Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edukimi, eshte kyçi drejt suksesit (Diaspore) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edukimi, eshte kyçi drejt suksesit (Diaspore) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edukimi, eshte kyçi drejt suksesit (Diaspore)

Shko poshtë

Edukimi, eshte kyçi drejt suksesit (Diaspore) Empty Edukimi, eshte kyçi drejt suksesit (Diaspore)

Mesazh nga Astil1 Tue 15 Dec 2009 - 14:14

ukimi, eshte kyçi drejt suksesit

Nga 30 nexenes te shkolles se mesme "Garfield High School" ne qytetin
Garfield - Nju Jersi, qe fituan çmimin "National Honor Society", 5 prej tyre qene shqiptare.

Garfield - Nju Jersi : Sivjet ne fillimin e ceremonive shkollore , diplomimeve, nderimeve dhe ndarjeve te medaljve te ndryshme, per nxenesit dhe studentet tane, u bene si me thene kampionet ne Amerike. Kampion, per sukeseset e arritura ne shkollat, kolegjet e universitetet ku ata po mesojne e studiojne.
Fati i mire u ka takuar femijeve tane, qe te shkollohen ne kohen edhe ne vendin e duhur - ne Shtete e Bashkuara te Amerikes. Kete fakt e perforcon edhe me shume ceremonia e zhvilluar kete fund jave, kur nga 30 nexenes te shkolles se mesme "Garfield High School" ne qytetin Garfield - Nju Jersi, qe u dekoruan me çmim, 5 prej tyre qene shqiptare. Ata ishin nga me te sukseseshmit, dhe u nderuan me çmimin "National Honor Society". Por, duhet te behet e qarte se ne shumicen e rasteve femijet e shqiptareve ne Amerike, duket sikur ata kane lindur vetem per te shkelqyer dhe vetem per te fituar çmime e vlersime.
Emerat e tyre te binin menjeher ne sy, çiltersia, dashuria dhe respekti shkelqente ne fytyrat e ketyre femijve . Ata jane: Malvina Blloshmi, Bilal Zaka, Dorina Abazi, Egest Bajrami e Gezime Hoxha .“Hapat e para ata i filluam ne shkollen shqiptare, tregojne ata, ishim momente keto qe nuk na harrohen kurre. Me fitimin e nje llotarie - gren karde, fati i solli te mesojne e studjone edhe ne SHBA-es. Keshtu fati na takoi dhe ne ashtu si mijra femijeve shqiptare ketu ne diaspore. Filluam te integrohemi e t'i pershtatemi edhe sistemit shkollor amerikan, i cili njihet si njeri me te larttet ne bote. Prinderit tane megjithe veshtersit e para, qe ka si fillim jeta ne mergim, asnjehere nuk u bene pengese per shkollimin e edukimin e femijve te tyre.. Qysh vitin e pare, thane keta femije ne e kuptuam se jeta ketu eshte shume me ambicioze e kerkuese se ne vendlidje. Por ne shqiptaret jemi njerez, te cilet nuk dekurajohemi lehte dhe çdo pengese na ben me te forte. Kjo eshte diçka, qe mund t'a dalloshe fare lehte tek çdo femije i shqiptarit ne diaspore.

Dorina Abazi, eshte njera prej tyre. Ajo ka lindur ne Tirane dhe merret me atletiken, vrapimet ne natyre, por luan bukur edhe ne piano, qe nga mosha fejminore. Ajo eshte shume e thjeshte dhe shume e çilter. Ajo dhe familja e saj jane anetare shembullore te Kishes Ungjillore Shqiptare e Nju Xhersit, ku pastor eshte Majk Durante. Asaj ketu i jane hapur te gjitha rruget, pasi ketu eshte vendi, eshte ne moshe te re per sportiste te niveleve, por edhe per sukseset e saja , na tha njera prej mesueseve te saja kujdestare, duke treguar se gjithçka eshte e mundshme. Kete vit ajo u beri prinderve te saj nje suprize teper te kendeshme, kur ajo dhe shoket e shoqet e saj te kesaj shkolle, u dekoruan me titullin "National Honor Society", nje çmim ky inspirues .
Mirpo, çmimi i çdo suksesi patjeter qe eshte edukata familjare, shoqeria, studimi dhe puna – mendojne keta studente. Behet fjale per me shume vullnet, me shume deshire e perkushtim serioz, pune te forte dhe per injorimin e çdo deshire – emocionale, mendore ose fizike. Nuk kemi kohe per lojra e pushime te kota, na tha njeri prej tyre, por gjeja me e mire eshte, se kalojme shume kohe duke mesuar e lexuar e ndonjeri sakrifikon pak kohe per te punuar, qe me te ardhurat te lehtesoje shpenzimet personale. Pyetjes, se çfare eshte e ardhmja e tyre, ata thane se shpresa e tyre mbetet enderra e madhe e te gjitheve femijeve shqiptare ne Amerike, eshte zeneja e nje pune te mire dhe fitimprurese. Patjeter, eshte qe suksesi te terheqe sa me shume vemendjen dhe te nxise te gjithe shoket e shoqet, kudo qe ndodhen: ne Shqiperi, viset shqiptare e diaspore te gjithe se bashku te shkelqejne. Megjithse, deri tani rastet qe e tregojne kete fakt, asnjeher nuk kane munguar. Te gjithe jemi deshmitare qe pothuajse çdo dite femijet tane po shkelqejne ngado qe jane. Rritja e sukseseve te tyre shihet ne çdo shkolle, kolegj apo universitet ku ata nderohen dhe diplomohen.
Astil1
Astil1
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi