Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lumturimi, aktivitete pa Nene Terezen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lumturimi, aktivitete pa Nene Terezen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturimi, aktivitete pa Nene Terezen

Shko poshtë

Lumturimi, aktivitete pa Nene Terezen Empty Lumturimi, aktivitete pa Nene Terezen

Mesazh nga Astil1 Sat 19 Dec 2009 - 0:13

Për të gjashtin vit, Dita e Lumturimit të Nënë Terezës te ne përjetohet si festë kombëtare. Për institucionet shtetërore është ditë pushimi. Gati e tillë ka qenë ndër vite edhe për institucionet kulturore. Herë është lajmëruar tek-tuk ndonjë aktivitet, e herë jo. Sivjet, nga Ministria e Kulturës, përmes postës elektronike, është shpërndarë një program aktivitetesh që do të mbushin ditën e sotme. Janë aktivitete që do të organizohen nga institucionet kulturore-artistike në varësi të Drejtorisë së Arteve dhe Letrave pranë MTKRS-së, kushtuar ditës “Shën Tereza e shqiptarëve”. Ndjeshmëria ndaj kësaj dite sivjet duhet të jetë rritur meqenëse deklarimi i Kryeministrit Berisha për sjelljen e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri e ka mbajtur të ndezur debatin mbi këtë figurë. Por mjafton t‘i hedhësh një sy programit të ditës së sotme dhe kupton se pjesa më e madhe e tij është mbushur me aktivitete që institucionet i kanë programuar që herët si pjesë e sezoneve të tyre artistike. Parë më hollë, shfaqjet e tyre nuk kanë ndonjë lidhje me figurën e Nënë Terezës e as nuk sjellin në vëmendje punën e madhe si bamirëse kushtuar të varfërve dhe njerëzve në nevojë, siç do të duhej të kishte ndodhur në një program aktivitetesh të menduar mirë për këtë ditë. Kështu në Teatrin Kombëtar do të shfaqet edhe sot në mbrëmje “Banorët e katit të V-të”, vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi, i dënuar nga diktatura. Premiera e kësaj vepre, konkurruese në Festivalin Teatror të të Rinjve u shfaq të shtunë e të diel. Teatri i Operës dhe Baletit paradite do të organizojë një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilën do të interpretojnë solistët më të mirë të TOB-it. Në mbrëmje do të vazhdojë opera “Porgy and Bess” që do të vazhdojë të shfaqet deri më 22 tetor. Galeria Kombëtare e Arteve do të hapë dyert falas për vizitorët për të parë ekspozitat ekzistuese në këtë institucion të artit pamor ashtu sikurse veprohet edhe në ditën e muzeve. Arkivi Qendror i Filmit do të rreket t‘i afrohet figurës së Nënë Terezës përmes tre dokumentarëve, edhe këta prodhime të shfaqura më parë. Në datën 16 tetor për nxënësit e shkollave të mesme është projektuar në sallën e kinemasë filmi dokumentar “Nënë Tereza”, prodhim i DEA Film, me financim të QKK dhe TVSH me regji të Kujtim Gjonajt, ndërsa nesër, po në orën 12:00 do të shfaqet filmi dokumentar “Aleluja!”, prodhim i Albafilm Studio i vitit 1992 me regji të Kristaq Mitros dhe në vazhdim dokumentari “Kardinali i parë shqiptar” mbi figurën e Mikel Koliqit me regji të Rikard Ljarjes. Për këtë ditë duket se më qartë ka menduar Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve që do të organizojnë një shfaqje për fëmijë që do t‘i kushtohet kësaj dite, do të performojë një repertor të larmishëm të këngëve për fëmijë, balet klasik, valle tradicionale dhe poezi kushtuar punës dhe veprës së kësaj shenjtoreje, ndërsa piktorët e vegjël, të frymëzuar nga puna dhe figura e Nënë Terezës, do të hedhin në telajo piktura në formate të ndryshme në ambientin para Teatrit të Kukullave. Me kaq do të mbyllet dita “Shën Tereza e shqiptarëve”. Duket se është një sëmundje e hershme shqiptare që personalitetet i shfrytëzojmë kur na duhen për emrin e tyre se sa i nderojmë për ato që kanë bërë.
Astil1
Astil1
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi