Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakush Tana- Lirika me Shi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakush Tana- Lirika me Shi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana- Lirika me Shi

+2
WebMaster
Gjakushi
6 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:23

VETMIA MË PËRPIN


Më ka hapur gropat - vetmia më përpin
në orët e vona të mesnatës një kumt më pervloj
agimi s'kishte dritë - errësira më shitoj!

Çastet e meditimit - më kanë vënë shalën në tru
Uni im zgjat pa fund - por s'arrin askund
meridianet tua - të ngrysura nga harrimi!

Gjithçka rreth meje shkon e përhumbet pa vetëdije
fytyra engjëllore bleron lulezonjë , plot dlirësi
Unë vushkem në heshtje - i shndërruar hi!

E ndjeni tufanin që ka rrëmbyr stinët me hidhërim
e ndejni se hyra në ferrin e Dantes të shkyej rrathet e mundimit
e ndjeni se vdes me heshtjen time në krijim?

Le te flasë një ditë gjuha e prerë - trupi cung i mbetur
për sytë e verbër që kurrë nuk të panë
Zemra dhe shpirti - për TY , me dëshira thanë... !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:37

GJYMTYRËT E HESHTJES


Sa e gjatë kjo ditë, kjo heshtje, kjo vetmi
akoma nuk të dëgjova zërin , nuk të lexova mendimin
në horizont është shtrirë trazimi!

Përse më dërrmohen gjymtyrët më zverdhet buzeqeshja
nuk dua të endem shtegut që më nxjerr matanë
pa ty ! S ' kam rreze! Pos vaj e lot - muranë !

Nëse nuk e ndjen ç'do të thotë i përhumbur
Eja! Shiko si dridhen gjymtyrët , si dalin thinjat në kokë
për të ruajtur hijen e shijes që kishte nata vonë !

Je mbuluar me hidhërim ? Më ke lanë jashtë buzëqeshjes
Përderisa unë lag me lot lirikën për ty
më vjen të plas nga malli të jehojnë gjymtyrët e heshtjes !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:39

NGA SHKRUMI TË BLEROHEM!

Filloj befas ajo ndalesë e buzëqeshjes që kishe
natën e mata kohën,por, koha ngeli në errësirë
Klithjet e mia , me ortekë e rrëmet - u ngritën në vargje!

Më ngrinë damarët dhe palca - u bë hi e pluhur nga malli
thirravaji u ngrit jehonë në ngrehinën e pikëllimit
U lidhën lakadredhat për të krijuar një takim!

Nga të drejtohen shtigjet që rrokullisin shkëmbinjtë
në kurorën e shpirtit ka ngelur unaza e shëmtisë
me buzëvajë ritregimi ka hapur kaptinat për monologun!

Asgjë nuk mbeti nga ajo deshirë e ngujuar me acar
Bëhu flakëvetëtimë dhe më përflak gjithë trupin !
- Nga ndezja të shkrihem ! Nga shkrumi të blerohem !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:41

NUK FLAS !



Nuk flas! Më ka ngri palca e shpresës !
Janë shtrirë gjërë e gjatë zezonat, zëri i hiçit dëgjohet
të krijojë mëngjese pa dritë, me ferr t'ua shpojë zemrat !

Përse kjo pafundësi në vargun tonë të shtrydhur
stërzgjatet si qafë e ujkonjës që fton për pre
dhe rrëmben manarë të pafajshëm në Darkën e krimit!

Nuk flas! E ndjej vetminë por nuk i ndal hapat
do të lulëzojë blerimi i shkrumuar në shtatin e copëtuar!
Dëshpërim Arbërinë shekullore ta mberthejë liria!

Përse ngriten djajtë të copëtojnë detëra, male, fusha ?
Si të ngriten murnaja në zemrat e gjakut dhe gjuhës ?
- Bota do të plasë në indiferencë e ne - do të rritemi !

Nuk flas! Alarmi i kushtrimit bëhet sonte mbi Alpe !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:41

E JOTJA BUZËQESHJE


I lidhur pas teje më shtërngon litari i ndjesisë
rrënjët e lirikës më pushtojnë damarët
ndizen e kurë s'shuhen dritat nga fanarët !


Si bëhen hi nga malli , vlojnë e përcëllohen
dhe lidhen e dridhen idetë për të dalë në cak
Mos vono por eja ! Të kam n'damar e gjak!


Pa ty mbytet, mbyllet dhe shuhet rrita
Në kujtim kutinë - palohet gjakim malli
heshtja se fshiu dot, por, jehonë e shpalli!


Ndaj në rrjedha nisen ujëvarat e blerimit,
Dil të shikosh atë sfidë që parakalon n'paradë
e jotja buzëqeshje - pranverë me serenatë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:42

PUTHJET PA FRIKË !


Përmbysej nata ! Me dihatje dritash tundej agimi
Ajo e zbehtë vinte si drenusha e shndërrohej në ujvarë
ëndërra ime kthehej në margaritarë !

Kandili i shpresës yjeve ua ndali dritën
aorta në zemër nisi një ritmikë
shkunden nga gezimi - puthjet pa frikë !

Pa ngjyra ylberi - harkun, në shqisa e ngriti
kishte horizont ai çast - mal frymëzimi
mbushi me aromë shtigjet, mos i mbysë pikëllimi!

Kush e dëgjoj këngën - nuk do të bëjë shamatë
Në ninula djepi rriten breza të një gjaku
si e do Kanuni të - ngritet Oxhaku!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:43

KUR TË THASH : TË DUA!


Arrite ! Nëpër cilët katandi u përmbyse e dole këtu
të bësh unjësim - trupin dhe shpirtin me frymëzimin
që ma fale me buzëqeshje, kur të thash: Të dua!

Mirëseardhja më ka shtuar drithëmat dhe lotët në sy
më ka ngujuar e lidhur si lidhen rrezet e diellit me blerimin
për të shtuar frytet e jetës në gjithësi!

Tani shikoj shkronjat , lexoj dhe mëkoj fjalët
që, krijojnë iamazhin se Ti je dhe , synon të më ngjallish
sa herë që më shkrumon malli dhe më mbulon vetmia!

Arrite në këto çaste kur unë nuk kam linja të të flas
por shtrihem në lirikë të arrijë në kupolën e trëndafiltë,
të të jap aromë që të bën të lumtur në largësi!

Pa Ty jam në morg! I ndezur zjarr nga dashuria
më kanë ngrirë lotët në qerpik e varen me peshë malli
të të puthin buzën që dridhet kur buzëqan : Oiiiiiiii !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 3:22

SHTIGJE


Edhe pas kaq vitesh nga rrëmeti që ndodhi , nga zezona
erdha të të shikoj si në ëndërr të ngujuar
mes pritave që mbanin në shënjestër zërin tënd jehonë

Sa gjatë jeton në heshtjen time të mbërthyer
me dryrin e kujtesës dhe mallin, dhe lotin e ngrirë
se fati im - fatomorganë - mbeti në shtigje!

Kam pritur të degjoj atë zë e të shikoj atë pamje
aq herë më kanë rënë vetëtima shkrumi , rrufe !
Jam ngritur Gjergj Elez Ali te dal në log të pritjes!

Nëse vdes befas në skutën e vetmisë me kujtime
më lexo sytë e mi të mbetur hapur për ty Dashuri
të kerkoj në mes yjeve të vezullosh me bardhësi!

Tani, edhe nëse shndërrohem feniks nga hiri i bleruar
më kurorëzoj prania jote në këtë natë me sqotë
se lotojnë sytë me klithmën ku është dashuria?
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:32

SONTE NUK BËRA GJUMË


Në shigjetim më mbajnë dhe më godasin çdo çast
hapsirën pa mirësi e ndajnë me kufinj dhune
si ndahen zemrat nga vdekja dhe digjen nga malli!

Nuk e di do të arrijnë tek veshi që dëgjon e syri që shikon
klithmat e shpirtit dhe lotët e ngrirë në çerpikët e lagur
të bëjnë qasje meditimi përse ndodh rrënimi ?!

Sonte nuk bëra gjumë ! Nuk më la frymëzimi për Ty
Më përqafoj vetmia e natës, dhe në agim më pa Dodona !
Endesha marramendas të dal nga ankthi për Ty mirësi!

Sa pak buzëqeshje më ngelën , sa pak rrezatime shpresash
gjithë puthjet e natës të ngrira qëndronin skelet
si mumje dolën imazhet mall e pikëllim për mungesën !

Ndryshe do të ishte jeta me ty në shtratin e rritës
ka mbetur i mbushur ëndërrime, lot, e ngashërime mbuluar
Ndaj rri pa gjume Dodona ! Jam shumë i pikëlluar!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:33

MË DJEG PREJ LARG !



Kaloj mesnata ! Shpallja për të marrë frymëzime arriti
iku gjumi për të mbetur roje nate , në mdeditime.
Po Ti ! Do të flasish një fjalë - të pres agime!

Jam ngritur lartësive gjysmëshekullore, dhe me rrudha stolisem
Bardhësia spikat majëkokën tek gërryhem si shpellë
Për një fjalë magjike : Të dua si kangjelë !

Zbres e ngritem udhëkryqeve. Në ftohtësinë ngrysem
shkëndija të zjarrta malli shpërndan - me lot i ujit.
Hijengrysur mërmëris : Edhe sa kam për të prit' ?

Më ka bekuar anatema të mbjell lirika me shi
nga skëterra ime e vetmisë të mbjell bimën në varg.
Po ti - Me heshtjen stuhi ! Më djeg prej larg!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:35

KUR TË VISH!

Drithma më përshkuan nëpër kuvendimin që bëra
çdo shkronjë që vjen më ndez si fijet e shkrepsës kashtën
çdo varg më lidh të përjetoj afsh në largësi

Janë ngritur bedena dhe duken se valëzojnë rrokullisjet
lotët e pikëllimit që hapin një gurrë derdhjeje
mbesin pikëpyetje të ngujuara në udhëkryqe !

Dil nga kodi i atij vendimi ku mbërthehesh me vetmi !
Eja, të pret kujtesa e përdjegur me pritje malli
mushkërive u mbeti frymëmarja në gjethet e vjeshtes!


Mos e lejo të digjen sythat nga bryma , të vdesë shpresa
Ti nuk je meteorë që digjesh në hapa rrite
futu në sipërfaqen time të mbetur djerrinë !


Kur të vish! Kujdes se më përmbyt malli i takimit !
Hyr me befasinë e paranverës, mos më ngri si acari
se më verbohen dritat nga buzëqeshja që është si behari!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:35

DO TA SHPALLË

Do ta shpallë gjendje tmerri kohën që të pres
se dridhem e hidhem pa shpjegim në mister
padukshëm më këputen dritat, dhe , jetoj në terr !

Do ta shpallë gjendje mërie çastin kur nuk kam takim
se tundem e shkundem nëpër zgripe, katandi
diçka më rrëmben më djeg e shkrumon hi!

Do ta shpallë në kërkim, se më mungon çerpiku
prandaj pres e vdes i ngrirë si krizantema në acar
e padukshme bryma bie të shkrumojë në behar!

Do ta shpallë të pushtuar zemrën që e dua,
ta kurorëzojnë miklimet mos ketë dimër kurrë
se piqen e përndiqen shpresat si furrë !


Do ta shpallë flakë dhe tym, dhe zjarr që perflak
atë ndjesi që del si llava, dhe mbulon unin përjetë
pos dashurisë - kjo gjendje ndryshe , s'ka si të jetë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:36

MESNATË


Sa herë dëgjova korin e një mesazhi mikja ime Ar(i)jeta !
ndihesha me tundim e pikëllim, si peshku në rërë
më peshonte padukshëm kjo gjithësi e tërë !

Nuk është parajsa vetëm gjendje ku përmbyllen dëshirat
Edhe në ferr ka shtigje që të fusin pa ditur ku hyn
por jeta tregon kush harron të vërtetën e mbi të pështyn!

E lexova rrëfimin e shkruar dhe rilexime i bëra nga malli
aty ku shpalohen gjendjet që ngrijnë në damar e ngujojnë
por , sërish pezull ngela në udhëkryq , se kot më verbojnë !

Qenka shkruar kjo jetë gjithmon të përjetojmë gjilpëra në sy
e të shurdhër të bëhemi, pa gjuhë e fjalë mirësie
të endemi të vrarë e të sharë në shtigje vetmie!

Më kanë shëruar klithmat fjalët e mesazhit që mora
rrezeshpresa se do të dëgjoj meditimet që kanë horizont
Të ndjej engjëll që më nxjerr nga ferri, më shpie në Piemont!

Si të të shpërblej ? Ku të gjej dhuratë që ka aq vlerë ?
Vendosa të mbledh vargje mirësie pa shamatë
të të sjellin përshendetjen për lumturi e jetëgjatësi të gjatë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:37

NË URATËN TIME

( Me rastin e ditelindjes se nje voglushi !!! )


Në uratën time për ditëlndjen tënde - lot mallëngjimi !
Dhe shpresa të ngujuara se mbesim gjithmon ëndrrimtarë,
të jemi të bashkuar- por festojmë të ndarë !

Edhe gjymtyrët e Atdheut e përjetojnë këtë ngricë !
Jetojnë në ankthin e pritës, kur t'i kthehen nga shtigjet,
ata - që në katandi e zgripe kaluan brigjet!

Kanë dalë e kërcenojnë gishtat kercënues dhe kthetrat -
rrëmbejnë e rrudhin hiset e gjakut e të damarëve të tokës !
Se : Ne gjithmon veprojmë pa i rënë pas - mendimit të kokës!

Ashtu ecëm nëpër shekuj mbuluar me besë ! Me urti !
Por, besëprerjet na ranë në qafë , na ndrydhen në damar,
Të shkretojmë gjakun, mos ketë gjurmë e farë !

Përse kaq poshtë ka ngec ajo që dikur ishte lartësi,
Përse synojnë hiqet e kërriqët të ngjiten në altar!
- Le të ketë gjaku i shqipes jetë dhe behar !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:38

DARKA MAGJIKE



Më tha Perëndia : Uroj të jesh mirë me shendet!
Atë çast më kishte mbuluar vetmia, dhe malli kaptinën e lotit hapi
për prologun e nje sfondi lirik të ngrirë !


- Unë ja ! Ashtu copë ! Copë...,! Oshëtijnë e vijnë gjendjet!
Në dalldisjen time të mbetur pa kulm e pa emër
ndrydhen ëndërrat e takimit, për një jetë ! Një zemër !

Pëshpëris ato që më thotë nga largesia - Perenidia ime!
- Kam një pasivitet! Mungesë dëshire për të dalë,
mungesë oreksi,... gjumi! Mungesë pa emër, pa shkak...


Engjujt e mi të dashur, më nxjerrin me dhunë për të darkuar jashtë.
Jam veshur dhe bërë gati të dal.Pa vringëllimat e lirikave !
Do të përkujdesem për pjatat, oreksin dhe Darkën magjike!


Nuk mund të largohem pa të përshendetur !
Kur të kthehem, do vij të kuvendojmë se më ka marrë malli ,
- të të shtroj Sofrën e fjalëve që të blerojnë TY!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:39

ËNDËRRA IME TI



Të kam parë në ëndërr - tani në kujtime të ruaj
dy sy mbetën një shikim butësie , në horizontin e mallit !
- karahasimin se di t'ia bëj akoma ballit !

Kishte një qetësi blu! Ishte detë i gjerë !
Ai hark vetullash shtrirë si vetëtima në kthjelltësi
më trokiti befas ëndërra - më hyre në gji!

Nga çasti më mbete !Të ruaj thellë në zemër !
por, pa ndal të kërkoj në gjerësi të hapësirës!
-Vezullima jote - më ndriçon mugëtirës!

Të vij! Do më presish ? Lotin të të fshij!
Në fytyrën tënde është bërë margaritar pikëllimi!
Ballsam i plagës sime - Ti do të jeshë shërimi!


Mjaft në vetmi i mbetur! Lidhur me kthetra jete sterrë !
Pa i bzëqeshur blerimit- me acar i përndritur !
Eja ! Endërra ime ti ! Sa kohë të kam pritur ? !

Rrezëllime vrazhdësie të lexoj lirikat e jetës !
Për ty nis të klith - t' më kuptosh shqetësimin!
Perëndia ime ! Mos më prish ëndërrimin...!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 2 Dec 2009 - 7:41

LIRIKË ME SHI



Më ke trokitur në portën e ndergjegjes dhe porta e shpirtit u hap
hyre ti në zemrën time pushtove jetën me blerim
tani jetoj i blertë sa herë që kam vetmi , mall e tundim!


Marr shkronjat si zile dhe jehonë krijoj në heshtjen time mort
mblidhen gjithe lulet e pranveres, dhe krijojnë ëmbëlsi me rimë
Ti - Pranvera e shpirti tim - në largësi mall - borimë !

Më djeg - acarlargësia, pa ty , më shkretohet lirika
vetëm kur të lexoj vargun e shuaj gjithë thatësinë
fjala jote - derdhet në kërcyll të shpirtit - ia fal njomësinë !

Je bërë Darkë magjike, dhe ëndërra ime Ti
më farkon yjet e shpresës të dalin në agmi të dritës
të jehojnë frymëmarrjet në kraharorin e rritës !

Të kerkoj gjithmon në arenë - sytë të më flakrosh
mjaftë klithma dhe afsh që mbesin mëngjeseve e netëve - zi !
Eja ! Bëhu vargu i prologut në Lirikë me shi!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 8 Dec 2009 - 11:39

MË SHTRYDH KJO VETMI


Me peshën e harrimit endesha në rikujtime
Ti ardhmëria e ndalur në udhëkryqë ishe me lot
I shthurrur nga shqetësimi më dukej vetja kot!

Kam jetuar çaste në orbitë të mbushur trishtim
Ti përmasë mbi supe , më ke hy në zemër
jetoj cung i mbetur, duke pëshpërit atë emër!

Do të arrijë njëhere të prek atë çerpik të përlotur
lulebozhurin e mallit, lotin, që të jep kaltërsi
mbes pa fjalë në vargje , më shtrydh kjo vetmi!

Ti u bëre filizi që hedh shtatin dhe që nxit blerim
nëpër këtë kohë llahtari, me ngricë, me brymë
kam mbetur në heshtje që bëhet oshëtimë !

Në vargje mjegullnaja më ka krijuar re
Jeta më pëmbyt - notoj nëpër detra
s'është fat filxhani , as lojë me letra...!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 8 Dec 2009 - 11:41

EJA ! SE DO TË PLAS PREJ HALLIT !


Nuk kishte mjegulla, as shi binte
yjet ndriçonin në errësirë !
Nga sytë lot, në zemër oshëtinte
vetëtimrrufe ajo: - Lamtumirë !

Mbeta meit ! Qysh fjalë të flisja
Kur më shkrove shkurt : Më lëndove !
Më lehtë ishte vdekjen të prisja !
Se shpinën që ktheve! U largove!

U enda gjithkah me lot krizantema
Ti në frymëzime vetëm mall e pikëllim !
I ngrirë mbi tokë u ndjeva
Errësira mbuloj çdo shpresë n'agim!

Të harrova zërin, buzëqeshjen, syrin
vetmia me lot ujiti përmasën e mallit !
Drithmat në zemër më vunë dryrin !
- Eja ! Se do të plas prej hallit... !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 8 Dec 2009 - 11:43

MË DRIDHET BUZA

( Me rastin e 09.12.89, ditelindjes se binjakëve të mi !
Dikut, që nuk është më ! Dhe Dinit që me pikëllime u rrit. )


Më dridhet buza , më buzëqan zemra
- Dini! Binjak sugari im !
Për ditëlindjen tënde nuk kam germa
të plotë se shkruaj atë urim!

Gjithmon një pjesë më mbet e ngrirë
Gjithmon o bir, diçka më ndez !
Pa Dikun kjo jetë e nxirë,
errësirë më mbeti çdo mëngjes!

Gjithmon një lutje ia drejtoj Zotit
të ndjehesh gjithmon i lumtur Ti!
Sa i rëndë ishte ai çast i mortit
na rrëmbeu gjithë atë lumturi!

Në vargje të mia ka rënë ngujimi
Të uroj Dini! Një shekull jetë !
Për Dikun , pikëllimi më grini
Urimi i tij , i ftohtë, i shkretë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga WebMaster Tue 8 Dec 2009 - 11:44

ZJARR'I DASHURISË


Kur më thua se s'je mirë
dhe pishave u zverdhet blerimi!

Një makth me bie si errësirë
në linja më pushton trishtimi!

Pa ty ndjehem njeri i braktisur!
Pa ty , nuk mundem të mbes njeri !

Fjalët me klithmë në gjuhën e stisur !
E ngrisin rrengun pa çati !

Në udhëkryq më ka lanë takati
Çdo çast të pres të vish !

Ti atje lëngon, mua më mposht taksirati
zjarr'i dashurisë - më prish !
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga qershicka Thu 10 Dec 2009 - 7:43

Rilindi!Me vjen keq per humbjen e binjakut tuaj...po kjo eshte jeta dhe ne nuk kemi ne dore shume gjera...me jete te gjate te tjeret bashke me ju!A nuk eshte e mrekullueshme te punosh qe te lesh pas njerez te cilet do te jene me te lumtur se sa ju sot?
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Sat 12 Dec 2009 - 12:00

qershicka shkruajti:Rilindi!Me vjen keq per humbjen e binjakut tuaj...po kjo eshte jeta dhe ne nuk kemi ne dore shume gjera...me jete te gjate te tjeret bashke me ju!A nuk eshte e mrekullueshme te punosh qe te lesh pas njerez te cilet do te jene me te lumtur se sa ju sot?


E nderuara Qershicka ! JU gjithmon me ngrohtesi e zbusni kete ngricen e zemres sime! Po! Ashtu ështe si me thoni JU! Uroj qe asnje mos te perjetoje keto ndodhi! Nderime !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Sat 12 Dec 2009 - 12:07

U LUTEM BINJAKËVE... !

( Sipas shenjes se Horoskopit, jam Binjak! )


" Është mirë dhe keq të jesh binjakët
Në shenjat e zoodiakut.
E ndarë përgjysëm rri mendoj
Qëllimet, rend mbas shkakut…. :

Nga poezia: Duke menduar per Ismail Kadarenë

Ilira Themelko




U befasova se vetë jam binjak
me zemër e shpirt jam në shestime,
këtu lexoj e ndizem si cung në oxhak
hamendem për këto frymëzime !

Toptan më duket vetja e copëtuar
mos i paskesha këmbët në një këpucë ?
Ai që dje për gjithcka më ka udhëzuar
sot - më paska rrasur në llucë !

Unë imuni nga gripi e nga stinët
një vaksinë se mora për shërim!
Kur më than se të kruhen brirët
isha pikërisht po ai në qëndrim!

Njësoj adhurova idhujt që u shembën
i shava ca palaço që kot u ngritën!
Ku e di përse aq neveritshëm u trembën,
- u penduan përse ashtu u rritën ?

Kishte mes tyre karakanxhollë e kodoshë
kishte kulimë që i kishte ngritur sllavia!
Sa lart i shpiente mjerimi ata kokë boshë
sa shumë kutërbonte shqiptaria!

Ata si kurtizana për një vend servili
harruan çka deshi çështja shqiptare ,
për një gradë e çmim që ua jepte rezili
derrit, dajë i than , i bënë përkrenare!

Unë binjaku i mbetur në këto pikëqëndrime
ngatërrova veten me mister !
U lutem binjakëve që më hapin agime
më ndizni drita se jam në terr!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Vizitor Sat 12 Dec 2009 - 21:33

Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512 Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512 Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512 Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Sun 13 Dec 2009 - 8:51

VERA shkruajti:Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512 Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512 Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512 Gjakush Tana- Lirika me Shi 185512

E nderuara Vera ! Kështu si ti , ne Selanik kam bere Lot !Për nderimin tënd e sjell kete poezi :


TEK SHTËPIA E HASAN PRISHTINËS

(Nga 15 shkurti deri me 17 mars të vitit 2001 isha në Selanik, në Seminarin e organizuar në nivel Ballkanik të Postave, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Posta Shqiptare, ata të Bullgarisë dhe të Greqisë.Unë dhe njëmbëdhjetë shqiptarë të të tjerë, ishëm në përbërje të delegacionit nga Posta e Maqedonisë , por ,përfaqesuam pjesën Perendimore të saj , që njihet si Iliridë, por akoma e pajetësuar ! ). Atëhere, pata rastin të njihem me Arvanitasit, por edhe të vizitoj Shtëpinë e Hasan Prishtinës që ishte e vetmuar në Selanik.






Kush e vrau të zotin e të vari dryrin e shkretisë?
Përshpërisja me vete me mallhidhërim !
Nurngrysur qëndronte e lodhur prej vetmisë
Shtëpia - në pritje ti hynte në derë ai trim!

E kishte përballur dhembjen , nëpër dekada
me heshtje në muzgje, me heshtje në agim !
Pos shpezëve e shtegtarve që thurrën serenata
nuk kthej asnjë të bëjë takim!


U ndala para saj ! Era që frynte dhe valet e detit
më dolën përpara më than shumë fjalë !
Fustanellat e qamëve si flamuj të rrëmetit
me Aristidh Kolën më dolën përballë !


Më than: Dëgjo - Edhe ne jemi shpirti i Arbërisë!
Nëpër shekujt rrebesh s'na ndërroj stina !
Dëshmon kjo shtëpi e mbyllur prej tradhëtisë
ashtu siç u vra tribun Hasan Prishtina!

Meit mbeta pa fjalë me shikim tek ajo ,
shtat'i saj i heshtur kishte mbijetesë !
Tek flisja në vedi ashtu i thash : Dëgjo !
Do ta ngrisim flamurin tek ti o fortesë !

Një ditë do të mblidhemi tek ty patjetër !
Hasan Prishtina me ne do të jetë në ballë !
T'ia shpalojmë ardhmërisë rrënjën e vjetër
se gjaku i saj në damar na kallë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Mon 14 Dec 2009 - 11:59

DHURATË SHËN NAUMI !



( Gjithë vendi i Shën Naumit, dhe vendi i shenjtë ku ishte ngritur Teqeja , ku shërbente Baba Sari Sëlltëku,
për vrasjen e Baba Bajram Currit në Shpellë të Dragobisë, i jepet dhuratë Pashiqit !!!

Sot, në vendin e Teqesë eshte ngritur Kisha Orthodokse pravosllave maqedonase, që e mban emrin Sveti Naum .)




Një fllad magjik një dritë ylberi ngritej
në rrjedhën e Drinit që hynte në liqen !
Në intimë misteri për Shën Naumin pritej ,
Baba Sari Sëlltëku - si Diogjen!

E ngriti flamurin të valvisë Rilindja
Nga Shtëpia e Lidhjes në Prizren - një vulë dekor !
Kryeqendra e shqipeve ! E qëlluar bindja!
- Shenjtëriuratë - arriti nga Baba Tomorr !

Sa madhështore kjo zemër për Arbëri !
U lidh shkëlqimliqeni - në rrjedhë përjetësia!
Në udhëtim i përhershëm Drini në Driniiii
të bleroj shtatin Ilirilashtësia !

Sa e gjatë rruga! Sa zgripe , katandi !
U kërlesh qielli, flakë mori toka !
Në pazarin e djallit nis loja tradhëti !
- Besëprerje i bëjnë ca koka!

Në heshtje rënkonte Sari Sëlltëku !
Dhe lutej të mos kishte harbutë !
Shenjtëri e mistershme - fluturoj si jastëku !
- Xhenaze Ai ! - Në shtatë tabutë !

Se në Shpellë të Dragobisë e vrau tradhëtia,
Baba Bajramin tribun ! Martir i shqipehapsirës !
- Dhuratë Shën Naumi ! E mori Sërbia !!!
T'i nënshtrohej shqipja - në shekuj , errësirës !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 15 Dec 2009 - 7:22

Ju ! Jeni vargu - SHQIPËRIA!



Pandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. V itet e fundit të jetës, i kaloi i internuar në Selanik.


Në ballin me rrudha lexova Librin e madh
Atë qe nisët në Korçë tek Shkolla e parë !
Të ngriti shekulli si blerimi që mbulon një livadh,
Dija që shpërndatë u bë bimë në ugarë !

Në Stamboll - Beshiktashi akoma ka shkronja,
që ndezin damarët, për të shperthyer vullkani !
Sa tmerrshëm të ra pas grek - ulkonja ,
të shuaj atë dritë të dijes kur lëngoj Ballkani!

Vrasja jote mbeti pezull - si lahuria në erë !
Ku kishte varr të mbulojë lavdiditurinë ?!
Ata që bënë krimin - mbetën skëterrë !
Ti - Dielli i rrezeve që ndriçoi mirësinë !

Than mbete pa varr ! Po ! Është e vërtetë !
Unë të shoh të gjallë ! Gjithmon je me ne !
Nga Lunxhëria , në Korçë, në Uskanë! I qetë !
Ligjëron në Majë të Shqipes! Për Atdhe!

Mësues Pandeli Sotiri , i përjetëshmi Ti!
Dija jote, shekujve u hap rrugë ku ka monopat !
Ata që të vranë - mbetën djaj të zi !
Shqipëria tragjike dhe ne ! Patëm fat !

Tash mburremi o trim me veprat që kemi !
Se rrjedha nis tek shkolla! Tek dija !
Këto vargje pak janë ! Më ndjeni !
Se Ju ! - Jeni vargu - Shqipëria !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga WebMaster Tue 15 Dec 2009 - 7:24

EJA ! SE DO TË PLAS PREJ HALLIT !


Nuk kishte mjegulla, as shi binte
yjet ndriçonin në errësirë !
Nga sytë lot, në zemër oshëtinte
vetëtimrrufe ajo: - Lamtumirë !

Mbeta meit ! Qysh fjalë të flisja
Kur më shkrove shkurt : Më lëndove !
Më lehtë ishte vdekjen të prisja !
Se shpinën që ktheve! U largove!

U enda gjithkah me lot krizantema
Ti në frymëzime vetëm mall e pikëllim !
I ngrirë mbi tokë u ndjeva
Errësira mbuloj çdo shpresë n'agim!

Të harrova zërin, buzëqeshjen, syrin
vetmia me lot ujiti përmasën e mallit !
Drithmat në zemër më vunë dryrin !
- Eja ! Se do të plas prej hallit... !
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga WebMaster Tue 15 Dec 2009 - 7:25

KLITHMË KUJTIMESH



E ndjej si trokit dhjetori ! E ndjej një gëzim të ngrirë
Ndryshim viti është afër për të nis urim mbarësi !
Dhe mallit për kujtimet - lot nga sytë e zi!

Metafor' e ngujuar në vargun e vetmisë
është bërë mëngjes i hidhur që ditët risjell
tek ikin mendimet e zemra më digjet n'hell!

Një klithmë kujtimesh , në dhjetor ndez dritën
bie e mbulohet bardhesi - bora sjell dimër
të dalin nga heshtja vargjet që janë libër !

Le të agojnë mëngjese ! Le të digjen meteorë !
pa ju edhe qielli mbetet përmasë pa kuptim e shije
- Hazreti Mejremja - simbol virgjerie!

Thanë lindja e Isait është projekt për gjyq
sa kohë duhet të shkojë t'i lahet fajësia?
Akullnajë e kotë - ngrin e shkrin njerëzia!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga WebMaster Tue 15 Dec 2009 - 7:27

TË BËHET PAVARËSIA



101 vjet jetë Kongresi, u hapën brazdat e ugarit
u mbollën me shkronja - ne të shkruajmë lirikat ,
kush e dinte se passhpine
do t'na rrënojnë thikat!

Vula e vendimit nisi në konakun - që i than Kongres
vazhdoj nëpër mot , stinë , një shekull e një vit
të rrezatojë qenësinë e coptuar-
që në shpirt u ngrit !

Sa herë i ranë vetëtimat, ia dogjën damarët
aq herë ngritën dolli , qeshën - ustallarët
dhe ndanë dhurata për krim të ri ,
i mprehën hanxharët - për zi!

Shën Naumi i Sëlltëkut , u dha dhuratë për krim !
Në Shpellë të Dragobisë Bajrami u mbulua me shkronjat e zisë .
Syrgjyngjallin Gurakuqi - në Bari !
- e vrau dor' e tradhëtisë !

Ranë copa të ngrira dielli ishin bijtë e shqipes,
që u ngrinin damarët ,- nga vrasjet , i mbylli tirania !
por, nuk heshti vargu :
- Të bëhet Pavarësia!

Ishin shkronjat e Kongresit - që lindën në Manastirë
u bënë uratë për rritën, dhe qëndresë kushtrimi
tiranët të mposhten ,
shkrim shqipja - unjësim agimi!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 16 Dec 2009 - 10:11

E nderuara Klea !

JU gjithmonë qëndruat në mbeshtetjen time ! Meqe është nisma e postimit të 601 , per respektin qe me keni bere gjithmon u falnderoj shpirtrisht!

Nderimet e mia ! Gjakush Tana- Lirika me Shi 16826
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga fidani Wed 16 Dec 2009 - 10:13

Urime dhe suksese
fidani
fidani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtina
Postime Postime : 1239
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Fitnesin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 16 Dec 2009 - 10:14

KËRKONI PËR VATANIN !



Kontradiktat klasore - politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni godii lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.


Plumbi i tij dërmoi veç Esat Toptanit
Gjithë kob – mizorinë që i thurej Vatanit.

Bëri që tradhëtia të vdesë çdo ditë
Erdhi si një ëngjëll, sjellë nga Perënditë.

Ilira EVA SOTIRI


Avni ! Trondite Evropën e bëre të mendohet ;
- Nga doli ky trim që vret Pasha Toptanin ?!

Në Paris sa herë shkojnë që fati t' riparohet
i përcjell amaneti : Kërkoni për Vatanin!


Aty vendoset! Është qendra e arbitrazhit !
Gërshërët për prerje , për vendim copëtimesh !

Si arrna Shqipërisë nga trupi ia çveshën
nga tregu i zi - harta , me vula sundimesh!


Djali i Libohovës mbushet me lot e pikëllim !
- Jo nuk durohet !, thotë . - Kjo ndarje hileplotë !

Nagantin në brez e fut dhe niset në udhëtim
Se toka e shqipes s'është e shkretë në botë !


Trup e tërthor maleve ,fushave, në Paris arrin !
Në Tour Aifel flamuri i lirisë shpërndan shkëndija !

Avniu përballë Toptanit si vetëtimë shkreptin,
të digjet fara që e rrit tradhëtia !

Tronditet Evropa ! Dridhet ! Turfullin Sërbia !
Në gjysmështizë flamurin e ngujon për Esad mikun !

Avni Libohovën prangat , se mbajnë tek qelia !
Se shqipet si dallgë ngriten - trazojnë Adriatikun !

Ngriten një për një , hidhen në kushtrim !
- Poshtë Esat Toptani ! Avni o vëlla ! O trim!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga fidani Wed 16 Dec 2009 - 10:16

pash qe ma lan pershtypje ketoj vargje dhe me mori mendja se kush mund ti beje ketoj .Xhaxhi Gjakush Te lumët mendja qe thore e dora qe shkroi Gjakush Tana- Lirika me Shi 94251
fidani
fidani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtina
Postime Postime : 1239
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Fitnesin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 16 Dec 2009 - 10:22

Nderimet e mia Fidan! Ne keto nderime, padyshim shfrytezoj rastin te pershendes edhe te nderuaren Nike ! Ia percellni u lutem!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga fidani Wed 16 Dec 2009 - 10:24

Rilindi shkruajti:Nderimet e mia Fidan! Ne keto nderime, padyshim shfrytezoj rastin te pershendes edhe te nderuaren Nike ! Ia percellni u lutem!



Pa tjeter amentin duhet t partet deri ne vend vetum ndekja do te ndalon amanetin e dikujt edhe n qrast mundeni te leni porosi dukujt tjeter per te bartur amanein ?FLM edhe nga ana ime
fidani
fidani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtina
Postime Postime : 1239
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Fitnesin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Astil1 Wed 16 Dec 2009 - 10:41

Gjakush Tana- Lirika me Shi 94251 me lan shum pershtypje shum te thekura keto vargje
Astil1
Astil1
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Wed 16 Dec 2009 - 11:50

Astil1 shkruajti:Gjakush Tana- Lirika me Shi 94251 me lan shum pershtypje shum te thekura keto vargje


U falnderoj Astil 1 !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Fri 25 Dec 2009 - 9:00

HESHTI ABDYL KRASNIQI !

(U njoftova nga miku im , poeti Adem Berisha, për lajmin e hidhur nga shkrimi i publikuar në Facebook, se më 20 dhejetor 2009, pushoi së rrahuri zemra e mesuesit vigan, Abdyl Krasniqi, njeriut që kaloj burgjeve , po nuk e ndali veprimin per Pavarësinë e Kosovës! Ai, me heroizëm, u foli gjeneratave që i mësoj për ndjenjat liridashëse! Ai me guximin e tij u leshua qindra metra ne thellesi te Shpelles, te nxjerrë eshtrat e Azem Bejtës !

Ky ideal i tij u farkua në zemrën e Xhevë Krasniqit, bijës së tij, e cila bashkë me bashkshortin e saj, Fehmi Ladrovcin, ranë heroikisht në log të betejës, per çlirimin e Kosovës!



Nga thellësitë e shpellës Azem Bejta hero
Me mësuesin Abdyl Krasniqi ishin n'kuvendim !
I degëdisur nga inati ai printe kudo
- Jo ! Në thellësi të shpellës s'do të mbesë ai trim!

Azem Bejta me Shotën dy shtylla si malet
u bënë qëndresë në rrjedhë të Arbërisë ,
Mësuesit Abdyl , Xheva shpesh i ndalet :
- Baba, vdesin heronjtë e lirisë ?


Mësuesi e dëgjonte Xhevën, dhe e mbante pranë
Por, Shotë si tha, kur i vezullonin sytë !
Kosova vetë e ndjeu se me Fehmiun ranë
Të lirë të jetojnë nga robërues të ndytë !

Heshti Abdyl Krasniqi ! Mësuesi! Babai !
Nga dhembja s'u mposht ! Syri s'iu përlot.
Si Azemi dhe Shota - Fehmiu dhe Xheva përskaj
lapidarë lirie në shekuj e mot!

I heshtur Abdyl Krasniqi me nur heroik
ndahet prej nesh , i themi lamtumirë !
Cili varr e mban atë burrë energjik ?
Vdekja - jetgjtësinë ia ka ripërtrirë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi