Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Suzana Zisi - Meditime mbi glob People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Suzana Zisi - Meditime mbi glob People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi - Meditime mbi glob

2 posters

Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Anetare Mon 23 Feb 2009 - 11:47

Suzana Zisi e lindur në Vlore ne 1967, është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Elbasan ne 1990. Prej vitit 90’ deri në 2000, ka prezantuar krijimtarinë e saj në faqet e gazetave letrare të kohës. [justify]Boton vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak” në 2004. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ne 5 vëllimet poetike më të mira nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” 2005.
Në 2006, botohet vëllimi i dytë poetik “Imazhet kanë ftohtë” me parathënie të kritikut dhe studiuesit të mirënjohur kosovar, Agim Vinca
Anonymous
Anetare
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:48

Meditim mbi glob

Hija e flokëve të mi,
Mbuloi Europën.
Nën diell,
mbete,
Ti.
Shqipëria ime e vogël…!
Dhe,
si një princeshëzë e artë,
Dritë lëshon mbi glob…!
Faleminderit,
Përfytyrimi
im,
Snob...!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:49

E bardha eshte pak

Një mur,
i lyer
me të zezë
dhe me të bardhë...
E zeza - është shumë.
E bardha - pak.
Ngjyrat,
luftojnë ashpër.
Ngjyrat,
lëshojnë gjak.
Përpëlitet e bardha.
E zeza, shumohet.
Syri,
më tmerrohet…!
Mur.
Mur i zi,
larë në gjak.
S’dalloj dot të bardhën.
E bardha,
.............është,
......................pak…!

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:50

Nga sytë e tu



Nga sytë e tu,
buron një dritë e mirë.
Kjo dritë,
ka kohë që më mungon…
Më duket vetja shkretëtirë,
Ti – oaz që më tundon.
Jemi kaq larg…!
(ndonëse dy hapa)
Mos e zgjat dorënme ngurim.
Se digjem,
Digjem porsi flaka...
Dhe,
mbetet
veçse,
Hiri im!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:50

Një gjethe

E zgjidha,
magjinë
e egzistencës.
Jam gjethe,
e flakur
mes rrugës…
Kalojnë
mbi mua,
pushtete,
këpucësh…!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:51

"Unë - Udha jote, Ti - Qumështi im..."
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:52

. . .

Të ndiej…
Hapash yll më yll,
..................qiejve të kërkoj.
Jam hapësira
që në kohë të gjej,
Jam tisi i natës,
.............puthjesh të mbuloj.

Mbrëmjeve të kthjellëta,
E etur për zgjim,
Unë - udha jote,
Ti - qumështi im…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:52

Kthehu…


Zvarrite hapin e plogësht,
Mbi gjurmën që le kur erdhe,
(E parmja dhe e mbrapshta
S’përputhen aspak)

Këpucët e ikjeve pa kthim,
Lermi në prag.

Ktheje me fund kupën e verës – gjak.
Edhe trishtimin…

Për dashurinë që nuk t’i ngrohu
……………………….ankthet e ftohta,
Për zjarrin që mbi hirin e saj u mpak.

Mëshoji me forcë gjurmës së ikjes,
Për të gdhendur kthimin…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:53

“N”

“Askush, askund, asnjehere…Vetem ti…”

(fragment)




Shkula një copëz shpirt.
Me pelenën e formësuar prej tij,
Të mbulova…
Deshifrova pafajësinë e syve të tu trembur…
Klitha pa zë…

Qielli,
Mes errësirës së virgjër,
Po pikturon një të errët vrimë,
E cila,
Herë me duket si Ferri
që më pjek me të nxehtin zeher,
E herë ylber që ngjason me një “N”.

Një shkronjë asgjëprurëse,
Na largon skajesh, ty dhe mua.
Hepohet, përplaset
Humbet dhe…s’na nxë…


Kafshova gjuhën.
Me buzë të perpiva.
(Mbase të helmova)
I trembur,
U lëshove rrugëve që si dije.


Sot,
Kërkoj një fjalë prej teje…
Një fjalë të pa shkruar në asnjë plazh të lagur,
Zodiak,
Alfabet të mykur,
Apo gjuhë të shuar…

E ke harruar…?

Nesër,
Në mëngjes,
Do pres këmbë e duar…
Sokakëve të askundit pa dyer, pa emra…

……………………………………………..

Pyllit tim të errët me gjemba,
Iu largove Ti
dhe Zemra…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:54

Mesnate
21. 04. 2008



“Dashuria vret” - tha ajo,
Teksa petalesh gurgulloi vesë.
Derdhur,
në “tokën e premtuar”…

Mikja ime lule.
Lulëzuar,
kopshteve të huaj,
Ka dashuria atdhe?
E ka “rendja” një kthim?

Gjethesh,
gjelbëroi perlën e klorofiltë:
“Jemi ne”

Mikja ime lule,
Mbytu,
në lotin tim…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:55

]INEKZISTENCE
[/size]


Mpreh limat e krahëve,
Fluturimthi për tek ti…
Jashte shi ,
brenda diell…
Aroportit tënd, i gjëmojnë stuhi…
Mosqenia, veson qiell.
Pa re të rozta kujtimesh,
Pa shtreter të ngrohtë trupash të lëmuar…
Do puthen nga tonat buzë – mungese,
Filxhanët e kafesë duke flirtuar,
në “të përgjumurin” takimin tonë…
Dimri,
Na la te ngrire.
Pranvera na gjeti mumjezuar.
Poleni yt i ikjes,
ngjiz mitren time – hon…
Në horizontin e munguar,
Foshnja e asgjë-së,
Vetveten pikon…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:56

Mëngjes i çmendur me(pa) ty…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:56

Si një tymnajë hipnotike,
Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë,
Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde
Derdhen rënkimesh dhe ca pika lotë…
Të sotmet,
Do ia nis me krahë ëndrrash Hënës,
Netëve të gjata të pritjes përvëluese…
Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve,
Që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese.
Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes
E shpirtin të ta thith gjer në pafundësi.
Flokët që mu lagën buzëve nga puthjet
Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
“Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë
E dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti…
Dorën e bardhë , të brishtë mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj të padurimit,
Lermë të largohem udhës së pasosur,
T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
Sytë mos i çel pasi shpinën mua,
ma kthen me një: “Dua” të pa thenë,
Rrugës ku gjëmojnë, e mbyten dashuritë,
trete atë lot ende të parënë…
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtë
Që të lashë mbi faqe kur thamë: “Paçim shpirt…”
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 11:57

. . .


Gjysma - mashkull.
Gjysma - femër.
Lind,
rron,
vdes ndër sy.

Hapësire dhe kohë e matur me zemër,
Dashuri…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga WebMaster Mon 23 Feb 2009 - 11:58

Vinca
Vargut të poeteshave shqiptare të kohës sonë po i shtohen nga dita në ditë emra të rinj. Suzana Zisi, është pa dyshim një nga këta emra. Pas botimit të librit të saj të parë, E bardha është pak (2004), Suzana del para lexuesve me librin e saj të dytë Imazhet kanë ftohtë, që e shpalos në mënyrë akoma më të plotë e më të nuancuar botën e saj poetike. Shikuar nga pikëpamja e qëndrimit që mban ndaj jetës, njeriut dhe vetes poezia e Suzana Zisit do të mund të karakterizohej si poezi e peziazhit shpirtëror.

Shpalimi i botës komplekse shpirtërore të njeriut, të femrës në veçanti, depërtimi në labirintin e dëshirave, ëndrrave, shpresave, dilemave dhe shqetësimeve të subjektit lirik, është një veçori e përgjithshme e kësaj poezie. Ky pozicion, sa soditës, aq edhe refleksiv, e përcakton në masë të madhe edhe strukturën ritmike dhe figurative të kësaj poezie.

I përbërë nga rreth njëqind poezi, vëllimi poetik Imazhet kanë ftohtë ndahet në tre cikle: Ëndrra në pjatën e mungesës…, Lulevjeshte dhe Metafora e diellit. Edhe pse nga pikëpamja e ligjërimit poetik libri ka një unitet të theksuar artistik, megjithatë bie në sy fakti se derisa në ciklin e parë mbizotërojnë motivet që lidhen me dehumanizimin dhe tjetërsimin e njeriut në kohën tonë (peziazhi urban, imazhet gri, ftohtësia dhe mungesa sugjerojnë pikërisht këtë emocion), në dy ciklet e tjera ndeshim një atmosferë disi më të butë e më subtile, pra kemi të bëjmë me një lirikë tipike femërore, nocion ky që në këtë rast nuk ka kurrfarë konotacionesh negative. Përkundrazi. Imazhet e rënda e dramatike të ciklit të parë, ku poetesha i referohet shpesh mitologjisë antike e biblike (Adami, Eva, Zoti, djalli, Krishti, Zeusi, Pandora, Prometeu, Narcisi, Dionisi etj.), por edhe realitetit bashkëkohor, e ku nuk mungojë herë-herë as vizionet apokaliptike, zëvendësohen në dy ciklet vijuese nga një ndjeshmëri më e butë lirike e intime, ku figura qendrore dalin lulevjeshta dhe dielli, që shfaqen që në titujt e cikleve.

Dashuria është një lajtmotiv i poezisë së Suzana Zisit. Këtë ndjenjë kaq të thellë dhe motiv të lashtë poetik autorja e këtij libri arrin ta trajtojë me një ndjeshmëri të hollë lirike e shprehje moderne poetike. Në disa nga vjershat më të bukura të librit, çfarë janë, fjala vjen, Në ëndrrën time, Fillim-fundi im, Pëshpërimë etj. ndjenja e dashurisë merr përmasa kozmike. Në lojën magjike të dashurisë hyjnë: dielli, qielli, yjet, retë, shiu… Është një “valle”, që ta kujton pak a shumë vallen eterike lasgushiane, por e luajtur ndryshe, me mjete të tjera e tingëllim të ri dhe në tjetër kohë gjithsesi.

Suzana Zisi është krijuese që e zotëron mirë ritmin, figurën, fjalën, rimën dhe ngjyrimin stilistik, predispozitë kjo pa të cilën askush s’është bërë poet në këtë botë. Është për t’u përshëndetur gjithashtu fakti që elementet fundamentale të poezisë (rimën, ritmin, metaforën etj.) ajo i vë në shërbim të mendimit poetik. Fjala dhe ideja në vargun e saj janë në harmoni të plotë.

Unë jam pëshpërimë,
e stinës së ndezur.
Dehem duke pirë, honeve të trillit…
Ndërsa ti i ndrojtur
i derdh lulevjeshte,
Kupës së praruar me mushtin e pyllit…

thuhet në vjershën Musht i lulevjeshtës, ndërsa vjersha Vjeshtë … Mëngjes hapet e mbyllet me vargjet:

Vjeshtë…
Mëngjes…
Pi të trishtën mjegull, në vend të kafesë….

Muza poetike e Suzana Zisit ndërton “mure marrëzie”. Absurdi dhe rebelimi nuk janë të panjohura për të, por në aurën e saj mbizotërojnë dashuria dhe humanizmi. Poeti, sipas Suzanës, i ngjan një zogu fantastik që “çukit simbole” dhe “ftillon metafora”, duke mbështjellë gjithçka me “rima e asociacione”.

Zogjtë e malit çukisin simbole,
Metaforat, ftillohen deteve me shkumë,
Tkurren vargjet, shkretëtirave të heshtjes,
Jam unë...
Të mbështjell me rima dhe asosiacione.
Tretem
e detit shkumë,
e qiellit, re…
Ashtu e përgjakur, nderem mbi lëkurën tënde,
Dhe duke pëshpëritur: “Je imi Diell…”
Fle…

Një nga poezitë e librit në fjalë titullohet Ty që po më lexon tani… Është e qartë se poetesha jonë, si çdo krijues tjetër, dëshiron të komunikojë me lexuesin e saj hipotetik, me atë të cilit ia dedikon vargjet e saj dhe ia detyron frymëzimin. Me çiltërsi e modesti autorja shpreh dëshirën e saj që të krijojë një varg që “shpirtin ta ngroh”, me një ritëm që t’i ngjajë “lëkundjes së valëve”; një varg që të përçojë dritë në shpirtin e njeriut e të gdhendë një varkëzë me emrin “fjalë”, për të përfunduar:

Dhe ti,
i ulur brenda saj,
Nëse do ndihesh i gëzuar,
Ëmbël do më pëshpërisësh:
“Është shpirti yt, duhet lexuar…”.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:01

. . .


Pëshpëritmë ëmbël në gojë.
Se rrugës zëri, ftohet.
Dashuria është drithërimë,
Nga fjalët tona ngrohet.

Dhe,“mua” tretet në “ty”.

I ndez buzët në zemër,
Digjet heshturazi në sy…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:02

Në librin e saj të pare, Suzana, prezanton një botë të veçantë poetike, nëpërmjet një ndjeshmerie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtën e saj, përmes metaforave dhe simboleve individuale. Këtë metaforë dhe simbolikë, autorja e ngre në një shkallë më të lartë në frymëzimin dhe ligjërimin poetik të librit të dytë, ç’ka ka sjellë jo vetem modernizimin e imazhit poetik, por edhe një pjekuri më të madhe në vleresimin dhe materializimin e ideve dhe dukurive të jetës dhe botës shpirtërore. Janë duke pritur radhën e botimit, 3 libra, një roman, një vëllim poetik dhe një përmbledhje me proza të shkurtra.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:02

Me vjen te te mbys...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:03

Me vjen te te mbys...


Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time,
Këtë ma pëshpëritën Zotat,
Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit,
kafen e marrëzisë ...
Shpesh më vjen të të mbys,
E, më pas, të të ha,
(sigurisht pa dhimbje)
atë fytyrëzën tejet të bukur.
Pa tendina të shqyera e gjak,
në shtratin e madh të urisë.
Si thua, së pari (se fund me sa duket nuk ka),
E nisim me një të puthur?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:04

Duke degjuar “Kastadiva”…

Kjo melodi,
Më tërheq flokësh
dhe
më flak thellë aty…
Në atë stinën gjethe – flakëruar…
E shkuara rrëzëllitëse më përpin.
Imazhe puthjesh, më mbarsin me uri..
Hijet e buzëqeshjeve dhe duarve
………………………………kapluar…
Tatuazhe mesjetare, gri…
Zjarresh,
lëkurën e nxirë
……………nga pritja e stërgjatë…
Le të themi ishte ditë
Pse jo edhe natë...
Perëndim i çmendur apo
……………………mëngjes i marrë…
Pleksur blertësisht tek ti.
"Agim i ndritur", të kujtohet,
mbrëmja kur dogje çadërzën – shtëpi,
për një përqafim të gjatë, të gjatë,
...............................që shojti flakë tabush
.................................................e ndezi shandanët e mi…?
Kjo melodi,
thërrmon vargjet
dhe
i shpërndan skutave
....................ku s’ka mundur të shkelë askush,
Udhëve të thara te askundit,
ndiej therje vetëtimash,
thellë zemrës - prush…
Eja,
struku duke u zvogëluar
............................në tënden fole,
......................................diku aty në gushë…
Të të marr udhëve, me vete…
Duke të pëshpëritur: "Je aty?"
Ti, metamorforizuar në një rrënqethje,
Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…

Sot,
në pyllin gjethendezur,
Seleksionoj erërat e heshtjes,
Duke dëgjuar këtë melodi…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:05

. . .


Ndez një zjarr me krizantemat e përqafimit.
Shuaj lumenjve epshin kafshëror të jetës.
Shtriqem mbi një fije bari dhe…
fle gjumin e pakohë, të kohës.
Shpëlaj mëkatin në lotin e rëndë te qerpikut tënd…
Edhe trishtimin…

Ngarkoj në shpinë hijen se…
(Nuk u bera Amazonë në trojet e frikës,
As Zanë në pyllin e panjohur të vetëflijimit)
Nuk kam kohë të pres.
I heq një vijë të bardhë(ose të zeze), jetës.
E ndërkohë që ju,
……………….të përpiktë,
…………………………..bëni llogaritë e mia,

Prehem një copë here tek vetja,
Vdes…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:06

Një fjalë…për ty…


Fjalë...
Thënë ashtu sic duhet,
Hieroglif që thote shumë,
Bëhet gërmë pas gërme varg.
Rrënjët kapen fort tek unë,
….Degët e heshtura,
……….të atyre që kurrë nuk i thashë,
……………Blerojnë tek ti…
Agoninë time
përtypin kukuvajkat rrugës.
E nëse s’mundin,
Mos e prek!
Dimri e ngroh në muzgun e gjumit te tij…
Nëse thahen njomështirat degë,
..........Trokit me grushta kraharorin tim,
…………..Mund ta gjesh aty të strukur.
……………….Atë që kurrë nuk njohu zgjim.
Shtrydhe,që të pikojë
Etjen për një këngë të harruar,
Apo thjesht, pikëllim…
Qumësht dëshirash,
….mbetur nga shtatëzania e fundit me dritën,
……..Që…çuditerisht,
……………..kish shijen e dashurisë,
E, kurrë nuk pikoi kur duhej,
në “të zezën” e syve te mi…
Kam frikë ti shfaqem hijes.
………..Veten, e mas me metrin e memecërisë...
Degë të njoma thyer nga era,
Si vargjet e mia këputen mëngjeseve të fjalës…
……(Që duhet thëne së mbari, jo së prapthi)
…………Hieroglif i vogël që flet aq shumë,
……………..E, gërmë pas gërme, bëhet poezi…
Rrënjët kapen aq fort tek unë ,
…………Degët e heshtura
……………..të asaj që kurrë nuk e thashë,
..............................................Blerojnë tek ti…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:06

Dilemë…


Vizatoj një mur,
Me brinjë dhe lëkurë…
Mish dhe gjak,
Vrer,
Katran…
Mjafton amalgama kocka + ujë,
Për të të mbytyr në sy?
E zbërthyer atom pas atomi,
Brenda rrethit,
Gjendem,
Jam.
Kush do e ngujojë tullën e fundit aty?

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:07

Sureale…


Trokojnë hapat e mi mbi këto kalldrëme.
Edhe pse fajin që jam,
…………………....nuk ma ka guri.
Damarët e prere dje,
Pikojnë pamundësinë për tu përgjakur.
Ulërijnë pa zë, këto rrugica pa emër.

Infarkti i radhës,
Më rrëfen udhën për në zemër…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:07

NJË PËRQAFIM…

Mos po kërkoj shumë,
ndërsa shtretërish naivë rrjedh
…………………….e rrugësh pa kthim, shtrihem?

Shndërrohem, e detit shkumë
……………………. dhe gurëve të tu lëpihem…

………………………………………………….

Mos po i kërkoj shumë,
………………..erës çmendake të dashurisë?
Tek përplas
trupave tanë të lakuriqtë,
Degët e harlisura të gjymtyrëve,
Që mbërthejnë dëshirat
…………………….dhe i ngrohin aty…midis…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:08

Baladë plehrash…!



Endem rrugëve të tua,
duke lënë gjymtyrët,
.............................qelizat,
.....................................indet,
.............................................peng.
Endem, skutave të tua,
duke i falur frymën plehrave.
Endem,
..........hijesh,
...................fantazmash,
Duke vrarë ëndërrat,këtu.
Ç’fatkeqësi
...............për mua
...........................me ju,
...................................fëmijët e së keqes…!
Endem legjendash,
duke vjedhur virtyte,
për t’ia arnuar, jetës...!!!

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:09

I miri im, ti…


“E mira ime…” - pëshpërite,
Unë,
Harruar…në tëndin përfytyrim,
që petalesh më vizatoi,
Në puthjen që mbeti udhëve,
………………………… pelegrin…
Në atë rrymën e nxehtë
që,
u nis prej reaksionit kimik të një vatre të trurit,
Dhe fundbarkut falje i kërkoi…
Në atë që kurrë nuk gjeti tharm brenda teje
dhe…
u struk kraharorit tim si fëmi…
Asnjëherë nuk më deshe,
E asnjëherë s’më gënjeve.
I miri im, ti…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:09

Argjiro…


Ti,
seksin tënd e konsumon pacipërisht,
E lakuriqta mikja ime - femër…
Yjet ,
marrin ç’duan,
Ti, ç’të mundësh u dhuron:
Lëkurën,
Fundbarkun e brishtë,
Qumështorët gjinj – oaze perëndish…
Mes territ,
Si para një ekrani të errët,
Nder, epshoren nudo të myshktë…
Ti,
Shekujsh,
Seksin tënd,
në teatrin e madh të natës, shfaq…

Aktorë,
të zjarrtët - dashnorët e tu…

E vetmja spektatore,
duke tymosur cigare në ballkon,
Unë, që drithëroj këtu…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:10

Mulliri i kafesë


Ti bluan,
bluan skelete.
Përtyp kafka,
mbeturina brinjësh,
Cdo ditë.
Ti,
bluan.
Bluan hije,
Linjash,
........konturesh,
.......................gjinjsh.
Ti,
bluan,
zhurmat,
............klithjet,
....................përkëdheljet.
Dashuritë…!
Bashkë me të ligun,
Bluan dhe të mirin.
Ti.
Mulliri i kafesë,
që, s’ta mbush syrin...!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:11

Ëndërr ...

Mbrëmë,
Gjithë natën
isha me ty...
T’i këputa venat.
T’i zbërtheva eshtrat.
T’i gjakosa floket.
Te putha
në sy.
Mbrëmë,
gjithë natën,
isha me ty.
Në mëngjes,
s’munda të të rikrijoja…
S’më dilnin gjymtyrët.
S’më mjaftonin flokët.
Buzët e kafshuara,
fytyra e plogët.
Dhe, ika…
Ika,
mora malet…!
Zjarri,
që kam brenda,
As shuhet,
As falet...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:11

Pa kohë...


Në Atlantik,
u zhyta në magjinë e egzistencës joreale.
Në Bermude,
u njësova me të fshehtat magnetike.
Ligjet e fizikës,
i shumëzovame ligjet morale.
E dolën jashtë kohe:
Njerëzit,
Jeta,
Paranojat biblike...!
S’ka mëngjese,
.....................vjeshtë,
..............................shekull.
S’ka nocione fundi e fillimi.
Mbete vetëm ti...
Mbi botë.
Pa kohë.
Pafundësisht imi…!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:12

Natën, kur ti flije…


Natën,
kur ti flije,
T’u futa në shpirt.
Nga rruga që vetëm unë e di.
U përballa,
me dhjetra portrete femrash.
U përgjaka,
në qindra skelete emrash.
Qava me oiii...!
U ngatërrova,
në labirintet e psherëtimave.
Mes premtimesh boshe, vuaj...
Puthjet pijanece belbëzojnë:
“E dashur, je në dhe të huaj!”
Dhe...rend...
Shpirti s’paska fund.
Ti,
po zgjohesh.
Një sekondë ka ngelur…
Po shkoj me shpresën,
se,
Imazhi im,
Do jetë diku…
Në tokën e pashkelur...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:12

Po hirin ku ta çoj?


Dua…
Ta pastroj këtë farë,
nga mbeturinat.
Të mbjell dhe të korr,
Një bar të ri.
Një bar,
që të ftillojë lëndinat,
e të harlisë në liri.
Dhe,
mbeturinat,
t’i helmoj…!
Pastaj,
me zjarr ferri t’i djeg.
I djeg...
Po,
Hirin,
Ku ta çoj?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:12

Nëse mëngjesi yt, gdhihet pa mua…



Nëse
mëngjesi yt,
…………..zgjohet pa mua,
Dije se, jam larguar vetë për atje.
Ku, e ëmbla cicërimë,
…………………….tingëllon krrokatje,
Blegërima e qingjit - një shtëllungë me re…


Nëse kraharorit,
………………një brinjë të mungon,
Ashtu mes dhimbjesh, si kurrë më parë,
Dije se, me të, në terrin e përjetshëm,
Kam ndezur.errësirës,
………………..........të vetmin zjarr.

Te digjen aty, në të nxehtin tim,
Të përpëliten,
……………shkrijnë,
…………………… derdhen,
………………………………treten,
Djajtë e ndotur e ëngjëjt e ngrirë
Prej kollarisjes së bronxtë
…………………………të dashurisë për veten…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 12:13

Atje mes amullisë,
…………………edhe pse larg,
Nuk do harroj kurrë të të dua,
Shpirtin,
me e-mail fluturimesh, do të ta nis,
Nëse, mëngjesi yt,
………………...gdhihet pa mua…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga WebMaster Thu 3 May 2012 - 10:19

Suzana Sizi Deshira Juaj u realizuar Foton e keni te hequr nga une Flm qe na shkruajte edhe je gjithmone e mirpritur ne kete forum .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 18:53

Ëndërr ...

Mbrëmë,
gjithë natën
isha me ty...
T’i këputa
venat…
T’i zbërtheva
eshtrat…
T’i gjakosa
flokët…
Të putha
në sy.
Mbrëmë,
gjithë natën,
isha
me ty.
Por,
në mëngjes,
s’munda
të të rikrijoja…
S’më dilnin
gjymtyrët.
S’më mjaftonin
flokët.
Buzët
e kafshuara,
fytyra
e plogët.
Dhe,
ika…
Ika,
mora malet…!
Zjarri,
që kam brenda,
as shuhet…
As falet...!!!
I
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 18:54

Dashuria ju ka harruar

Mos e kërkoni
puthjen!
S’keni për ta gjetur!
Këtu,
thellë
e kam tretur…!
Mos e kërkoni
ndjenjën,
kyçur
në shpellën
e mungesës!
Mos e kërkoni
arsyen!
Shtatë pashë nën dhe’,
ka mbetur…
Mos e kërkoni
moshën!
Me zero
e kam shumëzuar.
Mos e kërkoni
Dashurinë!
Ju ka harruar...!!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 18:55


Mi mori era
Rrënqethjet,


e mëngjesit
të brishtë.
Klithjet,
e pasioneve
të ndaluara.
Lotët,
e fëmijërisë
së largët.
Pendesën,
për “fajet”
e shkuara.
Ecejaket,
në kërkim
të shpirtit.
Alegorinë,
e telefonatave
të ndërprera.
Letrat ,
që dot s’i shkrova…
M’i mori era...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Zisi - Meditime mbi glob Empty Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi