Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AKTIVITETE NGA LSHAKSH People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AKTIVITETE NGA LSHAKSH People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKTIVITETE NGA LSHAKSH

Shko poshtë

AKTIVITETE NGA LSHAKSH Empty AKTIVITETE NGA LSHAKSH

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 19 Sep 2009 - 23:42

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR(LSHAKSH) NË GJERMANI

Redaksia e Revistës “Muza Shqiptare”

Të dashur krijues shqiptar në mërgatë! Të dashur krijues shqiptar në Gjermani!

Lidhja e shkrimtarëve, artistëve, dhe krijuesve shqiptar në Gjermani,me aktivitetet e veta të gjertanishme kulturore deri diku ka mbuluar kërkesat kulturore të mërgimtarëve tanë shqiptar në Gjermani, me aktivitete të ndryshme kulturore ka afruar afër njëri tjetrit, krijues të ndryshëm, ka afruar krijuesit me bashkatdhetarët e vet në mërgatë, ka afruar mërgatën shqiptare në Gjermani me atdheun e vet Shqipërinë e bashkuar, dhe ka bashkuar dashamirët e fjalës së shkruar me krijuesit e saj. LSHAKSH-ja në Gjermani ka mbi njëqind anëtar nga të gjitha qytetet e Gjermanisë, qe përfaqësojnë pothuaj se të gjitha veprimtaritë kulturore. LSHAKSH-ja ne Gjermani ka bërë promovimin e dhjeta librave të rinj nga anëtar të saj dhe publikimin e tyre, disa ekspozita, nga piktorët tanë si edhe ekspozitën e fotografive nga lufta e z. Martin Çunit,etj. Në këtë Lidhje gravitojnë poet, shkrimtarë, artistë të skenës teatrore, të këngës, pastaj grupi i valleve, piktor dhe aktivist të ndryshëm qe i kontribuojnë prezantimit dhe publikimit te aktiviteteve kulturore në Gjermani. LSHAKSH-ja në Gjermani ne vitin 2008, botoi Revistën letrare “Muza Shqiptare” e parashikuar fillimisht dy herë në vit,me pretendime që ta botojmë më shpesh kurdo qe te vijnë ditë më të mira. Revista është e formatit A4 me përmbajtje ekskluzivisht letrare dhe qe përfshinë mbi pesëdhjetë autor të gjinive të ndryshme letrare e kulturore. Për gjendjen e tanishme të Lidhjes dhe për kontributin e gjertanishëm të anëtarësisë se saj me gjerësisht do informoheni pas pushimeve verore.

Të nderuar krijues shqiptarë, të nderuar anëtar të LSHAKSH-në Gjermani!

Tani po përgatitem për botimin e numrit të dytë të Revistës; “Muza Shqiptare”. Ju lutem të na dërgoni punimet tuaja nga të gjitha gjinitë letrare sa më parë qe mundeni në mënyrë qe ta përgatisim numrin e dytë së paku për festen e 28 Nëntorit.

Dergesat ne: palsokoli@hotmail.com ose te kontakti i Web.Faqes: www.unus.cabanova.de Ju lutëm qe ta ndihmoni aktivitetin tonë të mëtutjeshëm me aktivitete te juaja, me krijime tuaja dhe me pagesën e anëtarësisë se Lidhjes sonë.

Pagesa e anëtarësisë ndihmon direkt edhe vazhdimin e botimit të Revistës”Muza Shqiptare”.

Ju lutem mos harroni ta paguani !

Alb. BSKK -in Deutschland e. V

Konto Nr. 7001704

BLZ. 45451060

Sparkasse Ennepetal- Breckerfeld

Pagesa vjetore eshte (minimumi);60 Euro.

Me shpresa qe kontributi juaj do na premtoj suksese tona te reja, përzemërsisht ju përshëndes:

Redaktor përgjegjës i “Muza Shqiptare” dhe arkëtari i LSHAKSH-në Gjermani

Pal Sokoli

Tel. 00491796756023






Për promovimin e këtyre librave do ju informoj sa me shpejt me gjerësisht,qe me gjasa do ta bëjmë me 3 Tetor ne Wuppertal





PANORAMË E BOTIMIT TË LIBRAVE TË RINJ

Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani se shpejti do të organizoj promovimin e librave me të rinj të anuarve të saj.

Martin Çuni

THEMELET E JETËS

(Rrëfime për fëmijë)

Redaktor Ali Sh. Berisha

Botues „Radio Kosova e lirë“

Prishtinë 2008

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Libri “Themelet e jetës” Martin Çunit përmban rrëfime të cilat i përshkruan ne letërkëmbim me më të dashurit e tij, pra me prindër, bashkëshorten dhe fëmijët e tij përgjatë kohës sa qëndroj në burgjet serbe. Autori përmes këtyre rrëfimeve, përshkruan jetën e tij, si fëmijë, dhe jep shumë tablo të jetës me mesazhe të fuqishme pedagogjike për brezat e ri. Libri është komunikues, dhe prekës. Shkrimtari merr te gjitha bukurit e natyrës se atdheut, toponiminë dhe antroponiminë pastaj emra të kafshëve etj. si protagonist, dhe me lojë prozaike, e kultivon dashurin ndaj tyre.

Rrëfimet janë shumë origjinale dhe te lexueshme, me përmbajtje të pasur,dhe te lexuesi ngjall dashurin ndaj shumë gjërave qe shumë shpesh i shpëtojnë pa e parë jo vetëm syrit te fëmijëve por edhe te të rriturve.

Libri ka 110 faqe dhe është një doracak për lexuesit e vegjël,por edhe për të rriturit(me ëndje e kam përjetuar edhe unë).















Avni Bellaina

HARMONIA E SHPIRTIT

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Redaktor: Pal Sokoli

Recensent: Halil Haxhosaj

Botoj BK Blini. 2009

Gjakovë


Libri !Harmonia e Shpirtit” e Autorit Avni Bellaina është një kontribut në vargun e botimeve të reja me përmbajtje të mendimit pozitiv. Libri merret me probleme gnoseologjike ku si qendër merr njeriun dhe aktivitetin e orientuar të tij. Libri hapët me pyetjen “Çka dëshironi ju?”pastaj për dashurin, manifestimi i mendjes e deri të problemi ontologjik apo i qenies. Njeriu ballafaqohet në jetë me të gjitha këto probleme, por duhet te dalloj një vijë të kufizimeve deri të qëllimi i jetës. Autori është njëri ndër seminaristët e parë të mendimit pozitiv,dhe kjo libër përmban mbresa qe ka përjetuar përgjatë ligjëratave më përmbajtje të tillë.

Sa do qe librat me përmbajtje të tilla edhe pse bazohen në përjetime e raste konkrete, kanë edhe subjektivitetin qoftë të rrëfimtarit. qoftë të autorit.

Libri është 65 faqesh dhe për lexuesit shqiptar deri tani kohëve të fundit kjo lloj krijimtarie është diçka e re.


















Liman Zogaj

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

SHTIGJET E DRITËS

Redaktor:Din Mehmeti

Recensent: Halil Haxhosaj

Botoj. Blini BK

Gjakovë 2009

Poeti Liman Zogaj doli me librin e tij të dytë poetik “Shtigjet e Dritës”me të cilin libër autori po dëshmon se gjithnjë e më shumë po e avancon penën e tij.

Libri ka katër kapituj qe edhe pse të veçantë përbëjnë një tërësi të bukur poetike.

Brezat qe kërkonin liri-është kapitulli i parë qe poeti komunikon,me përjetimet dhe fatin e kombit, pastaj me monumentet, varret dhe me figurat e ndritshme të kombit.

Shtigjet e dritës-kapitulli i dytë qe poeti përmes të ligjërimit poetik të figurave me të dashura të tij duke filluar nga ato të familjes e deri të ato të sakrificës qe si për çudi poeti i sheh se si fati ynë përsëritet nëpër kohë, dhe qe autori brenda këtij përjetimi fsheh edhe mesazhin e dritës. Në kapitullin e tretë Në buzëqeshjen e saj- poeti Liman Zogaj përkufizohet ne një lirizëm qe nuk mund ta shkëpus nga malli e mallëngjimi,nga loja dhe ekzistenca qe dikur duhet të buzëqeshi. Biografia e dhimbjes-është kapitulli katërt kur poeti ballafaqohet me realitetin e tij në jetën e mërgimtarit,me plagët,më udhëtimin e tij nëpër natë i dukët se ka humbur hapin. Pas Librit të parë “Kosovë nuk ta mora Diellin”poeti Liman Zogaj na sjelli “Shtigjet e dritës” në duart e lexuesve tanë.

Libri ka 110 faqe dhe pasuron vërtet vitrinën e letërsisë sonë shqiptare.













Sabahate Byci

ZAMBAKU I GJAKOVËS

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Redaktor: Besim R CENGU

Reçenca: Ymer DOMI

Korektor: Ferit Dida

Paraqitja grafike: Ornela Bita

Shtëpia botuese: Geer,2009 Tiranë

Ka shumë kohë qe poetja Sabahate Byci na është paraqitur nëpër periodikun ton letrarë,por tani na erdhi me një vepër poetike të emëruar “Zambaku i Gjakovës”

“Tematika e krijimeve poetike është me të vërtetë mbresëlënëse. Pas leximit të faqes së fundit të këtij vëllimi, ndjehen qartë gjurmët që lë çdo poezi në ndërgjegje të lexuesit. Përmes penelatave të holla dhe përzgjedhjes së fjalës, poetja ka aftësinë që të ftojë e të fusë brenda botës së saj, të bën për vete me mendimin e vet drejtpërdrejt pa vështirësi.

Nga ana tjetër këtë e them, se edhe pse këto poezi, i shkruan një shpirt i ndjeshëm njeriu që jeton larg vendit ku ka lindur dhe që (për fatin e mirë) nuk ka rënë në pellgun e nostalgjisë që shpesh herë bien duke u kapur “mat” krijuesit e larguar nga vendlindja për shkaqe kërkimit të një jete më të mirë diku tjetër“ do thoshte Redaktori Besim Cengu për ketë përmbledhje poetike të Sabahate Bycit. Tematika krijuese e poetes Sabate Byci edhe pse jeton në mërgatë janë vendlindja të afërmit, toponomastika dhe figurat e rrethit ku autorja është rritur,dhe me të cilët është rritur,figurat rriten edhe më shumë si personazhe kur autorja tanimë jeton larg tyre.

Përmbledhja poetike “Zambaku i Gjakovës”ka 60 poezi dhe është një vepër sublime poetike.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi