Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
3 posters
Faqja 1 e 1
Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
Një
unazë, varëse, çantë apo syzet, janë gjithmonë dhuratat më të bukura,
sidomos nëse janë të zbukuruara me diamante. Jo më kot, një nga
fushatat publicitare më efikase në histori mund të përmblidhet vetëm me
katër fjalë: "Një diamant është përgjithmonë".
diamant
Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga "Dee Beers", pjesa më e madhe
e femrave tregoi se për dhuratë do të preferonin një unazë ose varëse
me diamant. Nga sondazhi doli gjithashtu se unazat me gurin e çmuar
ishin më të preferuarat për fejesë apo martesë, ndërsa varëset, syzet
apo çantat, për raste më pak të veçanta. Dy nga tri gra dëshironin të
merrnin si dhuratë diamante, për domethënien e këtij veprimi, kurse një
në tri për vlerën e tij.
Vetëm njëra, në pesë, ishte gati ta pranonte nga një burrë që nuk e
dashuronte. Po sipas sondazhit,një në dhjetë ishte e gatshme të shkonte
një natë në shtrat me një të panjohur vetëm që të merrte si shkëmbim
këtë gur të çmuar.
Por pavarësisht dëshirës së grave, çmimi është ai që sheh çdo burrë para se të vendosë të bëjë një dhuratë të tillë.
Kështu në Evropë flitet se një unazë me gur të tillë kushton
minimalisht 100.000 euro, në tregun anglez flitet për 30.000 sterlina,
në SHBA për 200.000 dollarë dhe në Zvicër për 150.000 franga, duke e
vërtetuar kështu se ai është guri më i shndritshëm, më i bukur, më i kërkuar dhe më i shtrenjtë në botë.
Kështu, breza të tërë te blerësve janë rritur me bindjen se diamantet janë sinonim i dashurisë.
Një burrë që shkon për të blerë një unazë për gruan e tij të ardhshme,
përvjetorët e martesave, fejesën dhe Shën Valentinin, janë rastet dhe
ngjarjet më të shënuara, në të cilat shiten më shumë diamante në botë,
pavarësisht çmimeve marramendëse.Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund
të cilësohen si vendi që themeloi traditën e blerjes së një unaze më
gur diamanti, për të shprehur premtimin dhe dashurinë në prag të
martesës.
Një slogan tjetër i "De Beers", kompania që ka zotëruar mbi 20 vjet
monopolin e diamanteve, kontribuon për ta bërë më të zjarrtë këtë
dëshirë: "Tregoji se do ta duash edhe për një mijë vite të tjera" dhe
ilustron në mënyrë të përsosur funksionimin e tregut.
Selis Rodes, themeluesi i "Dee Beers", pranon se e ardhmja e kësaj
industrie është plotësisht e garantuar deri kur "burrat dhe gratë do të
vazhdojnë të dashurohen". Por, fatkeqësisht disa prej diamanteve më të
bukur në botë vijnë nga fushat e betejave dhe nga disa cepa të largët
të botës, të gjithë do ta kuptonin lehtësisht "madhështinë" e botës së
tyre. Aktorët e industrisë ndërkombëtare të diamanteve, të cilësuar në
të gjithë botën si "tregtarë dashurie, nderi dhe besnikërie", shpesh
kanë abuzuar, duke mos e theksuar faktin se gurët vinin nga vendet ku
zhvilloheshin luftërat më të përgjakshme vetëm për të garantuar
shtrenjtësinë e bizhuterive të përbëra prej tyre.
Historia
Fjala diamant e ka origjinën nga dy fjalë greke: "adamas"(ipathyeshëm) dhe "diaphanes" (transparent).
Është konsideruar si guri më i fortë dhe mori menjëherë një domethënie
simbolike. Fuqia e tij u bë e gjithëpushtetshme në shekullin e 17, kur
u bë edhe simbol i bukurisë, falë shkëlqimit rrezatues dhe vlerave të
tij. Diamantet e parë janë gjetur në shekullin e 10-të në ishullin e
Burneut, në sasi shumë të vogla. Në mesin e shekullit të 12-të,
Zhan-Baptiste Tavernier, një eksplorues në shërbim të Luigjit XVI
arriti të zbulonte minierat në Golkonda në brigjet lindore të Indisë.
Në shekullin e 14-të, ky gur i çmuar filloi të përdorej nga gratë,
kryesisht në unaza, si shenjë e besnikërisë bashkëshortore dhe
dashurisë së përjetshme. India do të ishte vendi i vetëm nga e cila do
të importoheshin diamantet deri në vitin 1725, në të cilin u zbuluan
"gurë" të çmuar edhe në Brazil, një krahinë rreth 500 km larg Rio de
Zhanerios.
Megjithatë diamantet indianë ishim më cilësorët dhe shpesh ata
që importoheshin nga Brazili shiteshin si të tillë, duke rritur
artificialisht çmimin e tyre. Portugezët ishin të parët që filluan të
merren gjerësisht me përpunimin e diamanteve dhe përdorimin e tyre në
unaza dhe varëse. Kur prodhimi brazilian kishte shteruar plotësisht, u
zëvendësua nga Afrika Jugore, sidomos pas vitit 1866.
Sipas legjendave, një vajzë nga një familje fshatare që kishte emigruar
në Afrikën e Jugut ishte duke luajtur me një gurë që vëllai i saj
kishte gjetur diku afër shtëpisë. Në fakt, guri nuk ishte 100 për qind
i pastër,por një shtysë drejt kërkimeve të reja. Tri vjet më vonë,
shoqëritë e mëdha portugeze arritën që të "blinin" të ashtuquajturën
"Yjet e Afrikës". Sot minierat më të mëdha të diamanteve janë ato
afrikane të Botsvana, Sierra Leones, Zaires, Angolës, Ganës dhe
Liberisë. Pjesa më e madhe e gurëve të gjetura në këto rajone mbulojnë
rreth 4 për qind të prodhimit të përgjithshëm botëror, edhe pse aty
zhvillohen luftërat më të mëdha civile.
"Diamantet më të bukur dhe më të kushtueshëm vijnë nga vendet afrikane.
"Millenium", "Stela" dhe "Centenary", janë disa nga më të kushtueshmit
në botë që vijnë nga këto vende. "Në industrinë e përpunimit të tij
vetëm pajisjet për prerjen dhe shpetëzimin,
kushtojnë miliona dollarë", tregon Mishel Bler, një nga administratorët
e një firmë që merret me përpunimin e diamantit në Londër.

Re: Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
kam degjuar qe flitet keshtu per femrat ndoshta edhe esht e vertet por per mua personalisht sme bejn pershtypje,si kam fiksim
Vizitor- Vizitor
Re: Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
Kujt nuk i pelqejne diamantet...!!!!!!!
Thone qe jane per mbaresi nese mban dhe sikur nje te tille...
Unazen e marteses e kam ar me tre diamante dhe nuk e heq kurre nga dora...as kur laj....me behet per gajle prandaj se heq asnjehere....e kam per shanc.
Thone qe jane per mbaresi nese mban dhe sikur nje te tille...
Unazen e marteses e kam ar me tre diamante dhe nuk e heq kurre nga dora...as kur laj....me behet per gajle prandaj se heq asnjehere....e kam per shanc.
Re: Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
Gjerat qe urrej me shume jane diamantet.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Topi, "Qytetar Nderi" i Dibrës së Madhe
» Rimes: Dashuria, arritja më e madhe
» Kur dashuria për atdheun është më e madhe se etja për fitim
» Kujt i ngjani me shume: "mamit" apo "babait" ???
» 12 shenjat me "te mira" dhe "te keqia"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi