Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PERKUSHTIME PER DESHMORET People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PERKUSHTIME PER DESHMORET People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PERKUSHTIME PER DESHMORET

4 posters

Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:13

Meqe sot eshte dita e Deshmoreve, po sjel ca poezi per ta !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga BARBI Tue 5 May 2009 - 9:16

mir e ke bo se duhen nderuar se jan nder i kombit
BARBI
BARBI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : tironce e embel
Postime Postime : 460
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/05/2009
Hobi Hobi : nen endrat e njerit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:21

Ferit RAMADANI:


ADEM JASHARI


S'ishte përpjekje shpëtimi ajo luftë
Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova
Me çka u ndoz ai flakadan i madh i lirisë
Ma mirë thuaj : Nga gjumi i zgjova!

Vitet e robërisë sa ishin të gjatë
Dekadat me heshtje e perkulje i pjestonin
Se populli e hante perditë buken e thatë
Por, kush kish nge - shtypësin të hidheronin!

Me pranga, me perndjekje , me vrasje e dhunime
gradoheshin shqiptarët, po merrnin dhuratë!
Ëndërronin lajkatarët ku kishte emërime
Të ngjisin grada pushteti e të bëjnë shamatë !

Të shtypin pastaj në dimër , e në verë
Me gjak të përmbysnin marsin, sa herë vinte behari!
Jo! Nuk shkoj në Prekaz ajo dinakëri
Se doli si jehona - kreshnik Adem Jashari!


Edituar për herë të fundit nga Edi në Tue 5 May 2009 - 9:22, edituar 1 herë gjithsej
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:22

Ferit Ramadani :


PËR TAHIR SINANIN HERO





Nuk ishte rënia jote heshtje prej gjeniu

As gjaku, as, jeta, as lufta që u bë

Por ishte një sfidë që fliste vetevetiu

Se vije nga Tropoja - Lirinë kishe zë !



Nuk është vepra jote që ta harrojmë

Kur te flasim per të, të pyesim tradhtarët

Por është bërë kushtrim që doli jehonë

Si ta çlirojmë vendin të nderojmë të parët!



Prandaj nëpër rima del zë kushtrimi

Prandaj rrjedh nga shpirti një vullkan

Se edhe në qetësi vdekjeje jehon trimi

Bëhet tmerr i armiqëve në Vatan



Nuk është rënia jote vdekje e rëndomtë

Ajo ua ka shtuar shpresat- bukurinë dhe këngëve

Se ishe ti ai që udhëhiqje betetë,

Ashtu siç u flasin Viganët - fitoreve!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:25

AGIM RAMADANI


Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat
Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë
Atë që shkrepte si vetëtimat
Dhe tokën nënë e kish të shenjtë.

Malli për ty më dogji xhanin
I pyes zogjt mos të kanë parë
Pyes dhe erën që fryn Gjilanit
Bjeshkë e Koshares më thotë është gjallë!

autori,
Agim Doçi
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:27

Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:27

Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:28

BIRI I GJILANIT

Puthe djemt të fundit here
Nanë e Babë t’a dhanë bekimin
Dole bjeshkës në pranverë
Andrra jote ish’ çlirimi

Ishe trim me palcë Kosove!
Për Liri jetën e fale!
Ti kufinin e bashkove
Komandanti në Koshare!

Mbete Agim Ramadani
Në Koshare si Bajrak!
Djali i Zhegrës nga Gjilani
Epopenë shkrove me gjak!

Ti je Bir i Poezisë
Je në vargjet e çdo kange!
Luftëtari i Lirisë!
Trim i Fjalës Atdhetare!

Ti je AGIM SHQIPTARIJA!
Çdo pranverë je midis nesh.
Ti jeton tek Ardhmërija
Agon dita – na buzëqesh!

Agim Doçi
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga WebMaster Tue 5 May 2009 - 9:29

EMRAT E DESHMOREVE TE RENE NE KOSHARE:

A Gj.Gashi
,lindi me 15.06.1969 ne Hajvali.Ra deshmor me 19.05.1999 ne Koshare.
Xhafer H. Lipkovci,lindi me 2.10.1974 ne Hajvali.Ra deshmore me 19.05.1999 ne Koshare
Haxhi Sh Kajolli,lindi me 20.04.1961 ne Shkup.Ra me 05 05 1999 ne Koshare.
Adu Ubejde,lindi me 20 04 1961 ne Algjeri.Ra me 5 5 1999 ne Koshare.
Murat Muhamed Ali,lindi me 1968 ne Algjeri.Ra me 5 5 1999 ne Koshare.
Françesko Xh.Bilder,lindi me 1 01 1961,ne France.Ra me 7 05 1,me 1999 ne Koshare.
Sali B. Ceku,lindi me 22 06 1956 ne Cermjan.Ra me 19 04 1999 ne Koshare ne vijen e frontit ,me detyren komandant Agim J. Ramadani,lindi me 3 01 1963 ne Zheger.Ra me 11.04.1999 ne Koshare,me detyre Komandant.
Ali M Hasli,lindi me 25 12 1951 ne Has.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Abaz J. Thaçi,lindi me 14 09 1964 ne skenderja.Ra me 16 05 1999 ne Koshare.
Xhemal M. Fetahaj,lindi me 27 05 1964 ne Raushiq.Ra me 31 05 1999 ne Koshare.
Bashkim R, Jasiqi,lindi me 8 05 1977 ,Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Fadil H. Maloku,lindi me 23 05 1977.Ra me 16 04 1999 ne Koshare.
Ramiz B. Krasniqi,lindi me 3 12 1974 ne Peje.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Xhevat Caushe Nitaj,lindi me 15 08 1978 ne Vaksince.Ra me 18 04 1999 ne Koshare.
Shptim Idriz Bojku,lindi me 31 12 1979 ne Peje.Ra me 28 04 1999 ne Koshare.
Fisnik B. Saliu,lindi me 6 12 1978 ne Gjakove.Ra me 14 04 1999 ne Koshare.
Hafiz H.Thaçi,lindi me 5 06 1963 ne Xerxe.Ra me 21 04 1999 ne Koshare.
Hasan N.Beka,lindi me 3 06 1954 ne Gushnice.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Arben S.Jusufi,lindi me 24 05 1976 ne Cernice.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Afrim B. Selmani,lindi me 3 05 1973 ne Sarvove.Ra me 15 04 1999 ne Koshare.
Aziz B.Gashi,lindi me 16 08 1975 ne Balice.Ra me 19 04 1999 ne Koshare.
Haziz R Tolaj,lindi me 11 05 1999 ne Potoçan.Ra me 10 06 1999 ne Koshare.
Ernez I.Zeqiri,lindi me 21 08 1961 ne Prishtine.Ra me 2 06 1999 ne Koshare.
Xhemshit Z.Asallni,lindi me 18 03 1973 ne Prishtin.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Xhafer H.Lipovci,lindi me 2 10 1974 ne Gjakove.Ra me 19 05 1999 ne Koshare.
Afrim Gj.Gashi,lindi me 15 06 1964 ne Hajvali.Ra me 19 05 1999 ne Koshare.
Hamdi B.Sheremeti,lindi me 3 07 1964 ne Shipol.Ra me 24 05 1999 ne Koshare.
Lulzim N.Veselaj,lindi me 5 02 1976 ne Raqan.Ra 18 05 1999 ne Koshare.
Driton G.Veliu,lindi me 14 08 1971 ne Polac.Ra me 11 04 1999 ne Koshare.
Faik B.Qahiati,lindi me 1 01 1982 ne Planej.Ra me 12 05 1999 ne Koshare.
Imer I.Kryeziu,lindi me 25 07 1955 ne Pagarushe.Ra me 28 05 1999 ne Koshare.
Gazmend Z.Berisha,lind me 10 10 1968 ne Peje.Ra me 13 06 1999 ne Koshare.
Arsim R.Rexhepi,lindi me 10 08 1975 ne Sazli.Ra me 13 06 1999 ne Koshare.
Flurim M. Baliqi,lind me 6 12 1977 ne Ladovin.Ra me 5 05 1999 ne Koshare.
Bejt A. Kodomaqiqi,lindi me 3 03 1963 ne Dedaj.Ra me 14 04 1999 ne Koshare.
Emin N. Kryeziu,lindi me 31 07 1973 ne Rogaçic.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Sinan S.Thaçi ,lindi me 1 10 1962 ne Zoje.Ra me 29 04 1999 ne Koshare.
Shaban T.Hajzeraj,lindi me 15 03 1979 ne Verqi.Ra me 29 04 1999 ne Koshare.
Bekim L.Thaçi,lindi me 1 01 1974 ne Pojat.Ra me 27 09 1999 ne Koshare.
Gezim S.Sahiti,lindi me 1 01 1974 ne Pojat.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Rifat S.Celaj,lindi me 05 05 1975 ne Beqin.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Ilir A.Hoxha,lindi me 14 04 1975 ne Arban.Ra me 19 04 1999 ne Koshare.
Zeqirja M.Dardhishta,lindi me 2 08 1970 ne Kerblice te Shkupit.Ra 16 04 1999 ne Koshare.
Zeki Xh.Shylejma,lindi me 27 04 1974 ne Prishtine.Ra me 16 04 1999 ne Koshare.
Gezim H.Morina,lindi me 16 05 1976 ne Arllat.Ra me 16 04 199 ne Koshare.
Milazim S.Mavraj,lindi me 29 02 Stodrav.Ra me 28 04 199 ne koshare.
Tafil V.Osmani,lindi me 4 01 1971 ne Krajçe te Ulet.Ra me 6 05 1999 ne koshare.
Ramush J. Shatrolli,lindi me 12 05 1963 ne Leshine.Ra me 5 05 1999 ne Koshare.
Ali A. Ivaja,lindi me 1 08 1962 ne Cernille.Ra me 11 05 ne Koshare.
Urim G.Mehmeti ,lindi me 8 04 1975 ne Cernille.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Naim Sh. Orllati,lindi me 4 04 1972 ne Orllat.Ra me 10 05 1999 ne Koshare.
Izet Zeqiraj,lindi me 1 01 1977 ne Baballoq.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Muharrem F Mehemeti,lindi me 3 02 1981 ne Pakashtice.Ra me 15 05 1999 ne Koshare.
Nikoll M.Dodaj,lindi me 24 11 1966 ne Dujak.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Liman A.Mekaj,lindi me 23 11 1973 ne Muhagjer.Ra me 6 05 1999 ne Koshare.
Milazim Q.Shala,lindi me 8 09 1965 ne Baballoc.Ra me 31 05 1999 ne Koshare.
Fatmir H.Kerqeli,lindi me 26 09 1969 ne Softaj.Ra me 10 06 1999 ne Koshare.
Ramadan G.Salihi,lindi me 24 09 1976 ne Zazbil.Ra me 30 05 1999 ne Koshare.
Jonuz M.Krasniqi,lindi me 14 07 1971 ne Dushanove.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Nazmi M.Buduri,lindi me 16 11 1973 ne Hoqe.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Sulejman A Shala,lindi me 23 02 1970 ne Shale.Ra me 12 04 1999 ne Koshare.
Sokol Ganijali,lindi me 1 07 1979.Ra me 3 06 1999 ne Koshare.
Luan R.Gashi,Poliari Arnaut Pierre,lind me 4 09 1971 ne France.Ra me 7 05 1999 ne Koshare.
Nazmi Lushaj,lindi me 30 11 1976 ne Strozub.Ra me me 13 04 1999 ne Koshare.
Safet Y. Gjinovci,lindi me 20 01 1966 ne Mekeinal.Ra me 18 05 1999 ne Koshare.
Fitush Sukaj,lindi me 16 03 1955 ne Prishtin.Ra me 18 04 1999 ne Koshare.
Burim A.Griçeci,lindi me 1 11 1980 ne Prishtine.Ra me 8 05 1999 ne Koshare.
Fatos M. Ademaj,lindi me 10 06 1980 ne Katund te Ri.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Hasan Z. Qerkini,lindi me 10 02 1975 ne Zaskos.Ra me 16 05 1999 ne Koshare.
Besim S.Rexhepi,lindi me 11 12 1974 ne Ferizaj.Ra me 2 05 1999 ne Kosahre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:29

T´bijtë e shkines s´dijn kah shkojnë
humben rrugen ne Koshare
kan mendu se lehtë kalojnë
janë mashtru he dalshin fare.

Larg del tym e ushton bjeshka
edhe kanga s´din me u ndalë
ikni shkije shpetoni veten
n´qoftëse doni të jeni të gjallë.

Jo as të gjallë s´dalin nga aty
mallkojnë nanen qe lind i ka
me lëkurë e paguan aq shtrenjt
cka as anderr se kan pa.

Perforcime thërrasin shkijtë
jo veq nga forcat e Serbisë
se nuk munden të qendrojnë
kerkojnë ndihmen e nanë Rusisë.

Tash po kjanë shkina e Serbisë
bashkë me rusen e Rusisë
po cka dreqi shkuat atje
ku shqiponja roje rrinë.

Kjaj' e mjerë oj shkina plakë
se të mbet djali si coftinë
kry per kry me shkijet e tjerë
bashkë me Saven e Dimitrinë .
O ju bijte e shkinave

Mblidhni eshtrat ne Koshare
qoj te nana e Bogosavit
le t'i kjan si ja ka zakon
se e vrau plumi i shqiptarit.


Se shqiponja din të jetë
cdo here roje e Atdheut
mos ja msyeni kurrë kendej
se është toka e Skenderbeut
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:30

Dëshmorit Musli Imeri

============================

Më është mbushur kjo zemër plot dhimbje e mallë
S’dua ta shoh të vuajtur popullin tim shqiptarë,
Ndaj e kam guximin e kurrë s’do të pushoj
Kosovë lirinë tënde shumë e dëshiroj.

Më percollen Gjyshi e Babai, lot’ s’u pash në sy
Ishin krenarë që dot’ luftoj per te shtrenjten liri,
hoqa oren e dores, kujtim te dashures ia dhash
pas shtatë muaj martesë që ishim bashk.

Neper koke me sillen verdallë
Vuajtjet e popullit tim shqiptarë,
Që tani nga këto lartësi
Shoh se Kosova dot’ gëzoi liri.

Ah.. po flisja me veten e sikur po rritem ne kete ditë
A ka me gezim se t’i dal shkaut ne pritë?
E ta nxjerr hakun shekullor qe na shkelen si popull
Vetë te jemë zot ne Kosovës votër.

Ishin këto deshira te deshmorit tonë te madh
Musli Imeri me krenari i kan thanë,
Sot e kujton Zajqeci e Dardana me krenari
E kujton gjithë Kosova heroizmin e tij.

Musli Imeri o hero, o trim i rrallë
Për çdo qast te kujtojme me mallë,
Lulekuqet e Prillit me aromen e parë
I ke ne gjithkund dhe ne lapidar.


Kosova sot eshte më e lirë, frymon ma me gjalleri
Lagjeja „Bullaj“ kundermon arome lulesh plot freski,
Mareci ishte e mbetet fole shqipesh e fushë nderi
Aty ra deshmor per t’mos vdekë kurrë Musli Imeri.

Ramadan S. Latifaj
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:31

Rrahim Beqiri-ROKI

pushken ngjeshur
armikun qellojeni,
qellojeni vetem ne ballé
per atdhe te vdesim
e Bashkim Kombtar.

pushken drejt armikut
qellojeni vetem ne ballé
ne jemi t'pavdekshem
per flamurin shqiptar.

armiqet tane
s'njohin dialog,
serb, maqedon...
i njejti berllog.

une shkoj drejt altarit
me te vetmin mallé
s'derdh loté i juaji "Roki"
se deshmoret jane te gjallé.
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:32


ISË KASTRATI SHKËMB RRUFEJE
=================================
SHKRUAR NGA Adem Gashi
------------------------------------------


Mu kur Drini dul’ nga shtrati
Dul’ burr’urti iu ngjit bjeshkës
Syrin gacë o Isë Kastrati
Sjell pranveren midis vjeshtes.

Bashkë me djemt’ e çlirimtares
Msyn’ përpara s’e ndal’ vrapin
I hap’ rrugën liribardhes
Nga Hogoshti, n’grykë të Llapit.

Luftë e burgje plot një shekull
Nj’ajo kullë s’u përkul kurrë,
edhe xhaxhai Muharremi
N’log beteje ra si burrë.

Natën – ditën sy-pafjetur
Rri Isa-i e plas dhe mordjen
Zemra tij shkrinë plumb e hekur
S’e njeh frikën , s’e njeh lodhjen.

Sa papritur ngryset dita
Rrezja fshihet pas një reje,
Pabesisht e godet prita
Isa bahet flakë rrufeje.

I hap rrugën horizontit
Që përpara t’rendin bashkë,
Dhe Krejona e Festoni,
Lavdi brenda-lavdi jashtë.
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga WebMaster Tue 5 May 2009 - 9:33

PERKUSHTIME PER DESHMORET Agim_ramadani
General Agim Ramadani

KLA General in Life, Martyr in Death, Always will be remembered by the Albanian People.
PERKUSHTIME PER DESHMORET Uck16
General Jakup Krasniqi

KLA General Jakup Krasniqi
PERKUSHTIME PER DESHMORET Uck11
KLA Soldiers

Strong KLA Soldiers
PERKUSHTIME PER DESHMORET Uck29
KLA Soldiers Marching

Commander Leading the KLA Soldiers into Battle
PERKUSHTIME PER DESHMORET Uck28
KLA Soldiers

KLA Soldiers keeping an eye for the enemy
PERKUSHTIME PER DESHMORET Uck27
KLA Soldiers

KLA Soldiers guarding an important house
PERKUSHTIME PER DESHMORET Uck25
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:35



SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË!

Ferit RAMADANI:

(Beqir Limanit që më 18 shtator 1998 e vrau policia makosllave , me preteks se ishte organizuesi i mbledhjes së armëve për luftën në Kosovë !




Ata që të vranë s’ bënë rastësi !

Ata për ne gatuajnë robëri!



Pas shpine gjithmonë i kanë bërë krimet

qendrat e krimit ua dhan - vrasjevendimet!



Kushedi çfarë gradash kanë marrë atë ditë!

xhelatët e krimit , të zitë!



Por, harruan se Ti edhe në varr i pushton lartësitë

Hero i brezave që duan liri , rritë !



Në cilën përmasë të flasim sot e pastaj

S’jemi parë kaq gjatë, as kafe s’pijmë bashkë!

Durimi yt është bërë pikë qetësie,

Është dhembja krenare e Atdheut të lashtë!



E ndjejë se Ti bashkë me ne rri

na bën krenar të ecim drejt Ilirisë,

Vdekja s’u bë heshtje përse i mungon shoqërisë

U bëre jehonë Ti që ishe kushtrim i lirisë!



Ata që të vranë s’bënë rastësi

të zhdukën - të zhbëhesh patën shpresë!

Date Beqir Limani hero i agimit të lirisë

shkëmbvigan në qëndresë...!

Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:42

DESHMOREVE TE KOMBIT

Me vargje-
po thure kuror,
per trimerin tuaj,
per gjakun tuaj,
per emrin tuaj-
Deshmore.

Do t'a ngrisim lart
kete emer
me betim,
me pune,
me bese
perhere do te ju kemi
ne zemer.

Ju jeni ne vatrat tona
ne sofrat tona,
fale gjakut tuaj
fitorja eshte e jona.

Flini te qete
se ju dhat jete
per kete toke,
per keta njerez,
per kete liri,
per shqiptari
L A V D I .
__________________
G. Sylaj
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:42

PSE E KIE EMNIN TROPOJE

Pse e kie emnin Tropoje
a s'me thu moj a s'me thu,
prej Gjakove me dale ne Shkoder
Trup me i ra me shpejt me shku.

Pse e kam emnin Tropoje
njehere moti me pat thene nana,
kur Shqipnise i vyejn truproje
djemt e mi ia baj nishana.

Trup i bie kur therret Atedheu
s'muj me prite , as s'dij me bvete
ne kater anet ku shqipja flitet
ku t'me lypesh , mu ke me me gjete.

Pra Tropoje m'a gezofsh kete emer
si ne gezime -sikur ne dite te veshtira
fale me shendet ke nga Drenica
motra e jote me e mira.

Guri Sylaj
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:43

Drenica Heroike

Drenicë je me xhamadan
thurrur me plumba, me gajtan
xhamadan te kuq me gjak
një flamur ne cdo oxhak

Një flamur për trimen Shotë
tjetri afer i Azem Galicës
edhe nje per Adem Jasharin
dere me dere ne kulla t'Drenices

Një flamur per motren Xhevë
tjetri afer per Fehmiun
per Kosovë jeten flijuan
lirine Atdheut i dhuruan.

Oj Drenicë kshtjellë me burra
Gjaku yt po shkon si gurra
Shkon si gurra e behet guri
gjaku juaj shkon tek flamuri.

G.Sylaj
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakushi Tue 5 May 2009 - 9:46

DESHMORET NUK VDESIN KURRË


Kercet pushka ne Koshare
si me u shemb orteku,
ne ballë te luftes komandanti
prinë trimi Sali Ceku.

Sali Ceku paska thene
pasha Diell e pasha Hanë
pasha Shqipen ne Flamur
nuk e le pa i hjeke keta gure.

S'duroj gure ne troje te mija
amanet e kam nga te paret
s'duroj ndarje as s'duroj mure
s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret.

Bini djeme pas meje
armikut ne llogore
keta gure qe na i vune per ndarje
t'ua bejme gure per vorre.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne balle te luftes komandanti
trimi i madh Sali Ceku.

Nje plumb i mallkuar
e ka marr ne ballë
bini djem dushmanit
nuk vdes une jam gjallë.

Ka dal Zana e Malit
tek koka i qendron
i merr nje grusht rreze Diellit
ballin ia rrezon,
i merr nje gjethe Lisit
plagen ia mbulon,
e merr nje grusht dhe Kosove
te buzet ia ofron.

Nga gjoksi i trimit
e merr nje grusht trimeri
qe t'a hedhe permbi Kosovë
si farë dheu per LIRI.

Amanet Kosoven
deri ne clirim
ishte fjala e fundit
e Komandantit tim.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes ra deshmor
Komandant Sali Ceku.
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 7 May 2009 - 3:26

Edi shkruajti:Meqe sot eshte dita e Deshmoreve, po sjell ca poezi per ta !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 7 May 2009 - 3:27

Edi shkruajti:AGIM RAMADANI


Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat
Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë
Atë që shkrepte si vetëtimat
Dhe tokën nënë e kish të shenjtë.

Malli për ty më dogji xhanin
I pyes zogjt mos të kanë parë
Pyes dhe erën që fryn Gjilanit
Bjeshkë e Koshares më thotë është gjallë!

autori,
Agim Doçi
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERKUSHTIME PER DESHMORET Empty Re: PERKUSHTIME PER DESHMORET

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi