Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

2 posters

Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:08

TY

Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.

S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.

Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.

Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër

Me fal zhgenjim

Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as per mike,
Me fale zhgenjimin.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:09

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI -miradije+zymberi+e+re
MË LINDI NËNA SHQIPTARE;MIRADIJE ZYMBERI

ME LINDI NENA SHQIPTARE

Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!

Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.

E pamposhtur - plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.

Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj. miradije-zymberi.jpg

E
Lindur më 31 tetor të vitit 1965 në Kapit të Medvegjës,aty ku pushtuesi
po mundohej të shuaj gjuhë kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë
ishte të shkolloheshin vashat shqiptare.P o prindërit e Miradijes si
atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën në Fushë
Kosovë ku Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore,pastaj në
Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi
studimet.Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat
shkollore.Ajo shkruan poezi dhe publicistikë,shkrimet e saja i hasim në
shumë gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.

Miradije
Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për
të i hedhur në dritën e botimit,por në kohët e pa kohë iu
konfiskuan.Ajo nuk u ndal për asnjë qast,ka filluar me të madhe punën e
saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë.Si shumë
krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim.Ajo ka
tema mjaft të begatshme nga mërgimi,për
vendlindjen,mallin,atdheun,kombin,njerëzit e dashur të
vendlindjes,shkollën….

Ne po ju japim këtu një cikël poetik nga znj.Miradije Zymberi.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:10

UNE TE DUA

Pranvera - me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet - berë te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!

Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:10

Nganjehere

Nganjehere -
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me nomësi deshirën tënde!

Nganjehere -
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!

Nganjehere -
pyes cfare po ndodh ?
të hap shtigje per zgjidhje!

Nganjehere -
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:10

KOSOVË-DASHURIA

Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!

Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat - përqafimi.

Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .

Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë - dashuria
që s’e mposhti dhuna!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:11

LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:11

NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI

Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë - simbol Kombtar.

Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !

Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.

Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme - të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !

Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 4:11

Ende jam e gjalle

Ja! Më prek ne faqe,
Unë ,ende jam e gjalle.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.

Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.

Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga WebMaster Mon 14 Dec 2009 - 5:09

Para se të hyjë dhëndri në xherdek (në dhomën ku e pret nusja e paluar) , është zakon që të gjitha gratë dhe femrat dasmore të dalin përjashta dhomës së nuses për t’ ia liruar vendin dhëndrit. E fundit nga dhoma e nuses do të del nëna e dhëndrit, ndonjë hallë e vjetër, apo motër e vjetër, në mënyrë që nusja në asnjë moment nuk guxon të mbetet e vetmuar .
Sipas zakonit dhe traditës, që nga momenti i hyrjes së dhëndrit në xherdek e deri në momentin kur atë e nxjerrin nga dhoma herët në mëngjes, para derës së dhomës ku është dhëndri dhe nusja, si dhe para dritares së asaj dhome, gjatë tërë natës ruajnë dhe përgjojnë se çfarë po ndodhë brenda në mes nuses dhe dhëndrit !?
Këto përgjime të fshehta i bëjnë kryesisht motrat, hallat, nëna dhe anëtarët më të afërm të familjes së ngushtë duke i përfshirë këtu edhe babanë dhe vëllezërit e dhëndrit.
Ky përgjim bëhej për shumë arsye. Por më kryesoret janë dy motive: frika se ndoshta nusja është martuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj dhe anasjelltas. Në rastet e këtilla mund të ndodhin skena të pa parashikueshme në mes të çiftit të ri, ku nga pakënaqësia mund të tentojë nusja që të del e të ikë nga dhoma , qoftë përmes derës, apo edhe kërcimit përmes dritares. Në anën tjetër, mund të ndodhë që edhe dhëndri i pakënaqur me pamjen dhe bukurinë e nuses, ta braktisë atë dhe të del përjashta dhomës së martesës .
Motivi i dytë dhe më i rëndësishmi për të cilin përgjohet dhoma e martesës, është akti moral i nuses, nga se ajo me çdo kusht duhet të jetë e virgjër ! Po qe se do të ndodhte që nusja do ta kishte humbur më parë virgjërinë , atëherë do të pasonin skena të tmerrshme në raportet mes dhëndrit dhe nuses, ku përveç që dhëndri do të dilte menjëherë përjashta dhomës dhe do t’i njoftonte familjarët e tij, nusja menjëherë do të përcillej për në shtëpinë e saj prej nga ka ardhur. Në rastet e këtilla, përveç përzënies së menjëhershme të nuses, kanë ndodhur edhe ndëshkime të rënda fizike nga ana e dhëndrit ndaj nuses, ku pos të tjerash, në shenj turpërimi dhe çnjerëzimi për nderin dhe moralin e humbur, asaj i janë shkurtuar flokët deri në rrënjë me qëllim që ta shoh mbarë familja dhe rrethi i saj se ka bërë turp të madh moral.
Me lirimin e dhomës së nuses dhe daljes së bijave, motrave, grave dasmore përjashta, vajzat këngëtare menjëherë do ta përshkruajnë këtë atmosferë përmes vargjeve të këngëve të tyre. Ato në rend të parë, ia lënë fajin nuses e cila gjoja është shkaktarja më e pa mëshirshme e cila po i përzë ato përjashta dhomës së saj, me ç’ rast do të mërdhitën gjatë tërë natës, pa pasur vend se ku të hyjnë brenda!
Një mllef të këtillë, vajzat këngëtare madje e shprehin edhe duke e ofenduar nusen , si një “bijë qeni” e cila e bënë këtë hap, duke luajtur me “djalin e huaj”(dhëndrin).
Vargjet e këngëve në vijim, na e përshkruajnë edhe kohën e lashtësisë, kur me rastin e hyrjes së dhëndrit në xherdek, mbyllej dera e dhomës me mjetet më të forta , në mënyrë që të mos mund të hapet në asnjë mënyrë, si p.sh. dera e përpunuar me bujashka, dërrasa e cila është mbyllur me kushak, (shul druri), ose me zinxhirë të hekurt :





      • Bylbyl në bujashka, në bujashka ,







      • Po na qet Lula përjashta !







      • Lujë Lulije, lujë,







      • Me djalin e hujë!







      • Bylbyl sharavina, sharavina,







      • Çilma derën, Luli, se u mërdhina !







      • Lujë Lulije, lujë,







      • Me djalin e hujë !







      • Bylbyl sharavina, sharavina,







      • Çilma derën, o vëlla, se u mërdhina !







      • Lujë, vëllavi i jem, lujë,







      • Me çikën e hujë!







      • Vëllavi i jem në krye t’ venit –







      • S’po m’ len me çelë derën, kjo e bija e qenit!







      • Lujë, Lulije, lujë,







      • Me vëllavin e hujë!







      • II.







      • Dera me bujashka, me bujashka,







      • Na ke qitë, o vëlla, përjashta !







      • Dera me kushak, me kushak ,







      • Na ke qitë, o vëlla, n’ sokak !







      • Dera me shinra, me shinra,







      • Çilma , o vëlla, derën se u mërdhina!







      • Dera me zinxhirë , me zinxhirë,







      • A po t’ doket , o vëlla, nusja e mirë?


Se sa i është kushtuar rëndësi virgjërisë së nuses gjatë natës së parë të martesës edhe nga ana e femrave dasmore, më së miri do ta dëshmojnë vargjet e këngës vijuese.
Duke pasur parasysh faktin se djali(dhëndri) dhe nusja që sa po janë bashkuar për në martesë, kurrë njëherë nuk janë parë , biseduar, as kontaktuar në mes veti dhe duke pasur parasysh moshën e re të djalit (dhëndrit) , pa ndonjë përvojë paraprake, vajzat këngëtare përmes vargjeve të këngës, do ta këshillojnë mirë dhëndrin që të jetë vigjilent, i kujdesshëm ndaj veprimeve të nuses, nga se ajo po qe se nuk do të jetë e virgjër , do të sprovojë që ta mashtroj djalin përmes metodave të ndryshme!
Pra, ato përmes këngës i sugjerojnë që të jetë syçelë, të verifikojë mirë gjendjen reale, nga se një nuse e pa moralshme , mund ta mashtrojë atë dhe ta bind përmes metodave të ndryshme, gjoja se ajo është e virgjër!
Analizojeni mirë vargjet dhe figurat e kësaj kënge dhe do të bindeni se çka e porosisin ato dhëndrin:





      • Ore dhandërr, djalë i ri –







      • Kqyre mier , ku kie me hi!







      • Rueju mier, se po t’ mashtron –







      • Derën me çivi ta ngujon !







      • Ta mshelë derën me çivi –







      • E nuk t’ len mrena me hi !







      • Kqyre mier derën me sy –







      • Se do t’ keshin hallki me ty !


Njëra ndër këngët që u këndohen dhëndurëve naiv, të papjekur dhe të papërgatitur për martesë, e që në rastet e tilla shumë lehtë mund të mashtrohen nga nuset e tyre, të cilat me një mjeshtri dhe dinakëri të rrallë, arrijnë që t’ i vënë në gjumë dhëndurët duke e bërë sabah pa e prekur nusen fare, është edhe kënga në vazhdim .
Një këngë me tematikë të këtillë, vajzat këngëtare ia këndojnë dhëndrit në mëngjes, po sa të nxirret nga dhoma e martesës, ku vajzat përmes vargjeve të këngës dhe bisedave provokative që i bëjnë me dhëndrin , me një mjeshtri të rrallë do t’ia zbulojnë të gjitha sekretet e përjetuara gjatë natës së parë të martesës me nusen .
Kështu, në rastin konkret, ato e kanë zbulua faktin se dhëndrin e kishte mashtruar nusja dhe e kishte vu në gjumë menjëherë pas hyrjes së tij në xherdek. Ato, pastaj do ta pyesin se a ka parë ndonjë ëndërr gjatë atij gjumi të rëndë?!
Dhëndri naiv, do t’iu tregojë atyre se e paska ëndërruar nusen e palosur pranë murit, të cilën sa po paska tentuar që ta prekë me dorë, ajo e paska refuzuar dhe ia paska kthyer shpinën , gjoja me motivacion se na qenka hidhëruar për faktin se dhëndri nuk ia paska blerë “pesëlirëshin” (dabllon prej arit) që në atë kohë kushtonte shumë para!
Ky është vetëm njëri nga shembujt me të cilët jo rrallë, nuset i kanë mashtruar dhëndurët gjatë natës së parë të martesës dhe kanë kaluar pa asnjë therë në këmbë:





      • Ore Ukë, ore dhandërr,







      • A e ke pa ndo ni anërr?







      • -E kam pa, mu ka diftue –







      • Nusja n’ strehë , mu kish palue !







      • Zgata dorën për me çplue –







      • Ma kthej krahin, ish idhnue !







      • Ish idhnue , s’ foli me mue –







      • Për pesëlirëshin qi nuk ja kam vnue !


Ditën e parë të martesës, që zakonisht ishte dita e Hëne, ose dita e Premte, sipas traditës dhe zakoneve, shtrohej dreka e përbashkët e cila quhej “Kulaçi i nuses”. Kulaçi i nuses do të fillojë që të gatuhet në familjen e djalit që do të martohet, pikërisht në ditën kur vajza që do të bëhet nuse, do të nisë vajin në familjen e saj. Pra, në ditën e parë të fillimit të dasmës, që mund të ishte dita e Hënë, ose dita e Enjte.
Dreka në “Kulaçin e nuses” shtrohet për të gjithë rrethin më të ngushtë familjarë dhe të afërmit dasmorë, duke përfshirë këtu edhe miqtë, dajallarët dhe të tjerë.
“Kulaçi i nuses” është simbolikë që dëshmon se nusja ka dalë e ndershme dhe e virgjër dhe nga ky “kulaç” duhet të marrinë secili pjesëmarrës i drekës nga një copë.
Pas kësaj ceremonie, është zakon që të gjithë pjesëmarrësve të “Drekës së kulaçit” , nusja t’ ua merr dorën në shenj përshëndetje dhe nderimi për ta. Por, marrja e dorës nga ana e nuses dhe pjesëmarrja në “Drekën e kulaçit të nuses”, i obligon të gjithë pjesëmarrësit e drekës, që t’ i dhurojnë nuses dhurata në vlerë të parave.
Në këtë rast, pjesëmarrësit që janë më të varfër prej xhepit, do të ndihen të ngushtuar, të skuqur dhe të turpëruar para nuses dhe masës së pranishme, nga se secili prej tyre do të bëjë gara se kush do t’ i dhurojë nuses vlerë më të madhe parash?!
Për t’ ua lehtësuar turpin atyre që e kanë xhepin më të hollë, vajzat këngëtare përmes vargjeve satirike të këngës, do ta gjykojnë nusen duke e trajtuar atë si një “Bijë e qenit”,”Bijë e presnjakut”, apo edhe figura të tjera nënçmuese:





      • U ungjë agaj – baba, n’ krye t’ venit –







      • Qitja pesë mijë banka , t’ bijës s’ qenit !







      • U ungjë Rrustem- aga, n’ krye t’ venit –







      • Qitja dy mijë banka , t’ bijës s’ qenit !







      • U ungjë babagjysh-daja, n’ ballë t’ oxhakut –







      • Qitja ni lirë t’ kuqe, t’ bisë s’ presnjakut !


Pas dy javë martese, sipas traditës dhe zakonit, familja e vajzës (nuses), do të shkojë për të parën herë tek miku i ri, ku e kanë martuar vajzën dhe kjo shkuarje quhet:”Miq së pari”. Atje do të bujnë një natë dhe të nesërmen do ta marrin bijën e tyre për të pushuar dy javë ditë në gjirin e saj familjarë, që kjo ceremoni quhet:”Marrja e vajzës së pari”.
Pasi që të ketë pushuar vajza dy javë ditë në gjirin e saj familjarë, sipas traditës dhe zakonit, tani do të shkojnë “Miq së pari” familjarët e dhëndrit , bashkë me dhëndrin , ku do të bujnë një natë dhe të nesërmen do ta marrin nusen nga familja e saj .
Aktin e ardhjes së dhëndrit së pari në familjen e vajzës e cila është bërë nuse, vajzat këngëtare dhe bijat e shtëpisë, do ta presin me dhembje, mall dhe mllef të madh, nga se bija, motra, apo kushërira e tyre, do të ndahet sërish prej tyre dhe nga rrethi familjarë.
Për ta shprehur këtë mall ndaj bijës së tyre dhe mllefin ndaj dhëndrit i cili do të vjen për t’ ua marrë bijën, motrën, apo kushërirën, ato do t’i këndojnë këngë satirike dhëndrit, duke e përqeshur e nënçmuar atë, me figurat dhe krahasimet më banale , si që janë: qeni, zagari, maçorri, gomari…etj.





      • Kur t’ na vinë dhandrri s’ pari –







      • Do ta lidhum si qen për gardhi !







      • Do ta ungjum te duvari ,







      • Do t’i qesim mish zagari !







      • Kur t’ na vinë , moj, dhandrri s’ dyti –







      • Do ta lidhum si qen për fyti !







      • Do ta qesim te oborri –







      • Le t’ ja lëpijnë gojën maçorri !







      • Kur t’ na vinë, moj, dhandrri s’ treti –







      • Do t’ i qesim gjellë për s’ nxehti !







      • Do t’ ia qesim me koritë –







      • Mos t’ i jesin gjella n’ fyt !







      • Kur t’ bajnë dhandrri për me shkue –







      • Ni samar kem me ja vnue !







      • Do ta çojmë në mal për dru –







      • S’ i lamë kijet me u mundue !







      • II.







      • Kur t’ na vjen dhandrri i ri –







      • Do t’ ja prejmë qenin e zi !







      • Se kur t’ shkojnë në odë me hi –







      • Ja shtrojmë lëkurën – postaçi !







      • Si n’ ju doktë postaçia e keqe –







      • Do t’ ja bajmë bishtin – musteqe !


Në ceremoninë e ardhjes së dhëndrit për së pari herë në familjen e nuses së tij, pasi të ketë bujtur një natë tek miqtë e rinj, të nesërmen në mëngjes pasi që të jetë ngrënë kafjalli, ose dreka e hershme, menjëherë fillojnë përgatitjet për ta marrë nusen dhe për të udhëtuar për në shtëpinë e dhëndrit .
Edhe këtë akt të përgatitjes për udhëtim, vajzat apo bijat e shtëpisë nuk e lëshojnë që të kalojnë për pa e vu në thumb të kritikës dhe në tallje figurën e dhëndrit, duke e kënduar dhe krahasuar atë me figurat më nënçmuese, me qëllim që t’ia përulin dinjitetin dhe personalitetin e tij, para masës së pranishme. Atë, përmes vargjeve të këngës, e përshkruajnë si një njeri budalla, i cili nuk mund ta ruaj as plisin e vet, nuk mund t’i njohë as opingat e veta dhe që humbë kohë duke i kërkuar opingat e veta nëpër lamë, apo oborrin e shtëpisë së miqve të tij!
Përmes vargjeve satirike të këngës, dhëndri përshkruhet edhe si një njeri shumë i varfër, i cili gjoja paska ardhur për ta marrë nusen e vet nga së pari, me gomar, por që ai është aq i marrë sa nuk mund ta ruaj e ta njoh as gomarin e vet! Kështu që , duke e kërkuar gomarin nëpër lagje të fshatit, atij i kalon edhe dita dhe e kapë frika se do t’i mbes nusja pa e marrë !
Këto këngë me vargje të këtilla satirike dhe tallëse, vajzat ia këndojnë dhëndrit me qëllim që të ndikojnë tek familjarët e vajzës (nuses) që të mos mërziten shumë me rastin e daljes së vajzës nga shtëpia e prindërve, që të mos mërzitet vajza për faktin se po ndahet nga shtëpia, prindërit, vëllezërit, motrat dhe nga familja e gjerë !
Por në anën tjetër, këto këngë i këndohen vajzave që shkojnë pas burrit (dhëndrit) edhe në rastet kur vërehet se ato janë tepër të dashuruara ndaj burrit (dhëndrit), të dhëna pas pispillosjes së tepruar, veshmbathjeve luksoze të nusërisë , të cilat mezi presin daljen nga shtëpia e familjes së tyre dhe shkuarja tek shtëpia e burrit :
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga WebMaster Mon 14 Dec 2009 - 5:11

KËNGËT E DHËNDUERVE NË MALËSINË E GOLLAKUT

Nëntor 10th, 2009 by cakolli
Nga folklori ynë:
KËNGËT E DHËNDURËVE NË MALËSINË E GOLLAKUT
Në thesarin e pasur të folklorit muzikor burimor të Malësisë së Gollakut, në veçanti në lirikën popullore të femrave të kësaj Malësie, vend të rëndësishëm në krijimtarinë amatore të këngëve dasmore, kanë zënë edhe këngët të cilat u janë kushtuar dhëndurëve me rastin e martesave të tyre.
Sikur edhe në të gjitha gjinitë e këngëve dasmore të krijuara dhe të kënduara nga bota femërore e kësaj Malësie, sidomos nga vajzat, edhe këngët e dhëndurëve janë thurur e kënduar në mënyrë kronologjike , në bazë të rrjedhave të dasmës që nga fillimi e deri tek përfundimi i saj.
Kështu që në ditën e parë kur i qitet shamia vajzës e cila do të bëhet nuse, për ta bërë atë me vaj, apo siç quhet ndryshe :”Dita e qitjes së shamisë”, që sipas traditës , kjo ceremoni bëhej ekskluzivisht ditën e Hëne, ose ditën e Enjte, në momentet kur atmosfera në mesin e grave dhe vajzave të pranishme , merr përmasa të rënda malli e vaji, sidomos atëherë kur hetohet se vajza që do të shkojë nuse, vërtetë është duke qarë me zemër e me lot, atëherë vajzat këngëtare me qëllim që ta zbusin situatën dhe t’ia qetësojnë pikëllimin vajzës – shoqes së tyre, e cila do të shkojë nuse, do t’ ia këndojnë këngën , përmes vargjeve të së cilës do t’ a thumbojnë dhëndrin (burrin e saj), por edhe do ta kurrajojnë vajzën që ta ndalin vajin, nga se dhëndri (burri i saj) nuk do ta ndajë asnjëherë nga traditat e të parnit (ashtu si që është zakoni në vjeshtë e në pranverë) dhe se kurrë nuk do ta rrahë , as nuk do ta shajë!
Përmes nëntekstit të vargjeve të kësaj kënge, mund të kuptojmë fare lehtë realitetin primitiv të kohërave të kaluara, kur meshkujt ua kanë privuar shumë të drejta grave të tyre, fill pas martesës, duke ushtruar dhunë të pa parë mbi to, duke i privuar ato nga e drejta për të qenë e pranishme në rrethin familjarë e shoqëror, madje edhe duke ushtruar mbi to dhunë fizike , sharje dhe ofendime banale!
Por, të shohim se çka na thonë vargjet e kësaj kënge:





      • Na i ra dhandrri nëpër mahallë ,







      • Na i la qeni , nja dy- tri fjalë :







      • “Mos ma bani Lulijën , me vajë –







      • Kurrë prej t’ parnit nuk ja u ndajë !







      • Thujmi nuses , hiq mos kajë –







      • Kurrë s’e rrehi, as s’e shajë !”


Njëra ndër këngët që i këndohet dhëndrit mu në ditën kur krushqit shkojnë për ta marrë nusen në familjen e saj, është edhe kënga me titull:”Sa e ka burri i Lules rrogën?”
Këtë këngë ua këndojnë vajzat (të afërmet e vajzës që do të shkojë nuse) , grave të kerrit të nuses , gjatë kohës sa ato qëndrojnë në familjen e vajzërisë së nuses, përkatësisht derisa të përgatitet nusja për rrugëtim me krushqit dasmorë.
Gratë e kerrit të nuses në Malësinë e Gollakut, quhen “bulla”, kurse djali i kerrit të nuses që i shoqëron “bullat”, quhet “bullan”. Po ashtu, në këngët e dasmave të Malësisë së Gollakut, shumë rrallë përmendet emërtimi “nuse”, por ky emërtim gjithmonë zëvendësohet me emërtimin “Lule”, ose “Lulije”. Pra, gjithë ku përdoret emërtimi “Lule”, ose “Lulije”, aludohet tek nusja, ose tek vajza që do të shkojë nuse!
Përmes këndimit të vargjeve të kësaj kënge, vajzat që ua këndojnë bullave të kerrit, duan që përmes këngës ta vënë në tallje dhëndrin, duke e nënçmuar atë nga mllefi që po ua merr motrën, kushërirën, shoqen … dhe po e ndanë nga shoqërimi me to!
Vajzat këngëtare, përmes vargjeve satirike të këngës, do ta përshkruajnë dhëndrin si një rrogëtar që ua heq plehun lopëve, që i ruan pelat, gomarët dhe që nuk di asgjë tjetër, pos që t’i bie fyellit dhe surles nëpër pyje e kullosa të bagëtive:





      • Sa e ka burri i Lules , rrogën ?







      • -E hjek plehin, e lëshon lopën !







      • Ati , ja japin rrogën ma t’ parit –







      • I lëshon pelat, i qet magarit !







      • Kah t’ shkon udhës n’ mjedis t’ pyllit –







      • I bjen surles , i bjen fyellit !


Natën kur merret nusja, pasi të jetë shtruar darka e krushqve dasmorë, femrat dasmore dhe fëmijët, atëherë fillojnë përgatitjet për shtirjen e dhëndrit në xherdek (pra te nusja). Për ta shpejtuar procedurën e shtirjes së dhëndrit në xherdek dhe për t’ua bërë me dije familjarëve dhe burrave të dasmës , se çdo gjë është gati për ta kryer edhe këtë ceremoni, të parat prijnë vajzat këngëtare të cilat përmes këngës ua bëjnë me dije atyre që të mos vonohen më shumë, por ta përcjellin dhëndrin sa më shpejt për të hyrë te nusja, nga se çdo vonesë e tepërt, mund të sjell edhe pasoja të pa parashikueshme!
Përmes figurave të cilat përmendën në një këngë të këtillë, si: kazani, kusia, kënata, ibriku , verigu, legeni, pehari…etj. këngëtaret me defe , përveç që duan t’ ua përkujtojnë burrave se është koha për ta shtirë dhëndrin te nusja, nga se ka kaluar koha e jacisë dhe një pjesë e mirë e natës, ato na i përkujtojnë kohërat e vjetra dhe të vështira, kur sipas traditës dhe zakoneve, dhëndri dhe nusja pos të tjerash, duhet edhe të pastrohen me ujë, të cilin ua kanë përgatitur nëpër kazanë , kusia, kënata, ibrikë, legenë… dhe po qe se do të vonohej procedura më gjatë, atëherë mund të këputen edhe verigat e oxhakut nga pesha, zjarri dhe vlimi i ujit! Përmes figurës së peharit, nënkuptohet koha kur njerëzit janë pastruar duke e përdorë peharin, leken, tasin , apo ndonjë mjet tjetër për përdorimin e ujit.
Në anën tjetër, çdo vonesë e tepërt e shtirjes së dhëndrit në xherdek, do të krijonte pakënaqësi tek nusja e cila është duke e pritur në divan dhe pastaj do të prishen edhe qejfet e këndimit dhe lojës me defe :





      • Rrang e dang po banë kazani –







      • Bjerne dhandrrin , se u ba akshami !







      • Rrang e dang, po banë kusija –







      • Bjerne dhandrrin se u ba jacija !







      • Gy, gy, gy, po banë kënata –







      • Bjerne dhendrrin , se shkoj nata !







      • Gy, gy, gy, po banë ibrigu –







      • Bjerne dhandrrin, se u këput verigu !







      • Rrang e dang , po banë legeni –







      • Bjerne dhandrrin, se u ba veremi !







      • Rrang e dang , po banë pehari –







      • Bjerne dhandrrin, se u ba bezari !







      • Rring e zhing po banë xhemparja –







      • Bjerne dhandrrin , se u ba belaja !







      • Rram e bam , po kërset defi –




      Bjerne dhandrrin, se u prish qefi !

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 5:13

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 8723
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga WebMaster Mon 14 Dec 2009 - 5:14

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 8723 rrespekte zoti shaban
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Dec 2009 - 5:20

gjithashtu MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 677216
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Dec 2009 - 9:12

O MOJ SHQYPNI



O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush të ka qitë me krye n'hi?

Ti ke pas qenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.



Ke pasë shumë t'mira e begati,

Me varza t'bukura e me djelm t'ri,

Gja e vend shumë, ara e bashtina,

Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;

Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!



Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti

Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun

E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.

Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,

I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;

Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,

Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.

Si mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule,

E s'të ka mbetun as em'n as besë;

Vet e ke prishun për faqe t'zezë!



Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,

Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

Ca thonë kam fe ca thonë kam din;

Njeni: jam turk, tjetri: latin

Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë,

Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!



Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,

Me ju turpnue me grue e motër,

E për sa pare qi do t'fitoni,

Besën e t'parëve t'gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t'huej,

Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!



Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog ndër leqe!

Qani ju trima bashkë me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!

E s'i ka mbetun as bukë as mish,

As zjarm në votër, as dritë, as pishë;

As gjak në faqe, as nder ndër shokë,

Por asht rrëzue e bamun trokë!



Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M'ata sy t'bukur q'dini me qa,

Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,

Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;

Ka mbet e vejë si grue pa burrë,

Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!



Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë

Ket fare trimneshë, qi sot asht mekë?

Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,

Qi njeri i huej ta shklasë me kam?



Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do

Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!

Para se t'hupet kështu Shqypnia,

Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!



Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!



Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,

Gjithkund l'shon dielli vapë dhe rreze,

Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë

Kush mos na e preki, se desim t'tanë

Të desim si burrat që vdiqnë motit

Edhe mos marrohna përpara Zotit.

Vaso Pasha
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga WebMaster Fri 18 Dec 2009 - 9:15

LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim!

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj, zemra ime të pret!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 20 Dec 2009 - 5:00

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 736159 ju shkruani vlera domethenese mike
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 20 Dec 2009 - 5:00

Motra kur u be nuse
hapi portat e ngujuara
te nje stine te re.

Qerrja e kuqe me kater rrota kohe
kaloi mbi feminine e saj.

Motra iku!
Ç´zog do takendoje
ne drurin e manit
ate mall?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtaritMË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 16744_1154265106889_1535548066_30357690_2722857_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 20 Dec 2009 - 5:33

Këtu diku mbaron rëra

Shkretira e kësaj vape

Kthimi i shirave këtej

Verën e bën me fllad
MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 16744_1154208265468_1535548066_30357623_1531433_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 20 Dec 2009 - 6:00

Krismë ishte ai çast

kur unë lexova Naimin

poezitë e tij të bukura

himnin e kombit tim
MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 16744_1153692252568_1535548066_30356346_7788933_n

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 16744_1153692492574_1535548066_30356347_5654455_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 20 Dec 2009 - 7:03

Kurrë në jetë nuk kam menduar
se do bëhesha kaq i marrë
ja dole me më uzurpuar
kur të pash për herë të parë.

Në mëkat më ka rënë syri
n´shiqim flakë,në zemër prush
jam djegur sikur kandili
desha t´kem unë,jo tjetërkush.

Gjithë çka u desh
për ty unë bëra
kurrë nuk desha me të hy n´hak
i ri këngën për ty e nisa
tash po qaj si qyqar plak.

Mos kujto që ke dy jetëra
dhe do mbetesh gjithnjë e re
me mëkat me mua u solla
me mëkat do hysh në dhe.

Një pjesë t´jetës për ty këndova

si bilbil n´dimër e n´verë
para se të them u pendova
po të ftoj edhe një herë.
MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI 16744_1154390830032_1535548066_30357789_2824629_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty Re: MË LINDI NËNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi