Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana- Lirika me Shi

+2
WebMaster
Gjakushi
6 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 1 Dec 2009 - 10:23

First topic message reminder :

VETMIA MË PËRPIN


Më ka hapur gropat - vetmia më përpin
në orët e vona të mesnatës një kumt më pervloj
agimi s'kishte dritë - errësira më shitoj!

Çastet e meditimit - më kanë vënë shalën në tru
Uni im zgjat pa fund - por s'arrin askund
meridianet tua - të ngrysura nga harrimi!

Gjithçka rreth meje shkon e përhumbet pa vetëdije
fytyra engjëllore bleron lulezonjë , plot dlirësi
Unë vushkem në heshtje - i shndërruar hi!

E ndjeni tufanin që ka rrëmbyr stinët me hidhërim
e ndejni se hyra në ferrin e Dantes të shkyej rrathet e mundimit
e ndjeni se vdes me heshtjen time në krijim?

Le te flasë një ditë gjuha e prerë - trupi cung i mbetur
për sytë e verbër që kurrë nuk të panë
Zemra dhe shpirti - për TY , me dëshira thanë... !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Fri 25 Dec 2009 - 9:01

TI HERO - LINDE HEROINËN !

(Me rastin e vdekjes se Abdyl Krasniqit
Babait të heroinës Xhevë Ladrovci !)

Nuk kishte liri Kosova ! Po kishte trima!
Ata lindën bijtë dhe bijat që flijuan .
Abdyl Krasniqi mësues që zbriti thellësive
për lirinë e Kosovës u dëshmua !

Nuk ishte vetëm jehona per Azemin
Me Shotën ata gjithmonë e patën lavdinë !
Në Shpellë shkoj Abdyli se vendin,
Azemi lart e pati - për trimërinë !

Ai ideal i ushqeu gjithë gjeneratat
Abdyl mësuesi, fliste kundër robërisë !
Armiqtë e shqipes kishin mprehur shpatat
të presin ndjenjat që ndiznin flakën e lirisë !

Në zëndane e mbajtën , e shtrydhen e ndrydhën!
Abdyl Krsniqi si shkëmbi nuk leshoi zë !
Vogëlushja Xhevë e pa duarlidhur :
- Përshperiste : Kosovën kështu se lë !

Pas saj Fehmiu si shkëmb që s'shembet,
Ushtria me ta në kushtrim për sulm të ri !
Si djaj të xhindosur u versulen sërbosllavet
Ranë Fehmiu e Xheva heronj për liri!

Heshti Abdyl Krasniqi, si burrë përbiu pikëllimin
E, tash nga vdekja i mposhtur ,nis e flet :
- Amaneti im : O trima - kurrë mos e lini,
Atdheu për Bashkim e liri gjithmonë thërret !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Mon 28 Dec 2009 - 9:22

KUR TË MË JESH E ZEMËRUAR

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!


Sipas titullit dhe poezisë së Lasgush Poradecit,
në perkujtim lindjen e tij më 27 dhjetor 1899 në Pogradec,




Mbete ylli që kurrë nuk shuhesh , po ndriçon nga lartësia
mendje ndrituri i lirikës që vetëton si dashuria !
Meditimi nuk ka fund , po gjithmon del e bën ylber
lozonjare një vashë turret mbjell blerim e sjell pranverë !

Në anësi duken gjithe dritat, si shkendijat marrin flakë
hapërojnë djalëria me dalldisje bëjnë uratë !
Moj e bukura e Dheut që Lasgushi të ndoq nga pas
Ndalu pak të të puth syrin se kjo zemra do të plasë !


Por si fladi i pranverës ndihesh këndshëm flokëlëshuar
vetulla një kaptinë lirike flakëron zjarr e s'ka të shuar
Se çerpiku me dritherimë, loti si shkëmb - rrokulliset,
vjen e shpallë një tundullimë se pa ty gjithcka ngryset !


Varfëri ndjen shpirti, por edhe zemra ngrin e s'shkrin
mbesin rrezet nëpër mbjegull dielli jo nuk arrin!
Ti je diell si tha Lasgushi, ai kolos , ai muzë amuri
që nga lindja deri sot hije rëndë i buzëqesh nuri !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga qershicka Mon 28 Dec 2009 - 10:20

Mbeteni per mua poeti me i nderuar ...
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 2 Feb 2010 - 8:14

ËNDËRRA IME TI



Të kam parë në ëndërr - tani në kujtime të ruaj
dy sy mbetën një shikim butësie , në horizontin e mallit !
- karahasimin se di t'ia bëj akoma ballit !

Kishte një qetësi blu! Ishte detë i gjerë !
Ai hark vetullash shtrirë si vetëtima në kthjelltësi
më trokiti befas ëndërra - më hyre në gji!

Nga çasti më mbete !Të ruaj thellë në zemër !
por, pa ndal të kërkoj në gjerësi të hapësirës!
-Vezullima jote - më ndriçon mugëtirës!

Të vij! Do më presish ? Lotin të të fshij!
Në fytyrën tënde është bërë margaritar pikëllimi!
Ballsam i plagës sime - Ti do të jeshë shërimi!


Mjaft në vetmi i mbetur! Lidhur me kthetra jete sterrë !
Pa i bzëqeshur blerimit- me acar i përndritur !
Eja ! Endërra ime ti ! Sa kohë të kam pritur ? !

Rrezëllime vrazhdësie të lexoj lirikat e jetës !
Për ty nis të klith - t' më kuptosh shqetësimin!
Perëndia ime ! Mos më prish ëndërrimin...!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 2 Feb 2010 - 8:15

LIRIKË ME SHI



Më ke trokitur në portën e ndergjegjes dhe porta e shpirtit u hap
hyre ti në zemrën time pushtove jetën me blerim
tani jetoj i blertë sa herë që kam vetmi , mall e tundim!


Marr shkronjat si zile dhe jehonë krijoj në heshtjen time mort
mblidhen gjithe lulet e pranveres, dhe krijojnë ëmbëlsi me rimë
Ti - Pranvera e shpirti tim - në largësi mall - borimë !

Më djeg - acarlargësia, pa ty , më shkretohet lirika
vetëm kur të lexoj vargun e shuaj gjithë thatësinë
fjala jote - derdhet në kërcyll të shpirtit - ia fal njomësinë !

Je bërë Darkë magjike, dhe ëndërra ime Ti
më farkon yjet e shpresës të dalin në agmi të dritës
të jehojnë frymëmarrjet në kraharorin e rritës !

Të kerkoj gjithmon në arenë - sytë të më flakrosh
mjaftë klithma dhe afsh që mbesin mëngjeseve e netëve - zi !
Eja ! Bëhu vargu i prologut në Lirikë me shi!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 2 Feb 2010 - 8:15

KURORË SHPIRTI

Të prita deri në këtë orë, u zhvirgjerua durimi , plasi !
hija e dëshprimit mori një trajtë të përlotur
filloj tufanborima ! Të ngrin syr'i kotur!

Të ngrohish si Diell, u nise, por të ndalën hapin !
N' kufirin ndarës, as shpirtin s'ta lan të të vijë !
- Errësira ra mbi mua ! - Vajtuan yjet : Oiiiiii !

Për shumçka nuk folëm, u struk nata në mjegulla.
Lakuriqët flatruan dhe nisën këngëkobin krrokamë
në udhëkryqe mbetëm - apo në gjumëvdekje ramë ?

Mbetën peng dëshirat, pezull gjithçka ngriu !
As përqafimputhja , nuk lindi - gjymtyrë .
Rreng i zi - jeta , u shtri - munxyrë !

Tutje , tutje ëndërrat, tutje shtrihen pikëllimet
ne të zverdhur në hije, si gjethe vjeshte shtrirë,
në gjakimshestime - mugullimë e mbirë !

Tretur nga gjithë pamjet, skena jonë për kob
prerë me kod largësie - me zjarr e shkretëtirë !
Do të bëhet Kurorë shpirti ! Kurrë : - Lamtumirë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 2 Feb 2010 - 8:16

TË MARRË JETË TËRËSIA !


Nëpër shtigje , brigje, ..., kam ngujuar shpresat !
Ditë netëve , ku rilindin rrezedritat e mirësisë,
digjen e pervëlohen - ndjenjat ,nga ora e ligësisë !

Mbi qerpik të djegur ka vesuar ngrica ! Ka vënë pusi
shkallëzohen drithmat me etje, për të rëmbyer jetë,
nis e trokëllin pikëllimi - lotët rrjedhin vetë !

Jam i tronditur, për aq sa më shtrydhet e ndrydhet lirika,
në çaste frymëzimi shkoj me rreze drita !
Jo! Nuk më ndal tufani, nuk më frigon prita !

Në çelës të një kënge jam notë e shkronjave me zë
i jap shumë kuptime fjalës në jehonë kushtrimi
zverdhet, vdes e plas, nga inatë - mashtrimi!

Lajkatarë ! Mos ecni në lakime për dritëhije !
Kjo është ëndërrimi që e do, e pret ardhmeria,
të bashkohen gjymtyrët ! Të marrë jetë tërësia!

Atëherë , do te prehem i lehtësuar në varr,
kënga ime le te jehojë t'i flasë orëligësisë
se me valëvit sipër flamur i dashuri Arbërisë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Gjakushi Tue 2 Feb 2010 - 8:17

TI SI DRENUSHA



I kam vënë binarë , synimi më shpie atje
ku më fle zemra e, syri pa gjumë rri .
Ti si drenusha - hapëron në largësi!

Ia gjeta ritmin këngës dhe çelsin për nota
janë shtylla që ngriten vargjet në sonet
emrin tënd përshpërit - shpirti nëpër net !

Kjo kohë sa vëngër më ka shikuar fatin ?
Ikën edhe vitet me lot në pusi,
luleborë rrëzë mali - Ti ,mall e ëmbëlsi!

Kush e mban shënjestrën të shigjetojë dëshirën
të zverdhen dhe pishat duke bërë ngashërim
çfarë kukudhësh ditëve u sjellin errësim!

Në sa kopje dalin të krijojnë mister
thurrin thashethëna sikur ndërtojnë kosh
Por, u mbesin pezull ! Me mashtrimet bosh!

I kam vënë binarë synimi më shpie atje
se më mërgoj zemra krijoj një shpresëmirë
agimdita ti - për shpirtin e ngrirë !
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Poezi nga shkrimtari Gjakush Tana

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:05

Nga Gjakush Tana ·

KUVENDO DHE KËNAQU



Një mikeje !


E kupton se sa ndihem i lënduar

ka netë e ditë që s'të flas e shkruaj!

Në jetë kurrë se kisha kujtuar

të dukem për ty i huaj!



Nëse mendon se unë keq mendova

dhe shpifjeve u bëre udhë !

Të them se kurrë në jetë s'gabova

kur shtova një thinjë e rrudhë!



Desha të jetojë tek ti lumturia

desha të shfaqesh gjithmonë si kanjushë..

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:05

JETA KA TË PAPRITURA !



Vargjet desha gjerdan të t'i thurrë

të të shtrihet qafës tek e bukura gushë!

Nëse malli më djeg si bukën në furrë -

mendo se vyshkem si lulet nga bryma në fushë!



Kjujtohu ! Jeta ka të papritura !

Kur të kujton një shpirt ,është bukur.

Në pritje gjithmonë mendova të arritura

si lulja që mban mbi krahë një flutur!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:05

MOS MË SHPALOS PLAGËN



Mos më shpalos plagën e mos thuaj kurrë

se unë kam mundur të flas keq per ty

më është ndez shpirti si furrë

më rrjedh vullkan lotësh në sy!



Mos thuaj se unë shkrova të të lëndoj!

= Të dërgova shpirtin me rimë !

Nëse mendon se qetësisht pushoj

në vargje dëgjo ! Ka ushtimë ?!



Unë të shikoj pamjen në fotografi,

besa, sa shpesh të shikoj në ëndërra,

e ndjeva se të kishte mbuluar mërzia

ashtu si të mberthen në gjumë kandërra!



Ndaj kthehem me vrap në vargje të të them

m'u ndal frymëmarrja nga mungesa !

Nga shpifjet zemra e shpirti më dhem

më shtrydhet fjala e besa...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:05

MINIATUARA : Do të bëhem lot


1.Një ditë - kur të mungoj!

Mos më kërko në jug e veri !

Do të bëhem lot - të pikoj,

nga qielli - për të bleruar ti!



2.Tani, nuk jam ndër të gjallë!

Më preku në damar një shfrim !

I verbuar endem me sytë në ballë ,

më shpiejnë në vend-varrim!



3.Të shenjtërova ! Yll të bëra !

i di të gjitha ato ndodhi!

Ra furtuna - u shemb rëra

Kalaja shpresë - u ngri !



4.Për një çast u bëra i "shtirë "

Një jetë pa jetë u shua!

Po deshe më bëj dhe xhevahirë

-dhe shekujt ! Nuk i dua!

5.Jam shndërruar në mërgatë

bart dhembje , bëhem hi!

Më ndjek kukama me shamatë

- se të desha Ty!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:05

EJA ! SE DO TË PLAS PREJ HALLIT !





Nuk kishte mjegulla, as shi binte

yjet ndriçonin në errësirë !

Nga sytë lot, në zemër oshëtinte

vetëtimrrufe ajo: - Lamtumirë !



Mbeta meit ! Qysh fjalë të flisja

Kur më shkrove shkurt : Më lëndove !

Më lehtë ishte vdekjen të prisja !

Se shpinën që ktheve! U largove!



U enda gjithkah me lot krizantema

Ti në frymëzime vetëm mall e pikëllim !

I ngrirë mbi tokë u ndjeva

Errësira mbuloj çdo shpresë n'agim!



Të harrova zërin, buzëqeshjen, Syrin

vetmia me lot ujiti përmasën e mallit !

Drithmat në zemër më vunë dryrin !

- Eja ! Se do të plas prej hallit... !

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:05

Pa titull



Se di si lindi , përse më frymëzoj

ajo natë që ishim bashkë ne të dy,

në vargje përpiqem të shpjegoj

domethenien e lotit në sy!



Se di si ndodhi, përse gjithë ai mall

kur nisi gurra me aq dallgë vërshimi

nuk arrijë të kuptoj e kurrë t'i ndal -

lotët e mallit - nga pikëllimi!



Se di prej nga ,përse furtuna

e shpërndau atë kala Amuri !

Në beteja bijnë e vriten heronj

por, gjithmonë valon flamuri !



Se di përse, por e di qëllimin ,

e nisëm me lutje - doli shqetësim ,

pas gjumit të rëndë pasoj vdekja,

pastaj , dashuria i dha blerim!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:05

MREKULLIA ME ZERIN KUSHTRIM!



Nuk ishte befasi përse të përshendeta

kënaqësia ishte një rikthim në kujtime !

Na shpërndau në shtigje jeta

të vijë ai zë kënge në zemrën time!



Ti ishe ajo që vulose në dekadë

një jehonë mirësie të dehish gjeneratën !

Sonte shijova një kujtim të kësaj kohe të gjatë

edhepse të shtypur , u rritëm me serenatën!



Tani nga largësia shfaqesh sërish ti

- Ajo mrekullia me zërin kushtrim !

Në vargun tim nga malli nis shi,

të kthehen shtegtarët të sjellin gëzim?!



I rrëmbyen shtigjet , por jo harresa!

Ata mendojnë një ditë të kthehen n' Arbëri.

Bashke me ta , le të na mbajë shpresa

se zeri i kushtrimit sërish do të vijë !

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:06

KUR MBIJETON HIDHËRIMI !





Le të rinisin ndjesitë , le të ndizet zjarri

malli le të bëhet si qiell me yje

nga i dehuri thonë ik dhe i marri

nuk lejon të krijoj kodra e pyje!





Nëse për shumë gjera na dalin thinjat

për dashurinë le të shlyhet një rrudhë!

Se nuk është njësoj sikur thyen brinjat

kur ndeshesh befasisht në udhë !





S'ka lidhje kjo vrasje me dëshirat

sado dhimbje ka e të nis rënkimi,

E ndjej se si këputen telat e heshtin lyrat

kur hap krah e mbijeton hidherimi!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:06

JETA NUK ESHTE HILE





Kur jetës i hapen horizontet

ndalu dhe shiko qëllimin !

Gjithmonë në rrjedha ka një shqetësim

që e ngulfat lumturinë n'agim!



Atëhjerë -

Matu të përballesh me të vërtetën!



Sa herë nga besëprerjet rrënohemi

këndet e zgjimit si përflak zjarri

s'ka pamundësi në dëshira

merimangën e shtrydhjes e mund behari!



Ndaj ec -

kurrë mos e ndalo hapin!



Në dasmë mos shko pa ftuar

se mbetesh në skaj - pa rëndesi !

Mos këmbëngul sa je e uruar

se prish shijen dashuri!





Se jeta nuk është hile

Të flet- syri jeshile !

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:06

MESAZHARDHJE - ETINËS !





Dhembja e rënkimet u benë simfoni

mbuluan gjymtyrët e trupit tim me pamundësi

nderprenë krijimin e këngës për shpresë,

ti arrite të bartish magjinë për durim :

- do të bëhesh mirë!, më pëshpërisje

të bleronte shpresa dhe gëzimi!





Të këputa shpirtin mijëra herë

nëpër labirinthe misteresh nga kalonte jeta

unë i ndrydhur në lak pa hak,

e kuptova vonë se të bëra gjamën

në mirësinë tënde pa kufi

sa herë më fale dashuri...





Ura për të kaluar tek harku i ylberit

ka rënë nga dridhjet e padukshme

në bedena Rozafa ka bëlbëzuar:

- ma lejoni të mëkoj krijesën time !

Unë në errësirë tek ndahem prej teje

i percjell mesazhardhje - Etinës!







Nëse mbetet pezull kjo dëshirë

le të rritet në vargje e vërteta

për qengjin që turbullonte ujin !

Se në jetë ka shumë egërsira

që hajnë gjymtyrë e verbojnë pamje

për të mbijetuar zezona!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:06

JEPI MUNDËSI GËZIMIT !







Lartësive jetojnë vetëm yjet

ata që djegin veten për të vërtetën

dhe ëndërrojnë të falin mirësi

për të krijuar linja të përhershme

dhe qëndresë shkëmbi në vuajtje!



Ngriten e bijnë si meteorët

ata që duan një çast të rrëmbejnë

për të krijuar hirin e pluhurin në blerim

dhe këngëve t'ua shtojnë gjamën

në refrenin e gëzimit!



Urata s'ka kuptime kur ka djallëzi

sa herë është shtruar në sofër

sa herë është ngritur dolli

ka rënkuar në shpirt dashuria

e përgjakur në zemër nga plaga!



Gjithmonë jepni mundësinë gëzimit

ai pushton me masë e të fal kaltërsi

nga dallgët e detit nisu shtigjeve

ku ngjiten shqiponjat për të vështruar

tërsinë e At Dheut të ndare në shekuj!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:06

MOS UA HAPNI PORTAT E BESIMIT !



Befasitë nuk kanë gjithmonë lumturi
ato sjellin mistere që perhapen si zezona
ndaj duhet mbështetur tek ai apo ajo që i beson
se jeta pa njeritjetrin s'ka kuptim
nuk ka as blerim që rrit dëshirat !

Nëse të thonë sekretin për diç të pa thënë
mos i hap shtatë portat për alarm
se vdes e vërteta e besimit që të jepet
e mbesin pa shtat e rritë mirësitë
për veprime djalli e shëmtie!

Do të jetë vonë të rrëfejmë kuptimet
pakuptimsia na mbuloj gjithë qëllimet
ku përmbyten hapat e mirësisë
ndrydhen çastet e lumturisë dhe gëzimit
hidhërimi shtron sofrën me pikëllim e vrer !

Sa pak jemi në këtë jetë për gëzime
janë ngritur thashetheme si male që gllabërojnë
sa herë bijnë vetëtima kotësishë
e derdhen ujëvara shpifjesh për smirë !
- Mos ua hapni portat e besimit kurrë !

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:07

BËHU SHKËMB !




Kur loti shpërthen si vullkan
është thyer në shpirt diçka
është shtrydh e ndrydhur zemra
për këngën që zverdhet
tek fjala e dhënë !

Bëhu shkëmb e mblidh durimin
se jeta ka horizonte befasie
gjithmon një yll është meteor
që rri ndezur në kujtime
dhe bëhet Diell i mallit !

Mos m'i thuaj ato që i dijmë
të pa thëna le të mbesin dëshirat
ku përmbyten e lagen me lot
që shpërndajnë ndjesi dashurie
dhe mbesin në rrugëtim...!

Do te vijë ai çast ndonjeherë
të flasim me bebza syri
Për të mos perjetuar ndarjen
se bisturia e mallit na gërryen
në pritjet shekullore ...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:07

VARGJEVE



Nëse të vërteten e shikon si është
ke kuptuar jetën e trishtë , të ndyrë !
Pakurrizorët e besëprerësit pa zemër
arrijnë në cak të katandisë njerzore
të krijojnë lumturinë e tyre sterrë !

Nëse ke dëgjuar zërin e kushtrimit
pas tij nuk shkojnë heronjtë e vërtetë !
Ata i ka përpi nata e pushojnë në tokë,
të ndjehen keq kur ua shikojnë pabesitë
lalashëve - që vdesin për pushtet e tradhëti!

Nëse ke pa pranverë që nis blerimin
kujtohu për therrat e barishtet helmuese
që dalin mbi lulet t'i përpijnë e zverdhin,
mos shperndajnë aromën e dehjes
të ketë prehje cdo shpirt e qenie!

Nëse lexoni brendinë e vargjeve
mos kujtoni se eshtë strukur autori e kerkon prehje !
Për ju janë prehjet që e kanë shqetësuar
ata të padukshmit e errësirave me mendjen mesjetë
që gjakosën jetën mos te ketë mirësi...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:07

S'MUNDEM TË JETOJ PA TY







Mos më thuaj se ndjen mall

mos më thuaj se ke lot në sy.

Unë të thash se jam në hall

s'mundem të jetoj pa ty !



Ky pikëllim që më mbulon

cdo çast ty të sjell n' kujtim,

ti drenushë që zë hapëron

shpresë e jetë më sjell gëzim!



Jo! Nuk kërkoj asgjë nga jeta

ti je jeta që më bën dritë,

ti më krijon shumë të vërteta

edhe kur më lotojnë sytë !



Serish të them se shumë të dua

nëse tretem e bëhem hi...

buzëqeshja jote bëhet krua

dhe unë bleroj përsëri ....

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:07

KUR TI S' JE NË LINJË





Kur ti s' je në linjë, unë jam i ngujuar , peng i marrë !

I dalur nga binarët e drejtimit , gjuhëprerë, i mjerë .

Me vjeshtë e brymë mbi shpresa, i vyshkur si lulja nga vesa!!





Kur ti s' je në linjë mesditës i bie errësira, turbullohen rrezet e dritës

klith, dhe në dihatje ndjej shtërngesa, vrer e hidhërim...

Të prisja të bëhesh Diell - e ndjeva ngricën si errësira pa Hanë !





Më dalin gjithë katanditë , ringjallen shëmtitë tek Kepi i dëshprimit

kthehu si shtegtare , paralajmëro se ndërpritet tufani

të prehem unë i katandisuri , si barka në detin e qetë !





Kur largohesh nga linja, largohesh me gjithë shpresën dhe gëzimin tim

ndrydhem e shrydhem i vetmuar, me plagë i përgjëruar !

E tillë qenka vetmia, kur je i dashuruar ...!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Alberti Wed 13 Oct 2010 - 13:07

MË KA MBULUAR VETMIA





Më ka mbuluar vetmia, në heshtje rri e grindem

s'ka lajme që vijnë as thirrje në telefon

ndaj, rri i ngrysur dhe në vete bindem

se ditë e bardhë - paskëtaj s'agon!



Në vargje të lirikës hyjnë nota harrimi

përse u mbarshtrua harrim i befasisë?

Nisem gjithkah por kurrë s'më del hidhërimi

përgjithësisht ngujohem nga kthetra e verbësisë !



Le të mbes n'errësirë , le të vuaj unë !

Ti dua të mbetesh diell , pa çka se s'më ngroh!

Nëse bëhem lotë e nisem si lumë

të tillë siç mendova desha të të njoh...!



Po jeta qenka ndryshe, dhe njerëzit të paparë

nga e gjejnë gjithë forcën dhe mbjellin sherr

duke u dashuruar kërkojnë të jenë të ndarë

parajsën e dëfrimit e shndërrojnë ferr ...!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga WebMaster Mon 25 Oct 2010 - 7:45

:( :( Do na mungosh me te vertet mik i nderuar :( :(
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Jan 2011 - 12:18

DIGJEM BLERTË


Vjen me rrebesh shiu dhe më ndez damarët !
Vjen të shuash etjen e shkretëtires sime mall,
ku e blerta dashuri ka hap krahët e pushtimit!


Digjem blertë ! Me vargje bëj dritë
rimat si pika shiu e qullin horizontin
të krijojnë ritmin e prehjes që vlon!


Ti je dhembshuria! Dashuria! Perëndia !
Gof i mbledhur në sylynjarët e etjes
që shfaqesh çdo çast ! Më rrëmben çdo rast !


Me arrna jete mbulohem! Pa Ty zverdhem si vjeshta !
Dhe ndizem e perndizem si blerimi !
Kur vjen Ti ! Ortek i blertë - jehonë kushtrimi!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Vizitor Wed 19 Jan 2011 - 12:35

Rilindi shkruajti:TI SI DRENUSHA



I kam vënë binarë , synimi më shpie atje
ku më fle zemra e, syri pa gjumë rri .
Ti si drenusha - hapëron në largësi!

Ia gjeta ritmin këngës dhe çelsin për nota
janë shtylla që ngriten vargjet në sonet
emrin tënd përshpërit - shpirti nëpër net !

Kjo kohë sa vëngër më ka shikuar fatin ?
Ikën edhe vitet me Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 465738 në pusi,
luleborë rrëzë mali - Ti ,mall e ëmbëlsi!

Kush e mban shënjestrën të shigjetojë dëshirën
të zverdhen dhe pishat duke bërë ngashërim
çfarë kukudhësh ditëve u sjellin errësim!

Në sa kopje dalin të krijojnë mister
thurrin thashethëna sikur ndërtojnë kosh
Por, u mbesin pezull ! Me mashtrimet bosh!

I kam vënë binarë synimi më shpie atje
se më mërgoj zemra krijoj një shpresëmirë
agimdita ti - për shpirtin e ngrirë !


eh miku im po na mungon vertet...u prehte ne paqe shpirti i tij dhe na ki kujdes e ne te tjereve qe andej lart miku im sepse e di qe na sheh Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 465738 Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 465738 Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 465738
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Vizitor Wed 19 Jan 2011 - 12:42

dy temat u bashkuan
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Re: Gjakush Tana- Lirika me Shi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi