaret e trupit tone do te krijohej nje tube 19,200km i gjate.

Nqse do fusim ne frigorifer dy gota te njejta ku njera te kete uje te ftohte dhe tjetra uje te ngrohte,uji i ngrohte do ngrije me shpejt se i ftohti.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:49

1. Nicole Kidman ka frike nga fluturat

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:49

2. Nje makine qe ecen me 100 km / ore do i duhej 29 milion vjet te arrinte yllin me te afert

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:49

3. Ne Singapore ndalohet shitja ose perdorimi i camcakezave
4. Cdo dite, McDonald i sherben me teper se 46 milion njerezve
5. Nje ari polar mund te haje me teper se 86 pinguin brenda nje dite
6. Coca-Cola eshte pija e pare e gazuar qe eshte pire jashte planetit Toke
7. Ka me teper probabilitet te sulmohesh nga nje lope sesa nga nje peshkaqen
8. Antarctica eshte e vetmja pjese toke ne rruzullin tokesor qe nuk ka nje pronar
9. Ne gojen tuaj ka me teper bakterie se gjith popullsia e botes
10. Ne 10 minuta, nje uragan leshon me teper energji se te gjitha armet berthamore sebashku
11. Pinguinet mund te konvertojn ujin e kripur ne uje te embel
12. Si mund te gjeje nje peshkaqen nje peshk? I degjon rrahjet e zemres
13. Cdo vit, 24 mije amerikane kafshohen nga minjte
14. 1 ne 4 persona ne Korene e Jugut qe nuk kane shpi , kane karta krediti!
15. Canada eshte nje fjale indiane qe do te thote “fshat i madh”
16. Ne harrojme 80 % te cdo gjeje qe mesojme ne nje dite
17. Cdo vit, femijet ne Ameriken Veriore harxhojne mbi 500 milion dollare vetem per camcakeza
18. Akrepat kane 12 sy
19. Me shume se gjysma e popullsise ne Kenia eshte nen 15 vjec
20. Flamengot urinojne ne kembet e tyre per t’u mbajtur ngrohte

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:49

Disa kohe me pare ishte hedhur nje alarm per garat, te cilat konsistonin ne ngrenien e shume ushqimi ne nje kohe te shkurter. Zakonisht kjo gje behej per te thyer rekordin. Gjithsesi ajo qe te gjithe e kishim frike, ndodhi. Adam Deley, nje 34 vjeqar anglez, vdiq pikerisht gjate nje gare te ketij lloji: ka vdekur i mbytur, ndersa tentonte te hante numrin me te madh te fetave te tortes ne kohen me minimale te mundshme. Adam Deley vdiq pasi gelltiti njekohesisht 5 feta embelsire, gjate nje feste te organizuar ne lokalin Monkey e‡afe ne Angli. Festa donte te mblidhte fonde. Ne fund te festes, disa persona, te dhene pas ushqimit menduan te organizonin kete feste, por qe i riu 34 vjeqar nuk ia doli dot mbane. Dhe pse ambulaneca erdhi menjehere, burri vdiq para se te arrinte ne spital. Ndoshta ky ineqident i shemtuar do te sherbeje per te kuptuar qe gara te ketij tipi mund te jene te rrezikshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:49

Dhe ne ankohemi sepse ka shume parti politike qe marrin pjese ne votime. Por gjithsesi nuk ka aq shume parti sa ka ne Argjentine. Shteti afrikano jugor, ne fakt ka fituar me te drejte titullin per numrin me te madh te partive politike. E dini se mes sa partive duhet te zgjedhin zgjedhesit argjentinas? Per momentin partite politike kane arritur ne kuoten 716!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 19:49

E mbani mend qe me pare kemi shkruar per histroine e atij zoterise indian qe, per te shlyer fajet e tij, sepse kishte vrare dy qener, kishte vendosur te martohej me nje ekzemplar te kesaj specieje. Gjithmone nga India vjen nje lajm analog. Por kete here perfshin, veqese nje qen dhe nje vogelushe.

Ne nje shtet indian, ate te Jharkhand, nje vajze vetem 7 vjeqare eshte detyruar te martohej. Por jo me nje njeri ( gjithsesi per shume nga ne do tingellonte e quditshme), por me nje qen. Per qfare motivi? Sipas besimeve popullore keshtu mund te largohen forcat e se keqes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 11 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 11 e 15 Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14, 15  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi