Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një xhaketë e prerë për ty People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një xhaketë e prerë për ty People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një xhaketë e prerë për ty

2 posters

Shko poshtë

Një xhaketë e prerë për ty Empty Një xhaketë e prerë për ty

Mesazh nga Aristogata Thu 26 Nov 2009 - 12:55

Një xhaketë e prerë për ty


Një xhaketë e prerë për ty Nje_xhakete_e_prere_per_ty
gardërobën e secilës prej nesh gjendet të paktën një xhaketë. Por me
siguri që nuk gabojmë nëse themi se numri i tyre mund ta kalojë edhe
pesën.



Xhaketë e hollë për stinën e verës,
për mes-stine, për darkë, një xhaketë e drejtë, një casual, një
sportive, një... zgjidh këshillat tona për të gjetur të duhurën që bën
për ty...

Një xhaketë për çdo trup

Çdo grua do të donte një xhaketë që i nxjerr në pah siluetën dhe e bën
të duket më e hollë. Por e rëndësishme është që të bësh kujdes me
përmasat. Kur zgjedh një, merr gjithë kohën e nevojshme për të
vendosur. Sepse xhaketa, ashtu si edhe palltoja, reflekton
personalitetin dhe stilin tënd. Është e para gjë që njerëzit shohin tek
ty dhe që kujtojnë më shumë.


Nëse je e shkurtër

Shmang xhaketat shumë të gjata (do të dukeshe më e shëndoshë). Syno më
mirë ato të shkurtrat, sidomos nëse je e imët. Je pak e kolme? Zgjidh
një me gjatësi deri në mes të vitheve dhe të prerë në bel. Në këtë
mënyrë do të dukesh më e dobët dhe vështrimi i të tjerëve do të ndalet
tek beli yt shumë femëror.



Nëse je e gjatë

Duhet të gjesh një xhaketë në proporcion me gjatësinë tënde. Mëngët
duhet të jenë të gjata. Mund të zgjedhësh edhe materiale me dizajn plot
fantazi. Ose për shembull mund të zgjedhësh një model me brez dhe me
mëngë të gjera e të gufuara, në mënyrë që të shmangësh një stil paksa
të ashpër.


Nëse je e kolme

Shmang xhaketat me kuadrate dhe ato me prerje perandorake. Do të
dukeshe edhe më e shëndoshë. Më shumë se sa një xhaketë të gjerë,
zgjidh një të drejtë. Xhaketat e gjera janë pak më të guximshme.



Ngjyra

Të gjitha kemi një ngjyrë që na shkon më shumë se të tjerat. Për
shembull, nëse ke lëkurë të zeshkët, nuancat e jeshiles dhe të verdhës
do të të shkonin për shtat. Nëse ke lëkurë të çelur, duhet t’i
shmangësh këto tone, sepse rrezikojnë të shuajnë ngjyrën tënde të
lëkurës.


Këshilla stili

Në mbrëmje. Xhaketa vishet nga maji në tetor. Në mbrëmje vish një pas
trupit për një stil chic, por edhe për t’u ndier komode. Mund t’i
japësh look-ut tënd nuanca glamour duke lidhur një shall përreth qafës,
një detaj shumë trendy. Nëse dëshiron ta lidhësh mbi një fustan, zgjidh
një xhaketë të shkurtër ose në gjatësi mesatare.

Gjatë ditës. Për në zyrë ose thjesht për një shëtitje, xhaketa është
shumë praktike. Nëse dëshiron një stil casual, lëre të hapur dhe vish
një bluzë glamour poshtë. Nëse e vesh me xhinse ose pantallona të
ngushta, xhaketa duhet të jetë e shkurtër, maksimumi deri sipër
vitheve. Për në punë zgjidh një xhaketë me prerje të drejtë, por jo
shumë të gjatë. Kujdesu që të jetë me ngjyrë, në mënyrë që të mos duket
shumë mashkullore. Por nëse e preferon të gjerë, kujdes që të mos jetë
shumë e shkurtër, ama në këtë rast mund t’ia lejosh vetes çdo ngjyrë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një xhaketë e prerë për ty Empty Re: Një xhaketë e prerë për ty

Mesazh nga Anakonda Fri 13 Apr 2012 - 18:26

teper interesante........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi