Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si vishesh? Test People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si vishesh? Test People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si vishesh? Test

Shko poshtë

Si vishesh? Test Empty Si vishesh? Test

Mesazh nga Vizitor Sat 28 Nov 2009 - 8:55

Si vishesh? Test Si_vishesh_Test

E ke analizuar ndonjëherë mënyrën tënde të të veshurit? Je e sigurt që zgjedh ti se si t ë vishesh apo mos është ndoshta ambient i jashtëm që influencon mbi ty? Zbulo në revistën spektër cili është stili yt ideal që të bënë të veçantë dhe unike.

1. Prerja e flokëve duhet të:

a) Përshtatet me fytyrën tënde – (2 pikë)
b) Pasqyro personalitetin tënd – (5 pikë)

2. Kur ke dëshirë të blesh një palë këpucë:

a) Nuk mendon për veshjen me të cilën do e shoqërosh, mjafton që janë ashtu si të pëlqejnë ty - (4 pikë)
b) Kërkon ngjyrën dhe markën që shkon me veshjet e tua – ( 3 pikë)

3. Ke nevojë për një fustan të ri për në ceremonin e martesës së shoqes tënde më të mirë:

a) Kërkon në dollap midis veshjeve të përshtatshme për një ceremoni, duke zgjedhur një ngjyrë të çelt për të mos rënë në sy – (1 pikë)
b) Zgjedh sipas shijes tënde një veshje duke iu përshtatur tendencave të modës. Nuk e ke problem nëse je duke shkuar në një ceremoni apo në punë, për ty është e njëjta gjë. Stili ytë është gjithmonë i njëjti – (5 pikë)

4. Xhinset me shtat poshtë të rrinë mirë?

a) Jo, dhe me zor pres të ikin nga moda për mos t'i veshur më – (2 pikë)
b) Jo, dhe pikërisht për këtë nuk kam as edhe një palë – (3 pikë)

5. Cilat janë ngjyrat që shkojnë në modë këtë vit?

a) Lejlaja, totalisht e zezë, dhe ngjyrat e ndezura – (2 pikë)
b) Nuk e di, sepse mundohem të vesh gjithnjë ngjyrat që përshtaten me ngjyrën e lëkurës time – (5 pikë)


6. Flokët e shkurtra sipas teje tregojnë:


a) Mungesë feminiliteti – (3 pikë)
b) Një mënyrë për të thënë: shiko fytyrën time jo atë që kam përreth – (5 pikë)


7. Ditën e parë të punës në zyrë si vishesh?

a) Varet se si ndjehem atë ditë, ka diell apo ka shi, është vapë apo bënë ftohtë - (5 pikë)
b) Zakonisht kam një look tepër të rregullt, i cili më bën të dukem ashtu siç jam - (1 pikë)


8. Veshja nuk e bënë njeriun:

a) Nuk ka shprehje më të gabuar, sepse ajo që vesh thotë shumë mbi ty - (4 pikë)
b) Është shumë e vërtetë – (2 pikë)


9. Kur vesh fëmijën tënd:

a) Mundohesh të plotësosh shijet e tij – (5 pikë)
b) Do vendosi se si të vishet kur të rritet, tani do ndjeki stilin që më pëlqen mua – (1 pikë)


10. Do të pëlqente të bëjë modelen e një stilisteje të njohur për të veshur me kënaqësi krijimet e saja?


a) Do ishte ëndrra e çdo vajze – (3 pikë)
b) Kurrë nuk do mund të vishja, veshjet e një stilisti të vetëm! – ( 5 pikë)


Deri në 25 pikë

Gjëja pozitive në stilin tënd të të veshurit është se ke gjithmonë besim tek moda dhe gjiithçka është më e lehtë për ty: Për të blerë një veshje e di shumë mirë ku do shkosh dhe çfarë do zgjedhësh. Por gjërat komplikohen kur moda nuk vjen sipas shijeve të tua: Bën gjithçka për të veshur veshjet e koleksioneve të fundit, por rezultatet nuk janë gjithmonë ato që dëshiron. Mundohu të mos ndjekësh gjithmonë këshillat e mediave, por ndiq ndonjëherë edhe shijet e tua personale.



Nga 25 deri në 35 pikë

Të pëlqen të lexosh revistat e modës që flasin për tendencat e fundit të modës, por në fund zgjedh atë që të pëlqejn ty, dhe zgjedh ngjyrat dhe linjat që mendon se shkojnë me trupin tënd. Ndonjëherë bënë çmenduri të tilla si shpenzime marramendëse për një veshje që të pëlqen vërtet shumë. Mund të jetë një çantë, ose një palë këpucë. Por shpesh pendohesh menjëherë, pasi e ke blerë.



Mbi 35 pikë

Ku vjen ti personat e tjerë ndihen të pasigurt. Di të zgjedhësh veshjet e tua si asnjë njeri tjetër, duke valorizuar në maksimum trupin dhe fytyrën tënde. Nuk bindesh nga stili i një stilisti të vetëm. Nëse moda e momentit nxjerr në treg diçka që ty nuk të pëlqen, nuk e blen. Ke shumë personalitet dhe kur kalon të gjithë kthejnë kokën për të të parë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si vishesh? Test Empty Re: Si vishesh? Test

Mesazh nga Anakonda Fri 13 Apr 2012 - 18:23

Nga 25 deri në 35 pikë
Te pelqen te lexosh revistat e modës që flasin për tendencat e fundit të modës, por në
fund zgjedh atë që të pëlqejn ty, dhe zgjedh ngjyrat dhe linjat që
mendon se shkojnë me trupin tënd. Ndonjëherë bënë çmenduri të tilla si
shpenzime marramendëse për një veshje që të pëlqen vërtet shumë. Mund të
jetë një çantë, ose një palë këpucë. Por shpesh pendohesh menjëherë,
pasi e ke blerë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi